Connect with us

Lajme

Meta bën akuzën e fortë: Deputetët morën para për të votuar shkarkimin tim

Published

on

Pas shkarkimit, Ilir Meta bëri një akuzë të fortë gjatë një konference për mediat. Sipas tij, disa deputetët kanë marrë para për të votuar pro shkarkimit të Presidentit nga detyra.

“Unë jam përfshirë në fushatë për mbrojtjen e zgjedhjeve, kam bërë fushatë të hapur, denonco krimin elektoral. Janë gati 30 denoncime që janë nisur nga institucioni i Presidentit, në ato institucione që merren me këto çështje. Nuk ekziston ndonjë Kuvend i tillë në të gjithë kuptimin e fjalës. Ai kuvend është turpi i atyre që e krijuan, përjashtoj atë që ka ndodhur atë ditë që kam qenë në Gjermani, është një nga faqet më të errëta të Shqipërisë. Faqen e zezë të gjitha ata që e bënë këtë gjë dhe që nxorën Presidentin e Republikës në pritë, sepse e lanë pa asnjë mbrojtje Republikën”.

Ai shtoi se Parlamenti tentoi të pushtonte Gjykatën Kushtetuese dhe të gjitha zyrat publike.

“Ka shumë arsye ky Kuvend që iku të votojë në këtë mënyrë, sepse, ju e dini që Presidenti ndalojë në 8 qershor, një gjakderdhje të 2019-ës, e cila do të shërbente për të shpallur opozitën në Shqipëri si një organizatë terroriste. Është normale që ky parlament, nuk më plas cipa fare se sa euro kanë marrë për të shkarkuar Presidentin. Ata donin të pushtonin gjykatën Kushtetuese dhe të gjithë institucionet dhe zyrat publike, çdo vend pune në Republikën e Shqipërisë, ishte Presidenti dhe populli i jashtëzakonshëm i 2 marsit, që frenoi atë proces. Po kështu, kam pasur shumë arsye për të bërë këtë shkarkesë mllefi ndaj Presidentit, sepse kam mbrojtur çdo veprim për të cënuar sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë”.

Meta përshëndeti edhe urdhrin ekzekutiv të Presidentit të SHBA, Joe Biden, për të bllokuar pasuritë dhe hyrjen në Amerikë të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor./vizionplus

Continue Reading

Denoncime

Platforma e gjelbër në Strugë / Digjet deponia e egër në Labunisht, banorët në hall po helmohen nga tymi dhe gazrat

Published

on

By

Prej më shumë se 12 orësh në Labunisht të Strugës digjet deponia e egër sipër fshatit. Banorët janë në hall, po helmohen nga tymi dhe gazrat që lëshohen prej zjarrit, ndërsa askush nga autoritetet nuk ka dalur në vendngjarje, shkruan in7.

Sipas portalit lokal VOX Struga, zjarri ka filluar prej orëve të drekës, ndërsa sipas disa dëshmitarëve shenja zjarri e tymi ka pasur edhe ditën e djeshme. Deponia e egër në Labunisht po rritet për çdo ditë dhe paraqet problem të kahmotshëm për banorët e këtij rajoni, që përfshin fshatrat Labunisht, Borovec, Oktis dhe Podgorcë.

Këshilltari i Aleancës për Shqiptarët në Strugë, Jasmin Qazimoski që vjen nga Labunishti, para disa minutash ishte në vendngjarje dhe përmes një video lidhje tregoi se askush nuk gjendej atje. As zjarrfikës e as nga Ndërmarrja Publike Higjiena. Sipas Qazimoskit, këtë deponi banorët e Labunishtit e kanë nga kryetari aktual i Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Kjo ngajrje ndodh një ditë pas vizitës së zëvendëskryeministrit Artan Grubi në Strugë, i cili bashkë me kreun e komunës u zotuan për Platformën e Gjelbër dhe efektet e saj në Strugë./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Syrija Rashidi nga Opozita Shqiptare: Qytetarët presin që ta zgjidhim shtetësinë, partitë të jenë konstruktive

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ftojnë opozitën maqedonase për konstruktivitet e të mos e bllokojnë miratimin e ligjit të ri për shtetësi. Nga opozita shqiptare nuk përjashtojnë mundësinë që ligji të kthehet në kuvend me flamur evropian. ASH AAA këmbëngul që të tentojnë edhe një here që ta kalojnë ligjin në Komisionin për mbrojtje si propozim të tyre.

“Apelojmë deri tek kryetari që ta thirr komisionin, të vazhdojë debati. Njëherit, apelojmë që subjektet politike në Kuvend që të heqin dorë nga bllokada e ligjit. Të kenë qasje konstruktive, ta lexojnë ligjin drejtë e jo mbrapshtë dhe të japin kontribut konstruktiv që ky ligj të kalojë.”, Syrija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët.

Continue Reading

Lajme

(VIDEO) Qytetarët e Serbisë marrin në Tabanoc karta falas për pagesat rrugore

Published

on

By

Prej sot hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për taksën falas për turistët serbë në Korridorin 10. Gjegjësisht, udhëtarët nga Serbia, të cilët vijnë në vend me makinë, në vendkalimin kufitar “Tabanovc” do të marrin M smart kartela me të cilat mund të kalojnë pa pagesë deri në pikën kufitare me Greqinë.

Kartelat kanë një mbushje prej 760 denarëve, aq sa është e nevojshme për të kaluar Korridorin 10 në të dy drejtimet. Tashmë janë të gatshme 65 mijë kartela të cilat I janë dorëzuar MPB-së për dorëzim nga një për secilin automobil.

Qytetarët serbë do të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë kartelat falas deri më 15 gusht, por gjithashtu pas saj ata mund të vazhdojnë t’i shfrytëzojnë të njejtat duke i rimbushur me të paktën 300 denarë.

Përndryshe më 25 maj, qeveria obligoi Ministrinë e Financave që të transferojë mjete në vlerë prej 172 milion denarëve për furnizim me 200,000 M-smart kartela në llogarinë e Qeverisë, ndërsa Ndërmarrja Publike për Rrugët e Shtetit të bëjë shpërndarjen e njëpasnjëshmen të sasive të planifikuara të kartelave, kjo iniciativë realizohet për shkak të dhurimit të vaksinave kundër Covid-19 nga Serbia.

Ndërkohë, koalicioni Alternativë-Aleancë ka dorëzuar tek Gjykata Kushtetuese iniciativë për shqyrtimin e kushtuetshmërisë së vendimit të Qeverisë për heqjen e taksës rrugore për turistët serb. Sipas tyre me këtë vendim diskriminohen turistët e shteteve të tjera.

Medina Ajeti /SHENJA/

Continue Reading

Aktuale