Connect with us

Lajme

Aktivistët e Aleancës “përurojnë” investimet në Zonën Ekonomike të Likovës

Published

on

KOMUNA JONË PA ASNJË INVESTIM PËR PUNËSIM E ZHVILLIM NË DY DEKADAT E FUNDIT

Të nderuara media dhe të dashur qytetarë,

Ndodhemi këtu para Zonës së Lirë Ekonomike të premtuar e promovuar disa herë nga zyrtarët e partisë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi. U tha, u bë. Edhe zyrtarisht sot në këtë zonë inagurojmë pesë investimet më të mëdha, sot në këtë zonë hapim: Fabrikën e mashtrimeve të BDI-së, Fabrikën për përpunimin dhe konzervimin e sallatave, Magjar Telekomin, Zyrën për tendera dhe arritjen më të madhe kombëtare, Zyrën e Kryeministrit Shqiptar. Kjo dikujt mund t’i duket komike, por ne të rinjtë e rajonit të Likovës, këtë zonë të lënë shkretë, si dhe premtimet e tjera të parealizuara i shohim si tragjëdi në vete.

Na lejoni që t’ua rikujtojmë se në bazë të ligjit për vetëqeverisje lokale thuhet se, kompetencë e komunës është zhvillimi ekonomik lokal.

Ka qenë premtim i kryetarit aktual Erkan Arifit, që në zonën e lirë ekonomike të komunës së Likovës do të sjellte investime të cilët do të zhvillonin ekonominë lokale dhe do të ulnin papunësinë.

Duke u nisur nga ky fakt dhe nga gjendja e mjerueshme në komunën tonë, ku nga mungesa e alternativës, të rinjtë tanë po largohen, e me këtë ne si komunë po shkojmë drejt shpopullimit. E pyesim publikisht kryetarin Erkan Arifin, le të na e thotë vetëm një investim që ka sjellur për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe uljen e papunësisë?

Për të qenë banor i komunës së Likovës ende më i qartë për mos punën e tyre, e pyesim publikisht Erkan Arifin, jo vetëm si pushtet lokal, por edhe si qeverisje qendrore e jo vetëm për katër vitet e fundit por për 20 vitet e fundit, le të na tregojë vetëm një investim për zhvillimin e ekonomisë dhe uljen e papunësisë në komunën tonë.

E vërteta qëndron në atë se, as Erkan Arifi si pushtet lokal dhe as bdi si pushtet qendror nuk kanë sjellur asnjë investim për zhvillim ekonomik e punësim të qytetarëve.

E situata bëhet ende më tragjike, sepse ata si pushtet lokal nuk kanë as plan, as vision dhe as strategji se si do e zhvillojnë ekonominë në komunën tonë, e ne jemi të bindur që ju mungon dëshira dhe vullneti për ta bërë këtë gjë.

Ne jemi të bindur që është koha pas 20 viteve dështim, që në komunën tonë të sjellim një mendësi politike të ndryshme nga ajo që është aktuale, një mendësi që në fokus e ka zhvillimin ekonomik, uljen e papunësisë dhe zhvillimin e mirëqenies për banorët tanë.

Aleanca për Shqiptarët nga zgjedhjet e kaluara e dëshmoi se ka dije dhe guxim për t’i zhvilluar komunat rurale. Të gjithë ishin dëshmitarë sesi u realizuan investime në Vrapçisht, si u zgjidh problemi me ujin në fshatin Siniçan dhe të gjithë e shohin se si zhvillohet Gostivari.

Continue Reading

Denoncime

Platforma e gjelbër në Strugë / Digjet deponia e egër në Labunisht, banorët në hall po helmohen nga tymi dhe gazrat

Published

on

By

Prej më shumë se 12 orësh në Labunisht të Strugës digjet deponia e egër sipër fshatit. Banorët janë në hall, po helmohen nga tymi dhe gazrat që lëshohen prej zjarrit, ndërsa askush nga autoritetet nuk ka dalur në vendngjarje, shkruan in7.

Sipas portalit lokal VOX Struga, zjarri ka filluar prej orëve të drekës, ndërsa sipas disa dëshmitarëve shenja zjarri e tymi ka pasur edhe ditën e djeshme. Deponia e egër në Labunisht po rritet për çdo ditë dhe paraqet problem të kahmotshëm për banorët e këtij rajoni, që përfshin fshatrat Labunisht, Borovec, Oktis dhe Podgorcë.

Këshilltari i Aleancës për Shqiptarët në Strugë, Jasmin Qazimoski që vjen nga Labunishti, para disa minutash ishte në vendngjarje dhe përmes një video lidhje tregoi se askush nuk gjendej atje. As zjarrfikës e as nga Ndërmarrja Publike Higjiena. Sipas Qazimoskit, këtë deponi banorët e Labunishtit e kanë nga kryetari aktual i Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Kjo ngajrje ndodh një ditë pas vizitës së zëvendëskryeministrit Artan Grubi në Strugë, i cili bashkë me kreun e komunës u zotuan për Platformën e Gjelbër dhe efektet e saj në Strugë./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Syrija Rashidi nga Opozita Shqiptare: Qytetarët presin që ta zgjidhim shtetësinë, partitë të jenë konstruktive

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ftojnë opozitën maqedonase për konstruktivitet e të mos e bllokojnë miratimin e ligjit të ri për shtetësi. Nga opozita shqiptare nuk përjashtojnë mundësinë që ligji të kthehet në kuvend me flamur evropian. ASH AAA këmbëngul që të tentojnë edhe një here që ta kalojnë ligjin në Komisionin për mbrojtje si propozim të tyre.

“Apelojmë deri tek kryetari që ta thirr komisionin, të vazhdojë debati. Njëherit, apelojmë që subjektet politike në Kuvend që të heqin dorë nga bllokada e ligjit. Të kenë qasje konstruktive, ta lexojnë ligjin drejtë e jo mbrapshtë dhe të japin kontribut konstruktiv që ky ligj të kalojë.”, Syrija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët.

Continue Reading

Lajme

(VIDEO) Qytetarët e Serbisë marrin në Tabanoc karta falas për pagesat rrugore

Published

on

By

Prej sot hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për taksën falas për turistët serbë në Korridorin 10. Gjegjësisht, udhëtarët nga Serbia, të cilët vijnë në vend me makinë, në vendkalimin kufitar “Tabanovc” do të marrin M smart kartela me të cilat mund të kalojnë pa pagesë deri në pikën kufitare me Greqinë.

Kartelat kanë një mbushje prej 760 denarëve, aq sa është e nevojshme për të kaluar Korridorin 10 në të dy drejtimet. Tashmë janë të gatshme 65 mijë kartela të cilat I janë dorëzuar MPB-së për dorëzim nga një për secilin automobil.

Qytetarët serbë do të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë kartelat falas deri më 15 gusht, por gjithashtu pas saj ata mund të vazhdojnë t’i shfrytëzojnë të njejtat duke i rimbushur me të paktën 300 denarë.

Përndryshe më 25 maj, qeveria obligoi Ministrinë e Financave që të transferojë mjete në vlerë prej 172 milion denarëve për furnizim me 200,000 M-smart kartela në llogarinë e Qeverisë, ndërsa Ndërmarrja Publike për Rrugët e Shtetit të bëjë shpërndarjen e njëpasnjëshmen të sasive të planifikuara të kartelave, kjo iniciativë realizohet për shkak të dhurimit të vaksinave kundër Covid-19 nga Serbia.

Ndërkohë, koalicioni Alternativë-Aleancë ka dorëzuar tek Gjykata Kushtetuese iniciativë për shqyrtimin e kushtuetshmërisë së vendimit të Qeverisë për heqjen e taksës rrugore për turistët serb. Sipas tyre me këtë vendim diskriminohen turistët e shteteve të tjera.

Medina Ajeti /SHENJA/

Continue Reading

Aktuale