Connect with us

Lajme

Raporti i ShGM-së për vitin 2020: Është rritur numri i sulmeve ndaj gazetarëve në Maqedoni

Published

on

Korniza ligjore për lirinë e medias, pozicioni i gazetarëve në redaksi dhe siguria e gazetarëve, në vitin 2020 nuk ka ndryshime serioze në sferën e medias, por ka tendencë në rritje të sulmeve, pra situata e sigurisë së gazetarëve dhe punonjësve të mediave nuk është përmirësuar për dallim nga viti paraprak 2019, por përkundrazi është përkeqësuar, thuhet në raportin vjetor të ShGM-së për treguesit e nivelit të lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve në Maqedoninë e Veriut, të përgatitur në kuadër të projektit Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor, financuar nga Komisioni Evropian.

Tutje në raport thuhet se në vitin 2020, kriza me pandeminë e shkaktuar nga virusi Kovid-19 përkeqësoi më tej situatën financiare të mediave për shkak të uljes së të ardhurave nga reklamat komerciale.

Në vitin 2020, vendi vërejti rritje në shkallën e Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin e 92-të nga 180 vende, tre vende më lart se në vitin 2019.

Në raportin për vitin 2020 shoqatat e gazetarëve ShGM, SPGPM, IMM dhe KEMM theksojnë fuqimisht kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të mundshme në nenin 102 të Ligjit për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizive, të cilat do të lejonin reklamimin e institucioneve publike në media. ShGM, SPGPM, IMM dhe KEMM konsiderojnë se situata në industrinë e medias nuk duhet të kthehet në nivelin e katër ose më shumë viteve më parë, kur me fondet shtetërore, në mënyrë jotransparente, mediave u janë paguar shuma astronomike. Kjo praktikë, të cilën e kundërshtuam, u vlerësua si shembull i keq i ryshfetit shtetëror të mediave dhe kontribuoi në përkeqësimin e situatës në media dhe rritjen e paragjykimit në raportimin e tyre.

Qëndrimi i SHGM-së është që reklamimi i paguar politik në mediat audiovizive duhet të shfuqizohet, pasi në atë mënyrë “blejnë”pronarët e mediave, ndikojnë negativisht në politikën editoriale të mediave. Për të kapërcyer këtë praktikë, nevojiten ndërhyrje si në Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive ashtu edhe në Kodin Zgjedhor.

Në këtë raport të vitit 2020 theksohet se reforma në servisin publik pothuajse nuk ka filluar fare, ndërsa pavarësia financiare dhe qëndrueshmëria servisit publik mbeten çështje e hapur.

Sipas statistikave të ShGM-së, që nga fillimi i vitit 2020, janë vërejtur gjithsej 14 sulme dhe kërcënime të ashpra kundër gazetarëve, nga të cilat më shumë se gjysma janë ndaj gazetareve femra. Për krahasim, vitin e kaluar kishte vetëm katër incidente të tilla, që do të thotë se këtë vit sulmet dhe kërcënimet janë tre herë më të larta.

Në dhjetor të vitit 2020, Gjykata Themelore civile në Shkup solli vendime me të cilat u pezulluan paditë e paraqitura nga gazetarët Natasha Stojanovska dhe Dushica Mërgja, të cilët kërkuan dëmshpërblim nga shteti për shkeljen e të drejtave të tyre gjatë ngjarjeve në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 27.04. 2017. Këto procese gjyqësore pasuan pas thirrjes paraprake të SHGM-së për të siguruar ndihmë juridike për gazetarët dhe punonjësit e medias të cilët u sulmuan ose u ishin shkatërruar pajisjet e tyre në Parlament gjatë asaj ngjarjeje të përgjakshme. Vendimet e tilla gjyqësore janë një tjetër provë se për gjykatën ka standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për politikanë dhe gazetarë.

Raporti vjetor mbi treguesit e shkallës së lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve në Maqedoninë e Veriut, i përgatitur në kuadër të projektit Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor, financuar nga Komisioni Evropian është përgatitur, korrigjuar dhe përkthyer në maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Raportin vjetor mun ta shikoni në këtë link.

Continue Reading

Lajme

Regjistrohen katër raste të reja me Kovid-19, një i vdekur dhe 14 pacientë të shëruar

Published

on

By

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, në 24 orët e fundit janë bërë 1.337 testime, ndërsa janë regjistruar katër raste të reja me Kovid-19 prej të cilëve tre në Shkup dhe një në Prilep. Është regjistruar një person i vdekur nga Shkupi (66 vjet), në kushte spitalore, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Janë regjistruar edhe 14 pacientë të shëruar dhe atë prej Shkupi 8, Kumaniva 3, dhe nga Prilepi, Negotina dhe Makedonska Kamenica nga 1.

Janë bërë 1.337 teste përmes: ISHP-28, QSHP Shkup-27, QSHP Manastir-0, QSHP Prilep-0, QSHP Tetovë-0, QSHP Kumanovë-0, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile -0, Mjekësia Ligjore-0, spital laboratorik Kozle-0, KU Pulmologji me alergologji 0, SPQ 8 Shtatori -0, Instituti i Mikrobiologjisë-0, ASHAM-0, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) -128, Avicena-81, Biotek-157, Sistina-115 , laboratori Laor-0, Sinlab-14, Remedika-0, Fertiliti-0, Genea-0, Nikob lab-141, VFV Medikal-49, ISHP dhe IPP (test i shpejtë) – gjithsej 597.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 835.436 teste për Kovid-19.

Sipas analizave epidemiologjike momentalisht shpërndarja nëpër qytete është si vijon:

Shkup 68 614, aktive 183
Kumanovë 8868, aktive 49
Prilep 8319, aktive 33
Tetovë 7232, aktive 28
Manastir 6304, aktive 18
Veles 5471, aktive 3
Gostivar 5180, aktive 14
Kavadar 5153, aktive 0
Ohri 5011, aktive 19
Shtip 4959, aktive 2
Strumicë 4113, aktive 6
Strugë 2981, aktive 4
Koçan 2791, aktive 4
Kërçovë 2578, aktive 26
Gjevgjeli 2195, aktive 3
Negotinë 2184, aktive 3
Shën Nikollë 1523, aktive 1
Resnjë 1234, aktive 0
Kriva Pallankë 1222, aktive 2
Radovish 1161, aktive 7
Berovë 1029, aktive 0
Dellçevë 972, aktive 4
Dibër 941, aktive 2
Vinicë 886, aktiv 5
Probishtip 789, aktive 0
Vallandovl 666, aktive 1
Bogdanc 494, aktive 0
Krushevë 490, aktive 1
Demir Hisar 400, aktive 3
Demir Kapi 396, aktive 0
Kratovë 376, aktive 3
Makedonski Brod 359, aktiv 1
Pehçevë 268,  aktive 0
Makedonska Kamenicë 249, aktive 1
Dojran 132, aktive 0.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.540, numri i pacientëve të shëruar është 149.642, i të vdekurve është 5.472 ndërsa numri i rasteve aktive është 426.

Continue Reading

Lajme

Në komunën e Vrapçishtit filloi rekonstruimi i rrugës lokale në gjatësi prej dy kilometrave

Published

on

By

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani mbikëqyrën punimet për rikonstruim të aksit rrugor deri në fshatin Zuboc, i cili realizohet përmes projektit për “Lidhje të komunave me rrugët lokale”. Projekti kushton njëmbëdhjetë e gjysmë milionë denarë dhe duhet të përfundojë për gjysmë viti.

Ministri Boçvarski theksoi se ky është një nga projektet më të rëndësishëm për qytetarët, rikonstruimi i rrugëve dhe rrugëve lokale.

“Tregojmë kujdes të vazhdueshëm për të gjithë qytetarët përmes realizimit të projekteve kapitale me të cilët i përmirësojmë kushtet për jetesë si në mjediset urbane ashtu edhe në mjediset rurale. Angazhimet tona për shtet të prosperuar, për zhvillim të barabartë rajonal dhe shoqëri më të mirë për të gjithë i bazojmë në parimin e barazisë”, tha Boçvarski.

Në kuadër të vizitës në komunën e Vrapçishtit, ministri Boçvarski realizoi takim me kryetarin Isen Shabani dhe e nënshkruan marrëveshjen për rikonstruimin e rrugës lokale deri në fshatin Zuboc, investim prej 11,5 milionë denarë. Bëhet fjalë për aks rrugor prej dy kilometrave, ndërsa punët pritet të përfundojnë për shtatë muaj. Rikonstruimi i këtij aksi rrugor është me kërkesë të banorëve lokalë dhe me sanimin e tij do të sigurohet komunikim më i mirë ndërmjet fshatrave Zuboc dhe Vrapçisht, ndërsa do të kontribuojë edhe për siguri më të madhe.

Në bisedimet me popullatën lokale dhe përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale ministri Boçvarski e ka shqyrtuar situatën me projektet me rëndësi lokale për qytetarët dhe komunën.

“Në këtë moment me komunën punojmë edhe në rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatin Vrapçisht, projekt që kushton 20 milionë denarë. Me të është paraparë zgjerim i rrjetit të ujësjellësit me çka do të mbulohen të gjitha pjesët e fshatit të cilat janë në përputhje me planin e ri urbanistik për fshatin Vrapçisht”, theksoi Boçvarski.

Ai theksoi se Qeveria punon në mënyrë aktive edhe në projektet për ndërtimin e Korridorit 8. Përgjatë kësaj komune kalon autostrada Tetovë – Gostivar, për të cilin është paraparë zgjidhje moderne me edhe një korsi në autostradë në drejtimin Gostivar – Tetovë.

Continue Reading

Lajme

ASH, kundër akuza ndaj Merkos dhe Grubit

Published

on

By

Tentim për të mashtruar qytetarët. Kështu e vlerësuan nga Aleanca për Shqiptarët njoftimin e drejtuesve që pushtetit lokal dhe qëndrorë se në Strugë pronarët po i largojnë vet platformat afër plazheve. Madje sipas tyre në pjesën e mbrojtur të liqenit ka 65 e jo 6 ndërtime pa leje.

“Sekretari i Komunës dit më aprë pranoi se në pjesën e mbrojtur rreth liqenit ka plot 65 ndërtime pa leje, ndërsa kryetari i koorruptuar thot se nuk ka asnjë. Në javët e fundt ka të paktën tre kallxime penale për ndërtime pa leje pikërisht në bregun e liqenit të ndërtuara në tre vitet e fundit nga njerëz të afërt të Ramiz Merkos dhe partisë së tij.”, tha, Imer Imeri, nga ASH.

Nga ash njëherit e akuzuan zëvendës kryemisnitrin Grubi se me paraqitjen e tij në strugë ka tentuar të bëj shou mediatik.

“Aksioni i sotëm ishte një farsë dhe shou mediatik nga ato të stilit të Artan Grubit. Farsa e sotme e largimit të platformave është diçka e njohur për BDI-në. Ata gjithmos disa muaj para zgjedhjeve aktrojnës e zgjedhin probleme duke kamufluar e mbuluar ato, pastrojnë deponi, masakojnë krimet e tyre që pasi të marrin mandatin të rikthehen me metodat evjetra qeverisëse, me kaos deponi ilegale, krim korrupsion dhe keqpërdorime e keqmenaxhime nga më të ndryshmet.”, tha Imeri.

Megjithse në zgjedhjet lokale të tetorit ASH nuk do të garojë me kreun e partisë Ziadin Sela, nga kjo parti pretendojnë se do të dalin fitues në zgjehdjet loklae në Strugë.

Zekirja Mexhiti – TVM2

Continue Reading

Aktuale