Connect with us

Sport

Mesfushori shqiptarë gjithnjë e më afër Romës

Published

on

Sipas “gianlucadimarzio.com”, Granit Xhaka dhe Rui Patrisio janë shumë afër që të bëhen lojtarë të AS Roma. Sipas artikullit, Arsenali e ka ulur kërkesën e tyre fillestare prej 25 milionë funtesh dhe tani janë gati të pranojnë një ofertë prej 17.5 milionë eurosh për kartonin e Xhakës.

Ndërkohë Roma dëshiron ta reduktojë atë deri në 15 milionë në mënyrë që ta përfundojnë marrëveshjen.

Palët janë afruar drejt marrëveshjes dhe arsye për këtë thuhet të jetë dëshira e madhe e Xhakës për tu menaxhuar nga Hoze Murinjo dhe për ta veshur fanellën e Romës.

Continue Reading

Sport

“Nuk jam racist”, kërkon falje Arnautoviç pasi shau nga nëna futbollistin shqiptar

Published

on

By

Maqedonia e Veriut debutoi me humbje në këtë Euro 2020. Përfaqësuesja ballkanase, që merr pjesë për herë të parë në një kompeticion kaq madhor, u mposht me rezultatin 3-1, nga Austria, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Arena Kombëtare”, në Bukuresht.

Pavarësisht ndeshjes, një moment mori vëmendjen e mediave dhe ishte pikërisht festa dhe goli i sulmuesit austriak, Marko Arautovic.

Ky i fundit, pas golit të shënuar ka dërguar fjalë fyese ndaj mbrojtësit me origjinë shqiptare Egzon Bjetullait, duke i thënë: Të q**** mamanë shqiptare”.

Pas incidentit, nuk ka munguar falja e Arnautoviç i cili ka thënë se nuk është racist, ndërsa shton se situata ka agravuar për shkak të tensionit të ndeshjes.

“Kishte fjalë të nxehta dje për shkak të emocioneve të ndeshje, për të cilat dëshiroj të kërkoj FALJE – veçanërisht miqve të mi nga Maqedonia e Veriut dhe nga Shqipëria.

Dëshiroj ta them një gjë shumë qartë: UNË NUK JAM RACIST! Unë kam miq gati nga çdo vend dhe jam e mbështes diversitetin. Kushdo që më njeh mua është i vetëdijshëm për këtë. Më falni”, ka shkruar Arnautoviç në rrjete sociale.

Continue Reading

Sport

Danimarka u kërcënua me humbje në tavolinë, nëse s’do të kthehej në fushë pas kolapsit të Eriksenit

Published

on

By

Peter Schmeichel ka thënë se lojtarët e Danimarkës u paralajmëruan nga UEFA se do ta humbnin me rezultat zyrtare ndeshjen e tyre hapëse në Euro 2020 kundër Finlandës, nëse nuk do të ktheheshin në fushë për rifillimin e saj, pas arrestit kardiak që Christian Erikseni e pësoi në fushë.

Erikseni pësoi arrest kardiak në fund të pjesës së parë të ndeshjes të shtunën dhe ndaj tij u përformua CPR-ja në fushë nga ekipi mjekësor për ta kthyer në jetë, raporton Gazeta Express.

Lojtarët e Danimarkës, të cilët e kishin krijuar një rreth mbrojtës përreth Eriksenit derisa ai po merrte tretman emergjent, ishin tejet të shqetësuar dhe të mërzitur për bashkëlojtarit e vet.

Por ata u detyruan ta vazhdonin ndeshjen, pavarësisht gjendjes së tyre emocionale, me Finlandën që siguroi fitore 1:0 në fund.

Schmeichel, djali i të cilit Kasper e ngushëlloi bashkëshorten e Eriksenit Sabrina Kvist Jensen në vijën anësore derisa burri i saj po mjekohej, ka zbuluar se Danimarka i kishte tri mundësi për të zgjedhur: rifillimin e ndeshjes të shtunën, rifillimin e saj të dielën në mesditë, apo humbjen zyrtare 3:0.

I pyetur për vendimin për ta vazhduar ndeshjen pasi Erikseni ishte dërguar në spital, Schmeichel tha për ITV: “Ky është debat interesant. E pashë një deklaratë nga UEFA dje ku thuhej se ata po i ndiqnin këshillën e lojtarit, se lojtarët këmbëngulën për të luajtur… kjo nuk ishte e vërteta në fushë”.

“Por varet sesi e sheh të vërtetën. Ata i kishin tri mundësi: një të luanin menjëherë dhe t’i luanin edhe 50 minutat e mbetur. Mundësia tjetër ishte të luanin të dielën në mesditë dhe mundësia e tretë ishte ta pranonin humbjen zyrtare 3:0”, shtoi ai.

“Prandaj kuptojeni vetë. A ishte dëshira e lojtarëve për të luajtur? A kishin zgjidhje tjetër ata? Nuk ma ha mendja”, theksoi ai. /Gazeta Express/

Continue Reading

Sport

Tifozi, i cili ra nga tribunat e stadiumit “Wembley” është në gjendje kritike

Published

on

By

Tifozi, i cili ra nga tribunat e stadiumit “Uembli” është në gjendje kritike

Londër, 14 qershor 2021 (MIA) – Në ndeshjen e djeshme të EURO 2020 mes Anglisë dhe Kroacisë (1:0) ka ndodhur një incident. Pak pas fillimit të ndeshjes, një tifoz anglez ra nga tribunat në stadiumin “Uembli”. Tani ai gjendet në spital, ndërsa gjendja e tij vlerësohet si shumë serioze.

“Mund të konfirmojmë se tifozi, i cili ra nga tribunat menjëherë pas fillimit të ndeshjes Angli – Kroaci, e ka marrë ndihmën mjekësore në vendin e ngjarjes, e pastaj është dërguar në spital në gjendje kritike. Do të punojmë me UEFA-n që të sigurohemi se kjo situatë është trajtuar si duhet. Ne do të vazhdojmë t’i ndjekim ngjarjet”, deklaroi zëdhënësi i stadiumit.

Në ndeshjen Angli – Kroaci kanë marrë pjesë 18.497 tifozë.

Continue Reading

Aktuale