Connect with us

Kosovë

Kurti e Bërnabiq përplasen në Tiranë: A dëshiron të na pushtosh?

Published

on

Kurti e Bërnabiq përplasen në Tiranë: A dëshiron të na pushtosh?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ku po merr pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq kërkoi që marrëveshja e CEFTA-s të ripërcaktohet, në të cilën Kosova do të trajtohej si shtet, Kështu raporton mediumi serb, Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Kurti gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që të njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Lexo Edhe:
Shkëlzen Gashi: Serbia po synon të na provokojë si në 2004
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq u përgjigj duke thënë se formati aktual funksionon mirë dhe se nuk ka asnjë argument ligjor për të ndryshuar asgjë. “Sepse Kosova është pjesë e Serbisë”, tha ajo.

Bërnabiq tha se Kosovën nuk e njohin pesë anëtare të BE-së, se Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe se në atë kuptim nuk mund të ketë status tjetër nga ai ekzistues.

Kurti iu përgjigj asaj me një pyetje: “Çfarë do të bësh, a dëshiron të na pushtosh?”. Ndërsa Bërnabiq u përgjigj: “Si mendoni se po e okupojmë territorin tonë?”, sipas Tanjug, transmeton Express.

Continue Reading

Kosovë

Nje ditë para takimit, vijnë deklarata kundërthënëse nga Prishtina dhe Beogradi

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, takohen të martën në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Takimi i së martës është i pari ndërmjet presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti.

Kurti thotë se udhëton për në Bruksel, jo për ta vazhduar dialogun, por për të folur për të ardhmen e dialogut, ndërsa, Vuçiq nga ana tjetër insiston se në Bruksel do të flasë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, gjë që Prishtina zyrtare e hedh poshtë, shkruan GazetaMetro.

Kurti: Palët në dialog duhen të ndjehen të barabarta

Kryeministri Albin Kurti, në fundjavë raportoi në parlament për dialogun me Serbinë ku takimin e të martës me Presidentin e Serbisë Vuçiq, “nuk e sheh si takim të radhës, por hapin e parë që mund të sjellë marrëveshjen finale mes dy vendeve”.

“Unë po flas, cilat janë parimet, pranimi i një realiteti të Kosovës së pavarur nga ana e Serbisë, pranimi i krimeve të Serbisë në Kosovë, barazia e përfaqësuesve dhe qytetarit si përfitues përfundimtar, janë parimet tona udhëheqëse në dialog”, tha Kurti para deputetëve. Sipas tij, palët në dialog duhet siç thotë “të dizajnojnë që në start komponentët e procesit që garantojnë konvergjencën drejt synimit përfundimtar”.

“Për shembull njohjen reciproke, njohjen nga pesë shtetet e BE-së, anëtarësimin në OKB, mbrojtja reciproke e komuniteteve respektive, mekanizma monitorues, afatet kohore dhe të ngjashme. Palët në tavolinë duhet të ndihen të barabarta në secilën fazë të bisedimeve. Marrëveshjet e arritura për çështje të pazgjedhura duhet të kalojnë edhe testin e përshtatshmërisë në normat ligjore dhe standardet e BE-së.”, tha Albin Kurti para deputetëve.

Petkoviq: Kosova është një fëmijë e fuqive perëndimore

Zyrtarë të qeverisë së Serbisë nga ana e tyre, thonë se delegacioni serb në Bruksel do të mbrojë “interesat e Serbisë dhe se do të insistohet në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”.

Ka një presion të madh ndaj Beogradit dhe Vuçiqit dhe nga ana tjetër mbështetje të madhe nga Perëndimi ndaj Kurtit, i cili sillet në mënyrë të tillë që askush në Perëndim të mos reagojë ndaj provokimeve, fyerjeve, kërcënimeve, sepse Kosova është një fëmijë e fuqive perëndimore dhe duhet të mos kritikohet kur bën gabime”, ka deklaruar Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Sipas tij, edhe në takimit e liderëve rajonal që u mbajt në Tiranë, Kurti “hodhi poshtë deklaratën e dakorduar, sepse dëshironte që të shkruhet Republika e Kosovës, që për Serbinë është e papranueshme”, tha Petkoviq.

Kritika nga opozita

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në debatin parlamentar për dialogun, insistoi për një koordinim të brendshëm ndërmjet pozitës dhe opozitës, por këta të fundit kritikuan ashpër qasjen e kryeministrit në raport me dialogun.

Enver Hoxhaj, kreu i partisë më të madhe opozitare PDK u shpreh kritik. “Ju po shkoni në dialog jo për njohje të ndërsjellë, por po shkoni në dialog që t’i normalizoni raportet me Serbinë. Ne po presim prej jush që të tregoni a do kemi njohje të ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë, a do na njohin pesë vendet e BE-së, a do anëtarësohemi në OKB a do anëtarësohemi në organizata ndërkombëtare dhe NATO. Dialogun e keni nisur gabim dhe duke iu nënshtruar Serbisë”, kritikoi Hoxhaj kryeministrin Kurti.

Edhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se kryeministri Kurti po udhëton për në Bruksel i papërgatitur.

“Ju po udhëtoni në dialog tërësisht i papërgatitur, para se të flisni me Serbinë, duhet të flisni në këtë Kuvend, me qytetarët e juaj dhe përfaqësuesit e tyre. Ju duhet në parlament të parashtroni në kuvend që së paku i paraqet parimet dhe përkufizimet tuaja në këtë proces të rëndësishëm. Keni pasur tre muaj ditë kohë, por këtë kohë e keni shfrytëzuar për populizëm, por ja që të martën ju me dy këmbë e duar në tavolinë dialoguese”, tha Lumir Abdixhiku.

Sidoqoftë, pavarësisht insistimit të kryeministrit Kurti që takimi i së martës në Bruksel me presidentin e Serbisë, Vuçiq nuk është vazhdim i dialogut të mëparshëm, analistët politik politik mendojnë që është BE-ja ajo që do të insistojë në vazhdimin e dialogut. Kështu i tha DW-së në një intervistë analisti politik Naim Rashiti.

“Çdo qeveri e ka ridefinu në një far forme kornizën, palët e ridefinojnë, por esenca është që a do të ketë pajtim. Edhe qeveria e shkuar Hoti ka rivendosur një kornizë, fillimisht me Samitin e Parisit dhe me presidentin e Serbisë dhe fazat nëpër të cilat ka kaluar procesi nga kryeministri Mustafa, dhe sidomos nga presidenti Thaçi ka pasur një material në vetvete, pra një mirëkuptim ndërmjet palëve se në cilin aspekt po shkojmë. Pra BE-ja i ka edhe temat e kaluara, edhe temat e reja edhe agjendën e hapur për tema çfarë palët pajtohen për dialog të mëtutjeshëm. Pra do të mund të ketë ndërhyrje në kornizë, por BE-ja do të kërkojë vazhdimësinë e asaj dhe të marrëveshjeve të kaluara që do të jenë në tavolinë”, konstatoi Rashiti/RTK

Continue Reading

Kosovë

Vjosa Osmani i kërkoi Dakës që të dorëhiqet, i premtoi mirënjohje

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakës, të dorëhiqet nga pozita e saj në këtë institucion, në këmbim të mirënjohjes, raporton Express

Këtë kërkesë Osmani ia ka bërë Dakës në takimin e mbajtur sot në Presidencë.

Burime të Gazetës bëjnë të ditur se Kërkesa e Osmanit ishte që Daka të dorëhiqet nga posti i saj në krye të KQZ-së, e në këmbim të kësaj do të merrte një mirënjohje nga Presidentja.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Daka e ka refuzuar kërkesën e Osmanit, duke deklaruar se detyrën e saj e ka kryer në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ndryshe, Daka është emëruar kryetare e KQZ-së më 27 prill të vitit 2018, nga ish-Presidenti Hashim Thaçi, ndërkaq mandati i saj është 5-vjeçar.

Ky është mandati i dytë i Dakës në krye të KQZ-së./GazetaExpress/

Continue Reading

Kosovë

U kthye në Kosovë pas 29 vjetësh, mërgimtari pritet në Aeroport me surle e tupanë

Published

on

By

U kthye në Kosovë pas 29 vjetësh, mërgimtari pritet në Aeroport me surle e tupanë

Një kosovar ka shkelur sonte tokën e Kosovës pas plot 29 vjetësh. Të përmalluar familjarët dhe shoqëria i organizuan atij një pritje të paharrueshme në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Fadil Bytyqi u kthye në Amerika dhe u prit me surle e tupanë e valle.

Pamjet nga Prishtina i shfaqin të emocionuar të gjithë derisa festa po vazhdon akoma.

Continue Reading

Aktuale