Connect with us

Kulturë

Aktorët tetovarë, Elmir Sejfullai dhe Burhan Amiti më Cannes

Published

on

Aktorët tetovarë, Elmir Sejfullai dhe Burhan Amiti më Cannes

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar sot se filmi nga Kosova “Luaneshat e Kodrës”, do të jetë filmi i parë i gjatë që do ta shfaqë premierën në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë.

Aktorët tetovar, Elmir Sejfullai dhe Burhan Amiti të Teatrit të Tetovës, janë pjesë të filmit Luaneshat e Kodrës me regii Luana Bajrami, që do merr pjesë në festivalin e Cannes.

Filmi i nominuar për garë me filma tjerë shpalos tregimin diku në një fshat të vogël në Kosovë, ku tri të reja shohin se si ëndrrat dhe ambiciet e tyre po u mbyten. Kërkimin e tyre për pavarësi asgjë nuk mund ndalojë: ka ardhur koha për luaneshat të ulërojnë. Ky është rrugëtimi që na e sjellë Luàna Bajrami përmes filmit të parë të saj. ‘Luaneshat e Kodrës’ do të jetë filmi i parë kosovar i metrazhit të gjatë që do ta shfaqë premierën në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë, atë të Kanës.

Aktori Elmir Sejfullai ekskluzivisht për portalin tonë foli për pjesëmarrjen në këtë film. “Ndonjëherë rastësia është më e leverdisshme se sa planifikimi. Me Luàna Bajrami dhe Valbona Rrahmani u takuam në një shfaqe dhe pas saj dolëm për kafe ku na sugjeruan bashkë me kolegun tim Burhan Amiti të shkojm në audicion për filmin Luaneshat e Kodrës. Për fat edhe unë edhe Burhani, fituam role. Shkova në shesh xhirim në Ferizaj dhe përfundova xhirimet për një ditë. Një rol i vogël i profesorit. Shkuan besoj 2 vite dhe prisja premierën e filmit. As në ëndërr nuk e mendoja që ky film premierën e tij do e ketë në Festivalin prestigjioz të Cannes. Dëshirojë të falenderoj Luana-n dhe Valbonën për këtë mundësi, ndërkaq aktoret dhe aktorët e rinjë Flaka Latifi , Uratë Shabani , Era Balaj , Andi Bajgora dhe të gjithë ekipin për këtë arritje madështore.- tha Elmir Sejfullai.

Ndërkaq, aktori Burhan Amiti në statusin të shpërndarë në facebook në lidhje me pjesëmarrjen në këtë film u shpreh “Kënaqësi e veçante në jetë, të jesh pjesë e një projekti filmik që rrugetimin e parë e nis me festivalin ma të madh të filmit në botë, atë të Cannes. Është e vetmja gjë në jetë që të përmbush shpitnisht dhe profesionalisht, pa menduar në asnje moment anën materiale por vetëm permbushjen profesionale. Urime e suksese pafund ne karriere, regjisore Lúana Bajrami.

Luaneshat e Kodrës’ është bashkëprodhim i Kosovës me Francën, me producente Valbona Rrahmanin, dhe bashkëproducent Pascal Judelewicz.

Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe prodhuar nga OrëZanë Films (Kosovë), Vents Contraires (Francë), dhe Acajou Productions (Francë).

Në rolet kryesore luajnë Flaka Latifi, Uratë Shabani, Era Balaj, Andi Bajgora dhe Luàna Bajrami. Premiera do të shfaqet në kuadër të programit Director’s Fortnight të Festivalit të Kanës.

Continue Reading

Kulturë

Pavaroti shqiptar e “pushton” Beogradin me këndim operistik

Published

on

By

Pavaroti shqiptar e “pushton” Beogradin me këndim operistik

Ismet Vejseli, tenori i ri nga Kumanova, në emrin e tij ka renditur edhe një çmim super të rëndësishëm.

Kësaj radhe Pavaroti i ri shqiptar ka “pushtuar” Beogradin, ku ka marr çmimin e parë për këndim operistik, në kompeticionin e mirënjohur “Lazar Jovanoviq”.

Ismet Vejseli është i ri në moshë, por tashmë ka radhitur çmime të shumta, duke e bërë emrin e tij të madh dhe kompetetiv në garat ndërkombëtare të fushës përkatëse. Ishte i shpërblyer në Moskë të Rusisë, në Sofje të Bullgarisw, e së fundmi edhe në kryeqendrën e Serbisë.

Continue Reading

Kulturë

Tetova në qendër të vëmendjes / Ka filluar Festivali i Filmit “Watch Out”, mos i humbisni këto netë magjike

Published

on

By

WatchOut! Tetovo Film Festival 09 – 12 qershor, 2021

Festivali i filmit WatchOut! këtë vit sjellë edicionin e 9-të të tij, pas një viti ndërprerje si pasojë e pandemisë, përcjell in7.tv

WOFF do të zgjasë deri më 12 qershor, 2021 dhe shfaqja e filmave do të bëhet për katër netë rradhazi në qiell të hapur në ora 20:00h te amfiteatri i shtëpisë përkujtimore të partisë komuniste në Tetovë, Maqedoninë e Veriut. Në qoftë se koha do të jetë me shi, atëherë shfaqja e filmave do të bëhet në hapsirat e Qendrës LOJA.

Programi i festivalit përbëhet nga 3 kategori filmash edhe atë: filma të metrazhit të shkurtër, dokumentar si dhe atë eksperimental dhe të animuar. Në secilën kategori ka edhe film fitues.

Juria e festivalit është e perbërë nga – Fabian Langer – kameraman, Gjermai.

Agnes Nokshiqi – aktore – Kosovë, Robert Jankullovski – fotograf Maqedoni e Veriut

Animauar – eksperimenta: “Mad in Xpain” – Coke Riobóo (Spain), Dokumentar: “Paradise” – Mateo Cabeza (Spain), Film i shkurte: “The Invisible Monster” – Javier Fesser & Guillermo Fesser (Spain)

Përveç shfaqjes së filmave, ky edicion sjellë edhe shumë risi dhe një sërë eventesh të tjera, aktivitete që kanë për qëllim transformimin e hapsirave publike në qytet.

Eventet dhe aktivitetet përfshijnë: murale, shfaqje teatrale, punëtori dhe diskutime.

Këto aktivitete/evente do të realizohen në hapësirat e Qendrës LOJA.

Dje, më 9 Qershor në 19h para qendrës LOJA u përurua murali HOME i realizuar nga Emona Deda, Argjenda Azemi, Rema Salihu dhe Antik Doli.

Festivali organizohet nga Qendra LOJA, dhe mbështetet nga Goethe Institute – Shkup. Disa segmente të festivalit mbështeten nga KURVE Wustrow, Gjermani.

Festivali në veçanti është mbështetur nga vullnetarë lokal të Qendrës LOJA si dhe vullnetarë francezë nga Service Civique.

Continue Reading

Kulturë

Evropë apo Europë?

Published

on

By

Pse sot hasim dy trajta të kësaj fjale? Ku qëndron ngërçi, që kemi një dyzim të kësaj fjale? Në fakt, cilën duhet të marrim si trajtë të saktë? Merrni përgjigjen e duhur në këtë shkrim!

Kjo është një ndër ato fjalë apo çështje gjuhësore, që, me të drejtë, ka ngritur shumë diskutim te dashamirët e gjuhës shqipe dhe jo vetëm. “Kushtetuta jonë gjuhësore”, pra “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” i vitit 1972, ka miratuar trajtën me “ev”, pra “Evropë”. Kjo trajtë i përgjigjet shqiptimit të greqishtes (Evropi) e, deri diku, edhe të turqishtes (Avrupa), si dhe të gjuhëve të tjera fqinje ballkanike (bullgarishtja, serbishtja etj.). Prandaj kjo trajtë fonetike “Evropë” u përhap në mbarë shqiptimin popullor. Mbi këtë bazë u pranua edhe në gjuhën e shkruar dhe kjo u pasqyrua te “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”. Por, ndërkohë, në gjuhën shqipe kanë hyrë shumë fjalë të reja me këtë temë, që sidomos në shkrim po përdoren me grupin “eu” dhe jo me “ev”. Sot shqiptojmë dhe shkruajmë: euro, euroatlantik, europarlamentar, eurodeputet, Euratomi, Euroazia, Eurovizion etj.

Pra, ngërçi për trajtimin e dyzuar të kësaj fjale lind, sepse:

a) së pari, në “Drejtshkrimin” dhe “Fjalorin e gjuhës shqipe” të Akademisë së Shkencave (2006) kemi trajtat me “ev”: Evropë, evropian, evropianizoj, evropianizim, evropianolindor, evropianoperëndimor. Mirëpo në po të njëjtin fjalor kemi me “eu” fjalët: euro, euroatlantik; Euroazi, eurodeputet, eurolindor, europarlamentar, europerëndimor, Eurovizion, eurokomunizëm etj. Te ky fjalor gjendjen 6 fjalë me temë me grupin “ev” dhe 13 fjalë të tjera më të reja, me po këtë temë, por në këtë rast me grupin “eu”.

b) së dyti, sot në shtyp, në dokumente zyrtare etj., janë mbizotëruese trajtat me “eu”, ashtu siç këto trajta janë mbizotëruese edhe në “Fjalorin” e Akademisë së Shkencave (pra kemi 13 fjalë me grupin “eu”). Praktika e shkrimit të fjalës Europë dhe e të gjitha fjalëve të tjera, ku ajo hyn si element përbërës, sot e ka zëvendësuar formën e vjetër greko-sllave me “ev” me formën e gjuhëve perëndimore me “eu”.

Edhe pse nuk është gabim të përdoren trajtat me grupin “ev”, derisa Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe të rishikohet, vetë zhvillimi dhe praktika e gjuhës shqipe sot për përdorimin e kësaj fjale kanë dhënë përgjigjen e vet, që duhet të jetë forma me “eu”. Pra, Europë, europian, europianizoj, europianizim, europianolindorët.

Përgatiti: Emil Lafe; Sevi Agolli

Continue Reading

Aktuale