Connect with us

Komente

Një gjykatë që krijon heronj

Published

on

Shkruan Daut Dauti

Një gjykatë që krijon heronj

Dënimet për krime të luftës dhe gjenocid kanë hyrë në sisteme juridike jo vetëm për të dënuar kriminelët por edhe për t’i parandaluar këto krime të rënda. Sa i përket rastit të ish Jugosllavisë dënimet e këtyre krimeve janë duke ndodhur në një masë, por parandalimi aspak. Madje, ka shënuar efekt të kundërt. Serbia nuk e ka ndryshuar politikën e cila i ka krijuar krimet kundër njerëzimit, luftës dhe gjenocidit. Në Beograd kjo politikë është në pushtet dhe promovohet nga mediat. Madje, kjo politikë gjenocidale e ka krijuar Republikën Serbe e cila sot ekzekuton politikë edhe më agresive se në kohën kur Mladiqi, Karagjiqi dhe tjerët vepronin pa u penguar nga askush.

Lufta që krijoi gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë vazhdonte pa e penguar bashkësia ndërkombëtare. Duke mos e penguar, Serbia inkurajohej të vazhdonte krimin. Në Britani të Madhe politika e atëhershme konzervative ishte tejet indiferfente me atë që ndodhte në ish Jugosllavi. Madje, dërgonte emisarë, siç ishte Lord Carrington, i cili haptas e mbante anën e Serbisë. Në këtë kohë personalitete të njohura britanike shërbenin si këshilltarë të Beogradit dhe udhëheqësve që po e krijonin Republikën Serbe në Bosnjë.

Bota, sidomos Britania, imponuan embargo të armëve ndaj palëve në konflikt. Kjo ishte sa për t’i dënuar ata që luftonin kundër Serbisë për shkak se Serbinë nuk e godiste aspak embargoja. Serbia e kishte tërë armatimin e Jugosllavisë. Personalitetet, siç ishin Reginald Hibbert dhe Noel Malcolm, që e kritikonin këtë çasje të gabuar, theksonin se pasi që nuk po intervenohet për ndaljen e gjakderdhjes, le t’i armatosim ata që nuk kanë armë në mënyrë që Serbia të hasë në kundërshtarë të barabartë. Por, as kjo ndodhte. Kjo politikë në Evropë dhe botë ndryshoi vetëm kur në pushtet erdhën laburistët në krye me Tony Blair-in.

Krimet në Bosnjë dhe Kroaci kanë ndodhur para syve të ndërkombëtarëve dhe në një masë të madhë per shkak se ata nuk intervenonin. Pasi që bota nuk intervenonte, Mladiqi dhe Karagjiqi nuk shihnin ndonjë problem në punët e tyre vrasëse. Qëndrimi i kësaj bashkësi edhe sot është pothuaj i njejtë. Ata e dijnë që politika gjenocidale e Millosheviqit është ende në pushtet. Pra, e dijnë që Serbia nuk ka ndryshuar, por nuk ndalen së investuari në këtë vend dhe duke e lavdëruar politikën e sotme kinse ka sjellur ndryshime. Ndryshime të politikës serbe ndaj fqinjëve nuk ka aspak. Ky vend ende vazhdon t’i kërcënoj fqinjët me luftë dhe destabilizim të Ballkanit.

Prandaj, pasi që politika fashiste në Beograd nuk ka nndryshuar, Mladiqi që u dënua dje, në Serbi është hero dhe këtë e vërteton edhe qëndrimi zyrtar i Beogradit. Mos të flasim për Republikën Serbe të cilën e ka krijuar ky kriminel se aty ai është më shumë se hero.

Gjykata në Hagë është duke kryer vetëm punën e saj juridike. Kjo punë i dënon kriminelët e luftës dhe ata që kanë kryer gjenocid, por nuk e ndryshon gjendjen në Serbi ku ideologjia fashiste është e paprekur.

Prandaj, kjo gjykatë krijon heronj në këtë vend fashist. Puna për denacifikimin e Serbisë nuk ka ndodhur.

Continue Reading

Komente

Shqiptarët nuk janë as fis e as imigrantë, por komb, me shtet, gjuhë, histori dhe vetëdije kombëtare

Published

on

By

Nga Arben FETAI

Në vendet perëndimore, kurrë nuk flitet për etnicitet për të cilësuar betejën politike midis komuniteteve nacionale, por për çështje komunitare apo nacionale. Së këndejmi, terminologjia etnike përdoret zakonisht vetëm në kontekst të politikave të integrimit të migrantëve, që vënë në pah dallimet etnografike, kulturore, fetare midis popullatës autoktone dhe aloktonëve.

Kjo terminologji që ka origjinën te antropologjia kulturore dhe kolonializmi, është bërë pjesë e diskursit të përditshëm te ne, për të përshkruar raportet politike midis kombeve, interesat e tyre politike por edhe partitë politike shqiptare, duke i kategorizuar këto të fundit si etnike dhe duke i barazuar kështu me ato të komuniteteve nën 1%, rrjedhimisht duke nënkuptuar se ato të bllokut më të madh janë nacionale, kur në fakt, ato janë njëjtë të kthyera nga vetëvetja siç janë të gjitha partitë në vend.

Pranimi dhe interiorizimi i kësaj retorike nga ana jonë degradon kombin në fis, ndërsa agjendën tonë kombëtare, në tribalizëm politik. Shqiptarët nuk janë as fis e as imigrantë, por komb, me shtet, gjuhë, histori të përbashkët dhe vetëdije kombëtare e të qenurit një komunitet i pandashëm. Andaj, duhet të sillemi si të tillë, duke afirmuar agjendën tonë kombëtare dhe eliminuar retorikën tribaliste të etnicitetit moral, kudo që jetojmë në Ballkan, dhe veçanërisht në Maqedoninë e Veriut ku numrat e bëjnë këtë gjë domosdoshmëri.

Continue Reading

Komente

Xhaferi: Nga 81 komunat që ka Maqedonia, Tetova e fundit në listë për transparencë fiskale

Published

on

By

Shkruan Arianit Xhaferi:

Nga 81 komunat që ka Maqedonia, nga analiza për transparencë fiskale Tetova është e fundit e listës, me indeksin afër zeros.

Pse Teuta Arifi nuk i beson as partisë së vete për paret dhe drejtor të financave e ka emëru djalin e dajës të cilin në mandatin e kaluar e kishte shofer.

Pse ky mosbesim edhe ndaj partisë?

Continue Reading

Komente

Diplomati Zekolli: Rënia e BDI-së, aktrimi i Ahmetit dhe shansi për opozitën shqiptare

Published

on

By

Shkruan, Arsim Zekolli

Dinakeria kapitale e politikberjes eshte qe ne momente te fuqise te aktrosh dobesine dhe ne momente te dobesise te aktrosh fuqine.

Ne intervisten e fundit Ali Ahmeti praktikoj kete dinakeri permes ofrimit te koalicionimit me LSDM para zgjedjeve vendore. Fal atmosferes se krijuar, pershtypja e pare eshte se oferta behet nga pozita e te fuqishmit i cili mban ne dore mbijetesen e LSDM e cila qalon ne anketa te kampusi maqedonas. Por, peshtypjet jan vetem pershtypje. Realiteti – pak me ndryshe.

Realiteti thote se erozioni i votuesve maqedon pro LSDM vazhdon te mbetet i njejte, pra ne minus te thelle. Por, BDI pas kacafyttjeve mes kampeve pro-Soros (emrimi i vertet per LSDM) dhe pro-VMRO ka pergjysmuar kapacitetin e fuqise se fituar ne zgjedhjet e fundit. Duke sjellur integristet ne te njejtin halle sikur edhe partine Soros.

Sekendejme, ofrta e Aliut nuk eshte fare nga pozita e fuqise, por nga lekundja e thelle ne BDI e shkaktuar nga vet ai. Pavaresisht nese jan te verteta apo trilime, zerat se Izet Mexhiti ka shantazhuar Ali Ahmetin me mundesine e kalimit te tij ne kampin Soros eshte ilustrim konkret per motivet (aspak te bazuara mbi fuqi) ne prapavi te ofertes BDI per koalicionim me LSDM.

Autoriteti i Ali Ahmetit sot ndoshta eshte me i forte ne opinion se qe eshte mes partiakeve te tij, bile edhe perbrenda Kryesise. Perqarja ka cenuar autoritetin e fuqise se tij, duke e reduktuar ne percepcione fluide dhe dinakeri cinike. Largimi i Beqir Hasanit ka shlyer fuqine BDI ne lagje dhe sokaqe, atje ku BDI siguronte votat me vagon e me shinik, fakt qe asesi nuk mund te kompenzohet as me qakallosjet e Izet Mexhitit (i destinuar te perjeton fatin e Muhamed Zeqirit) apo sfilatat e Artan Grubit.

BDI eshte ne te njejtin hall sikur LSDM. Ndersa te dyjat te denuara qe shpetimin ta kerkojne ne bashkimin e “te verberit te shoqeruar nga shurdhmemeci”. Ky shoqerim mund te sjell nje shpetim afatshkurt per lidershipet, por me kusht te katandisjes se vendit neper katrahura e abise.

Opozita e destiluar nga intrigat e importuara dhe servilet e LSDM-VMRO ka shancin te kapitalizon mbi kete dobesi te BDI. Me parakusht qe, perseris, te rekonceptualizon, repaketon dhe reformaton casjen e vet ndaj votuesve. Ne kete reformatim, duhet shmangur iluzioni i kapitalizmit nga imazhi i Albin Kurtit dhe VV pasi qe “rilindasit” ne Prishtine kan vleresim dhe konsiderat me te madhe per LSDM (Sekerinska, Dimitrov, Jusufi) se per opozitaret Shqiptar. Fitorja e opozites, ne fakt, bredh vetem neper sokaqet dhe lagjet ne pritje qe te kercen mbi supet e atyre qe do gjejne fjalorin qe perpujthet realitetin dhe kap imagjinaten e miletit. Eshte shance qe vetem opozita mund ta humb.

Arsim Zekolli

Continue Reading

Aktuale