Connect with us

Lajme

ASH: Dekreti i presidentit Biden godet korrupsionin, Qeveria të mos manipulojë

Published

on

Reagim Aleanca për Shqiptarët:

Dekreti i presidentit Biden godet korrupsionin, Qeveria të mos manipulojë

Përshëndesim urdhrin ekzekutiv te presidentit të Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Joe Biden me të cilin i jep kompetenca të gjera departamentit të Thesarit në konsultim me sekretarin e shtetit.

Ky urdhër i departamentit autorizon vendosjen e sanksioneve ndaj individëve që janë përgjegjës për korrupsion në rajon, që janë përfshire në përvetësime fondesh publike, tjetërsim pronash private për përfitime personale apo politike ose të përfshirë në ryshfete.

Aleanca për Shqiptarët që nga themelimi i saj është seriozisht e interesuar për të pastruar skenën politike nga elemente të këtilla të cilat bëhen pengesë e zhvillimit të RMV-së në të gjitha dimensionet si dhe rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.

Duke qen të bindur se elemente korruptive ka pasur dhe ka pasur në të gjitha qeveritë e deritanishme, të vërtetuar edhe në raportin e transparency international, vlerësojmë si jo serioze tendencën e zv. Kryeministrit të këtij dikasteri dhe të qeverise për të fshehur dështimin e tërësishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit duke ju qasur këtij urdhërim vetëm nga prizmi politik i marrëveshjes së Ohrit dhe të Prespës.

Këto dy dokumente për ne tanimë janë të padiskutueshme por ju kujtojmë se qëllimi i këtij urdhërimi si primare ka seksionet ndaj individëve qe janë përgjegjës për korrupsion.

Continue Reading

Lajme

Spasovski për “fushatë” në Saraj, kërkon mbështetjen e banorëve të kësaj komune

Published

on

By

Spasovski në Saraj: Vazhdimisht i dëgjojmë kërkesat e qytetarëve, prandaj kemi ofertën më të mirë për secilën komunë

Nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski në kuadër të karvanit “Më të mirën për komunën tonë” ka realizuar takim me banorët e komunës së Sarajit.

Spasovski para të pranishmëve është përqendruar në realizimin e projekteve të shumta lokale të ndihmuara nga pushteti qendror në bashkëpunim me pushtetin lokal.

“Vazhdimisht investojmë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ndërsa në këtë pjesë për katër vite janë rehabilituar korsia e autostradës Saraj- Grupçin me gjatësi prej 16 km, është ndërtuar rruga rajonale prej 3.6 km Saraj- Radushë, 2 km nga rruga rajonale Saraj- Semenishtë, ndërsa në maj të vitit të kaluar procedura e tenderit për ndërtimin e rrugës Karpallëk- Zhelinë në gjatësi prej 12.2 km”, ka thënë Spasovski.

Banorët e Sarajit, siç theksohet, kanë vlerësuar investimet edhe në sektorët tjerë siç është projekti i ndërtimit të objektit dhe pajisjes së kopshtit për fëmijë në fshatin Kondovë, por edhe ndërtimin e Poliklinikës së re në Saraj e cila është në rrjedhë, ndërsa duhet të jetë gati deri në fund të këtij viti si dhe shumë projekte tjera për këtë komunë të mbështetura nga qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Si parti, por edhe si pushtet i përgjegjshëm, tha Spasovski “vazhdimisht do t’i dëgjojmë qytetarët, bisedojmë për propozimet e tyre, idetë dhe sugjerimet që më vonë i shndërrojmë në projekte konkrete”.

Continue Reading

Lajme

VMRO-DPMNE me protestë para MPJ-së kërkon të kumtohet ajo për të cilën po negociohet

Published

on

By

VMRO-DPMNE këtë pasdite i vazhdoi protestat, sipas vendimit të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i partisë të shtunën në Manastir, për të protestuar sot dhe nesër nga ora 17:00 deri në 19:00. Ndryshe nga java e kaluar kur udhëkryqe u bllokuan në qendër të Shkupit, udhëheqja, anëtarët dhe mbështetësit e partisë po protestojnë përpara Ministrisë së Punëve të Jashtme.

 

Protesta mbahet përpara seancës së Komisionit kuvendor për Politikën e Jashtme, e planifikuar për të mërkurën në orën 15. Me të udhëheq Antonio Milloshoski, ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani kumtoi se do t’i përgjigjet kërkesës së opozitës për të marrë pjesë dhe të raportojë mbi pikën e vetme në rendin e ditës. “Shqyrtimi i çështjes për fillim të negociatave të pranimit me BE gjatë presidencës portugeze, në kontekstin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, Miqësi dhe Bashkëpunim me Bullgarinë.

Partia e opozitës kërkon nga MPJ-ja dhe Qeveria kërkon të publikohet se për çfarë saktësisht po negociohet për një datë për fillimin e negociatave me BE-në, në pritje të presidencës portugeze. Qëndrimi i tyre është se nuk pranojnë asnjë pjesë të deklaratës së miratuar në Parlamentin e Bullgarisë në tetor 2019 për të qenë pjesë e negociatave që po zhvillohen intensivisht këto ditë.

“Nga seanca e së mërkurës ne kërkojmë informacione specifike nga Ministri Osmani, për ta dëgjuar dhe për të parë se çfarë ai do të na thotë neve, si përfaqësues të popullit në atë parlament, rreth asaj se për çfarë dhe si negociojnë. Sipas Kushtetutës, Maqedonia është një shtet i pavarur dhe sovran dhe kushdo që vendos ta shkelë këtë, përkatësisht do të përpiqet për një pjesë të asaj deklarate të Bullgarisë, do të thotë se shkel Kushtetutën dhe një ditë do të mbajë përgjegjësi”, deklaroi në protestën deputetja, Dafina Stojanovska.

Nëse VMRO-DPMNE do t’i vazhdojë protestat edhe pas seancës së komisionit të mërkurën, ajo tha se mbetet të vendoset pasi të mbahet seanca dhe pastaj do ta kumtojnë qëndrimin e tyre.

Continue Reading

Lajme

Artur Zheji zbulon pse përfundoi miqësia e tij me Edi Ramën: Ka ndryshuar shumë, duhet të ishte sjellë më bujar me artistët

Published

on

By

Artur Zheji është një ndër publicistët dhe analistët më të mirë në mediat televizive shqiptare. E kush i ndjek debatet politike e di mirë që Artur Zheji është një kritik i kryeministrit Rama.

Ai zbuloi në “Dola te Ola” se nuk kritikon mikun e tij të vjetër por kryeministrin, pasi sipas tij kur je në majën e pushtetit i sheh njerëzit nga lart poshtë. Për sa i përket prishjes së miqësisë mes tyre, ai tha se erdhi momenti që secili të shikonte punën e vet.

Zheji shtoi se Rama kishte cilësi të mira, ai dinte si të ruante sekrete në jetë, kishte disa kode dhe kujtoi momentin kur kryeministri ka qenë në Paris. “Ka vuajtur shumë pasi Parisi është i pamëshirshëm për artistët. Rama ka kaluar momente shumë më të këqija se sa ai vetë thotë, por të vuash në Paris është dinjitoze për një artist”, tha ai.

Sipas Zhejit ana më e mirë e kryeministrit Rama dhe që i jep forcë atij edhe si politikan është ajo artistike, të cilën ai vazhdimisht e ushqen.

Analisti u shpreh se Rama ka ndryshuar shumë që nga koha kur ata kanë qenë miq. Zheji tha se tanimë nuk e ka Ramën armik, edhe pse kryeministri kishte thënë gjëra të rënda për të. “Ka mbiemër të madh po s’ka mundur ta mbajë mbi supe”, tha Zheji. “Vetëm për gjenialitetin që ai ka si artist shqiptar, Rama duhet të ishte sjellë pak më bujar me artistët”, u shpreh Zheji.

(BalkanWeb)

Continue Reading

Aktuale