Connect with us

Komente

Ndikimi negativ i stresit në gjendjen e pacientit të infektuar me Covid-19

Published

on

Ermand Mertenika (Inxhinieri i Respiratoreve).

Covid-19 një element viral që dhe pas nje viti bashkëjetesë me ne, vazhdon te jetë shumë problematik.
Sic ke kemi përmendur me parë Violenca ose Potenciali Covid ka rënë deri diku si rezultat I infektimit në masë.
Fatmirësisht Infektimet në masë po shkaktojnë konceptin e Imunitetit të Tufës (pra kemi Infektime në masë, rikuperime, rehabilitime dhe sherime në masë sigurisht.
Sfidat më të mëdha të pacienteve të infektuar me Covid-19 konsiderohet Stresi Psiko-Neurotik I cili sipas mendimit tim është patologjia ose semundja adicionale më e madhe se të tjerat.
Një pacient i Infektuar me Covid-19 përballet me një Stres të komplikuar ku në të perfshihen (Frika ndaj aparaturave , frika ndaj rëniës së oksigjenit në gjak dhe përdorimit të Oksimetrit Dixhital , Frika ndaj përkeqësimit të gjëndjes, Frika ndaj medikamenteve, Frika për tu shkuar ne qendrat Spitalore, frika ndaj Respiratoreve dhe Frika ndaj termit Inbubim.
Të gjithë këto aspekte shkaktojne trauma mentale tek këta pacientë të infektuar me covid duke I cuar ata të veprojnë në mënyra ekstreme si rezultat I humbjes së durimit, kuptohet qëniet njerëzore janë të ndryshëm sepse kodi gjenetik AND-ja e tyre është e ndryshme. Dikush e përballon me lehte situatën , dikush e përballon me trauma psikologjike duke ndërmarre dhe akte ekstreme.
Stresi , kjo sëmundje patologjike më e madhe adicionale shkakton gjenerimin e hormonit të Kortizolit në gjak, Hormoni I Kortizolit është hormoni më i dëmshëm në organizem i cili stimulon dhe përkeqëson gjithnjë e më tepër gjëndjen pacienteve jo vetem me Covid por dhe pacientëve të tjerë të cilët vuajnë nga patologji apo sëmundje të tjera.
Hormoni I Kortizolit është burimi me I madh i cili ndikon në përkeqësimin e sëmundjeve të pacienteve gjithashtu dhe në shfaqen e sëmundjeve të rënda.
Stresi shfaqet tek personat të cilët anojnë së menduari gjithnje e më tepër negativisht dhe sipas shkences së dhe meta-fizikës energjia negative e akumuluar do përkeqësoje gjëndjen e pacientieve.
Tek pacientet të cilët mendojne pozitivisht, akumulohet energji positive dhe në këtë rast organizmi I tyre prodhon hormonin Serotonine (Pra ky hormon I cili kalon në gjakun e personave dhe pacienteve) I bën të ndjehen mirë si rezultat I vete-optimizimit dhe mendimit pozitiv.
Gjithashtu në Bio-Inxhinieri dhe në Gjenetike ekziston një lidhje e ngushtë e sistemin imunitar (Qelizave Limfatike, Antitrupave, Imunogloblinave, Antikorpeve dhe ketyre hormoneve).
Hormoni Kortizol I shkaktuar nga Stresi i cili eshte hormoni me I demshem ne organizem ndikon ne dobesimin e sistemit imunitar dhe shfaqen e shume semundjeve.
Hormoni Serotonine I shkaktuar nga Optimizmi Mendor dhe gjendja positive shkakton perforcimin e sistemin imunitar.
Dhe sic e dime, keto qeliza mbrojtese te organizmit te cilet formojne sistemin imunitar ndikojne ne perballimin dhe dominimin e shume semundjeve.
Covid-19 eshte nje virus , violence e te cilit po bie gradualisht.
Mendoni pozitivisht.
Ushtroni aktivitet Sportiv.
Ushqehuni Shendetshem
Degjoni Muzike
Dhe sigurisht Respektoni rregullat Anti-Covid
Distanca Fiziko-Sociala minimalisht 1m
Mbani nje maske te lehte FFP1
Dhe mbani disinfectant kudo qe shkoni.

Continue Reading

Komente

Shqiptarët nuk janë as fis e as imigrantë, por komb, me shtet, gjuhë, histori dhe vetëdije kombëtare

Published

on

By

Nga Arben FETAI

Në vendet perëndimore, kurrë nuk flitet për etnicitet për të cilësuar betejën politike midis komuniteteve nacionale, por për çështje komunitare apo nacionale. Së këndejmi, terminologjia etnike përdoret zakonisht vetëm në kontekst të politikave të integrimit të migrantëve, që vënë në pah dallimet etnografike, kulturore, fetare midis popullatës autoktone dhe aloktonëve.

Kjo terminologji që ka origjinën te antropologjia kulturore dhe kolonializmi, është bërë pjesë e diskursit të përditshëm te ne, për të përshkruar raportet politike midis kombeve, interesat e tyre politike por edhe partitë politike shqiptare, duke i kategorizuar këto të fundit si etnike dhe duke i barazuar kështu me ato të komuniteteve nën 1%, rrjedhimisht duke nënkuptuar se ato të bllokut më të madh janë nacionale, kur në fakt, ato janë njëjtë të kthyera nga vetëvetja siç janë të gjitha partitë në vend.

Pranimi dhe interiorizimi i kësaj retorike nga ana jonë degradon kombin në fis, ndërsa agjendën tonë kombëtare, në tribalizëm politik. Shqiptarët nuk janë as fis e as imigrantë, por komb, me shtet, gjuhë, histori të përbashkët dhe vetëdije kombëtare e të qenurit një komunitet i pandashëm. Andaj, duhet të sillemi si të tillë, duke afirmuar agjendën tonë kombëtare dhe eliminuar retorikën tribaliste të etnicitetit moral, kudo që jetojmë në Ballkan, dhe veçanërisht në Maqedoninë e Veriut ku numrat e bëjnë këtë gjë domosdoshmëri.

Continue Reading

Komente

Xhaferi: Nga 81 komunat që ka Maqedonia, Tetova e fundit në listë për transparencë fiskale

Published

on

By

Shkruan Arianit Xhaferi:

Nga 81 komunat që ka Maqedonia, nga analiza për transparencë fiskale Tetova është e fundit e listës, me indeksin afër zeros.

Pse Teuta Arifi nuk i beson as partisë së vete për paret dhe drejtor të financave e ka emëru djalin e dajës të cilin në mandatin e kaluar e kishte shofer.

Pse ky mosbesim edhe ndaj partisë?

Continue Reading

Komente

Diplomati Zekolli: Rënia e BDI-së, aktrimi i Ahmetit dhe shansi për opozitën shqiptare

Published

on

By

Shkruan, Arsim Zekolli

Dinakeria kapitale e politikberjes eshte qe ne momente te fuqise te aktrosh dobesine dhe ne momente te dobesise te aktrosh fuqine.

Ne intervisten e fundit Ali Ahmeti praktikoj kete dinakeri permes ofrimit te koalicionimit me LSDM para zgjedjeve vendore. Fal atmosferes se krijuar, pershtypja e pare eshte se oferta behet nga pozita e te fuqishmit i cili mban ne dore mbijetesen e LSDM e cila qalon ne anketa te kampusi maqedonas. Por, peshtypjet jan vetem pershtypje. Realiteti – pak me ndryshe.

Realiteti thote se erozioni i votuesve maqedon pro LSDM vazhdon te mbetet i njejte, pra ne minus te thelle. Por, BDI pas kacafyttjeve mes kampeve pro-Soros (emrimi i vertet per LSDM) dhe pro-VMRO ka pergjysmuar kapacitetin e fuqise se fituar ne zgjedhjet e fundit. Duke sjellur integristet ne te njejtin halle sikur edhe partine Soros.

Sekendejme, ofrta e Aliut nuk eshte fare nga pozita e fuqise, por nga lekundja e thelle ne BDI e shkaktuar nga vet ai. Pavaresisht nese jan te verteta apo trilime, zerat se Izet Mexhiti ka shantazhuar Ali Ahmetin me mundesine e kalimit te tij ne kampin Soros eshte ilustrim konkret per motivet (aspak te bazuara mbi fuqi) ne prapavi te ofertes BDI per koalicionim me LSDM.

Autoriteti i Ali Ahmetit sot ndoshta eshte me i forte ne opinion se qe eshte mes partiakeve te tij, bile edhe perbrenda Kryesise. Perqarja ka cenuar autoritetin e fuqise se tij, duke e reduktuar ne percepcione fluide dhe dinakeri cinike. Largimi i Beqir Hasanit ka shlyer fuqine BDI ne lagje dhe sokaqe, atje ku BDI siguronte votat me vagon e me shinik, fakt qe asesi nuk mund te kompenzohet as me qakallosjet e Izet Mexhitit (i destinuar te perjeton fatin e Muhamed Zeqirit) apo sfilatat e Artan Grubit.

BDI eshte ne te njejtin hall sikur LSDM. Ndersa te dyjat te denuara qe shpetimin ta kerkojne ne bashkimin e “te verberit te shoqeruar nga shurdhmemeci”. Ky shoqerim mund te sjell nje shpetim afatshkurt per lidershipet, por me kusht te katandisjes se vendit neper katrahura e abise.

Opozita e destiluar nga intrigat e importuara dhe servilet e LSDM-VMRO ka shancin te kapitalizon mbi kete dobesi te BDI. Me parakusht qe, perseris, te rekonceptualizon, repaketon dhe reformaton casjen e vet ndaj votuesve. Ne kete reformatim, duhet shmangur iluzioni i kapitalizmit nga imazhi i Albin Kurtit dhe VV pasi qe “rilindasit” ne Prishtine kan vleresim dhe konsiderat me te madhe per LSDM (Sekerinska, Dimitrov, Jusufi) se per opozitaret Shqiptar. Fitorja e opozites, ne fakt, bredh vetem neper sokaqet dhe lagjet ne pritje qe te kercen mbi supet e atyre qe do gjejne fjalorin qe perpujthet realitetin dhe kap imagjinaten e miletit. Eshte shance qe vetem opozita mund ta humb.

Arsim Zekolli

Continue Reading

Aktuale