Connect with us

Komente

Çfarë roli do të ketë Bilall Kasami në zgjedhjet lokale?!

Published

on

Nga Selim Ibraimi

Disa muaj para zgjedhjeve lokale partitë politike kanë filluar me riorganizimin e degëve dhe nëndegëve partiake. Disa thonë se do ta befasojnë opinionin publik e disa të tjerë nga frika e humbjes së besimit në elektorat, paraqesin projekte të parealizueshme. Të fillojmë me “Besën” e cila ka filluar nga Malësia e Tetovës, një strategji e kopjuar nga partia e Ali Ahmetit BDI e cila i ka shpartalluar partitë tjera dhe ka fituar në të gjitha zgjedhjet vetëm duke u koncentruar në malësi dhe vendet rurale.

Mirëpo, këtë strategji z. Kasami dhe djemtë e “Besës” si vështirë do të mund ta zbatojnë dhe fitojnë numër të konsiderueshëm votuesish, për shkak të humbjes së besimit në kryesinë e partisë në krye me z.Bilall Kasami i cili në elektoratin e partisë dhe në opinionin e përgjithshëm po humb bazën dhe nuk gëzon më reputacion. Ikja e tij në LSDM dhe dështimi i tij si politikan për të mbajtur fjalën, ka qenë një ndër faktorët që kanë çuar drejt rënies së tij si figurë dhe si parti. Megjithatë, partia “Besa” ka një elektorat të mrekullueshëm dhe të besueshëm, vetëm që lojërat e kryesisë, interesat personale dhe grupore e kanë dëmtuar lëvizjen e që tani e detyrojnë Kasamin të qëndrojë nën LSDM dhe të shihet si mjet shfrytëzues i politikës maqedonase. Kasami mësimin do ta marrë në vjeshtë dhe prej aty ai ose do të ketë ngritje ose ulja si parti do të jetë e pashmangshme. Kasami ka dëshpëruar jo një numër të vogël votuesish, kurse lëvizjet e tanishme me disa poza me Zaevin dhe disa mbledhje në Malësi e në Pollog, nuk do ta ndihmojnë. Vetëm një gjë duhet thënë, se roli i tij në zgjedhjet lokale do të jetë përçarës dhe në interes të partisë-kandidatëve të LSDM-së, BDI-së dhe rrethit të ngushtë të partisë.

Continue Reading

Komente

Shqiptarët nuk janë as fis e as imigrantë, por komb, me shtet, gjuhë, histori dhe vetëdije kombëtare

Published

on

By

Nga Arben FETAI

Në vendet perëndimore, kurrë nuk flitet për etnicitet për të cilësuar betejën politike midis komuniteteve nacionale, por për çështje komunitare apo nacionale. Së këndejmi, terminologjia etnike përdoret zakonisht vetëm në kontekst të politikave të integrimit të migrantëve, që vënë në pah dallimet etnografike, kulturore, fetare midis popullatës autoktone dhe aloktonëve.

Kjo terminologji që ka origjinën te antropologjia kulturore dhe kolonializmi, është bërë pjesë e diskursit të përditshëm te ne, për të përshkruar raportet politike midis kombeve, interesat e tyre politike por edhe partitë politike shqiptare, duke i kategorizuar këto të fundit si etnike dhe duke i barazuar kështu me ato të komuniteteve nën 1%, rrjedhimisht duke nënkuptuar se ato të bllokut më të madh janë nacionale, kur në fakt, ato janë njëjtë të kthyera nga vetëvetja siç janë të gjitha partitë në vend.

Pranimi dhe interiorizimi i kësaj retorike nga ana jonë degradon kombin në fis, ndërsa agjendën tonë kombëtare, në tribalizëm politik. Shqiptarët nuk janë as fis e as imigrantë, por komb, me shtet, gjuhë, histori të përbashkët dhe vetëdije kombëtare e të qenurit një komunitet i pandashëm. Andaj, duhet të sillemi si të tillë, duke afirmuar agjendën tonë kombëtare dhe eliminuar retorikën tribaliste të etnicitetit moral, kudo që jetojmë në Ballkan, dhe veçanërisht në Maqedoninë e Veriut ku numrat e bëjnë këtë gjë domosdoshmëri.

Continue Reading

Komente

Xhaferi: Nga 81 komunat që ka Maqedonia, Tetova e fundit në listë për transparencë fiskale

Published

on

By

Shkruan Arianit Xhaferi:

Nga 81 komunat që ka Maqedonia, nga analiza për transparencë fiskale Tetova është e fundit e listës, me indeksin afër zeros.

Pse Teuta Arifi nuk i beson as partisë së vete për paret dhe drejtor të financave e ka emëru djalin e dajës të cilin në mandatin e kaluar e kishte shofer.

Pse ky mosbesim edhe ndaj partisë?

Continue Reading

Komente

Diplomati Zekolli: Rënia e BDI-së, aktrimi i Ahmetit dhe shansi për opozitën shqiptare

Published

on

By

Shkruan, Arsim Zekolli

Dinakeria kapitale e politikberjes eshte qe ne momente te fuqise te aktrosh dobesine dhe ne momente te dobesise te aktrosh fuqine.

Ne intervisten e fundit Ali Ahmeti praktikoj kete dinakeri permes ofrimit te koalicionimit me LSDM para zgjedjeve vendore. Fal atmosferes se krijuar, pershtypja e pare eshte se oferta behet nga pozita e te fuqishmit i cili mban ne dore mbijetesen e LSDM e cila qalon ne anketa te kampusi maqedonas. Por, peshtypjet jan vetem pershtypje. Realiteti – pak me ndryshe.

Realiteti thote se erozioni i votuesve maqedon pro LSDM vazhdon te mbetet i njejte, pra ne minus te thelle. Por, BDI pas kacafyttjeve mes kampeve pro-Soros (emrimi i vertet per LSDM) dhe pro-VMRO ka pergjysmuar kapacitetin e fuqise se fituar ne zgjedhjet e fundit. Duke sjellur integristet ne te njejtin halle sikur edhe partine Soros.

Sekendejme, ofrta e Aliut nuk eshte fare nga pozita e fuqise, por nga lekundja e thelle ne BDI e shkaktuar nga vet ai. Pavaresisht nese jan te verteta apo trilime, zerat se Izet Mexhiti ka shantazhuar Ali Ahmetin me mundesine e kalimit te tij ne kampin Soros eshte ilustrim konkret per motivet (aspak te bazuara mbi fuqi) ne prapavi te ofertes BDI per koalicionim me LSDM.

Autoriteti i Ali Ahmetit sot ndoshta eshte me i forte ne opinion se qe eshte mes partiakeve te tij, bile edhe perbrenda Kryesise. Perqarja ka cenuar autoritetin e fuqise se tij, duke e reduktuar ne percepcione fluide dhe dinakeri cinike. Largimi i Beqir Hasanit ka shlyer fuqine BDI ne lagje dhe sokaqe, atje ku BDI siguronte votat me vagon e me shinik, fakt qe asesi nuk mund te kompenzohet as me qakallosjet e Izet Mexhitit (i destinuar te perjeton fatin e Muhamed Zeqirit) apo sfilatat e Artan Grubit.

BDI eshte ne te njejtin hall sikur LSDM. Ndersa te dyjat te denuara qe shpetimin ta kerkojne ne bashkimin e “te verberit te shoqeruar nga shurdhmemeci”. Ky shoqerim mund te sjell nje shpetim afatshkurt per lidershipet, por me kusht te katandisjes se vendit neper katrahura e abise.

Opozita e destiluar nga intrigat e importuara dhe servilet e LSDM-VMRO ka shancin te kapitalizon mbi kete dobesi te BDI. Me parakusht qe, perseris, te rekonceptualizon, repaketon dhe reformaton casjen e vet ndaj votuesve. Ne kete reformatim, duhet shmangur iluzioni i kapitalizmit nga imazhi i Albin Kurtit dhe VV pasi qe “rilindasit” ne Prishtine kan vleresim dhe konsiderat me te madhe per LSDM (Sekerinska, Dimitrov, Jusufi) se per opozitaret Shqiptar. Fitorja e opozites, ne fakt, bredh vetem neper sokaqet dhe lagjet ne pritje qe te kercen mbi supet e atyre qe do gjejne fjalorin qe perpujthet realitetin dhe kap imagjinaten e miletit. Eshte shance qe vetem opozita mund ta humb.

Arsim Zekolli

Continue Reading

Aktuale