Connect with us

Lajme

Hapet parku i dinosaurëve në Kopshtin zoologjik në Shkup

Published

on

Në Kopshtin zoologjik të Shkupit sonte është hapur i ashtuquajturi “Dinopark”, ku janë vendosur 41 figura të dinozaurëve. Parku kapë sipërfaqe prej 2.000 metra katrorë, ndërsa ka kapacitet për 300 vizitorë të cilët do të kenë mundësi të shohin figurat me madhësi natyrale të Tiranosaurus, Stegosaurus, Alosaurus, si dhe figura tjera të dinozaurëve më të vegjël.

Zëdhënësja e Kopshtit zoologjik, Tina Mickovska në hapjen tha se parku është atraksion i ri edukativ dhe argëtues në Shkup.
“Si Kopsht zoologjik guximshëm hapërojmë në rrugën e anëtarësimit në Asociacionin Evropian të Kopshteve zoologjike dhe akuariumeve dhe në këtë na ndihmojnë shumë miq tanë, bashkëpunëtorë dhe sponsorë. Telekomi i Maqedonisë mundësoi të jemi Kopsht i parë zoologjik i digjitalizuar në rajon, ndërsa nga sot është Dinoparku i parë i digjitalizuar në rajon”, tha Mickovska.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov tha se Kopshti zoologjik është një nga institucionet që fuqishëm është mbështetur në tre vite e gjysmë të kaluara.

“Dinoparku përbëhet nga 41 figura të dinozaurëve që janë interaktiv dhe nga ky aspekt është Dinoparku më i madh në Ballkan. Me faktin se është i rrethuar me gjelbërim të posaçëm e bën atë Dinopark më të madh në qytetin e Shkupit duke pasur parasysh edhe momentin komercial që do të mbizotërojë në park”, ka thënë Shilegov.

Për ndërtimin e këtij parku janë shpenzuar 350 mijë euro, ndërsa investitorë është Qyteti i Shkupit. Nga dita e nesërme qytetarët do të mund ta vizitojnë këtë park nga ora 09:00 deri në ora 21:00, ndërkaq hyrja pritet të kushtojë 50 denarë

Continue Reading

Lajme

Mangova: Gjeneratat e reja të shqiptarëve nuk mësojnë gjuhën maqedonase, të kufizuar në tregun e punës

Published

on

Në edicionin e sotëm të “Programit 200” në Alsat, Ilina Mangova nga IRI tha se gjeneratat e reja të shqiptarëve duke menduar se kanë siguruar arsimin në gjuhën anëtare nuk mësojnë gjuhën maqedonase, dhe si rezultat kufizojnë vetveten në tregun e punës.

“Numër i madh i qytetarëve me etnicitet shqiptar nuk ndjejnë nevojë të mësojnë maqedonisht. Ata vlerësojnë se tani ka institucione në gjuhën shqipe, arsim në gjuhën shqipe dhe se nuk iu duhet tani. Ajo që mundgon këtu, në vetëdije…është se në këtë mënyrë ata vet-izolohen nga pjesëmarrja në proceset shoqërore dhe shtetërore. Në këtë mënyrë mund të funksiononi vetëm në një bllok gjuhësor, nuk jeni konkurrent në tregun e punës”, tha Ilina Mangova, zv/drejtore e IRI për Maqedoninë e Veriut.

Continue Reading

Kosovë

Duda Balje reagon ndaj serbëve që provokuan: Krenare në çdo hap me policinë tonë

Published

on

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka shpërndarë në llogarinë e saj në Facebook pamje të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga pikat kufitare në veri.

Ajo shprehet krenare me policët që nuk bien pre e provokimeve të serbëve.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 6 tetor në Brdo të Sllovenisë – Gazeta Ex…

Ti kurrë nuk do ta humbëesh epshin tënd përsëri. Provoni këtë!
“Me policinë/ milicin, Me snajepr, Me njesitë speciale, Me Rambo, Por pa tabela!”, shkroi Balje në Facebook.

“Provokimet e tuaja për neve janë frymëzim !Krenare në çdo hapë me policinë tonë!”, shtoi ajo.

Të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.

Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet.

Jarinja dhe Bërnjaku, dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës – ku popullsia është shumicë serbe – janë bllokuar nga banorët lokalë që e kundërshtojnë vendimin për reciprocitet.

Atje janë vendosur njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajme

Video/ Zjarr në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup

Published

on

Mbrëmjen e sotme një zjarr i madh ka rënë në një ndërtesë në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup, përcjell in7.

Për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, në vendngjarje janë nisur ekipet e zjarrfikësve, ndërsa ende nuk dihet cili ka qenë shkaku i zjarrit./in7.tv/

Video Alsat M

Continue Reading

Aktuale