Connect with us

Spektakël dhe Yje

U përfol se mori kokainë në Eurovizion, del rezultati i testit për vokalistin e grupit italian

Published

on

Vokalisti i grupit “Maneskin”, Damiano David, ka rezultuar negativ në testin e kryer për përdorimin e kokainës.

Në këtë mënyrë, përfqësuesit e Italisë në Eurovision, të cilët u shpallën edhe fitues i kanë dhënë fund zërave që po qarkullonin në media.

“Pas akuzave për përdorim droge në Dhomën Jeshile në Eurovision Song Contest në finalen e madhe në 22 maj, EBU, siç u kërkua edhe nga delegacioni italian, ka kryer një rishikim të plotë të fakteve, duke kontrolluar të gjitha pamjet në dispozicion. Gjithashtu këngëtari i grupit Maneskin mori vullnetarisht një test ditën e sotme, që ka rezultuar negativ, i parë dhe nga EBU”, thuhet në deklaratën zyrtare të organizatorëve të festivalit europian.

Ndërkohë, gjatë një konference për shtyp menjëherë pas fitores, këngëtari e mohoi të kishte pirë kokainë.

“Thomas (kitaristi i grupit) theu një shishe… unë nuk përdor drogë, ju lutem, mos e thoni këtë gjë. Mos e thoni këtë gjë realisht. Jo kokainë ju lutem, mos e thoni këtë gjë”, u shpreh Damiano, pasi u pyet nga gazetarët në sallë nëse kishte bërë diçka të tillë./abcnews.al

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Dy moderatoret e njohura përplasen pas intervistës

Published

on

By

Dy moderatoret e njohura përplasen pas intervistës

Roza Lati ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emsionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u duk se gjërat nuk shkuan dhe aq mirë gjatë kësaj interviste.

Mesa duket Roza u ndie keq me situatën e krijuar pasi tha se po djersit.

Ndër të tjera, Bieta i drejtoi pyetje në lidhje me setin e saj të fundit fotografik, ku Roza pozonte me të brendshme në vaskë.

Bieta Sulo: Do t’i biesh dikujt në sy?

Roza Lati: Ti bie në sy dikujt, jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin. Unë zhvishem dhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë. Nuk vishem deri në grykë. Me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerrë jashtë e nxjerr. E kam trupin në formë pse mos ta bëj. O Bieta, unë e kam me qef punën që bëj.”– tha Roza. Në fund të intervistës ajo flet për projektet e saj, ndonëse nuk u pyet. ” Emisioni u mbyll, do rinisë në shtator, faleminderit që pyete. Shumë i bukur edhe seriali, ua sugjeroj ta shihni.” Më vonë kur Roza e pyet nëse mund të tregojnë një foto që ajo ka realizuar Bieta thotë: “Nuk e tregojmë dot për shkak të orarit.

Mesa duket Roza është ndier e ofenduar nga Bieta dhe ka reaguar me një postim në Instagram.

“Une nuk e kuptoj te te ftoj tjetra ne studio dhe te te ofendoj…
Dhe nderkohe me fshini videon ???? Nga walli ??????
Kam 1001 inboxe nga njerezit qe reagojne si mundet ne nje emision televiziv te te fyej tjetra ne shtepine e vete ku ti i shkon e ftuar … dhe nuk pertoj ti nxjerr te gjitha inboxet nje nga nje meqe lozni kaq piset dhe me fshini videon”, ka shkruar Roza.

Burimi: https://alsat.mk/dy-moderatoret-e-njohura-perplasen-pas-intervistes/

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Nuk përmbahet Sara Malaj / Ua merr frymën me këto foto

Published

on

By

Sara Malaj, ish konkurentja e emisionit Për’puthen e lidhur me Atdhe Xharavinën, njëri nga meshkujt më të ndjekur dhe komentuar të këtij emisionit, nuk ndalet së postuari. Së fundmi ajo ka nxjerrë disa foto në instagram me b¡kini, ku duket mjaft tëгheqëse.

Sara njihet për stilin e saj të veçantë dhe trupin me forma tëгheqëse. Ajo u komentua shumë sidomos pas lidhjes surprizë me Atdheun. Komente të shumta ka pasur edhe për lidhjen me të.

Njëherë se janë ndarë, pastaj se ka ngelur shtatzënë, por gjithsesi, janë të shumtë ata që mendojnë se kjo dyshe nuk do të funksionojë gjatë!

Continue Reading

Bota

Tragjike! Rrëzohet avioni, humb jetën ylli i serialit “Tarzan”

Published

on

By

Joe Lara, ylli i filmit të famshëm dhe të dashur për publikun, “Tarzan: The Epic Adventures”, ka ndërruar jetë së bashku me partneren e tij pasi avioni me të cilin udhëtonin u përplas në një liqen këtë fundjavë.

Sipas mediave të huaja, avioni privat është i modelit “Cessna 501”, i cili u ngrit të shtunën nga Aeroporti i Smyrna dhe thuhet se ishte drejtuar në drejtim të Palm Beach, Florida por fatkeqësisht u përplas në Liqenin Percy Priest jo shumë kohë pas ngritjes.

Ekipet e shpëtimit u dërguan në vendin e ngjarjes por pas një operacioni gjithë natës autoritetet thanë se udhëtarët u gjetën të vdekur.

Ndërkohë është duke u zhvilluar një hetim për të përcaktuar se çfarë mund të ketë shkaktuar rrëzimin.

Lara ishte një nga shtatë personat që ndërruan jetë. Të tjerët janë bashkëshortja e tij, një mësues feje i krishterë i dietës Gwen Lara, Jennifer J. Martin, David L. Martin, Jessica Walters, Jonathan Walters dhe Brandon Hannah, që të gjithë janë vendas.

Joe Lara është i famshëm nga ditët e tij televizive, kur ai luajti mbretin e xhunglës midis viteve 1996 dhe 2000 … duke luajtur si Tarzan për një total prej 22 episodesh, duke përfshirë një film televiziv që doli vite më parë i quajtur “Tarzan në Manhattan”.

BURIMI

Continue Reading

Aktuale