Connect with us

Denoncime

“Po ikim nga zullumi dhe keqmenaxhimi” / Hapen kufijtë, vazhdon ikja nga Maqedonia drejt Evropës

Published

on

Me lirimin e kufijve dhe lehtësimin e masave për hyrje nëpër disa nga vendet kryesore evropiane, janë aktivizuar sërish linjat e autobusëve nga Maqedonia drejt Evropës. Linja të përditshme drejt Austrisë dhe Gjermanisë, por edhe në vendet tjera për çdo ditë dërgojnë dhjetëra e qindra qytetarë të Maqedonisë në këto vende. Largimi i të rinjve, sidomos drejt Gjermanisë u bë trend në vitet e fundit në Maqedoni. Kushtet e vështira për jetesë, papunësia, mungesa e sigurisë, krimi dhe korrupsioni, janë disa nga arsyet kryesore të konstatuara të ikjes së të rinjve nga Maqedonia e Veriut. Pandemia e shpallur para një viti i mbylli kufijtë anekënd botës dhe kjo e ndaloi ikjen masive të të rinjve nga Maqedonia në veçanti, por edhe Ballkani në përgjithësi, shkruan in7.

Fotografitë më poshtë janë publikuar sot në rrjetet sociale. Në faqen shumë aktive në Facebook me emrin “Duam Çair të pastër” është publikuat edhe një mesazh i një qytetari, me arsyet se pse po largohet nga ky vend.

“Po ikim nga zullumi dhe keqmenaxhimi i shtetit, po ikim sepse nuk po na ofrohet asnjë perspektivë në vendlindje, po ikim sepse nuk jemi anëtarë partish në pushtet, po ikim sepse jemi të injoruar, po ikim nga zori e jo sepse duam të ikim. Turp për krejt ju që përbëni qeverinë, turp. Stacioni i autobusëve përplot me të rinj që ikin, shumë e dhimbshme kjo”, shkruhet mbi fotografitë e shpërndara nga DÇP në facebook./in7.tv/

Continue Reading

Denoncime

“Teuta Arifi realizoi me sukses projektin nga platforma ‘Gjubret e Gjelbërta'”

Published

on

By

Aktivisti i shquar, Arianit Xhaferi ka denoncuar në rrjetin social facebook një fenomen aspak të këndshëm që ndodh në Tetovë. Xhaferi ka publikuar fotografi me grumbuj mbeturinash pranë Spitalit të Tetovës, duke ironizuar me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Sipas, Xhaferit, vetëm disa ditë pasi partia e Arifit, BDI u bë parti e gjelbër, kryetarja e Tetovës ka realizuar projektin me sukses nga platforma, të cilën Arianit Xhaferi e quan “Gjubret e Gjebërta”, përcjell in7.

“Tetova, nën udhëheqjen e Teuta Arifit të BDI-së, vetëm disa ditë pasi subjekti politik i tyre u ngjyros jeshile. Në afërsi të kësaj pike mbeturinash është spitali i Tetovës. Ky është projekt i realizuar me sukses nga Teuta Arifi, nga programi i BDI-së “Gjubret e Gjelbërta””, ka shkruar aktivisti Arianit Xhaferi./in7.tv/

Continue Reading

Denoncime

Skandaloze / Ministria e Arsimit tallet me Gjuhën Shqipe dhe prindërit shqiptarë

Published

on

By

Tallje, përbuzje dhe përdhosje të gjuhës shqipe është vërejtur sot, në mesazhet që Ministria e Arsimit përmes platformës “e-dnevnik”, apo ditarit elektronik, ua ka dërguar prindërve të nxënësve shqiptarë në vend. Si rezultat i fundit të vitit, prindërit kanë pasur mundësi të kenë qasje në ditarin elektronik për të kontrolluar suksesin e fëmijëve të tyre. Për këtë arsye, Ministria e Arsimit i falënderon ata për ndihmën dhe bashkëpunimin gjatë këtij procesi, njofton in7.

Por, pikërisht në këtë mesazh falënderues, ka ndodhur edhe nënçmimi dhe “tallja” me prindërit shqiptarë. Një mesazh me plotë gabime dhe me asnjë fjalë të shkruajtur siç duhet. I mbushur me pikëpyetje që zëvendësojnë ndonjë shkronjë që mungon, asgjë nuk kuptohet në mesazhet e dërguara. Disa nga këto mesazhe erdhën edhe në Redaksinë tonë si denoncim qytetarët.

Mesazhi në fjalë është mesqzh elektronik që u dërgohet të gjithë prindërve, ndërsa dërgimi bëhet sipas gjitha gjasave përmes ndonjë aplikacioni, nga ku edhe duket se është bërë gabimi./in7.tv/

Continue Reading

Denoncime

Dita e zjarrfikësve / Në Strugë, Merko me veturë luksoze, zjarrfikësit me automjete të shekullit të kaluar

Published

on

By

Portali lokal VOX Struga ka ironizuar sot në lidhje me ditën e zjarrfikësve dhe urimin që kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko ua ka bërë sot zjarrikësve të Strugës. Teksa vetë bleu veturë luksoze prej rreth 70 mijë eurove në kohën kur komuna ishte e zhytur në borxhe, ndërsa nga ana tjetër zjarrfikësit ende vuajnë nga kushtet e rënda të punës dhe automjetet e vjetruara, një pjesë e të cilave janë nga shekulli i kaluar. Urimit të Komunës se Strugës dhe Ramiz Merkos, VOX Struga ia ka bashkangjitur thënien e Merkos para disa kohësh kur arsyetonte blerjen e veturave të reja për komunën.

“Audi A6 nuk është veturë luksoze. Blemë vetura të reja sepse të vjetrat prisheshin në rrugë”, shkruhet mbi urimin e Ramiz Merkos për Ditën e Zjarrfikësve, përcjell in7.

“Kryetari Ramis Merko në këtë ditë të rëndësishme për zjarrfikësit, shpreh mirënjohje dhe respekt për punën dhe përkushtimin e pareshtur dhe për detyrën fisnike të zjarrfikësve të cilët shpeshherë vënë jetën e tyre në rrezik për sigurinë e qytetarëve .
Kryetari Merko falënderoi zjarrfikësit edhe për shërbimin e tyre gjatë kësaj situatë të vështirë të krijuar nga COVID 19, të cilët për çdo ditë kanë kryer dezinfektim të rrugëve, shkollave, institucioneve dhe të gjithë hapësirave publike, gjithmonë duke u përkujdesur për higjienën dhe shëndetin publik”, thuhet në urimin e Komunës së Strugës./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale