Connect with us

Lajme

Regjistrohen 83 të infektuar me koronavirus, dy pacientë të vdekur dhe 259 të shëruar

Published

on

Shkup, 18 maj 2021 (MIA) – Janë regjistruar 83 raste të reja të KOVID-19 në 24 orët e kaluara nga 2704 teste. Dy pacientë vdiqën – 67-vjeçar nga Shkupi dhe 80-vjeçar nga Kavadari, ndërsa janë shëruar 259, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Gjysma e të diagnostikuarve të rinj (40) janë në Shkup, tetë në Prilep, nga gjashtë raste të reja ka në Kumanovë dhe Ohër, nga pesë në Tetovë dhe Radovish, Manastir- tre, Strugë dhe Kërçovë- nga dy dhe nga një rast të ri të koronavirusit kanë në Kavadar, Strumicë, Shën Nikollë, Berovë, Demir Hisar dhe Pehçevë.

Nga 259 pacientë e shëruar, 128 janë nga Shkupi, Kumanova – 25, Manastiri – 21, Tetova dhe Strumica – nga 10, Vinica – nëntë, Prilep – tetë, Shtipi – shtatë, Kërçova – gjashtë, Velesi – pesë, Gostivari – katër , Resnjë, Radovish dhe Dibër – nga tre, Kavadari, Koçani, Gjevgjelia, Negotina, Berova dhe Probishtipi – nga dy të shëruar dhe nga një në Ohër, Shën Nikollë, Kriva Pallanka, Bogdanc dhe Demir Hisar.

Analiza epidemiologjike sipas qyteteve – numri i përgjithshëm i rasteve dhe numri i rasteve aktive:

Shkup 68298, aktiv 1312
Kumanovë 8748, aktiv 303
Prilep 8272, aktiv 160
Tetovë 7194, aktiv 116
Manastir 6271, aktiv 214
Veles 5463, aktiv 86
Gostivar 5159, aktiv 48
Kavadar 5148, aktiv 48
Ohër 4989, aktiv 203
Shtip 4955, aktiv 67
Strumicë 4101, aktiv 89
Strugë 2972, aktiv 74
Koçan 2776, aktiv 52
Kërçovë 2540, aktiv 81
Gjevgjeli 2190, aktiv 33
Negotinë 2179, aktiv 21
Shën Nikollë 1519, aktiv 42
Resnje 1233, aktiv 41
Kriva Pallankë 1218, aktiv 7
Radovish 1140, aktiv 58
Berovë 1027, aktiv 8
Dellçevë 967, aktiv 27
Dibër 938, aktiv 5
Vinicë 874, aktiv 58
Probishtip 789, aktiv 16
Vallandovë 665, aktiv 6
Bogdanci 493, aktiv 7
Krushevë 488, aktiv 22
Demir Kapi 396, aktiv 2
Demir Hisar 397, aktiv 21
Kratovë 367, aktiv 15
Makedonski Brod 356, aktiv 1
Pehçevë 267, aktiv 3
Makedonska Kamenicë 247, aktiv 17
Dojran 132, aktiv 0.

Që nga fillimi i epidemisë në vend, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid është 154 804 nga 760 498 teste. Numri i të shëruarve është 146 302, i të vdekurve 5232, ndërsa raste aktive ka 3270.

Continue Reading

Lajme

Arrijnë edhe 12.870 doza të vaksinës “Fajzer” nga dërgesa e rregullt

Published

on

By

Rreth 12.870 doza të reja të vaksinës “Fajzer” kanë arrit sot në vend nga dërgesa e rregullt që e marrim çdo të hëne.

Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka bërë të ditur se 8190 doza prej tyre janë nga marrëveshja bilaterale me prodhuesin “Fajzer”, ndërsa 4680 janë në kuadër të programit “Tim Evropa” (Team Europe).

Në vend nesër duhet të arrijnë edhe 20 000 vaksina nga “Astra Zeneka” nga Greqia.

“Ky donacion është shumë i rëndësishëm për ne. Mirënjohje e madhe deri te populli grek dhe ambasadori i Republikës së Greqisë te ne, Rusos Kunduros. Arritja e dozave të reja të vaksinës zhvillohet në kohë dhe konform kësaj, imunizimi ka zhvillim të shkëlqyeshëm”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Continue Reading

Lajme

Spasovski për “fushatë” në Saraj, kërkon mbështetjen e banorëve të kësaj komune

Published

on

By

Spasovski në Saraj: Vazhdimisht i dëgjojmë kërkesat e qytetarëve, prandaj kemi ofertën më të mirë për secilën komunë

Nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski në kuadër të karvanit “Më të mirën për komunën tonë” ka realizuar takim me banorët e komunës së Sarajit.

Spasovski para të pranishmëve është përqendruar në realizimin e projekteve të shumta lokale të ndihmuara nga pushteti qendror në bashkëpunim me pushtetin lokal.

“Vazhdimisht investojmë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ndërsa në këtë pjesë për katër vite janë rehabilituar korsia e autostradës Saraj- Grupçin me gjatësi prej 16 km, është ndërtuar rruga rajonale prej 3.6 km Saraj- Radushë, 2 km nga rruga rajonale Saraj- Semenishtë, ndërsa në maj të vitit të kaluar procedura e tenderit për ndërtimin e rrugës Karpallëk- Zhelinë në gjatësi prej 12.2 km”, ka thënë Spasovski.

Banorët e Sarajit, siç theksohet, kanë vlerësuar investimet edhe në sektorët tjerë siç është projekti i ndërtimit të objektit dhe pajisjes së kopshtit për fëmijë në fshatin Kondovë, por edhe ndërtimin e Poliklinikës së re në Saraj e cila është në rrjedhë, ndërsa duhet të jetë gati deri në fund të këtij viti si dhe shumë projekte tjera për këtë komunë të mbështetura nga qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Si parti, por edhe si pushtet i përgjegjshëm, tha Spasovski “vazhdimisht do t’i dëgjojmë qytetarët, bisedojmë për propozimet e tyre, idetë dhe sugjerimet që më vonë i shndërrojmë në projekte konkrete”.

Continue Reading

Lajme

VMRO-DPMNE me protestë para MPJ-së kërkon të kumtohet ajo për të cilën po negociohet

Published

on

By

VMRO-DPMNE këtë pasdite i vazhdoi protestat, sipas vendimit të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i partisë të shtunën në Manastir, për të protestuar sot dhe nesër nga ora 17:00 deri në 19:00. Ndryshe nga java e kaluar kur udhëkryqe u bllokuan në qendër të Shkupit, udhëheqja, anëtarët dhe mbështetësit e partisë po protestojnë përpara Ministrisë së Punëve të Jashtme.

 

Protesta mbahet përpara seancës së Komisionit kuvendor për Politikën e Jashtme, e planifikuar për të mërkurën në orën 15. Me të udhëheq Antonio Milloshoski, ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani kumtoi se do t’i përgjigjet kërkesës së opozitës për të marrë pjesë dhe të raportojë mbi pikën e vetme në rendin e ditës. “Shqyrtimi i çështjes për fillim të negociatave të pranimit me BE gjatë presidencës portugeze, në kontekstin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, Miqësi dhe Bashkëpunim me Bullgarinë.

Partia e opozitës kërkon nga MPJ-ja dhe Qeveria kërkon të publikohet se për çfarë saktësisht po negociohet për një datë për fillimin e negociatave me BE-në, në pritje të presidencës portugeze. Qëndrimi i tyre është se nuk pranojnë asnjë pjesë të deklaratës së miratuar në Parlamentin e Bullgarisë në tetor 2019 për të qenë pjesë e negociatave që po zhvillohen intensivisht këto ditë.

“Nga seanca e së mërkurës ne kërkojmë informacione specifike nga Ministri Osmani, për ta dëgjuar dhe për të parë se çfarë ai do të na thotë neve, si përfaqësues të popullit në atë parlament, rreth asaj se për çfarë dhe si negociojnë. Sipas Kushtetutës, Maqedonia është një shtet i pavarur dhe sovran dhe kushdo që vendos ta shkelë këtë, përkatësisht do të përpiqet për një pjesë të asaj deklarate të Bullgarisë, do të thotë se shkel Kushtetutën dhe një ditë do të mbajë përgjegjësi”, deklaroi në protestën deputetja, Dafina Stojanovska.

Nëse VMRO-DPMNE do t’i vazhdojë protestat edhe pas seancës së komisionit të mërkurën, ajo tha se mbetet të vendoset pasi të mbahet seanca dhe pastaj do ta kumtojnë qëndrimin e tyre.

Continue Reading

Aktuale