Connect with us

Sport

Boksieri shqiptar do të rrahet në Beograd: Jam shumë në formë/ Atje do t’i përfaqësoj ngjyrat kuqezi!

Published

on

Gjatë kësaj të premteje (21 maj), do të zhvillohet turniri i boksit ‘Petkos Boxing’ në Beograd të Serbisë.

Aty do të rrahet edhe një shqiptar, emri i të cilit është Shefat (Sefat) Isufi. Ai si kundërshtar do ta ketë Ericles Torres Marin – dhe në ring pritet të ngjitet me veshje kuqezi, shkruan IndeksOnline.

“Unë do të ngjitem në ring si shqiptarë dhe do të mundohem t‘i prezantojë ngjyrat tona ku në ring do të ngjitem me veshje kuq e zi.”

Gjatë një interviste për IndeksOnline, boksieri nga Presheva tha se është përgatitur shumë mirë për këtë meç.

“Jam mjaftë mirë i përgatitur për këtë ndeshje dhe jam në formë shumë të mirë. Jam përgatitur rreth 6 muajve sepse shkaku i virusit ndeshja është shtyrë por ne stërvitjet nuk i kemi ndalur në asnjë moment dhe tani erdhi momenti të ngjitem në ring ku për këtë jam shumë i kënaqur.”, ka thënë boksieri

Ky turnir do të mbahet në Beograd në Serbisë. Isufi shpreson që edhe aty të ketë mbështetje nga shqiptarët edhe pse numri i tifozëve është shumë i kufizuar.

“Të them të drejtën nuk kam pasur dëshirë të ndeshem në Beograd duke e ditur se nuk do të kem përkrahjen e tifozëve por sidoqoftë unë do të shkojë të zhvillojë ndeshjen ku besojë të dal fitues dhe jam i kënaqur që do të ketë një numër të caktuar të shqiptarëve që vijnë të më përkrahin atje sepse për shkak pandemisë numri i shikuesve është i kufizuar”, vazhdoi tutje Shefat Isufi.

31-vjeçari gjatë karrierës ka zhvilluar 36 luftëra, 30 fitore (22 me nokaut), 4 humbje (1 me nokaut) dhe 2 barazime.

Sipas Isufit boksieri më i mirë ndërkombëtar është Canelo Alvarez. Kurse për ata shqiptarë, të gjithë janë të mirë.

“Me të gjithë boksierët kam raporte të mira dhe nuk besojë asnjëherë të kem ndonjë raport të keq me ndonjërin prej tyre. Kisha dashur të veçojë Canelo Alavarez si boksierin më të mirë kurse boksierët shqiptarë janë të gjithë të mirë pamarrparasysh sukseseve dikush më shumë e dikush më pak por të gjithë kanë punuar dhe janë boksier të mirë.”, vazhdoi tutje boksieri nga Presheva.

Meçi i shqiptarit do të jetë i pari në pesha super të mesme. Ai do të rrahet me Torresin nga ora 18 e 30 dhe do të transmetohet në BILD dhe në fite.tv/IndeksOnline/

Continue Reading

Sport

Pas suksesit historik, FC Struga mëson kundërshtarët e mundshëm në garat europiane

Published

on

By

FC Struga Trim dhe Lum është ekipi më i ri në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut, por me një sukses të jashtëzakonshëm dhe të paparë më herët në futbollin vendas. Në gjashtë vite ekzistencë FC Struga arriti që të ngjitet vit pas viti nga liga e katërt e madje të sigurojë një vend në garat europiane, pasi në sezonin që sapo lamë pas u rendit e treta në tabelën e Ligës së Parë. Me këtë sukses struganët do të jenë pjesë e Europa Conference League, ndërsa sot janë bërë të ditur kundërshtarët e mundshëm të FC Struga Trim Lum, shkruan in7.

Shorti për Europa Conference League, një format i ri që luhet për herë të parë, do të hidhet nesër, ndërsa kundërshtarët e mundshëm të Strugës do të jenë:

1 NSÍ Runavík (FRO)
2 Liepāja (LVA)
3 Spartak Trnava (SVK)
4 Dundalk (IRL)
5 Breidablik (ISL)

Ceremonia e hedhjes së shortit fillon nesêr prej orër 13:30 në faqen zyrtare të UEFA-S. Ndeshjet e para do të luhen në 8 Korrik, ndërsa kthyeset në 15 Korrik. Vlen të theksohet se finalja e Europe Conferemce League do të luhet në Tiranë, në stadiumin e ri Air Albania./in7.tv/

Continue Reading

Sport

“Nuk jam racist”, kërkon falje Arnautoviç pasi shau nga nëna futbollistin shqiptar

Published

on

By

Maqedonia e Veriut debutoi me humbje në këtë Euro 2020. Përfaqësuesja ballkanase, që merr pjesë për herë të parë në një kompeticion kaq madhor, u mposht me rezultatin 3-1, nga Austria, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Arena Kombëtare”, në Bukuresht.

Pavarësisht ndeshjes, një moment mori vëmendjen e mediave dhe ishte pikërisht festa dhe goli i sulmuesit austriak, Marko Arautovic.

Ky i fundit, pas golit të shënuar ka dërguar fjalë fyese ndaj mbrojtësit me origjinë shqiptare Egzon Bjetullait, duke i thënë: Të q**** mamanë shqiptare”.

Pas incidentit, nuk ka munguar falja e Arnautoviç i cili ka thënë se nuk është racist, ndërsa shton se situata ka agravuar për shkak të tensionit të ndeshjes.

“Kishte fjalë të nxehta dje për shkak të emocioneve të ndeshje, për të cilat dëshiroj të kërkoj FALJE – veçanërisht miqve të mi nga Maqedonia e Veriut dhe nga Shqipëria.

Dëshiroj ta them një gjë shumë qartë: UNË NUK JAM RACIST! Unë kam miq gati nga çdo vend dhe jam e mbështes diversitetin. Kushdo që më njeh mua është i vetëdijshëm për këtë. Më falni”, ka shkruar Arnautoviç në rrjete sociale.

Continue Reading

Sport

Danimarka u kërcënua me humbje në tavolinë, nëse s’do të kthehej në fushë pas kolapsit të Eriksenit

Published

on

By

Peter Schmeichel ka thënë se lojtarët e Danimarkës u paralajmëruan nga UEFA se do ta humbnin me rezultat zyrtare ndeshjen e tyre hapëse në Euro 2020 kundër Finlandës, nëse nuk do të ktheheshin në fushë për rifillimin e saj, pas arrestit kardiak që Christian Erikseni e pësoi në fushë.

Erikseni pësoi arrest kardiak në fund të pjesës së parë të ndeshjes të shtunën dhe ndaj tij u përformua CPR-ja në fushë nga ekipi mjekësor për ta kthyer në jetë, raporton Gazeta Express.

Lojtarët e Danimarkës, të cilët e kishin krijuar një rreth mbrojtës përreth Eriksenit derisa ai po merrte tretman emergjent, ishin tejet të shqetësuar dhe të mërzitur për bashkëlojtarit e vet.

Por ata u detyruan ta vazhdonin ndeshjen, pavarësisht gjendjes së tyre emocionale, me Finlandën që siguroi fitore 1:0 në fund.

Schmeichel, djali i të cilit Kasper e ngushëlloi bashkëshorten e Eriksenit Sabrina Kvist Jensen në vijën anësore derisa burri i saj po mjekohej, ka zbuluar se Danimarka i kishte tri mundësi për të zgjedhur: rifillimin e ndeshjes të shtunën, rifillimin e saj të dielën në mesditë, apo humbjen zyrtare 3:0.

I pyetur për vendimin për ta vazhduar ndeshjen pasi Erikseni ishte dërguar në spital, Schmeichel tha për ITV: “Ky është debat interesant. E pashë një deklaratë nga UEFA dje ku thuhej se ata po i ndiqnin këshillën e lojtarit, se lojtarët këmbëngulën për të luajtur… kjo nuk ishte e vërteta në fushë”.

“Por varet sesi e sheh të vërtetën. Ata i kishin tri mundësi: një të luanin menjëherë dhe t’i luanin edhe 50 minutat e mbetur. Mundësia tjetër ishte të luanin të dielën në mesditë dhe mundësia e tretë ishte ta pranonin humbjen zyrtare 3:0”, shtoi ai.

“Prandaj kuptojeni vetë. A ishte dëshira e lojtarëve për të luajtur? A kishin zgjidhje tjetër ata? Nuk ma ha mendja”, theksoi ai. /Gazeta Express/

Continue Reading

Aktuale