Connect with us

Lajme

Zgjedhjet në Shqipëri / Hapen kutitë, gjenden parregullsi

Published

on

Brenda 6 orëve administrata e KQZ shqyrtoi materialet zgjedhore të 24 qendrave të votimit, pas kërkesës ankimore të LSI për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë qark ku kjo forcë politike humbi mandatin për vetëm 77 vota.

Këto materiale me shkeljet e konstatuara në cilësinë e provës u janë vënë në dispozicion partive politike për t’i analizuar dhe pasi të shprehin dhe pretendimet e tyre, komisioni i ankesave dhe sanksioneve do të shpall të mërkurën vendimmarrjen përfundimtare për pavlefshmërinë ose jo te zgjedhjeve në Berat.

Në procesverbalet paraprake me parregullsitë e konstatuara në 24 kutitë me materiale zgjedhore rezulton më së shumti problematika e mungesës së dokumentacioneve si raportet e pajisjeve të identifikimit elektronik apo të procesverbaleve të nisjes dhe përfundimit të votimit.

Ndërsa ka pasur edhe raste ku u zbuluan më shumë zgjedhës se fleta votimi apo edhe e kundërta. Pas kryqëzimit të të dhënave nga pajisjet elektronike në zonën zgjedhore berat top channel ka mësuar se janë konstatuar 57 raste të dyshimta për votim të shumëfishtë, ku 19 shenja gishtërinjsh kanë qenë për 53 zgjedhës.

Ndërsa ka pasur 2 raste që i njëjti person është identifikuar dy herë në qendra votimi të ndryshme. Por a janë të mjaftueshme këto prova për t’i përsëritjen e zgjedhjeve në berat?

Top Channel

Continue Reading

Lajme

Arrijnë edhe 12.870 doza të vaksinës “Fajzer” nga dërgesa e rregullt

Published

on

By

Rreth 12.870 doza të reja të vaksinës “Fajzer” kanë arrit sot në vend nga dërgesa e rregullt që e marrim çdo të hëne.

Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka bërë të ditur se 8190 doza prej tyre janë nga marrëveshja bilaterale me prodhuesin “Fajzer”, ndërsa 4680 janë në kuadër të programit “Tim Evropa” (Team Europe).

Në vend nesër duhet të arrijnë edhe 20 000 vaksina nga “Astra Zeneka” nga Greqia.

“Ky donacion është shumë i rëndësishëm për ne. Mirënjohje e madhe deri te populli grek dhe ambasadori i Republikës së Greqisë te ne, Rusos Kunduros. Arritja e dozave të reja të vaksinës zhvillohet në kohë dhe konform kësaj, imunizimi ka zhvillim të shkëlqyeshëm”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Continue Reading

Lajme

Spasovski për “fushatë” në Saraj, kërkon mbështetjen e banorëve të kësaj komune

Published

on

By

Spasovski në Saraj: Vazhdimisht i dëgjojmë kërkesat e qytetarëve, prandaj kemi ofertën më të mirë për secilën komunë

Nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski në kuadër të karvanit “Më të mirën për komunën tonë” ka realizuar takim me banorët e komunës së Sarajit.

Spasovski para të pranishmëve është përqendruar në realizimin e projekteve të shumta lokale të ndihmuara nga pushteti qendror në bashkëpunim me pushtetin lokal.

“Vazhdimisht investojmë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ndërsa në këtë pjesë për katër vite janë rehabilituar korsia e autostradës Saraj- Grupçin me gjatësi prej 16 km, është ndërtuar rruga rajonale prej 3.6 km Saraj- Radushë, 2 km nga rruga rajonale Saraj- Semenishtë, ndërsa në maj të vitit të kaluar procedura e tenderit për ndërtimin e rrugës Karpallëk- Zhelinë në gjatësi prej 12.2 km”, ka thënë Spasovski.

Banorët e Sarajit, siç theksohet, kanë vlerësuar investimet edhe në sektorët tjerë siç është projekti i ndërtimit të objektit dhe pajisjes së kopshtit për fëmijë në fshatin Kondovë, por edhe ndërtimin e Poliklinikës së re në Saraj e cila është në rrjedhë, ndërsa duhet të jetë gati deri në fund të këtij viti si dhe shumë projekte tjera për këtë komunë të mbështetura nga qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Si parti, por edhe si pushtet i përgjegjshëm, tha Spasovski “vazhdimisht do t’i dëgjojmë qytetarët, bisedojmë për propozimet e tyre, idetë dhe sugjerimet që më vonë i shndërrojmë në projekte konkrete”.

Continue Reading

Lajme

VMRO-DPMNE me protestë para MPJ-së kërkon të kumtohet ajo për të cilën po negociohet

Published

on

By

VMRO-DPMNE këtë pasdite i vazhdoi protestat, sipas vendimit të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i partisë të shtunën në Manastir, për të protestuar sot dhe nesër nga ora 17:00 deri në 19:00. Ndryshe nga java e kaluar kur udhëkryqe u bllokuan në qendër të Shkupit, udhëheqja, anëtarët dhe mbështetësit e partisë po protestojnë përpara Ministrisë së Punëve të Jashtme.

 

Protesta mbahet përpara seancës së Komisionit kuvendor për Politikën e Jashtme, e planifikuar për të mërkurën në orën 15. Me të udhëheq Antonio Milloshoski, ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani kumtoi se do t’i përgjigjet kërkesës së opozitës për të marrë pjesë dhe të raportojë mbi pikën e vetme në rendin e ditës. “Shqyrtimi i çështjes për fillim të negociatave të pranimit me BE gjatë presidencës portugeze, në kontekstin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, Miqësi dhe Bashkëpunim me Bullgarinë.

Partia e opozitës kërkon nga MPJ-ja dhe Qeveria kërkon të publikohet se për çfarë saktësisht po negociohet për një datë për fillimin e negociatave me BE-në, në pritje të presidencës portugeze. Qëndrimi i tyre është se nuk pranojnë asnjë pjesë të deklaratës së miratuar në Parlamentin e Bullgarisë në tetor 2019 për të qenë pjesë e negociatave që po zhvillohen intensivisht këto ditë.

“Nga seanca e së mërkurës ne kërkojmë informacione specifike nga Ministri Osmani, për ta dëgjuar dhe për të parë se çfarë ai do të na thotë neve, si përfaqësues të popullit në atë parlament, rreth asaj se për çfarë dhe si negociojnë. Sipas Kushtetutës, Maqedonia është një shtet i pavarur dhe sovran dhe kushdo që vendos ta shkelë këtë, përkatësisht do të përpiqet për një pjesë të asaj deklarate të Bullgarisë, do të thotë se shkel Kushtetutën dhe një ditë do të mbajë përgjegjësi”, deklaroi në protestën deputetja, Dafina Stojanovska.

Nëse VMRO-DPMNE do t’i vazhdojë protestat edhe pas seancës së komisionit të mërkurën, ajo tha se mbetet të vendoset pasi të mbahet seanca dhe pastaj do ta kumtojnë qëndrimin e tyre.

Continue Reading

Aktuale