Connect with us

Argëtim

Wow, detaje shokuese / A bashkëjetojnë konkurentët e Përputhen 40?

Published

on

Dy ndër konkurrentët e Përputhen +40 janë Ndriçimi dhe Lindita të cilët kanë shprehur pëlqim për njëri-tjetrin në takime, por po njihen dhe me të tjerë.

Mirëpo, gjërat nuk janë ashtu siç duken në ekran.

Sipas mediave dyshja e lartpërmendur njihen jashtë emisionit, madje bashkëjetojnë prej kohësh jashtë kryeqytetit.

Kujtojmë se Lindita është futur në emision duke u shprehur se kishte ardhur nga Italia për të njohur Ndriçimin, pasi e kishte tërhequr që nga ekrani.

Continue Reading

Argëtim

Kosovari niset me biçikletë nga Kosova për në Zvicër

Published

on

By

Kosovari niset me biçikletë nga Kosova për në Zvicër

Një polic, Mirsad Kryeziu është duke bërë realitet ëndrrën e tij, duke u nisur me biçikletë nga Kosova për në Zvicër, shkruan Gazeta Express.

Kjo u bë e ditur nga një qytetar, Petrit Kallaba, i cili ka postuar fotografi me të, duke i uruar rrugë të mbarë.

“Ti po bën ëndrrën time! Rrugë të mbarë Mirsad Kryeziu, une të përcolla e besoj që del dikush të merr ne Zvicerr. Rrethanat e pamundësuan që këtë ëndërr ta realizonim së bashku”, thuhet në postimin e Petrit Kallabës.

Continue Reading

Argëtim

A e keni pyetur veten ndonjëherë, pse Evropa nuk ndërton rrokaqiej si Azia dhe Shtetet e Bashkuara?

Published

on

By

A e keni pyetur veten ndonjëherë, pse Evropa nuk ndërton rrokaqiej si Azia dhe Shtetet e Bashkuara?

Kryeqendrat evropiane që tërheqin miliona turistë. Qytetet e mëdha me miliona banorë. Por diçka mungon.

Ndryshe nga qytetet në të gjithë Amerikën dhe Azinë, ku ndërtesat shkojnë përtej reve, në Evropë rrokaqiej të tillë thjesht nuk ekzistojnë. Evropianët nuk duket se u pëlqejnë lartësitë dhe preferojnë të jetojnë ulët.

Ndoshta fakti që një pjesë e mirë e Evropës është në një zonë sizmike aktive është një nga arsyet. Por Japonia është gjithashtu në një zonë edhe më të rrezikshme, kështu që ka shumë rrokaqiej. Në të njëjtën kohë, jo e gjithë Evropa kërcënohet nga tërmetet. Për shembull, Berlini dhe Varshava nuk mbajnë mend kur e ndien tërmetin.

Atëherë, çfarë i pengon me të vërtetë evropianët të ndërtojnë rrokaqiej të gjatë? Ka disa arsye. Për shembull, toka në të cilën shtrihet Berlini është e butë dhe nuk do t’i rezistonte ndërtesave të larta. Pastaj, qytetet evropiane u plakën dhe ishin plot me pamje, kështu që ndërtimi i rrokaqiejve do të linte në hije ndërtesa të tilla historike.

Continue Reading

Argëtim

“S’më duhet burri, kam Partinë Socialiste” / Njihuni me çiftin e pazakontë, gruaja pensioniste dëshiron dëfrim, ndërsa burri…

Published

on

By

Historia e pazakontë e një çifti bashkëshortësh është bërë publike, pasi për shkak të problemeve që kanë prej disa vitesh ata nuk jetojnë më bashkë.

Konfliktet mes Vjollces dhe Zenunit kanë filluar kur ky i fundit i dha kushëririt të tij të parë 36 mijë Euro borxh tek noteri, por ai nuk ia ka kthyer këto para dhe kështu filluan dhe zënkat në familje.

Gruaja pensioniste në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, ka shprehur pakënaqësitë e saj ndaj ish-bashkëshortit, pasi sic thotë, ai e ka mendjen vetëm tek puna, ndërsa ajo kërkon edhe të argëtohet.

“Unë jam si gocë e re, nuk dua t’ja di për të. Ç’e dua unë atë, vetëm për ta larë, vetëm për ta shpëlarë”, ka thene mes te tjerave e gruaja.

Ja debati

Vjollca: Nuk bashkohem unë me ty, hiqe nga mendja, harroje. I re të mirës me shkelmë, i haje të gjitha ushqimet bio, me byrek, me petulla, me zog e lloj lloj. Ishim dy veta, çunat kanë ikur që 14 vjeç, më humbe paratë e çunave, si të bashkohem me ty , s’më ke nxjerrë për një kafe, mua të më rrojë partia që dal, po ti? Unë merrem me shoqëri e të gjitha, po ti fare, nuk me ke mbajtur si grua.

Ardit Gjebrea: Cila parti?

Vjollca: Partia socialiste.

Ardit Gjebrea: Po pse çfarë bën partia për ty?

Vjollca: Jam kryetare gruaje, votoj për atë, jam aktiviste.

Ardit Gjebrea: Partia të nxjerr për kafe?

Vjollca: Shkoj vetë me shoqet e mia. Burri asnjëherë, vetëm punë, vetëm gomari shkon në punë, po unë nuk dua një çikë dëfrim se jam pensioniste? Unë nuk jetoj kështu, unë rrjedh nga një familje e madhe.

Zenuni: Pusho.

Vjollca: Po do pushoj me ty unë se do ti grua në pleqëri, s’ka grua më, harroje.

Zenuni: Po nuk ndahet burri 65 vjeç.

Vjollca: Po unë nuk dua burrë, nuk kam nevojë për burrë. Unë pi kafe, ha, pi në një ftere të vogël, bëj fërgesën time edhe në një tenxhere të vogël dhe kënaqem. Jam lodhur gjithë jetën unë, pleqtë i kam mbajtur, çunat i rrita, i martova, pleqtë i çova aty ku është vendi. Tani të bëj dhe unë një çikë jetë se po vdes.

Ardit Gjebrea: Po ku po të pengon ai që të bësh jetën?

Vjollca: Të pengon se nuk më çon në asnjë vend, ai është mashtrues i madh. Gjen shokët e vetë, ka marrë një sasi lekësh dhe nuk më ka sjellë Lekët e çunave.

Vjollca thotë se Zenuni dilte me një shok, pinte kafe dhe harxhonte para ndërkohë që kafe kishte në shtëpi dhe mund ta pinte në shtëpi. Moderatori Ardit Gjebrea i thotë që dhe ajo ka kafe në shtëpi dhe del jashtë e pi me shoqet.

Vjollca: E pi me shoqet se ashtu më pëlqen.

Ardit Gjebrea: Edhe bashkëshortit i pëlqen ta pijë me shokët.

Vjollca: Ka ardhur koha të dal me shoqet, nuk ka ardhur koha të rri brenda mbyllur me burrin.

***

Vjollca: Shiko si po më dridhen duart.

Eni Çobani: Po edhe ai po qan.

Vjollca: Të qajë dhe le të plasë, unë po qaj vetë, po më qajnë kalamajtë atje.

Ardit Gjebrea: Këtu nuk jam dakort.

Eni Çobani: Vjollca ke burrin e 45 viteve përballë, nuk mundet që t’i të mohosh çdo gjë. Ti ke kaluar probleme si çdo familje, me burrin, me fëmijët.

Vjollca: Unë jam si gocë e re, nuk dua t’ja di për të. Ç’e dua unë atë, vetëm për ta larë, vetëm për ta shpëlarë?

Eni Çobani: Po detyrat e gruas po bën ti.

Vjollca: Jo unë dua të bëj një dorë jetë, të jetoj mirë, çantën në krahë, pi kafen në lokal, kokrrën e qejfit.

Ardit Gjebrea: Kokrra e qejfit për të pirë vetëm një kafe?

Vjollca: Të pi kafe, të dal shëtitje, të dal në Tiranë.

Zenuni: Unë e bëra gabimin s’ka faj ajo.

Ardit Gjebrea: Është kohë korone, nuk është edhe aq kollaj për të dalë, kështu që më mirë me burrin.

Vjollca: Nuk më ka kapur korona, gjilpërën e bëra.

Zenuni: Unë kam ardhur për t’i dhënë dorën ose kjo për të më dhënë dorën që të pajtohemi, të bëjmë paqe.

Vjollca: Të ta jap unë ty këtë dorë që shiko se si është? Është gjynah që dora ime të takojë dorën tënde.

Në fund të seancës së ndërmjetësimit, Vjollca u detyrua që t’i japë dorën Zenunit por u shpreh se zemra nuk ia ndjeu aspak, duke na lënë të nënkuptojmë se ajo nuk dëshiron që të jetojë më me Zenunin.

***

Zenuni: Në shtëpitë e vjetra as qeni nuk rron.

Vjollca: Aty të rrish, si qen vetëm, as laj as shpëlaj, s’dua t’ja di fare. Nuk di të mbash grua ti, gruaja ka bërë shkollën e Enverit, dilja me nota të mira, isha në punë , jo në mensë, jo në dyqan shitëse, kam qenë kryetare e gruas e frontit Demokratik etj, nuk rri unë me ty, harroje.

Ardit Gjebrea: Po pse e more?

Vjollca: Ashtu ishte koha, ma dhanë me zor. Nuk më nxori as në dasmë të kërceja e të këndoja, as për të dalë në fotografi. Unë vdes për të dalë në fotografi dhe ky nuk më nxori sikur isha e shëmtuar unë, por nuk isha e shëmtuar.

Zenuni: Në këtë ditë, sot 65 vjeç nuk jetohet vetëm. Duhet e lara e shpëlara, duhet të ha të pi, kjo është e ndara. Unë kam ardhur t’i jap dorën kësaj.

Vjollca: Je në mendje ti apo s’je. O të laftë mortja, të laftë.

Ardit Gjebrea: Jo kështu.

Vjollca: Jo kështu ë? Ç’e dua unë atë, s’kam mbetur për burrë.

Eni Çobani: Ti ke vendosur të bësh jetën tënde, po çfarë jete po bën ti?

Vjollca: Unë çantën në krah, kur bëhen votimet unë vëzhguese, për kokrrën e qejfit. Drekën ma sollën ata, kurse ky ngordhi për bukë në shtëpi. Unë në një dhomë në Golem, një dhomë në Gjirokastër, ku nuk më çonin.

Eni Çobani: Partia.

Vjollca: Partia, jam e shkathët. (Bëhet fjalë për Partinë Socialiste ku Vjollca është e angazhuar).

Ardit Gjebrea: Urime për fitoren meqë ra llafi. /tvklan.al

Continue Reading

Aktuale