Connect with us

Lajme

Vuçiç: Jam kundër ndryshimit të kufijve! Do ishte e mundur vetëm nën mandatin e OKB-së

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se ai është kundër ndryshimit të kufijve, por kjo ide, sipas tij, do të mund të gjente zbatim vetëm nëse do të mandatohej nga Kombet e Bashkuara ose një institucion tjetër.

“Ndryshimi i kufirit është i mundur vetëm nën mandatin e Kombeve të Bashkuara ose ndonjë institucioni tjetër”, tha Vuçiç për televizionin TV Prva, duke shtuar se pozicioni i Serbisë bazohet në respektimin e ligjit ndërkombëtar, raporton REL.

Gjatë javëve të fundit, mediat në rajon, por edhe më gjerë, kanë shkruar për idetë për ndryshimin e kufijve të vendeve në rajonit të Ballkanit si mundësi për të zgjidhur çështjet e mbetura si të pazgjidhura nga procesi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Mediat në Bosnje e Hercegovinë dhe në Slloveni kanë shkruar se për këto ide kryeministri slloven, Janez Jansha, vendi i së cilit merr së shpejti edhe kryesimin e radhës të BE-së, kishte dorëzuar në Bruksel një “non paper”.

Por, në BE kanë thënë disa herë se “nuk e kanë parë një letër të tillë”.

Disa shtete të BE-së, e më së shumti Gjermania, janë shprehur kundër ideve të tilla duke i quajtur si të rrezikshme.

Në gjuhën e institucioneve evropiane, non-paper është një dokument joformal, i cili ekspozohet në negociata të mbyllura brenda institucioneve të BE-së, në përpjekje për të gjetur marrëveshje për ndonjë çështje të kontestuar.

Ndërkohë Sllovenia, më 17 maj, do të jetë nikoqire e samitit të presidentëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Procesi Bërdo-Brioni.

Vuçiç tha se pas takimit të nivelit të lartë, ai do të vizitojë Brukselin. Bërdo-Brioni është një nismë e presidentëve të Sllovenisë dhe të Kroacisë, si dy shtete anëtare të BE-së, i cili synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe nxitjen e dialogut politik midis rajonit të Ballkanit dhe BE-së./ REL

Continue Reading

Lajme

Arrijnë edhe 12.870 doza të vaksinës “Fajzer” nga dërgesa e rregullt

Published

on

By

Rreth 12.870 doza të reja të vaksinës “Fajzer” kanë arrit sot në vend nga dërgesa e rregullt që e marrim çdo të hëne.

Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka bërë të ditur se 8190 doza prej tyre janë nga marrëveshja bilaterale me prodhuesin “Fajzer”, ndërsa 4680 janë në kuadër të programit “Tim Evropa” (Team Europe).

Në vend nesër duhet të arrijnë edhe 20 000 vaksina nga “Astra Zeneka” nga Greqia.

“Ky donacion është shumë i rëndësishëm për ne. Mirënjohje e madhe deri te populli grek dhe ambasadori i Republikës së Greqisë te ne, Rusos Kunduros. Arritja e dozave të reja të vaksinës zhvillohet në kohë dhe konform kësaj, imunizimi ka zhvillim të shkëlqyeshëm”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Continue Reading

Lajme

Spasovski për “fushatë” në Saraj, kërkon mbështetjen e banorëve të kësaj komune

Published

on

By

Spasovski në Saraj: Vazhdimisht i dëgjojmë kërkesat e qytetarëve, prandaj kemi ofertën më të mirë për secilën komunë

Nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski në kuadër të karvanit “Më të mirën për komunën tonë” ka realizuar takim me banorët e komunës së Sarajit.

Spasovski para të pranishmëve është përqendruar në realizimin e projekteve të shumta lokale të ndihmuara nga pushteti qendror në bashkëpunim me pushtetin lokal.

“Vazhdimisht investojmë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ndërsa në këtë pjesë për katër vite janë rehabilituar korsia e autostradës Saraj- Grupçin me gjatësi prej 16 km, është ndërtuar rruga rajonale prej 3.6 km Saraj- Radushë, 2 km nga rruga rajonale Saraj- Semenishtë, ndërsa në maj të vitit të kaluar procedura e tenderit për ndërtimin e rrugës Karpallëk- Zhelinë në gjatësi prej 12.2 km”, ka thënë Spasovski.

Banorët e Sarajit, siç theksohet, kanë vlerësuar investimet edhe në sektorët tjerë siç është projekti i ndërtimit të objektit dhe pajisjes së kopshtit për fëmijë në fshatin Kondovë, por edhe ndërtimin e Poliklinikës së re në Saraj e cila është në rrjedhë, ndërsa duhet të jetë gati deri në fund të këtij viti si dhe shumë projekte tjera për këtë komunë të mbështetura nga qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Si parti, por edhe si pushtet i përgjegjshëm, tha Spasovski “vazhdimisht do t’i dëgjojmë qytetarët, bisedojmë për propozimet e tyre, idetë dhe sugjerimet që më vonë i shndërrojmë në projekte konkrete”.

Continue Reading

Lajme

VMRO-DPMNE me protestë para MPJ-së kërkon të kumtohet ajo për të cilën po negociohet

Published

on

By

VMRO-DPMNE këtë pasdite i vazhdoi protestat, sipas vendimit të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i partisë të shtunën në Manastir, për të protestuar sot dhe nesër nga ora 17:00 deri në 19:00. Ndryshe nga java e kaluar kur udhëkryqe u bllokuan në qendër të Shkupit, udhëheqja, anëtarët dhe mbështetësit e partisë po protestojnë përpara Ministrisë së Punëve të Jashtme.

 

Protesta mbahet përpara seancës së Komisionit kuvendor për Politikën e Jashtme, e planifikuar për të mërkurën në orën 15. Me të udhëheq Antonio Milloshoski, ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani kumtoi se do t’i përgjigjet kërkesës së opozitës për të marrë pjesë dhe të raportojë mbi pikën e vetme në rendin e ditës. “Shqyrtimi i çështjes për fillim të negociatave të pranimit me BE gjatë presidencës portugeze, në kontekstin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, Miqësi dhe Bashkëpunim me Bullgarinë.

Partia e opozitës kërkon nga MPJ-ja dhe Qeveria kërkon të publikohet se për çfarë saktësisht po negociohet për një datë për fillimin e negociatave me BE-në, në pritje të presidencës portugeze. Qëndrimi i tyre është se nuk pranojnë asnjë pjesë të deklaratës së miratuar në Parlamentin e Bullgarisë në tetor 2019 për të qenë pjesë e negociatave që po zhvillohen intensivisht këto ditë.

“Nga seanca e së mërkurës ne kërkojmë informacione specifike nga Ministri Osmani, për ta dëgjuar dhe për të parë se çfarë ai do të na thotë neve, si përfaqësues të popullit në atë parlament, rreth asaj se për çfarë dhe si negociojnë. Sipas Kushtetutës, Maqedonia është një shtet i pavarur dhe sovran dhe kushdo që vendos ta shkelë këtë, përkatësisht do të përpiqet për një pjesë të asaj deklarate të Bullgarisë, do të thotë se shkel Kushtetutën dhe një ditë do të mbajë përgjegjësi”, deklaroi në protestën deputetja, Dafina Stojanovska.

Nëse VMRO-DPMNE do t’i vazhdojë protestat edhe pas seancës së komisionit të mërkurën, ajo tha se mbetet të vendoset pasi të mbahet seanca dhe pastaj do ta kumtojnë qëndrimin e tyre.

Continue Reading

Aktuale