Connect with us

Komente

Të mësohesh me humbjen!

Published

on

Nga Mero Baze

Lulzim Basha u gjend para një stuhie të vërtetë sulmesh më 2017, pas humbjes. Ai u sulmua nga ata që ishin të pakënaqur prej listës, nga ata që ishin të painteresuar për listen, dhe nga ata që ishin brenda listës.

Mbaj mend që Besnik Mustafaj përshembull shkruajti qysh më 6 të mëngjesit, që Basha duhet të japë dorëheqje, ende pa mbaruar numërimi i kutive, apo Genc Rulin, që bëri thirrje të zbohet nga selia bashkë me kunatin.

Nuk po përmend të tjerët që ishin të përfshirë në konflikte interesi me të, por këta që konsideroheshin jashtë konfliktit të interesit.

Sulmi dhe presioni për dorëheqje ndaj tij mund të kishte rezultuar fatal, sikur të mos përfshihej Sali Berisha, që të bënte dhe ai si i pakënaqur dhe t’i ngushëllonte të pakënaqurit, se do ta rregullonte ai këtë punë.

Aq i fortë ishte ai sulm, sa Bashës ju kthye në obsesion të marrit pjesë në zgjedhje, duke braktisur zgjedhjet e radhës për pushtetin lokal, me shpresë se do kjo do t’i jepte ndonjë gjë në tavolinë.

Për çudi, këtë radhë niveli i sulmit të kritikëve të tij të 2017, që normalisht duhet të ishte dhe më i fortë, ra. Biles disa mbështetën jo vetëm bojkotin e zgjedhjeve, por dhe djegien e mandateve.

Në vitin 2021, kur Lulzim Basha ka humbur përsëri, njerëzit në PD kanë filluar të mësohen me humbjen dhe presioni mbi Bashën është shumë më i vogël se sa më 2017.

Shumcia e zërave që kanë kritikuar Bashën prej 2013 dhe kanë kërkuar largimin e tij më 2017, tani janë ose të heshtur, ose pro tij, duke shpikur alibi për humbjen.

Biles Mustafaj dhe Ruli kanë heshtur dhe për keqpërdorimin që Basha u bëri atyre personalisht tek Komisioni përzgjedhjes së kandidatëve, duke ua hedhur poshtë gjithë rekomandimet e tyre.

I vetmi që është nxehur me të drejtë është Bujar Nishani, duke treguar më shumë personalitet se ata.

Po t’i shtosh kësaj klime dhe retorikën e Edi Ramës për dialog me Lulzim Bashën, duket sikur të gjithë kanë gjetur rehat me Lulin dhe nuk kanë më nerva t’i hyjnë debatit për një lider të ri të PD.

Kjo mendoj se është gjëja më e rëndë që po i ndodh PD-së. Në një parti, ku pas 8 vitesh kryetari humbet rregullisht, dhe të gjithë nuk kanë më nerva të merren me atë parti, për t’i gjetur një lider të ri, mungesa e debatit dhe garës janë shenja ë vdekjes klinike.

Në këtë rast, ose jemi brenda një familje mafioze, ku padrinoja u mbyll gojën të gjithëve që kërkojnë t’i heqin kontrollin mbi partinë, ose jemi në një parti që është duke u mbytur dhe askush nuk ka dëshirë t’i japë dorën për ta shpëtuar.

Në të dyja variantet, ky është lajmi më i keq për PD, pasi ti shikon që pas 30 vjetësh, të gjithë, ose kanë frikë Berishën e nuk guxojnë të bëjnë betejë me të, ose kanë bezdi të angazhohen për ringjalljen e PD, që të përballojnë një betejë për fitore, duke ja lënë Lulit të bëjë ç’të dojë me të.

Dhe në fakt, ai është më i miri për të përballuar humbjet.

Continue Reading

Komente

Shqiptarët nuk janë as fis e as imigrantë, por komb, me shtet, gjuhë, histori dhe vetëdije kombëtare

Published

on

By

Nga Arben FETAI

Në vendet perëndimore, kurrë nuk flitet për etnicitet për të cilësuar betejën politike midis komuniteteve nacionale, por për çështje komunitare apo nacionale. Së këndejmi, terminologjia etnike përdoret zakonisht vetëm në kontekst të politikave të integrimit të migrantëve, që vënë në pah dallimet etnografike, kulturore, fetare midis popullatës autoktone dhe aloktonëve.

Kjo terminologji që ka origjinën te antropologjia kulturore dhe kolonializmi, është bërë pjesë e diskursit të përditshëm te ne, për të përshkruar raportet politike midis kombeve, interesat e tyre politike por edhe partitë politike shqiptare, duke i kategorizuar këto të fundit si etnike dhe duke i barazuar kështu me ato të komuniteteve nën 1%, rrjedhimisht duke nënkuptuar se ato të bllokut më të madh janë nacionale, kur në fakt, ato janë njëjtë të kthyera nga vetëvetja siç janë të gjitha partitë në vend.

Pranimi dhe interiorizimi i kësaj retorike nga ana jonë degradon kombin në fis, ndërsa agjendën tonë kombëtare, në tribalizëm politik. Shqiptarët nuk janë as fis e as imigrantë, por komb, me shtet, gjuhë, histori të përbashkët dhe vetëdije kombëtare e të qenurit një komunitet i pandashëm. Andaj, duhet të sillemi si të tillë, duke afirmuar agjendën tonë kombëtare dhe eliminuar retorikën tribaliste të etnicitetit moral, kudo që jetojmë në Ballkan, dhe veçanërisht në Maqedoninë e Veriut ku numrat e bëjnë këtë gjë domosdoshmëri.

Continue Reading

Komente

Xhaferi: Nga 81 komunat që ka Maqedonia, Tetova e fundit në listë për transparencë fiskale

Published

on

By

Shkruan Arianit Xhaferi:

Nga 81 komunat që ka Maqedonia, nga analiza për transparencë fiskale Tetova është e fundit e listës, me indeksin afër zeros.

Pse Teuta Arifi nuk i beson as partisë së vete për paret dhe drejtor të financave e ka emëru djalin e dajës të cilin në mandatin e kaluar e kishte shofer.

Pse ky mosbesim edhe ndaj partisë?

Continue Reading

Komente

Diplomati Zekolli: Rënia e BDI-së, aktrimi i Ahmetit dhe shansi për opozitën shqiptare

Published

on

By

Shkruan, Arsim Zekolli

Dinakeria kapitale e politikberjes eshte qe ne momente te fuqise te aktrosh dobesine dhe ne momente te dobesise te aktrosh fuqine.

Ne intervisten e fundit Ali Ahmeti praktikoj kete dinakeri permes ofrimit te koalicionimit me LSDM para zgjedjeve vendore. Fal atmosferes se krijuar, pershtypja e pare eshte se oferta behet nga pozita e te fuqishmit i cili mban ne dore mbijetesen e LSDM e cila qalon ne anketa te kampusi maqedonas. Por, peshtypjet jan vetem pershtypje. Realiteti – pak me ndryshe.

Realiteti thote se erozioni i votuesve maqedon pro LSDM vazhdon te mbetet i njejte, pra ne minus te thelle. Por, BDI pas kacafyttjeve mes kampeve pro-Soros (emrimi i vertet per LSDM) dhe pro-VMRO ka pergjysmuar kapacitetin e fuqise se fituar ne zgjedhjet e fundit. Duke sjellur integristet ne te njejtin halle sikur edhe partine Soros.

Sekendejme, ofrta e Aliut nuk eshte fare nga pozita e fuqise, por nga lekundja e thelle ne BDI e shkaktuar nga vet ai. Pavaresisht nese jan te verteta apo trilime, zerat se Izet Mexhiti ka shantazhuar Ali Ahmetin me mundesine e kalimit te tij ne kampin Soros eshte ilustrim konkret per motivet (aspak te bazuara mbi fuqi) ne prapavi te ofertes BDI per koalicionim me LSDM.

Autoriteti i Ali Ahmetit sot ndoshta eshte me i forte ne opinion se qe eshte mes partiakeve te tij, bile edhe perbrenda Kryesise. Perqarja ka cenuar autoritetin e fuqise se tij, duke e reduktuar ne percepcione fluide dhe dinakeri cinike. Largimi i Beqir Hasanit ka shlyer fuqine BDI ne lagje dhe sokaqe, atje ku BDI siguronte votat me vagon e me shinik, fakt qe asesi nuk mund te kompenzohet as me qakallosjet e Izet Mexhitit (i destinuar te perjeton fatin e Muhamed Zeqirit) apo sfilatat e Artan Grubit.

BDI eshte ne te njejtin hall sikur LSDM. Ndersa te dyjat te denuara qe shpetimin ta kerkojne ne bashkimin e “te verberit te shoqeruar nga shurdhmemeci”. Ky shoqerim mund te sjell nje shpetim afatshkurt per lidershipet, por me kusht te katandisjes se vendit neper katrahura e abise.

Opozita e destiluar nga intrigat e importuara dhe servilet e LSDM-VMRO ka shancin te kapitalizon mbi kete dobesi te BDI. Me parakusht qe, perseris, te rekonceptualizon, repaketon dhe reformaton casjen e vet ndaj votuesve. Ne kete reformatim, duhet shmangur iluzioni i kapitalizmit nga imazhi i Albin Kurtit dhe VV pasi qe “rilindasit” ne Prishtine kan vleresim dhe konsiderat me te madhe per LSDM (Sekerinska, Dimitrov, Jusufi) se per opozitaret Shqiptar. Fitorja e opozites, ne fakt, bredh vetem neper sokaqet dhe lagjet ne pritje qe te kercen mbi supet e atyre qe do gjejne fjalorin qe perpujthet realitetin dhe kap imagjinaten e miletit. Eshte shance qe vetem opozita mund ta humb.

Arsim Zekolli

Continue Reading

Aktuale