Connect with us

Argëtim

“Dua të kem dyshime, të pyes veten nëse ai më pëlqen…” / Ç’ndodhi në takimin romantik mes Olës dhe Çimit?

Published

on

Ola dhe Çimi zhvilluan takimit e tyre të parë dhe zgjodhën të udhëtojnë drejt kalasë së Krujës.

Çimi kishte marrë një makinë të vjetër, ‘vintage’, që sipas tij i përshtatet Olës. “Kur ka hyrë Ola në fillim, në emision, ka pasur fustanin e kuq, ditën e dytë mbante kapele. Mendova se i përshtatej shumë ajo lloj makine”, shpjegon ai në studio.

Gjatë rrugës, Çimi kishte disa pyetje për Olën, në mënyrë që ta njohë më mirë:
Çimi: Ola, lidhja jote më e gjatë?
Ola: 3 vite
Çimi: Pasioni më i madh?
Ola: Nuk e them dot tani, është një zë i çuditshëm që mund të bëj
Çimi: Nëse do të ishte dita e fundit e jetës, çfarë do të bëje
Ola: Do të mblidhja të gjithë njerëzit e mi të zemrës
Ola: Çfarë nuk do të bëje po të ktheheshe pas
Çimi: Do të kthehesha në netët e adoleshencës, dhe sa herë të më merrte gjyshja në telefon, do të vija në shtëpi.

Më tej, Ola i rrëfen Çimit se nuk i pëlqen kur një djalë shfaq interes të menjëhershëm për të. “Dua të kem dyshime, të pyes veten nëse ai më pëlqen, është më interesante”.

Continue Reading

Argëtim

Sot mbani sytë lart! Ja çfarë do tërheqë vëmendjen në qiellin e Ballkanit këto 3 ditë

Published

on

By

Hëna e plotë e korrikut, e quajtur ndryshe “Hëna e drerit”, do të tërheqë vëmendjen e atyre që shohin qiellin të shtunën.

Sipas NASA, Hëna do të jetë drejtpërdrejt me Diellin, por për shumë vende, përfshirë rajonin e Ballkanit dhe do të jetë e dukshme për tre ditë. Por kulmi do të jetë sot në darkë.

Kjo hënë e plotë ka edhe emra të tjerë si: “Hëna e plotë e rrufesë”, “Hëna e plotë e Sanosit”, “Hëna e plotë e Hydromelosit“, por forma më e më e zakonshmja është “Hëna e plotë e drerit”.

Continue Reading

Argëtim

Njihuni me gjelin që këndon deri sa i bie të fikët

Published

on

By

Njihuni me gjelin që këndon deri sa i bie të fikët

Një fermer turk që zotëron një gjel që këndon më gjatë se të gjithë, deri sa “i bie të fikët”, është detyruar të anulojë turet e tij në shumë vende të botës për shkak se Turqia ka hyrë në izolim për shkak të pandemisë së koronavirusit.

28-vjeçari Okan Gokbudak, pronari i gjelit të quajtur “Baftjar” tregon se ka marrë ftesa të shumta për të parë shpendin e tij edhe nga të emisione njohura si “Heart Breakfast”.

“Producentët e shfaqjes më kontaktuan në fund të prillit, dhe më thanë se duan ta përfshijnë gjelin tim Baftjar në shfaqje. Kjo është diçka e mrekullueshme dhe për këtë gjë na ftuan në Angli”, tregon Okan.

Burimi

Continue Reading

Argëtim

E pabesueshme, por e vërtetë: Kjo pulë kushton deri në 500 euro

Published

on

By

E pabesueshme, por e vërtetë: Kjo pulë kushton deri në 500 euro

Nuk mund ta besoni, por kjo pulë kushton deri në 500 euro!Kjo është një e pulë e rrallë me 4 këmbë të mëdha regjistruar në Tajlandë.
Një gjel tre muajsh Dong Tao, i quajtur Rod Ma, i cili ka lindur me aftësi të kufizuara, jeton në një fermë lokale pulash në pronësi të Vasan Kanphian në Provincën Lampang.

“Rod Ma ka katër këmbë të mëdha që kur u zvordh për shkak të çrregullimeve gjenetike”, thotë fermeri.Pulat Dong Tao karakterizohen nga këmbë të mëdha. Mishi konsiderohet si një ëmbëlsirë e jashtëzakonshme dhe shërbehet në restorantet më të shtrenjta dhe çmimi përcaktohet bazuar në peshën e këmbëve.Çmimet e shitjes së pulave Dong Tao në Tajlandë ndryshojnë midis 150 dhe 500 euro. Rod Ma do t’i sillte pronarit shumë para, por ai përsëri do ta shmangë tenxheren për shkak të paraqitjes së tij “demonike”.

Continue Reading

Aktuale