Connect with us

Komente

Nifaku dhe tradhëtia asnjëherë nuk kanë qënë cilësi tona

Published

on

NIFAKU DHE TRADHËTIA ASNJËHERË NUK KANË QENË CILËSI TONA

“Edhe ata që patën durim (ndaj të këqiave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptaz dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë. (Përfundimi i mirë është ) Xhennete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hynë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijet e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë, ata do t’i vizitojnë melektë duke hyrë në secilën derë. (U thonë): Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend.” (Suretu Err-Rra’d, 22-24)

Nga H. Sulejman ef. Rexhepi

Vëllezër të nderuar, besimtarë të dashur!

Edhe një herë përcollëm Muajin e Bekuar të Ramazanit Sherifit, i cili ishte rast që sërish, të gjithë ne, bashkarisht, të shprehim dashurinë dhe respektin tonë të pakufishëm që e ndjejmë ndaj Krijuesit tonë, Allahut të Madhërishëm. Të gjitha ibadetet tona padyshim iu kushtuan Allahut dhe vetëm Atij. Andaj me të drejtë kemi arsye të shpresojmë se me devotshmërinë tonë që e shprehëm gjatë këtij Muaji të Bekuar kemi arritur që ta gëzojmë kënaqësinë e të Plotëfuqishmit.

Natyrisht, ibadetet tona assesi nuk guxojnë të ndërpriten, por, përkundrazi, ato duhet të vazhdojnë edhe më tej me po këtë përkushtim, sepse në të kundërtën, do të ishim vetëm myslimanë të përkohshëm – sezonal.

Vëllezër të nderuar! Po jetojmë do kohëra në të cilat prej të gjitha anëve po drejtohen goditje në trungun e shëndoshë islam dhe po paraqiten tendenca për ta larguar besimtarin nga përkushtimi i tij ndaj fesë së vet. Janë absolutisht të kota këto tendenca për ta luhatur bindjen e besimtarit tonë, por, kam droje se, këto përpjekje antiislame në një fare forme po ia arrijnë qëllimit. Ndaj, kërkoj nga besimtarët e nënqiellit tonë që bindjen, pra, përkushtimin ndaj fesë, fuqimisht ta kenë të sinkronizuar me veprimet dhe me sjelljet e veta.

Nuk duhet harruar se populli ynë posedon dy virtyte që kanë peshë jashtëzakonisht të madhe: imanin dhe ruajtjen e amanetit, të cilat burojnë vetëm nga zemra dhe shpirti i shëndoshë e i pastërt. Nifaku dhe tradhëtia asnjëherë nuk kanë qenë cilësi tonat, sepse që të dyjat burojnë nga zemra e sëmurë dhe shpirti i ndyer. Pikërisht, lidhur me këtë, po e theksoj hadithin e Muhamedit a.s., i cili thotë: “Nuk ka iman-besim ai i cili nuk e ruan amanetin dhe, nuk ka fe ai që nuk ka besë.”

Përndryshë, ky lloj njeriu, i cili nuk ka iman dhe që nuk e ruan amanetin, i takon kategorisë së munafikut, të cilin Muhamedi a.s. e definon kështu: “Sa herë që flet gënjenë, sa herë që premton nuk e realizon, e kur i lihet një gjë në besim – tradhëton. Njeriu i këtillë, pa marrë parasysh se fal namaz, agjëron dhe mendon për vete se është mysliman, nuk është asgjë tjetër pos munafik”.

I lutem të Plotëfuqishëmit, që në mesin e popullit tim të mos ketë njerëz të këtillë, sepse ata nuk janë bereqet për situatën tonë të përgjithshme, por vetëm një telash që do të na shkaktonte probleme edhe më të mëdha në këtë kohë kur jemi të preokupuar me çështje të tjera jetike.

Sido qoftë, të gjithë ne që i kryem ibadetet e këtij Muaji të shenjtë, i gëzohemi këtij Fitër Bajrami, i cili duhet të jetë festë madhështore ku do t’i harrojmë për një çast të gjitha brengat dhe të gjitha zënkat që i kemi mes vete, e ku do t’i kthehemi dashurisë së plotë si në familje ashtu edhe në rrethin tonë të ngushtë e më të gjërë. Festa është ditë në të cilën myslimani i vërtetë duke festuar duhet që fuqishëm ta shpreh edhe ndjenjën e solidaritetit që e ka urdhër prej Zotit Fuqiplotë. Pra, shtriuani dorën njëri tjetrit dhe hapni zemrat ashtu siç i ka hije besimtarit. Sofra juaj le të jetë edhe sofër e mikut, fqiut, bonjakut e varfanjakut. Megjithatë, nga begatitë e sofrës festive mos harroni ta ndani diç për vëllezërit tanë që jo fort larg prej këtu po vdesin nën plumbat e gjakatarëve që s’dinë për fe e për Zot. Të dëshmojmë se nuk kanë të drejtë ata që po na akuzojnë se ne, që jemi në rrugën e Zotit, i paskëshim harruar ndjenjat tona kombëtare. Sot e gjithë ditën, dëshmoj se, përherë e kemi ndarë dhembjen por edhe kafshatën e gojës me vllezërit tanë, e kështu do të veprojmë.

Vëllezër të nderuar, besimtarë të dashur!

Ju qoftë i mbarë dhe i gëzuar ky Bajram i Ramazanit. Paçit shëndet dhe hare të gjithë ju dhe familjet e juaja, me një dëshirë që edhe më tej të qëndroni fuqishëm në rrugën e Allahut të Madhërishëm dhe jini të sigurtë se mëshira e Tij do të jetë me ne.

Allahu ju bekoftë!

Esselamu alejkum ve rametullahu ve berekatuhu!

Continue Reading

Komente

Shqiptarët nuk janë as fis e as imigrantë, por komb, me shtet, gjuhë, histori dhe vetëdije kombëtare

Published

on

By

Nga Arben FETAI

Në vendet perëndimore, kurrë nuk flitet për etnicitet për të cilësuar betejën politike midis komuniteteve nacionale, por për çështje komunitare apo nacionale. Së këndejmi, terminologjia etnike përdoret zakonisht vetëm në kontekst të politikave të integrimit të migrantëve, që vënë në pah dallimet etnografike, kulturore, fetare midis popullatës autoktone dhe aloktonëve.

Kjo terminologji që ka origjinën te antropologjia kulturore dhe kolonializmi, është bërë pjesë e diskursit të përditshëm te ne, për të përshkruar raportet politike midis kombeve, interesat e tyre politike por edhe partitë politike shqiptare, duke i kategorizuar këto të fundit si etnike dhe duke i barazuar kështu me ato të komuniteteve nën 1%, rrjedhimisht duke nënkuptuar se ato të bllokut më të madh janë nacionale, kur në fakt, ato janë njëjtë të kthyera nga vetëvetja siç janë të gjitha partitë në vend.

Pranimi dhe interiorizimi i kësaj retorike nga ana jonë degradon kombin në fis, ndërsa agjendën tonë kombëtare, në tribalizëm politik. Shqiptarët nuk janë as fis e as imigrantë, por komb, me shtet, gjuhë, histori të përbashkët dhe vetëdije kombëtare e të qenurit një komunitet i pandashëm. Andaj, duhet të sillemi si të tillë, duke afirmuar agjendën tonë kombëtare dhe eliminuar retorikën tribaliste të etnicitetit moral, kudo që jetojmë në Ballkan, dhe veçanërisht në Maqedoninë e Veriut ku numrat e bëjnë këtë gjë domosdoshmëri.

Continue Reading

Komente

Xhaferi: Nga 81 komunat që ka Maqedonia, Tetova e fundit në listë për transparencë fiskale

Published

on

By

Shkruan Arianit Xhaferi:

Nga 81 komunat që ka Maqedonia, nga analiza për transparencë fiskale Tetova është e fundit e listës, me indeksin afër zeros.

Pse Teuta Arifi nuk i beson as partisë së vete për paret dhe drejtor të financave e ka emëru djalin e dajës të cilin në mandatin e kaluar e kishte shofer.

Pse ky mosbesim edhe ndaj partisë?

Continue Reading

Komente

Diplomati Zekolli: Rënia e BDI-së, aktrimi i Ahmetit dhe shansi për opozitën shqiptare

Published

on

By

Shkruan, Arsim Zekolli

Dinakeria kapitale e politikberjes eshte qe ne momente te fuqise te aktrosh dobesine dhe ne momente te dobesise te aktrosh fuqine.

Ne intervisten e fundit Ali Ahmeti praktikoj kete dinakeri permes ofrimit te koalicionimit me LSDM para zgjedjeve vendore. Fal atmosferes se krijuar, pershtypja e pare eshte se oferta behet nga pozita e te fuqishmit i cili mban ne dore mbijetesen e LSDM e cila qalon ne anketa te kampusi maqedonas. Por, peshtypjet jan vetem pershtypje. Realiteti – pak me ndryshe.

Realiteti thote se erozioni i votuesve maqedon pro LSDM vazhdon te mbetet i njejte, pra ne minus te thelle. Por, BDI pas kacafyttjeve mes kampeve pro-Soros (emrimi i vertet per LSDM) dhe pro-VMRO ka pergjysmuar kapacitetin e fuqise se fituar ne zgjedhjet e fundit. Duke sjellur integristet ne te njejtin halle sikur edhe partine Soros.

Sekendejme, ofrta e Aliut nuk eshte fare nga pozita e fuqise, por nga lekundja e thelle ne BDI e shkaktuar nga vet ai. Pavaresisht nese jan te verteta apo trilime, zerat se Izet Mexhiti ka shantazhuar Ali Ahmetin me mundesine e kalimit te tij ne kampin Soros eshte ilustrim konkret per motivet (aspak te bazuara mbi fuqi) ne prapavi te ofertes BDI per koalicionim me LSDM.

Autoriteti i Ali Ahmetit sot ndoshta eshte me i forte ne opinion se qe eshte mes partiakeve te tij, bile edhe perbrenda Kryesise. Perqarja ka cenuar autoritetin e fuqise se tij, duke e reduktuar ne percepcione fluide dhe dinakeri cinike. Largimi i Beqir Hasanit ka shlyer fuqine BDI ne lagje dhe sokaqe, atje ku BDI siguronte votat me vagon e me shinik, fakt qe asesi nuk mund te kompenzohet as me qakallosjet e Izet Mexhitit (i destinuar te perjeton fatin e Muhamed Zeqirit) apo sfilatat e Artan Grubit.

BDI eshte ne te njejtin hall sikur LSDM. Ndersa te dyjat te denuara qe shpetimin ta kerkojne ne bashkimin e “te verberit te shoqeruar nga shurdhmemeci”. Ky shoqerim mund te sjell nje shpetim afatshkurt per lidershipet, por me kusht te katandisjes se vendit neper katrahura e abise.

Opozita e destiluar nga intrigat e importuara dhe servilet e LSDM-VMRO ka shancin te kapitalizon mbi kete dobesi te BDI. Me parakusht qe, perseris, te rekonceptualizon, repaketon dhe reformaton casjen e vet ndaj votuesve. Ne kete reformatim, duhet shmangur iluzioni i kapitalizmit nga imazhi i Albin Kurtit dhe VV pasi qe “rilindasit” ne Prishtine kan vleresim dhe konsiderat me te madhe per LSDM (Sekerinska, Dimitrov, Jusufi) se per opozitaret Shqiptar. Fitorja e opozites, ne fakt, bredh vetem neper sokaqet dhe lagjet ne pritje qe te kercen mbi supet e atyre qe do gjejne fjalorin qe perpujthet realitetin dhe kap imagjinaten e miletit. Eshte shance qe vetem opozita mund ta humb.

Arsim Zekolli

Continue Reading

Aktuale