Connect with us

Denoncime

Certifikatat për vaksinim në Maqedonisht dhe Anglisht / Shqipja askundi, zv.ministri Hasani nuk përgjigjet

Published

on

Gjuha Shqipe nuk figuron askund në certifikatat zyrtare të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë pas marrjes së vaksinës kundër Covid-19. Në këto certifikata ka vend për gjuhën maqedonase dhe gjuhën angleze, por jo edhe për gjuhën shqipe edhe pse kjo e fundit ligjërisht është zyrtare në vend. Arsyetimet për mungesë kuadri, apo vonesa teknike nuk kanë vend në këtë rast, siç ka pasur herave tjera, pasi bëhet fjalë për një dokument që nuk ka shumë fjali brenda dhe nuk merr më shumë se disa minuta për ta përkthyer e përshtatur, shkruan in7.

Ministria e Shëndetësisë edhe pse jo e vetmja, njihet për mosrespektim të përdorimit të gjuhës zyrtare në të gjitha nivelet e komunikimit, me përjashtime të vogla. Shpesh ka qënë cak i kritikave për këtë temë, ndërsa arsyetimet kanë qënë nga më të ndryshmet. Nevoja për përdorim të gjuhës shqipe bëhet edhe më e madhe në kohë pandemie, por pikërisht në muajt e pandemisë ka pasur pengesa të mëdha.

Në lidhje me dokumentin e fundit, certifikatën për vaksinim, in7 ka dërguar pyetje para disa ditëve në adresë të zëvendësministrit shqiptar të Shëndetësisë, Ilir Hasani nga BDI. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, asnjê përgjigje nuk ka ardhur në redaksinë tonë. /in7.tv/

Continue Reading

Denoncime

“Teuta Arifi realizoi me sukses projektin nga platforma ‘Gjubret e Gjelbërta'”

Published

on

By

Aktivisti i shquar, Arianit Xhaferi ka denoncuar në rrjetin social facebook një fenomen aspak të këndshëm që ndodh në Tetovë. Xhaferi ka publikuar fotografi me grumbuj mbeturinash pranë Spitalit të Tetovës, duke ironizuar me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Sipas, Xhaferit, vetëm disa ditë pasi partia e Arifit, BDI u bë parti e gjelbër, kryetarja e Tetovës ka realizuar projektin me sukses nga platforma, të cilën Arianit Xhaferi e quan “Gjubret e Gjebërta”, përcjell in7.

“Tetova, nën udhëheqjen e Teuta Arifit të BDI-së, vetëm disa ditë pasi subjekti politik i tyre u ngjyros jeshile. Në afërsi të kësaj pike mbeturinash është spitali i Tetovës. Ky është projekt i realizuar me sukses nga Teuta Arifi, nga programi i BDI-së “Gjubret e Gjelbërta””, ka shkruar aktivisti Arianit Xhaferi./in7.tv/

Continue Reading

Denoncime

Skandaloze / Ministria e Arsimit tallet me Gjuhën Shqipe dhe prindërit shqiptarë

Published

on

By

Tallje, përbuzje dhe përdhosje të gjuhës shqipe është vërejtur sot, në mesazhet që Ministria e Arsimit përmes platformës “e-dnevnik”, apo ditarit elektronik, ua ka dërguar prindërve të nxënësve shqiptarë në vend. Si rezultat i fundit të vitit, prindërit kanë pasur mundësi të kenë qasje në ditarin elektronik për të kontrolluar suksesin e fëmijëve të tyre. Për këtë arsye, Ministria e Arsimit i falënderon ata për ndihmën dhe bashkëpunimin gjatë këtij procesi, njofton in7.

Por, pikërisht në këtë mesazh falënderues, ka ndodhur edhe nënçmimi dhe “tallja” me prindërit shqiptarë. Një mesazh me plotë gabime dhe me asnjë fjalë të shkruajtur siç duhet. I mbushur me pikëpyetje që zëvendësojnë ndonjë shkronjë që mungon, asgjë nuk kuptohet në mesazhet e dërguara. Disa nga këto mesazhe erdhën edhe në Redaksinë tonë si denoncim qytetarët.

Mesazhi në fjalë është mesqzh elektronik që u dërgohet të gjithë prindërve, ndërsa dërgimi bëhet sipas gjitha gjasave përmes ndonjë aplikacioni, nga ku edhe duket se është bërë gabimi./in7.tv/

Continue Reading

Denoncime

Dita e zjarrfikësve / Në Strugë, Merko me veturë luksoze, zjarrfikësit me automjete të shekullit të kaluar

Published

on

By

Portali lokal VOX Struga ka ironizuar sot në lidhje me ditën e zjarrfikësve dhe urimin që kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko ua ka bërë sot zjarrikësve të Strugës. Teksa vetë bleu veturë luksoze prej rreth 70 mijë eurove në kohën kur komuna ishte e zhytur në borxhe, ndërsa nga ana tjetër zjarrfikësit ende vuajnë nga kushtet e rënda të punës dhe automjetet e vjetruara, një pjesë e të cilave janë nga shekulli i kaluar. Urimit të Komunës se Strugës dhe Ramiz Merkos, VOX Struga ia ka bashkangjitur thënien e Merkos para disa kohësh kur arsyetonte blerjen e veturave të reja për komunën.

“Audi A6 nuk është veturë luksoze. Blemë vetura të reja sepse të vjetrat prisheshin në rrugë”, shkruhet mbi urimin e Ramiz Merkos për Ditën e Zjarrfikësve, përcjell in7.

“Kryetari Ramis Merko në këtë ditë të rëndësishme për zjarrfikësit, shpreh mirënjohje dhe respekt për punën dhe përkushtimin e pareshtur dhe për detyrën fisnike të zjarrfikësve të cilët shpeshherë vënë jetën e tyre në rrezik për sigurinë e qytetarëve .
Kryetari Merko falënderoi zjarrfikësit edhe për shërbimin e tyre gjatë kësaj situatë të vështirë të krijuar nga COVID 19, të cilët për çdo ditë kanë kryer dezinfektim të rrugëve, shkollave, institucioneve dhe të gjithë hapësirave publike, gjithmonë duke u përkujdesur për higjienën dhe shëndetin publik”, thuhet në urimin e Komunës së Strugës./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale