Connect with us

Lajme

“Drita për sheshe, errësirë për banorët” – Aleanca për Shqiptarët akuzon Komunën e Likovës për harxhime të palogjikshme

Published

on

Reagimi i plotë nga Aleanca për Shqiptarët – Likovë

DRITA PËR SHESHE, ERRËSIRË PËR BANORËT

Në kohën e fundit po shohim propagandën e Komunës për projektin e rregullimit të qendrës në fshatin Mateç, projekt i cili investimin më të madh ka disa drita dhe bekatonka të cilësis së dobët.

Të dashur banorë, ne nuk jemi kundër projekteve në të mirën e banorëve kudo qofshin ato, por jemi kundër propagandës me projekte kozmetike të cilat nuk përmisojnë aspak jetën e qytetarit, e sidomos projekte pas të cilave fshihen keqpërodrime të shumta.

Kritika jonë në lidhje me këtë projekt ka të bëjë me disa çështje:
1. A është çmimi real i realizuar për këtë projekt?
Sipas analizës tonë, në këtë projekt janë investuar para jasht çdo logjike e çdo matematike. Në të dhënat publike të Komunës shihet që ky projekt ka kushtuar hiç më pak se 13 milion denar (212 mijë euro) që janë jashtëzakonisht shumë për një projekt i cili në pjesën dërrmuese ka gjelbërim dhe drita.
Në anën tjetër, në pyetjen tonë drejtuar komunës rreth kostos së këtij projekti, përgjigja e tyre ka qenë që projekti në fjalë ka kushtuar 11 milion denarë-që është në kundërshtim me shumën e cila është publike dhe mund të llogaritet nga të gjithë. Pra ne dyshojmë që Komuna fsheh diku 2 milion denarë të cilat nuk dihet ku janë.

2. Kritika jonë e dytë është: pse edhe në këtë projekt firma realizuese është e njejtë siç është pothuajse në të gjitha projektet që komuna realizon?!

Analiza jonë çon drejt përgjigjes: që mes Komunës dhe firmës në fjalë ka marrveshje të fshehtë për larjen e parave dhe vjedhjen e tyre.

3. Edhe pse siç e cekëm më lartë, ne nuk jemi kundër projekteve në të mirën e qytetarëve, përkundrazi i mbështesim ata, por pyesim publikisht: sa e ka përmisuar jetën e banorëve ky projekt?
A nuk kishte projekte tjera më të rëndësishme Komuna që përmisojnë jetën e qytetarit? Ne kemi nevoj që investimet të bëhen ne projekte që sjellin punsim e që përmisojnë jetën e qytetarit, p.sh., çerdhe, qendra ndihmëse për bujqit, qendra rekreativo-sportive, etj.

STOP përdorimit të parve publike si mjet propagandimi, STOP investimeve në projekte që nuk na e përmisojnë jetën, STOP abuzimit me paran publike, STOP VJEDHJES!

DUAM PROJEKTE QË NA E PËRMISOJNË JETËN, PROJEKTE QË SJELLIN PUNËSIM , PROJEKTE QË SJELLIN ZHVILLIM!

Continue Reading

Lajme

Arrijnë edhe 12.870 doza të vaksinës “Fajzer” nga dërgesa e rregullt

Published

on

By

Rreth 12.870 doza të reja të vaksinës “Fajzer” kanë arrit sot në vend nga dërgesa e rregullt që e marrim çdo të hëne.

Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka bërë të ditur se 8190 doza prej tyre janë nga marrëveshja bilaterale me prodhuesin “Fajzer”, ndërsa 4680 janë në kuadër të programit “Tim Evropa” (Team Europe).

Në vend nesër duhet të arrijnë edhe 20 000 vaksina nga “Astra Zeneka” nga Greqia.

“Ky donacion është shumë i rëndësishëm për ne. Mirënjohje e madhe deri te populli grek dhe ambasadori i Republikës së Greqisë te ne, Rusos Kunduros. Arritja e dozave të reja të vaksinës zhvillohet në kohë dhe konform kësaj, imunizimi ka zhvillim të shkëlqyeshëm”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Continue Reading

Lajme

Spasovski për “fushatë” në Saraj, kërkon mbështetjen e banorëve të kësaj komune

Published

on

By

Spasovski në Saraj: Vazhdimisht i dëgjojmë kërkesat e qytetarëve, prandaj kemi ofertën më të mirë për secilën komunë

Nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski në kuadër të karvanit “Më të mirën për komunën tonë” ka realizuar takim me banorët e komunës së Sarajit.

Spasovski para të pranishmëve është përqendruar në realizimin e projekteve të shumta lokale të ndihmuara nga pushteti qendror në bashkëpunim me pushtetin lokal.

“Vazhdimisht investojmë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ndërsa në këtë pjesë për katër vite janë rehabilituar korsia e autostradës Saraj- Grupçin me gjatësi prej 16 km, është ndërtuar rruga rajonale prej 3.6 km Saraj- Radushë, 2 km nga rruga rajonale Saraj- Semenishtë, ndërsa në maj të vitit të kaluar procedura e tenderit për ndërtimin e rrugës Karpallëk- Zhelinë në gjatësi prej 12.2 km”, ka thënë Spasovski.

Banorët e Sarajit, siç theksohet, kanë vlerësuar investimet edhe në sektorët tjerë siç është projekti i ndërtimit të objektit dhe pajisjes së kopshtit për fëmijë në fshatin Kondovë, por edhe ndërtimin e Poliklinikës së re në Saraj e cila është në rrjedhë, ndërsa duhet të jetë gati deri në fund të këtij viti si dhe shumë projekte tjera për këtë komunë të mbështetura nga qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Si parti, por edhe si pushtet i përgjegjshëm, tha Spasovski “vazhdimisht do t’i dëgjojmë qytetarët, bisedojmë për propozimet e tyre, idetë dhe sugjerimet që më vonë i shndërrojmë në projekte konkrete”.

Continue Reading

Lajme

VMRO-DPMNE me protestë para MPJ-së kërkon të kumtohet ajo për të cilën po negociohet

Published

on

By

VMRO-DPMNE këtë pasdite i vazhdoi protestat, sipas vendimit të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i partisë të shtunën në Manastir, për të protestuar sot dhe nesër nga ora 17:00 deri në 19:00. Ndryshe nga java e kaluar kur udhëkryqe u bllokuan në qendër të Shkupit, udhëheqja, anëtarët dhe mbështetësit e partisë po protestojnë përpara Ministrisë së Punëve të Jashtme.

 

Protesta mbahet përpara seancës së Komisionit kuvendor për Politikën e Jashtme, e planifikuar për të mërkurën në orën 15. Me të udhëheq Antonio Milloshoski, ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani kumtoi se do t’i përgjigjet kërkesës së opozitës për të marrë pjesë dhe të raportojë mbi pikën e vetme në rendin e ditës. “Shqyrtimi i çështjes për fillim të negociatave të pranimit me BE gjatë presidencës portugeze, në kontekstin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, Miqësi dhe Bashkëpunim me Bullgarinë.

Partia e opozitës kërkon nga MPJ-ja dhe Qeveria kërkon të publikohet se për çfarë saktësisht po negociohet për një datë për fillimin e negociatave me BE-në, në pritje të presidencës portugeze. Qëndrimi i tyre është se nuk pranojnë asnjë pjesë të deklaratës së miratuar në Parlamentin e Bullgarisë në tetor 2019 për të qenë pjesë e negociatave që po zhvillohen intensivisht këto ditë.

“Nga seanca e së mërkurës ne kërkojmë informacione specifike nga Ministri Osmani, për ta dëgjuar dhe për të parë se çfarë ai do të na thotë neve, si përfaqësues të popullit në atë parlament, rreth asaj se për çfarë dhe si negociojnë. Sipas Kushtetutës, Maqedonia është një shtet i pavarur dhe sovran dhe kushdo që vendos ta shkelë këtë, përkatësisht do të përpiqet për një pjesë të asaj deklarate të Bullgarisë, do të thotë se shkel Kushtetutën dhe një ditë do të mbajë përgjegjësi”, deklaroi në protestën deputetja, Dafina Stojanovska.

Nëse VMRO-DPMNE do t’i vazhdojë protestat edhe pas seancës së komisionit të mërkurën, ajo tha se mbetet të vendoset pasi të mbahet seanca dhe pastaj do ta kumtojnë qëndrimin e tyre.

Continue Reading

Aktuale