Connect with us

Lajme

Ali Ahmeti: Nuk kishte akt terrorist më 27 Prill

Published

on

Ahmeti: Më “27 prill” në Kuvend pati dhunë, jo akt terrorist

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti konsideron se kualifikimi “terrorizëm” është tepër i rëndë për pjesëmarrësit në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Këto ngjarje janë të dhimbshme. Është ushtruar dhunë ndaj përfaqësuesve të popullit, është ushtruar brutalitet, por jo edhe vlerësimi akte terroriste. Dihet se cilat janë aktet terroriste dhe çfarë kualifikimi është akti terrorist. Mendoj që organet e drejtësisë duhet ta zbërthejnë këtë situatë, sepse është tepër e komplikuar”, deklaroi Ahmeti.

Për t’u quajtur akt terrorist duhet të ishte mënyrë tjetër e veprimit, thotë Ahmeti, duke shtuar se turma që ka hyrë në Kuvend ka qenë euforike dhe e mllefosur.

Siç ka njoftuar TV21, Ahmeti konsideron se organet e drejtësisë duhet të thonë nëse turma e njerëzve ka qenë e organizuar ose e vetorganizuar, ndërsa rasti sa më shpejtë të merr epilog.

Continue Reading

Kosovë

26 mërgimtarë që shpëtuan nga aksidenti tragjik nisen drejt Kosovës në orën 16:30

Published

on

By

26 mërgimtarë që shpëtuan nga aksidenti tragjik nisen drejt Kosovës në orën 16:30

Për pak orë, një pjesë e udhëtarëve që panë tmerrin me sy por fatmirësisht shpëtuan pa lëndime të mëdha nga aksidenti i së dielës në Kroaci, do ta vazhdojnë sot rrugën e lënë përgjysmë në mënyrë tragjike mëngjesin e hershëm të së dilës.

26 udhëtarë që shpëtuan mrekullisht nga aksidenti që i la të vdekur 10 persona që ishin brenda me ta, do të nisen për në Kosovë në orën 16:30, raporton Index.hr, transmeton Gazeta Express.

“Sot në 16:30, në marrëveshje me ambasadën, do të organizohet transporti me autobus për të gjitha viktimat e gatshme për transport, të cilët do të dërgohen në Osijek, ku po i pret një aeroplani që do të niset për në Prishtinë”, thuhet në një deklaratë nga Qarku Brod-Posavina, ku po qëndrojnë ata që pësuan më së paku nga ky aksident i tmerrshëm.

Dy ambulanca janë siguruar po ashtu për ta bërë transportin e disa të lënduarve në Zagreb.

Shoferit kosovar i cili e shkaktoi aksidentin e tmerrshës të dielën në Kroaci, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Avokati i tij, Igor Cisper tha se shoferi nuk i ka thënë atij se e kishte zënë gjumi gjatë vozitjes.

Por të dielën, zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit në Kroaci, Slavko Pranjiq, tha seshoferi i kishte thënë se e kishte zënë gjumi për një moment gjatë vozitjes.

“Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e automjetetit në mënyrë të papërshtatshme. Cilat janë arsyet për këtë, nuk mund të themi tani për tani. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do ta përcaktojmë atë më vonë” kishte deklaruar Pranjiq.

Çfarë është vërtetuar deri më tani nga inspektimi?

Policia kroate tha të dielën se në orën 6:19 të mëngjesit pranoi raportin e aksidentit në autostradën A3 Bregana-Lipovac, në korsinë jugore, afër qytetit Slavonski Brod. Në deklaratën e Policisë është përshkruar se si autobusi me 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga autostrada.

“Gjatë hetimit, në prani të avokatit të shtetit, policia përcaktoi se aksidenti i trafikut ndodhi në atë mënyrë që një shtetas 52-vjeçar i Kosovës po voziste një autobus me dokumente dhe targa regjistrimi të Kosovës në korsinë jugore e A3 Bregana-Arruga nga perëndimi në lindje. Duke arritur në kilometrin e 211 të autostradës, shoferi nuk lëvizi në mes të korsisë së shënuar, por drejtoi automjetin në zonën me bar, dhe më pas autobusi u përmbys në anën e tij. Anëtarët e brigadave të zjarrfikësve dhe ekipet tjera emergjente ndërhynë në vendin e ngjarjes për t’i marrë trupat e të aksidentuarve”, thuhet në deklaratë.

Në këtë aksident trafiku, 10 persona vdiqën, 15 persona u lënduan rëndë, ndërsa 30 më lehtë. Të lënduarit u transportuan në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po mbahen për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie, për shkak të këtij aksidenti i cili ua mori jetën 10 personave, kryesisht mërmitarë që po vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa prej ministrave ishte të dielën në Kroaci, ndërsa ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli kishte qenë paraprakisht në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po marrin trajtim mbi 40 persona.

Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë para aksidentit kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.

Njëri nga shoferët i cili nuk po voziste në momentin tragjik, ka vdekur.

Continue Reading

Lajme

Zaev: S’ka zgjidhje për vendosje të grafës etnike në letërnjoftim

Published

on

By

Zaev: S’ka zgjidhje për vendosje të grafës etnike në letërnjoftim

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se edhe përkundër mbështetjes që kanë ndryshimet ligjore për vendosje të grafës etnike në letërnjoftim, sipas tij për të njëjtin problem nuk ka zgjidhje në Kuvend, shkruan Alsat. Zaev tha se këto ndryshime ligjore janë në kundërshtim me praktikat evropiane dhe të njëjtat nuk mund të implementohen edhe në shtetin tonë.

“Ne kemi dhënë mbështetje në fazën e ndryshimeve kushtetuese. Evropa na bëri me dije se grafa etnike në letërnjoftim nuk është praktikë evropiane. Kanë paralajmëruar se në gusht do të ketë rregullore të posaçme pikërisht për këtë. Edhe njëherë për këtë e shpreh publikisht dhe hapur mbështetjen për Besën si propozues, por definitivisht për këtë nuk mundemi të gjejmë zgjidhje në Kuvend”, deklaroi Zaev.

Continue Reading

Komente

Zaevi thotë se të korruptuar janë administratorët e jo drejtuesit e institucioneve, ja reagimi i gazetarit shqiptar

Published

on

By

Zaevi thotë se të korruptuar janë administratorët e jo drejtuesit e institucioneve, ja reagimi i gazetarit shqiptar

Shkruan Benjamin Arifi në facebook:

Paramendo të bësh 16-17 vite shkollë, me 100 qamete të pranohesh me punu në shtet. Të të marrin nëpër mitingje e ngjarje partiake që të bësh numër e ta shpaguash punësimin.

T’i shohësh shefat e tu, ministra e drejtorë, se si pasurohen brenda natës e ti punon për 300-350 euro. E në fund të thonë se TI je i korruptuar e jo ata.

Bile po mendojnë me ju vendos edhe kamera në trup në orar pune.

Ehhh moj rini…

Continue Reading

Aktuale