Connect with us

Spektakël dhe Yje

Adelina Berisha komplimentohet për ndryshimin e ri me flokët ngjyrë kafe

Published

on

Si shumë prej yjeve shqiptare edhe këngëtarja Adelina Berisha së fundmi ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamjen e saj.

Artistja, e cila ndiqet nga mbi 300 mijë njerëz në rrjete sociale, ka bërë një transformim të mahnitshëm në dukje.

Meqenëse prej shumë vitesh jemi mësuar ta shohim si bionde, ajo gjatë këtyre ditëve të fundit është shndërruar në një brune të theksuar.

Berisha ka marrë vëmendje të madhe në postimin e fundit, në të cilin ka theksuar flokët ngjyrë kafe.

Komplimentet për ‘look’-un e ri kanë qenë të shumta nga miqtë dhe ndjekësit që mban në rrjete sociale.

Krahas transformimit, Adelina po shijon suksesin e projektit të fundit të titulluar “Valla” që e solli në muajin mars.

Projekti për vetëm pak javë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Kaq ishte e gjitha! “Profesori” i jep lamtumirën serialit “La Casa De Papel”

Published

on

By

Sezoni i pestë i “La Casa De Papel” po pritet me padurim nga fansat e serialit të famshëm. Mirëpo ndërkohë që të gjithë po presin të shikojnë ç’është përgatitur këtë herë, aktorët duket se po i japin lamtumirën serialit.

Álvaro Morte, i cili në serial luan rolin e Profesorit, përmes një videoje ka falënderuar çdokënd për mbështetjen që i kanë dhënë në këto 5 sezone.

Postimi i tij i ka prekur të gjithë fansat e serialit, por nga ana tjetër ka ngritur shumë pikëpyetje.

“Duke xhiruar për herë të fundit në setin e La Casa de Papel. Fjalët janë të pakta. Jam mirënjohës ndaj gjithkujt: fansave të parët sigurisht, dhe gjithë skuadrës së Vancouver dhe Netflix. Edhe ndaj teje, i dashur Profesor. Do më mungojë shumë koha e bukur që kam kaluar këtu. Faleminderit”, ka shkruar Alvaro në postim.

Money Heist 5 do të jetë një sezon me dhjetë episode dhe do të lançohet në tremujorin e fundit të vitit 2021, siç konfirmohet së fundmi nga Netflix.

BURIMI

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Zbulohen fotot, Bill kishte të dashur / Të pathënat e divorcit të çiftit miliarder, Bill dhe Melinda Gates

Published

on

By

Divorci i Bill dhe Melinda Gates pas 25 vitesh martesë zbuloi pakte e marrëveshie të thëna e të fshehura, të shkruara e të pashkruara. Një ditë më parë ‘Time’ zbuloi se Bill Gates vazhdonte të bënte pushime me ish-të dashurën e tij,  Ann Winbland. Madje çifti kishte firmosur një marrëveshje, në bazë të së cilës Melinda pranonte të pajtohej me faktin që Bill të kalonte një fundjavë në vit me ish-in e tij. Sot Daily Mail ka publikuar pamje nga shtëpia e pushimit ku Bill dhe Ann shkonin një fundjavë në vit, për të bërë xhiro buzë detit e për të kalëruar.

Shtëpia, e cila ndodhet në Karolinën e Veriut, ka 4 dhoma gjumi, 2 tualete dhe një kalim privat për në plazh. Ajo ka një arredim modest ku përveç mureve, parketeve dhe tavaneve prej druri, edhe mobiliet kanë një detaj të tillë. Prenotimi i saj për një javë kushton 3.505 dollarë dhe tani që Bill u nda nga Melinda e s’ka më marrëveshje, ndoshta ata të dy do të kalojnë më shumë fundjava atje./ Living

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Këngëtarja e famshme në Serbi: Jam shqiptare, nuk e mohoj (Video)

Published

on

By

Edita është një këngëtare e famshme në Serbi, por është me origjinë shqiptare. Në një lidhje në Abc e Pasdites, ajo tha se është shumë e gëzuar dhe se është nder për të, që për herë të parë, po jep një intervistë për Shqipërinë që është njëkohësisht edhe origjina. Ajo shtoi se nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri, por do të vijë me siguri /Pamje mePosht

Flori Mumajesi, Dafina Zeqiri, Loredana ishin disa nga artistët shqiptarë që Edita i njihte madje i dinte edhe këngët.

Continue Reading

Aktuale