Connect with us

Kulturë

Vitet kur shqiptarët sundonin Jerusalemin: U pritën si çlirimtarë, sollën barazi për të gjithë

Published

on

Bajram Peçi

Jerusalemi dhe shqiptarët, ç’lidhje mund të kenë mes tyre? Asnjë! Janë jo pak, por 1736 kilometra larg njëri-tjetrit.

Por… mos u nxitoni! Prisni aq sa të keni kohë të shfletoni historinë mijëravjeçare të qytetit të Davidit dhe Solomonit, të Jezu Krishtit dhe profetit Muhamed dhe do të shihni se Qyteti i Shenjtë ka qenë zotërim i shqiptarëve nga viti 1831 deri në vitin 1840.

Sulltani i perandorisë që shtrihej në tre kontinente, asaj Otomane, Mahmudi II, ndonëse me masakrën e 10 qershorit të vitit 1826 mendoi se do t’i jepte fund pushtetit të jeniçerëve, ku shqiptarët kishin pozitat sunduese, nuk mund ta parashikonte dot se një ditë, tetë vjet më pas, shqiptarët do të ishin përsëri kërcënimi më serioz i fronit dhe po të mos i kish ndalur Evropa, ushtria e Mehmet Aliut, këtij ushtari shqiptar, do të ishte futur triumfuese në Stamboll.

Kush ka lexuar libra biografiko-historikë mbi Napoleon Bonapartin, e ndesh atë pothuaj në shumicën e tyre, të shpjeguar në pak faqe dhe lidhet me ngjarjen në kështjellën e Xhafas (Jaffa), shumë afër Jerusalemit. Ishte periudha e fushatës në Egjipt, kohë kur, ngadhënjyese, ushtria prej 35 mijë luftëtarësh e Napoleonit, doli nga Kajro e Aleksandria dhe mori rrugën për pushtimin e “Tokave të shenjta”. Kapërceu lehtësisht e theu rezistencat e dobëta që hasi rrugës në Gaza, derisa ngeci para murit të një kështjelle, Xhafas, që as thyhej dhe as dorëzohej. Ishin nizamë shqiptarë ata që e mbronin. U premtoi jetën, por ata pas katër ditë luftimesh të përgjakshme në rrethim, kërkuan të merrnin dhe armët. Kështu u ra dakord, por, siç thonë historianët, pas një nate të tërë pa vënë gjumë në sy, Napoleon Bonaparti urdhëroi pushkatimin e të dorëzuarve, pothuaj të gjithë me origjinë shqiptare.

Sipas autorit të biografisë “Napoleoni”, shkrimtarit rus Evgeny Viktoroviq Tarle, të therur e vrarë mizorisht më 6 dhe 7 mars 1799 ishin 10 mijë. Burime të tjera përmendin herë 2,440 ushtarë, si Simon S. Montefiore, dhe herë 4,100 ushtarë. Vetëm “Enciklopedia e Historisë Botërore” e William L. Langar jep shifrën më të ulët – 1,200 ushtarë shqiptarë të eliminuar.

Më vonë, në ishullin e internimit Shën Helenë, Napoleoni shkroi: “…për të mbajtur në ruajtje një numër të konsiderueshëm të burgosurish, do të ishte e nevojshme që të shkëputeshin roje të mjaftueshme për ta, të cilat do të zvogëlonin rëndë rreshtat e ushtrisë së tij dhe në qoftë se ai do t’i kishte lejuar ata që të largohen si njerëz të lirë, ishte e arsyeshme që të besonte e të kish frikë se ata mund të rrisin radhët e trupave të Ahmed al- Jazzar”.

Kur vjen puna te Jerusalemi dhe tokat e tjera “të shenjta”, nuk ngelet për ne shqiptarët që të përmendemi si protagonistë. Mëtimet për sundimin e këtij qyteti kanë përfshirë gjithë perandoritë euro-aziatike, gjithë kombet më të mëdha, ata të cilët më pas edhe do ta shkruanin historinë. Interesat politike dhe fetare kanë bërë që për këtë qytet, kryeqytet i dy popujve, epiqendër e tre besimeve, të flitet e të shkruhet më tepër se për çdo qytet tjetër. Për praninë e shqiptarëve në këto territore, ka qenë i njohur vetëm një episod i rëndësisë historike, të cilën ia vlen ta përmendim paraprakisht.

Po ja ku, 30 vjet më vonë, shqiptarët shfaqen përsëri në këtë rajon si protagonistë. Përsëri si ushtarë, por tashmë me pushtetin e sunduesit të Egjiptit. Me këta nizamë shqiptarë, jeniçerë të tmerrshëm, Perandoria Otomane ia kish mundur ta shtrinte pushtetin e saj në tre kontinente. Një prej këtyre ushtarëve “otomanë”, sipas burimeve enciklopedike, shqiptar nga Kavalla, por me shumë gjasa nga Zëmblaku i Maliqit të Korçës, dy vjet pas ngjarjes së Xhafas, duke shfrytëzuar me trupat e tij shqiptare boshllëkun ushtarak e politik që ish krijuar me largimin e Napoleonit, kish filluar të shtrinte autoritetin e tij ushtarak. Në një natë të 1 marsit 1811 ia kish mbërritur t’i shfaroste gjithë krerët dhe elitën e luftëtarëve Mamlukë të ftuar në kështjellën e Kajros “për kremtimin e ditëlindjes së djalit” dhe kish vendosur regjimin ushtarak, të cilin, pasi sulltani e caktoi si valiun e Egjiptit, ai e shndërroi në sundim absolut të tij. Sundimi që zgjati më se 150 vjet, në historinë e Egjiptit njihet si periudha e “pushtimit shqiptar”.

Mehmet Aliu kishte kohë që u ishte larguar frikshëm ekspeditave ushtarake në Arabi e Greqi dhe arritjes së fitoreve për llogari të sulltan Selimit e Mahmudit II. Ekspeditën në Palestinë e Siri e filloi për llogari të tij. Kjo luftë në tekstet e historisë e ka marrë emrin “Lufta turko-egjiptiane”, por në të vërtetë trupat ushtarake të Mehmet Aliut përbëheshin nga shqiptarë. Pashai në kohërat e para të sundimit pati 6,000 trupa shqiptare, të cilat me kalimin e viteve i disafishoi. Justifikim për ekspeditën ishte një grindje me veliun Abdullah, pashën e Akrës, për strehimin e 6,000 fshatarëve egjiptianë, të larguar për t’u shpëtuar taksave. Mehmeti e pushtoi Palestinën dhe Sirinë me lehtësi. Rezistenca e vetme iu bë në qytetin port të Akrës, që përfundimisht u dorëzua më 27 maj të vitit 1832. Jerusalemi ishte pushtuar që në dhjetor të vitit 1831.

Pas rënies së Akrës, ushtria e Mehmet Aliut marshoi drejt Anadollit. Në betejën e Konyas, më 21 dhjetor 1832, i biri, Ibrahim pasha, shkatërroi ushtrinë osmane dhe para tyre nuk kishte tani asnjë pengesë ushtarake që të pengonin forcat e Ibrahimit për të marshuar përpara. Kur Mehmet Aliu shpalli qëllimin për largimin nga froni të sulltanit, Mahmud II, i alarmuar, pranoi ofertën e Rusisë për ndihmë ushtarake, gjë që nuk u pranua nga qeveritë britanike e franceze. Ata ndërhynë drejtpërdrejtë me trupa dhe diplomaci. Ndërmjetësuan një zgjidhje në maj 1833, e njohur si Konventa e Kutahias. Mehmet Aliu do të tërhiqte forcat e tij nga Anadolli në këmbim të Kretës; do të merrte të drejtën e sundimit të trashëguar në Egjipt e Arabi dhe Ibrahim Pasha do të emërohej vali i Sirisë. Ndërkohë, i biri i pashait prej kohësh ishte sistemuar me trupat e tij dhe jetonte në Jerusalem. Zot i ri i Jerusalemit ishte Ibrahim Kuqi.

“Zaptimi shqiptar 1830-‘40” quhet kreu 36 i pjesës së tetë, “Perandoria”, e jetëshkrimit “Jerusalemi”, ku historiani Simon Sebag Montefiore përshkruan hyrjen e shqiptarëve në qytetin e shenjtë. “…ushtria marshoi përmes qytetit si jerusalemas ‘të lumtur dhe të kënaqur’, duke festuar plot drita, kërcim dhe muzikë në rrugë. Për pesë ditë, myslimanët, grekët, françeskanët, armenët e, madje, edhe hebrenjtë qenë në qejf”. Po pse u gëzuan kaq shumë banorët e qytetit nga ardhja e shqiptarëve? Kishte më se 30 vjet që Jerusalemi shtypej nga Abdullah pasha, nipi i “Kasapit” me emrin Mustafa Mizori dhe Haim Fahri.

Me Ibrahimin si guvernator në Siri dhe Izrael, zotërimet që u përkisnin shqiptarëve morën formën e një perandorie. Ai i tronditi myslimanët e Jerusalemit kur zëvendësoi uljen në shiltetë e jastëkët me karrigen evropiane, por sidomos me pirjen e verës hapur, nga ai vetë dhe kushdo tjetër që tani ishte i lejuar. Biri i Mehmetit, që kish fituar nofkën “Kuqua” për shkak të mjekrës së tij të kuqërremtë, sa kohë ndenji në Jerusalem u kujdes të vendoste barazi para ligjit për tërë racat; lehtësoi shtypjen e hebrenjve e të krishterëve; ata mund të kalëronin rrugëve dhe të vishnin tesha që vishnin edhe myslimanët si dhe nuk duhej ta paguanin më taksën jizaya.

Jerusalemi kishte shekuj që ndodhej nën pushtimin turk dhe për herë të parë, nga këto reforma, po shijonin lirinë. Jerusalemi i zhytur thellë në kulturën lindore të jetesës, atë arabo-persiane, gjatë dhjetë vjetëve të sundimit shqiptar, filloi të shijojë lirinë dhe mënyrën evropiane të jetesës, atë mënyrë që kishte mbi 25 vjet që po kultivohej në Egjipt. Felahinët myslimanë nuk i përtypën dot format e reja të lirisë dhe u çuan në revoltë, e cila, nga vetë Mehmet Aliu dhe i biri, Ibrahimi, u shtyp, duke i dërrmuar rebelët dhe duke rimarrë Jerusalemin. Ibrahimi ftoi evropianët të vendosnin konsullatat në Jerusalem dhe për të parën herë që nga kryqëzatat, lejoi të binin kambanat e kishës.

“Shqiptarët”, shkruan Simon Sebag Montefiore, në veprën ‘Jerusalemi’, “qenë modernizues entuziast, që u duhej mbështetja evropiane, nëse donin të zaptonin perandorinë osmane. Ibrahimi lejoi pakicat të rindreqnin ndërtesat e tyre të shkatërruara; françeskanët rregulluan Shën Saviourin; hebrenjtë sefardë nisën rindërtimin e sinagogës ben Zakkai, një ndër katër sinagogat në lagjen hebreje; ashkenazët u rikthyen në sinagogën Hurva, të shkatërruar në vitin 1720”.

Në 1838-n, Mehmet Aliu njoftoi Britaninë dhe Francën se ai do të shpallte pavarësinë e Egjiptit, Sirisë dhe Palestinës nga Perandoria Osmane. Franca e përkrahte, por ishte Britania ajo që vendoste. Asaj i prishej status quo-ja e Perandorisë Osmane. Rusia kishte synimet e saj, në kuadër të Perandorisë Ruse. Në Stamboll, komandanti turk, Hafiz Pasha, e siguroi sulltanin Mahmud II se ai ishte në gjendje të mundte ushtrinë “egjiptiane” të shqiptarëve. Pasi mori pëlqimin, urdhëroi forcat e tij për të përparuar në kufirin sirian, sulmoi trupat e Ibrahimit dhe u shkatërrua në betejën e Netsibi, afër Urfa, më 24 qershor 1839.

Nga momenti në moment, Stambolli mund të binte në duart e Mehmet Aliut, por kjo gjë nuk u lejua. Mahmud II ndrroj jetë pothuajse menjëherë pas betejës dhe u pasua nga Abdylmexhidi 16-vjeçar. Fuqitë evropiane dhe Qeveria britanike ndërhynë energjikisht, duke rënë dakord me Austrinë, Prusinë dhe Rusinë të nënshkruajnë Konventën e Londrës. Konventa i afronte Mehmet Aliut sundimin e trashëguar të Egjiptit, si pjesë e Perandorisë Osmane, si detyrim për t’u tërhequr nga Siria, Jerusalemi, rajonet bregdetare e malin e Libanit. Mehmet Aliu fillimisht ngurroi, duke besuar se kishte mbështetjen e Francës, gjë që i kushtoi shumë se mbështetja franceze nuk arriti kurrë ndërsa forcat detare britanike lëvizën kundër Sirisë, Jerusalemit dhe Aleksandrisë; anijet austriake bllokuan deltën e Nilit dhe bombarduan Bejrutin. Mehmet Aliu ra dakord me kushtet e Konventës. Më 27 nëntor 1840 shqiptarët ishin larguar nga Jerusalemi e Palestina, toka që britanikët i mbajtën pas kësaj nën diktatin e tyre deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Ushtria e mundur u reduktua me vetëm 18 mijë trupa dhe Mehmet Aliut e pasardhësve të tij ju njoh e drejta të gëzojnë sundimin trashëgimor mbi Egjiptin dhe Sudanin, si mëkëmbës otomanë.

Gjurmët e këtyre ngjarjeve dhe ndikimi dhjetëvjeçar shqiptar në qytetin e Jerusalemit e territoret Siri-Palestinë, pothuajse nuk ekzistojnë në tekstet e tyre të historisë. Edhe kur përmenden, ato u atribuohen egjiptianëve, të cilët nga ana e tyre, janë kujdesur të shkulin e shuajnë çdo gjurmë të 150 vjetëve zotërim, me përjashtim të emrit të ishullit dhe lagjes më të shquar të Kajros, Zamalek. Ajo vazhdon të mbajë me pak ndryshim në shqiptim, emrin e fshatit shqiptar të origjinës të të madhit Mehmet Ali, Zëmblak, të cilin nuk ia kanë mundur ta ndërrojnë edhe pse nuk ia dinë origjinën. Andej nga mesi i shekullit XX, fytyra hyjnore e një princeshe shqiptare, Fevzia Fuat Ali, bijë e mbretit Fuad, motër e mbretit Faruk, grua e shahut të Iranit, Muhamed Reza Pahlavi, e shpallur nga Hollivudi si “Gruaja më e bukur në botë e të gjitha kohërave”, ishte i fundmi rast kur përmendej e flitej si princeshë shqiptare e jo egjiptiane. Ishte e fundit e famshme e asaj familjeje që la gjurmë të thella në europianizimin e Egjiptit dhe Jerusalemit, kohë që tani në islamin e saj kujtohet si ëndërr, “…na ishte njëherë!”. Me këtë princeshë mbyllet loja ëndërrimtare e jetës njerëzore shqiptare tej vatrës së saj. Kjo histori shqiptare e Jerusalemit dhe Egjiptit mbetet edhe sot në caqe të pastërtisë së një miti. Ata ishin të vetmit që nuk thanë asnjëherë se janë otomanë dhe kurrë nuk harruan të parathonë se janë shqiptarë.

Continue Reading

Kulturë

Evropë apo Europë?

Published

on

By

Pse sot hasim dy trajta të kësaj fjale? Ku qëndron ngërçi, që kemi një dyzim të kësaj fjale? Në fakt, cilën duhet të marrim si trajtë të saktë? Merrni përgjigjen e duhur në këtë shkrim!

Kjo është një ndër ato fjalë apo çështje gjuhësore, që, me të drejtë, ka ngritur shumë diskutim te dashamirët e gjuhës shqipe dhe jo vetëm. “Kushtetuta jonë gjuhësore”, pra “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” i vitit 1972, ka miratuar trajtën me “ev”, pra “Evropë”. Kjo trajtë i përgjigjet shqiptimit të greqishtes (Evropi) e, deri diku, edhe të turqishtes (Avrupa), si dhe të gjuhëve të tjera fqinje ballkanike (bullgarishtja, serbishtja etj.). Prandaj kjo trajtë fonetike “Evropë” u përhap në mbarë shqiptimin popullor. Mbi këtë bazë u pranua edhe në gjuhën e shkruar dhe kjo u pasqyrua te “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”. Por, ndërkohë, në gjuhën shqipe kanë hyrë shumë fjalë të reja me këtë temë, që sidomos në shkrim po përdoren me grupin “eu” dhe jo me “ev”. Sot shqiptojmë dhe shkruajmë: euro, euroatlantik, europarlamentar, eurodeputet, Euratomi, Euroazia, Eurovizion etj.

Pra, ngërçi për trajtimin e dyzuar të kësaj fjale lind, sepse:

a) së pari, në “Drejtshkrimin” dhe “Fjalorin e gjuhës shqipe” të Akademisë së Shkencave (2006) kemi trajtat me “ev”: Evropë, evropian, evropianizoj, evropianizim, evropianolindor, evropianoperëndimor. Mirëpo në po të njëjtin fjalor kemi me “eu” fjalët: euro, euroatlantik; Euroazi, eurodeputet, eurolindor, europarlamentar, europerëndimor, Eurovizion, eurokomunizëm etj. Te ky fjalor gjendjen 6 fjalë me temë me grupin “ev” dhe 13 fjalë të tjera më të reja, me po këtë temë, por në këtë rast me grupin “eu”.

b) së dyti, sot në shtyp, në dokumente zyrtare etj., janë mbizotëruese trajtat me “eu”, ashtu siç këto trajta janë mbizotëruese edhe në “Fjalorin” e Akademisë së Shkencave (pra kemi 13 fjalë me grupin “eu”). Praktika e shkrimit të fjalës Europë dhe e të gjitha fjalëve të tjera, ku ajo hyn si element përbërës, sot e ka zëvendësuar formën e vjetër greko-sllave me “ev” me formën e gjuhëve perëndimore me “eu”.

Edhe pse nuk është gabim të përdoren trajtat me grupin “ev”, derisa Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe të rishikohet, vetë zhvillimi dhe praktika e gjuhës shqipe sot për përdorimin e kësaj fjale kanë dhënë përgjigjen e vet, që duhet të jetë forma me “eu”. Pra, Europë, europian, europianizoj, europianizim, europianolindorët.

Përgatiti: Emil Lafe; Sevi Agolli

Continue Reading

Kulturë

Oscars 2021 / Ja të gjithë fituesit e çmimeve

Published

on

Entoni Hopkins dhe Fransis Mekdormand – fitues të çmimeve Oskar për aktorët më të mirë

 

 Fransis Mekdormand e fitoi Oskarin e saj të tretë në ceremoninë e mbrëmshme në Los Angjelos të ndarjes së çmimeve Oskar, për rolin në filmin “Vendi I nomadëve” (Nomadland), me çka e konfirmoi reputacionin e saj si një nga aktoret më të mira të gjeneratës së vet. Me këtë iu bashkua aktorëve Meril Strip, Daniel Dej Luis dhe Xhek Nikollson, aktorëve të vetëm aktivë të cilët fituan tre çmime Oskar. Para tyre është vetëm e ndjera Ketrin Hepbern me katër çmime Oskar.

Aktori britanik, Antoni Hopkins mbrëmë e fitoi çmimin e tij të dytë Oskar për rolin në filmin “Babai”. Ky është çmimi I tij I dytë oskar pas pothuajse 30 viteve dhe katër nominimeve, pasi që në vitin 1992 u shpërblye për rolin e Hanibal Lektorit në filmin “Kur qengjat heshtin”.

Drama sociale “Vendi I nomadëve” (Nomadland), për jetën në kohë të recesionit në perëndimin amerikan, është shpallur filmi më I mirë në ceremoninë e mbrëmshme në Los Angjelos. Kinezja Kloi Zhao, për të cilën ky është vetëm filmi I tretë, është gruaja e dytë e shpërblyer për regji. Kandidatë për çmimin më të lartë të Akademisë amerikane të filmit këtë vit ishin edhe “The trial of the Chicago 7”, “Mank”, “Promising Young Woman”, “Minari”, “Judas and the Black Messiah”, “The Father” dhe “Sound of Metal”.

Filmi Soul I kompanisë Piksar (Pixar) e fitoi çmimin Oskar për filmin më të mirë të animuar. Ky është Oskari I 11-të për kompaninë Piksar në 20 vitet e fundit që nga ndarja e çmimit në këtë kategori.

Aktori britanik Daniel Kaluja e fitoi çmimin Oskar për rol dytësor, për rolin në filmin “Judas and the Black Messiah”. Aktori, I lindur në Londër nga prindër emigrantë nga Uganda, për rolin e aktivistit të ri për Panterën e Zezë, Fred Hampton, I cili u vra në vitin 1969 në Çikago, paraprakisht I fitoi edhe çmimet Globi I Artë, Çmimin e Shoqatës ë aktorëve dhe BAFTA britanike, Të nominuar të tjerë ishin Pol Rejsi (Sound of Metal), Lesli Odom Xhunior (Night in Miami) dhe Sasha Baron Koen (Trial of the Chicago 7). Aktorja nga Koreja e Jugut, Jun Ju-jung është fituese e çmimit Oskar për rolin dytësor femër në filmin Minari.. “My Octopus Teacher” nga regjisori nga Afrika e Jugut, Kreg Foster është shpallur dokumentari më I mire. Për çmimin ishin nominuar edhe “Collective”, “Crip Camp”, “The Mole Agent” dhe “Time”.

Lista e fituesve kryesorë në edicionin e 93-të të çmimeve Oskar nga Akademia amerikane për arte filmike, që u mbajt në Teatrin Dollbi dhe në lokacione të tjera në Los Angjelos.

– Filmi më I mirë: „Nomadland“

– Regjia më e mirë: Кloi Zhao, „Nomadland“

– Roli më I mire në kategorinë e meshkujve: Еntoni Hopkins (Тhe Father)

– Aktorja më e mirë: Fransis Mekdormand (Nomadland)

– Roli më i mire dytësor në kategorinë e meshkujve: Daniel Kaluja

– Roli më i mire dytësor në kategorinë e femrave: Јu Јung-јun

– Filmi më I mire I huaj: „Drunk“, Тоmas Vinterberg, Danimarkë

– Filmi më I mire dokumentar: „ Мy Octopus Teacher“

– Filmi më[ I mire I animuar: Soul – Сtudio Piksar

– Skenari më I mirë origjinal: „Promising Young Woman“

– Skenari më I mirë I adoptuar: „The Father“.

Continue Reading

Kulturë

Studim: Sa lexohet në kohë pandemie?!

Published

on

Autore:Donika Bakiu

23 prilli i njohur ndryshe si Dita Botërore e Librit dhe e Drejta e Autorit, ose Dita Ndërkombëtare e Librit, është një ngjarje vjetore e organizuar nga Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) për të promovuar leximin, botimin dhe të drejtat e autorit.
Dita Botërore e Librit u shënua për herë të parë në 23 Prill 1995 dhe vazhdon të njihet në atë ditë. Shkëmbeni ide dhe frymëzim për librat më të mirë dhe aktivitetet e bazuara në libra për të gjitha moshat, fazat dhe cilësimet.

Prej muajit mars të vitit 2020, Virusi Korona u përhap kudo, më 14 mars 2020 publikuam një studim me sugjerime të librave që do të ishte mirë të lexohen: ‘’ Leximi në kohën e Virusit Korona’’ u jam falemnderuese të gjithë atyre që ndanë kohë të sugjerojnë libra.
Vitin e kaluar në këtë ditë të rëndësishme, ne vendosëm të bëjmë diçka tjetër nëpërmjet distancës një studim se :’’Çfarë kanë lexuar më shumë në këtë kohë pra si ndikoj ky vet-izolim për leximin dhe cilat tituj ishin të preferuar’’.
Për këtë vit kemi studimin:’’Sa lexohet në kohë pandemie’’, pra a është rrit numri i lexuesve gjatë kohës së pandemisë dhe cilat libra kanë qenë më të preferuar. Mos të harrojmë kurrë se çdo njeri duhet të ketë qasje në libra, duhet ta shijojmë leximin për kënaqësi si një zakon gjatë gjithë jetës.
Valdeta Abdullahi profesoreshë e gjuhës shqipe në Shkollën e Mesme të Tekstilit në Tetovë thotë: “Gabriel García Márquez do të thoshte ” Kur fiton vesin e të lexuarit, atëherë ndërton për veten një varkë shpëtimi nga pothuajse të gjitha mjerimet e jetës”. Mendoj se libri është shpëtimi i shpirtit të njeriut, por nuk jam me atë kategori që thonë se pandemia, karantina ka shërbyer për t’u kthyer njerëzit te libri. Ata që nuk kanë qenë lexues vazhdimisht them kanë vazhduar të kenë prapë mundësinë për të bërë gjërat që nuk kanë pasur kohë t’i bëjnë. Unë për vete iu ktheva librave me shumë faqe, që kurrë nuk kisha mundësi t’i lexoja, pastaj veprën e plotë të Eskilit, Sofokliut, kisha nevojë një kthim në letërsinë antike, pasi nuk kisha pas mundësi t’i lexoja në tërësi.”
‘’Leximi asnjëherë s’do të dal prej mode. Ne shpesh i qasemi leximit sikur një fenomeni. Pothuajse kurrë s’diskutojmë a hamë bukë dhe kohëve të fundit nëse kemi ngrënë më shumë, ose ujë , ose ndonjë nevoj tjetër e cila është e patjetërsueshme për organizmin tonë për trurin tonë. Edhe leximi ta ngop trurin, truri ka uri për të, siç ka barku për bukën, ujin e shumë gjë tjera e që të gjitha në fund janë kërkesa dhe kënaqësi të trurit. Ai që në një moment është ndier bosh dhe i ka humb kuptimi i jetës jam e sigurt se ka shkuar te librat të kërkoj përgjigjen, ose ngushëllim. Përndryshe, për të tjerë njerëz as librat s’kanë nevoj, më besoni. Më mirë rrinë në pluhur, sesa në duart e dikujt që mendon se leximi është në modë dhe mezi pret që kjo modë të kaloj. Ata janë njerëzit e uritur. Si të tillë kurrë s’do të njohim lumturinë e thellë dhe qetësinë, urtësinë që ta japin ato.’’, thotë Xhemazije Rizvani profesoreshë e gjuhë dhe letërsisë shqipe.
Profesoresha Besa Kadriu, UEJL thotë” Ashtu siç shënohen eventet të cilat kanë shënuar një rëndësi të veçantë në epokën e njerëzimit, edhe Dita Botërore e Librit është nga datat e veçanta që na përkujton për vlerat dhe rëndësinë që libri ka. Më kujtohet një thënie e Goustav Flauber që thotë: “Mos lexoni siç bëjnë fëmijët për tu zbavitur, apo siç bëjnë ambiciozët për të mësuar. Jo, lexoni për të jetuar.” Apo dhe shumë studijues e filozof të mëdhenj të cilët librit e konsiderojnë në studimet e tyre, konceptin bazë. E pra, pesha dhë rëndësia e këtij burimi të pashtershëm të dijes. Nuk ka dyshim që është faktori kyç i ngritjes sonë intelektuale. Sot, në kushtet e pandemisë, në mungesë të socializimit të njerëzve dhe kujdesit që duhet patur për të mbrojtur distancën, Librat me tematikë sociale konsiderohen librat më të lexueshëm. Pa përjashtuar mundësinë e tematikave të sferave të tjera në shkencave humane- medicinës, spektrit ekonomik etj.’’
Elmedina Abdullahi – Përgjegjëse e bibliotekës“Max van der Stoel” UEJL thotë: “ Nëse krahasojmë lexueshmërinë gjegjësisht huazimet që ka pasur në bibliotekë në vitin 2019 dhe 2020 dallohet që ka një rënie nga 28.5 % e cila është si rezultat i mbylljes së bibliotekave gjatë kohës së pandemisë por ka një informatë shumë të rëndësishme që numrat e shfrytëzimit të burimeve elekronike janë në rritje. Në nëntor dhe dhjetor kur ka qenë qasja më e kufizuar në libra elektronik në muaj ka pasur përafërsisht nga 200 kërkime në databazat. Kurse nga janari kur kemi qasje ne një numer shumë më të madh të librave ektronik ky numër rritet në 780 që në shkurt do të jetë mbi 1900. Ka shumë interesim për libra në formë elektronike, të cilat janë vetëm në gjuhën angleze.”
Migena Arllati-ligjëruese e gjuhësisë në Universitetin e Gjakovës dhe profesoreshë e gjuhës shqipe në Gjimnazin “Hajdar Dushi”, Gjakovë thotë‘’Ka kohë që kontribuoj në arsimin e mesëm dhe në arsimin e lartë në Kosovë. Vërej se është për të ardhur keq që, nga njëra anë shkenca dhe teknologjia përparojnë çdo ditë e më shumë, kurse lexueshmëria e librit nga ana tjetër nuk është në ditët e tij më të mira. Jetojmë në kohën kur libri nuk lexohet sa dikur, kur dituria nuk çmohet si dje, dhe kjo është një brengë e madhe për të cilën institucionet arsimore vertikale duhet të punojnë natë e ditë për ta ndërruar këtë pasqyrë. Edhe pse jetojmë në kohërat moderne nuk është e tepërt sërish e sërish t’iu referohemi rilindasve tanë që thonin: “Arsimimi / leximi është ndriçimi i syrit të mendjes”. Personalisht dhe profesionalisht mendoj se niveli i të lexuarit është rrëfyes i qartë i emancipimit të një vendi dhe e kulturës së tij. Përsa i përket rrethanave të pavaforshme të mënyrës së jetesës në pandemi, jam e sigurt se adhuruesit e librit kurrë nuk kanë pasur më shumë kohë në dispozicion të leximit sesa gjatë këtij viti pandemik. Megjithatë leximi i librit nuk është në trend pasi mjetet digjitale (smartfona, Ipad, platformat e rrjeteve sociale) kanë shtrirë ndikimin dhe kanë pushtuar vëmendjen e pothuajse të gjitha shtresave të shoqërisë. Të gjendur përballë këtij realiteti, libraritë kudo në botë janë detyruar t’u kthehen shërbimeve online nëpërmjet veprimeve në internet.Po ashtu duket se E-book apo libri elektronik gjithnjë e më tepër po zëvendëson atë të letrës (të printuar).Ndër librat më të preferuar gjatë kohës së pandemisë kanë qenë ato me temë nga izolimet a pandemitë në epoka të ndryshme, si: “Dekameroni” i Xh. Bokaçios, “Murtaja” e A. Kamy, “Dashuri në kohërat e kolerës” e G. G. Markez etj. Po ashtu, shumë të pëlqyer janë librat nga psikologjia, si dhe biografitë – shënimet mbi jetën private e publike të personaliteteve.Tituj të veçantë si librat më të kërkuar do të veçoja: “Të bëhesh” nga M. Obama, “Alkimisti” nga P. Coelho, “Një martesë amerikane” nga T. Jones, “Kukulla” nga I. Kadare, “Profeti” nga K. Gidran, “Vajza që le pas” nga J. Mojes, “Biri” nga F. Açka etj.’’

Doc.dr Arta Selmani,Profesoreshë e të drejtës familjare- Fakulteti juridik – UEJL: thotë: ‘’Konsideroj që është me rëndësi të theksoj se në fillimet e pandemisë, leximi u intesifikua në mesin e dashamirësve të librit, kjo vërehej nga propozimet e shumta që jepeshin për lexim në rrjetet sociale, në media si edhe në mjetet tjera të komunikimit. Mirëpo, sikurse tanimë ka filluar të bjer interesimi për leximin pikërisht për shkak të rikthimit të njerëzve në jetën normale dhe preokupimit të tyre me punët e përditëshme. Mirëpo, tek pjesa e popullatës që ka treguar interesim për lexim, vazhdon i njejti intenzitet. Përfundimet e mia se cilët janë librat më të lexuara brenda kësaj periudhe, i nxjerr nga rrethi i miqve të mi me të cilët vazhdimisht këmbejmë libra. Listën time do ta kisha filluar me të gjitha librat e të mrekullueshmes Elif Shafak: ‘’Dyzet rregullat e dashurisë’’, ‘’Bastardja e Stambollit’’, ‘’Nderi’’, ‘’Çiraku i arkitektit’’, ‘’Tri bijat e Evës’’, ‘’10 Minuta 38 Sekonda në këtë botë të çuditshme’’. Një nga autorët më të talentuar bashkëkohorë dhe më i lexuari është i ndjeri Carlos Luis Zafons. Hija e erës është vëllimi i parë i sagës Varreza e librave të harruara, pjeset tjera janë: Loja e engjellit; I burgosuri i qiellit; Labirinti i shpirtërave. Carlos Luiz Zafons ka arritur me veprat e tij të bëjë një gërshetimi të shkëlqyer të dashurisë, fantazisë, komploteve shtetërore, rrezikut dhe frikës por që në fund të sagës triumfon e vërteta.
Sipas Zafon: “Librat janë pasqyra ku ne shohim se kush jemi në të vërtetë.” Gjithsesi, nga po i njejti autorë një vend të veçantë në listën time ka edhe romani Marina.Historiani izraelit Yuval Noah Harari është autori i rradhës më i lexuari jo vetëm në mesin tonë por edhe në përmasa botërore. Librat e tij që qarkullojnë nëpër duart tona janë: Sapiensi- një histori e shkurtër e njerëzimit; Homodeus- një histori e shkurtër e së nesërmes dhe 21 leksione për shekullin e 21. Gjithashtu më lejoni që në listën e romaneve më të lexuar ti vendos edhe novelat e Julia Navarros: Më thuaj kush jam; Qëllo tashmë jam i vdekur dhe Vëllazëria e pëlhurës së shenjtë. Jojo Mayes gjithashtu është një shkrimtare me famë botërore dhe shumë e lexuar në vitin 2020. Nga librat e Jojo Mayes më të lexuara numërohen: Kali valltar; Pas teje; Vallja e nuseve; Gjiri i argjendtë; Unë më parë se ti; Vajza që le pas. Këto libra gjithësesi janë edhe pjesë e Klubit të librit që kemi me miqët dhe kolegët e mi. Ndër librat inspirativ që na mësojnë se si ta duam jetën dhe si ti vlerësojmë të gjitha që kemi, janë veprat e Robin Sharmës: Murrgu që shiti Ferrarin e vet; Kush do të qajë kur të vdesësh?; Klubi 5 e mëngjesit. Me anë të veprave të tij ai ju mëson rrugën drejtë suksesit, çelësin e zotërimit të vetvetes, kujdesin e vazhdueshëm për mendjen, trupin dhe shpirtin tonë. Ndër të tjera ai nënvizon “Secili prej nesh ka potencialin për arritje të jashtëzakonëshme, lumturi dhe përplotësim të qëndrueshëm. Gjithçka duhet janë hapa të vegjël në drejtim të ëndrrave tona. Ashtu si Taxh Mahali, një jetë e mbushur me mrekulli ndërtohet çdo ditë, gur pas guri. Fitoret e vogla sjellin fitore të mëdha. Ndryshime dhe përmirësime të vogla dhe në rritje si ato që të sugjerova, do krijojnë zakone pozitive. Zakonet pozitive do të krijojnë rezultate. Dhe rezultatet do të frymëzojnë drejt një ndryshimi personal më të madh. Fillo të jetosh çdo ditë si të ishte e fundit. Duke filluar nga sot, mëso më shumë, qesh më shumë dhe bëj atë që vërtet dëshiron të bësh. Mos e moho fatin tënd. Çfarë ndodhet pas dhe para teje kanë pak vlerë krahasuar me cfarë që ndodhet brenda teje”- Murrgu që shiti Ferrarin e vet.
Nuk ka libra të mirë dhe të këqinjë, të gjithë librat janë një mrrekulli, ata përmbajnë një shpirt me të cilin mvaret nga ju si lexues se si do ta krijoni lidhshmërinë, e kur krijohet kjo lidhshmëri storiet e tyre ju ndjekin në të gjitha momentet jetësore. “Një dhomë pa libra është si një trup pa shpirt”- Ciceroni. Andaj nuk ka rëndësi çfarë lexoni, me rëndësi është që libri të ju ndjek në përditshmëri, kjo gjithësesi do të ju ndihmojë ta iluminoni shpirtin dhe mendjen tuaj.’’
‘’Paraqitja e pandemisë ishte me të vërtetë një sfidë e madhe për njerëzimin. Ku si pasojë e kësaj, si masë mbrojtëse u paraqit izolimi/karantina, duke marrë parasysh se duhet të rijmë në shtëpi të izoluar, në mënyrë që të kalojmë kohën, njëra prej zgjidhjeve ishte leximi. Sipas mendimit tim, (duke u bazuar në atë cka kam vërejtur në media dhe në rrjetet sociale), interesimi për lexim u rit dukshëm, gati se të gjithë postonin librin e tyre të preferuar. Më së shumti që më kanë rënë në sy, kanë qenë librat e autorëve të njohur si Orhan Pamuk dhe Paolo Coelho dhe mos të harrojmë librin e famshëm “Dashuri në kohën e Kolerës” G.Markes.’’, thotë Ramadan Murtezani, student-aktivist.
‘’Fat në këtë fatkeqësi ishte fakti që lëvizjet tona ishin të kufizuara por koha jonë ishte e pakufizuar, prandaj si diçka përfituese e kishim kohën e lirë e të mjaftueshme, për ta shfrytëzuar edhe për lexim. Unë si shumë studentë të tjerë e kam shfrytëzuar këtë kohë duke shtuar leximin jashtë asaj profesionale apo universitare. Uroj që nga kjo pandemi të na mbetet të paktën ky ritëm i të lexuarit, që edhe pasi të lirohemi në lëvizje të gjejmë kohë për të lexuar sepse mirë kemi filluar dukshëm është rritur numri i lexuesve gjatë kohës së pandemisë. Gjatë izolimit më shumë se kurrë kemi nevojë të lexojmë libra socio-psikologjik, që të mbajmë në nivel disponimin dhe humorin sepse rreziku ishte i madh që njerëzit të kalojnë edhe në depresion. Pra ndër librat më të preferuara për mua ishin këta socio-psikologjik, ndërsa romanet me tematika satiristike e aventuristike. Kjo për të vetmen arsye për defokusim nga realiteti i trishtë nga kjo pandemi e brishtë.’’, thotë Abedin Ismaili, student në UEJL, Drejtimi Komunikim Ndërkombëtar.

Gentina Abdiji , nxënëse në Gjimnazin ‘’Kiril Pejçinoviq‘’, Tetovë thotë:‘’Nga këndvështrimi im, libri gjithmonë do ngel shtresa më e veçantë e gjërave të shtrejta në jetë. Krahas miqve besnik që posedojmë, libri është uralidhëse e një shoqërie të shëndoshë. Një numër i madh i njerëzve me aq sa kam hasur, kanë zgjedhur për të përdorur metodën e të lexuarit, si një nga zgjidhjet më profitabile. Që rezulton në atë se numri i lexuesve është rritur më tepër se sa e kam menduar. Personalisht më pëlqen mënyra e të shkruarit, së Elif Shafakut dhe Paolo Koelho. Romanet që ngelen në preferencën time, të këtyre autorëve janë: “Tri Bijat e Evës” – E.SH ” Dyzet rregullat e dashurisë” – E.SH ” Veronika vendos të vdes” – P.K “Dorëshkrimi i gjetur në Akra” – P.K Dhe padyshim, librat të karakterit filozofik dhe psikologjik që do i’u sugjeroja gjithsecilit, për praktikim të mendimeve, ideve, njohurive dhe veprimeve në përditshmëri që kanë karakter filozofik dhe psikologjik, janë: ” Shkolla e rrugës ” – Tara West dhe ” Plani B” – Sheryl Sandberg & Adam Grant.’’
‘’Ajo që dua unë të ndaj me të tjerët, është jo libri që premtoj se do ndikojë në jetët e tyre, as ai që do shënojë gjurmë të vogla e të mëdha, e as ai që vë bast se: do të të ndryshojë jetën siç ma ndryshoi mua! – pooor, do jetë libër, do jenë libra që vijnë me sugjerim zemre, në dëshirë që edhe në të lartën por edhe kur të keni marrë tatëpjetën, të bëjnë shoqërinë, si miqtë më të mirë.Për adhuronjësit e librave policorë, që kyç kanë misterin dhe suspancën, sugjeroj gojë plot, autorin tim të preferuar = G.M “Thirrja e Engjëllit” e “Vajza dhe nata” – pastaj mbretëreshën, personin me dhunti mbi të tjerët, A.CH / “Vrasje në Orient Ekspres” – A.J.F / “Gruaja në dritare” dhe L.J / “Vajza e humbur”.Për ata që preferojnë pak horror dhe thriller, nuk do anashkaloja kurrësesi, librin që e ka shuar plogështinë time = “Lartësitë e stuhishme”, “Vajza e humbur”, “Central Park” “Nuk duhet të fle” dhe “Binjakja e heshtur”.
Për njerëzit që lexojnë romancë të errët:”Xhejn Er”, “Lartësitë e stuhishme”, “Padurimi i zemrës”, Sagën (të preferuarën time) e Muzgut dhe nga mikja ime, Mirela Kanini, “Kilenti”.
Librat që bënë impaktin therës tek unë = “Sepse të dua”, “Njëmijë diej vezullues”, “Gjuetari i balonave”, “Ndihma”, “Zonja Bovari”, “Tri bijat e Evës”, “Dyzet rregullat e dashurisë”, “Binjakja e heshtur”, Saga e Muzgut, “Tabloja e mendjes” “Nga jeta në jetë, pse?!” dhe “Lartësitë e stuhishme”.Tek adhuronjësit e fantazisë = Sërish, “Saga e Muzgut”, “Ditari i vampirit”, “Friend Request” dhe “E kuqe Rubini”.E së fundmi, tek ajo më kryesorja (e një liste vërtet të gjatë e të dhimbshme, teksa përzgjedh se kë do paraqesësh) – sugjeroj t’i mbushni zemrat e juaja me fjalët e Kur’anit të lartëmadhëruar, siç jemi destinuar ta lexojmë, me shpresë që të gjeni rrugën e duhur e të doni veten’’ thotë Genta Abdiji nxënëse në Gjimnazin e Tetovës ‘’Kiril Pejçinoviq’’.
‘’Sigurisht që mbyllja në shtëpi ndikoj që një numër i madh i qytetarëve t`i marrin dhe t`i shfletojnë librat nga sirtarët e tyre. Pandemia sipas të gjitha statistikave nga bibliotekat e qyteteve, librarit dhe hulumtimet tjera ka rritur numrin e lexueseve në vendin tonë por jo vetëm. Ndërkohë librat më të lexuar janë romanet aventureske më të preferuar, sepse vlerësohen se ata janë më të lehtë për tu lexuar dhe kuptuar. Kështu do të marrin kohë më pak por edhe do të ndikojnë që të largohet sado pak vëmendja nga situata e krijuar me virusin korona.‘’thotë gazetari Zenel Miftari.
Zirafete Luta, punonjëse në Librarinë Albas- Tetovë thotë:”Puna me libra, përveç kënaqësisë që të fal, të jep mundësi të njihesh me persona të cilët e duan dhe e kanë pjesë të pandashme librin. Raportet shoqërore që kam krijuar me një pjesë të klientëve, kanë bërë që të njihem nga afër edhe me përvojat e tyre në lidhje me leximin. Duke qenë se punën si shitëse librash e kam ushtruar që para periudhës së Pandemisë, mund të them se kjo e fundit ka ndikuar dukshëm në rritjen e numrit të lexuesëve në vendin tonë. Sidomos periudha e karantinës, bëri që një pjesë e madhe e njerëzve, ditët e izolimit t’i kalonin nën shoqërin e librave, ku shumica prej tyre, blerjen e librave e kanë vazhduar si një lloj tradite në jetën e tyre, edhe pas përfundimit të karantinës. E bukura e gjithë kësaj është që (mbase duke marrë si shembull prindërit e tyre ose anëtarët e tjerë më të mëdhenjë në familje) tashmë kemi edhe lexuesit e vegjël të cilët e duan dhe janë të flaktë për librin. Këto të fundit i kemi thuajse çdo ditë në hapësirat e librarisë, duke përzgjedhur librat e rradhës nga seritë e tyre të preferuara. Ndër librat më të shitur janë këto: 1. Klubi 5 – Robin Sharma 2. Dyzet rregullat e dashurisë- Elif Shafak 3. Rruga në të cilën rrallë shkohet – Scott Peck 4. Një histori e Zotit – Karen Armstrong 5. Sekreti – Rhonda Byrne 6. Intelegjenca emocionale – Daniel Goleman 7. Selfie -Will Storr 8. Muzeu i pafajësisë – Orhan Pamuk 9. Tatuisti i Aushvicit – Heather Morris 10. Fabrikimi i bindjes – E. Herman & N. Chomsky 11. Babai i pasur, babai i varfër – Robert Kiyosaki 12. Pylli Norvegjez – Haruki Murakami 13. Kush do të qaj kur të vdesësh? – Robin Sharma 14. Lepur, vrapo – John Updike 15. Becoming – Michelle Obama 16. Murgu që shiti ferrarin – Robin Sharma 17. Bijtë e gënjeshtrës – Scott Peck 18. Gjuetari i balonave – Khaled Hosseini 19. Sapiens – Y. N. Harari 20. Dashuria në kohërat e kolerës – Marquez. Kurse lista për lexuesit e vegjël është kjo: 1. Seria “Klasikët për të vegjël” 2. Seria “Klasikët për fëmijë” 3. Seria “Koni dhe Maksi” 4. Seria “Një familje e paparë 5. Seria “Një histori në 5-15 min” 6. Seria “Fabulat e Ezopit”. Dua të theksoj se përzgjedhja e “librave më të shitur” është paksa e vështirë; duke marrë parasysh larmishmërinë e kërkesave nga klientët, përfshirë zhanret dhe kategoritë e ndryshme, është e pamundur të përfshihen të gjithë librat që kërkohen vazhdimisht nga masa e gjerë e klientëve, në një listë kaq të shkurtër.’’ “Shprehja “Sa shumë libra dhe pak kohë “ sa herë që thuhet nga dashamirësit e librit ngjallë në vetet e tyre një ndjesi keqardhjeje të pamundësisë për të lexuar dhe më shumë. Përkudër cdo lloj pasigurie, kaosi që na e solli pandemia, ajo na e dha gjënë më të çmuar, KOHËN. Më shumë kohë për të bërë gjërat që ne i duam dhe na përmbushin shpirtërisht. E libri është pjesë e tyre. Ajo që mendoj unë është se kishim rritje të leximit nga personat të lexojnë vazhdimisht. Ato libra të cilat ka kohë që kemi mendur t’i lexojmë, u erdhi rradha . Personalisht, vendosa të zgjedhi novela, libra që janë më relaksues, me histori të bukura dhe mesazhe në vete. Fillova t’i lexoj novelat nga autorja turke Elif Shafak, si “Bastardja e Stambollit”, “Tri bijat e Evës”, Çiraku i Arkitektit dhe së fundmi “Dyzet rregullat e Dashurisë”. Novela, me histori të veçanta të modernes dhe tradicionales , dashurisë dhe urrejtjes dhe Stambollin me historinë dhe arkitekturën e tij frymëzuese për disa nga librat e saj. Nga ana tjetër librat të cilat janë në listën atyre më të shiturave më ngjallnin kureshtje shumë dhe i lexoj çdoherë. Por të cilat jo cdoherë i përmbushin pritshmërisë,si “Ikigai”, “Arti i Brishtë i not giving a f*ck”, “Everything is f*cked”, dhe disa libra të tjerë si “Sundimtari”,Fenomeni i Artit” etj. “ thotë Semra Sadiki, studente në Fakultetin Juridik-IBU.
Albërie Xhemaili- Studente në Master, Drejtimi Diplomaci, UEJL thotë: ‘’Në periudhën e pandemisë aktiviteti i lexuesit shqiptar është fokusuar drejtë informacionit digjital, dhe në një mënyrë ose në një tjetër që detyrimisht ndërroi kahjen e prioriteteve në lexim.Sot informacioni i vërtetë dhe i pavërtetë haset gjithkund sidomos në rrjete sociale.Ndonëse prodhohet me shpejtësi të lartë dhe përmbatje të shkurtëra, humbet afinitetin e qytetarëve për të lexuar libra, dhe përmbajtje të gjata të cilat trajtojnëçështje të ndryshme në mënyra të ndryshme.Mendoj që niveli i lexuesve në periudhën e pandemisë ështërritur, sepse pandemia ka ndikuar në mbylljen e shumëaktiviteteve sociale.
Ndonëse pandemia COVID 19 ka rezultuar me numra të mëdha vdekjesh, kjo ka sjellur frikë dhe interesim tek qytetarët pet të lexuar dhe për tu informuar edhe më tepër.Në anën tjetër kemi lexuesit aktiv të cilët kanë ditur ta shfrytëzojnë kohën e tyre gjatë pandemisë per leximin e veprave voluminoze,revistave shkencore, romaneve me tema të lira.Gjatë periudhës së pandemisë unë kam qenë pjesë e fushatës zgjedhore mbi Ambasadorët e Rinj Evropian dhe më është dashur që të fokusohem në librat që ndihmojnë fushatën dhe ndërtojnë aktivitetin tim politik. Këto libra janë : “Becoming” nga Michele Obama,”Madam Secretary”-Madeleine Albright, etj.’’ Nga Biblioteka “Koço Racin” , Tetovë thonë se titujt më të kërkuar kanë qenë këto: duke filluar me libra me përmbajtje psikologjike: ‘’Arti i brishtë i not giving a fuck ‘’ Mark Manson,’’ 100 mënyra për të motivuar veten’’Steve Chandler,’’Kura e Shopenhauerit’’Irvin David Yalom,’’Sekreti’’ Rhonda Byrne. Nga Bestsellerët janë këto titujt:’’7 zakonet e familjeve të suksesshme’’Stephen R. Covey,‘’Trembëdhjetë Arsye Pse’’Jay Asher,’’Sekreti më i madh’’ David Icke, “13 – ta e pafat” e shkrimtarëve Patterson dhe Paetro. Nga librat me përmbajtje filozofike janë: ‘’Çfarë jeni duke bërë me jetën tuaj?’’ Jiddu Krishnamurti, ‘’Arti i të jetuarit’’Artur Shopenhauer, “Rruga në të cilën rrallë shkohet”Scott Peck. Kurse romanet më të kërkuara janë: ‘’Shtëpia e shtrembër” Agatha Christie, ‘’Letra e Milenës’’Franz Kafka, “Të vrasësh zogun përqeshës” Harper Lee,’’ Çiraku i arkitektit’’ Elif Shafak, ‘’Gruaja midis nesh’’, shkruar nga Greer Hendricks dhe Sarah Pekkanen,’’ Vajza dhe nata’’ Guillaume Musso,‘’Në çdo frymëmarrje’’Nicholas Sparks,‘’Derisa dashuria të na ndajë’’Anna Premoli,‘’Vajza në tren’’ Paula Hawkins,’’Treni i fundit për Stamboll’’ Ayse Kulin,‘’Babai i pasur , Babai i varfër’’ Robert T. Kiyosaki.

Continue Reading

Aktuale