Connect with us

Kolumna

Qeveria Rama sot është qeveri anti-Kurti

Published

on

Qeveria Rama sot është qeveri anti-Kurti

Nga Çim Peka

‘Sot, Shqipëria fitoi! Sot, Shqiptarët janë mirë. Kujdesu për Shqipërinë, vlla, dhe mos harro që t’kujdesesh edhe për Kosovën. Kur ti kujdesesh për Kosovën, ti kujdesesh edhe për shqiptarët’

Ky ishte amaneti që Hashim Thaçi i dërgoi Edi Ramës nga qelia në Hagë, me rastin e sigurimit të mandatit të tretë nga ky i fundit. Unë kam përshtypjen se Thaçi akoma dhe sot nuk e di që i ka dërguar një letër të tillë Ramës. Por kjo pak rëndësi ka.

Ajo që Rama na tregon me këtë letër është se sot më shumë se kurrë, ai pretendon të shndërrohet në liderin e shqiptarëve kudo në rajon. Që megalomania e tij është në nivele klinike kjo nuk është çudi, se ky është Rama. Por që ky të pretendojë të marrë rolin e liderit të Kosovës dhe të flasë në emër të saj, kur Kosova ka Kryeministrin dhe Presidentin e saj, kjo pastaj tejkalon megalomaninë.

Kjo shndërrohet në diçka të rrezikshme për Kosovën.

Albin Kurti dhe Edi Rama sot janë në pole të kundërta dhe në marrëdhënie e dobëta personale, pikërisht sepse ky i fundit do të bëhet Zot në shtëpinë e tjetrit. Dhe jo vetëm të bëhet Zot në shtëpi, por dhe t’i shesë oborrin fqinjit verior. Që Rama të uzurpojë këtë rol dhe të minojë pozitën e Kurtit sigurisht i duhet ndihmë dhe nga Kosova. Nga njerëz të afert të tij dhe të Thaçit. Askush nuk mund ta luajë këtë rol më mirë se Vlora Çitaku. Njeriu më i afërt i Thaçit dhe mike personale e familjes Rama, ajo pritet të emërohet Ministre e Jashtme në Kabinetin Rama 3.

‘Mund t’i citosh, të mos jesh dakord me ta, apo t’i shash, por gjëja që nuk mund të bësh, është t’i injorosh ata…sepse ata i ndryshojnë gjerat’.

Ata që janë aq të çmendur sa të mendojnë se mund të ndryshojnë botën, janë pikërisht ata të cilët e bejnë këtë’.

Kjo shkon për Edi Ramën’, thotë Vlora Çitaku në një postim të saj në Twitter.

Bashkëpunimi i saj disavjeçar me Thaçin në PDK në 2011 e katapultoi në postin e Ministres për Integrime Europiane. Gjatë kësaj periudhe ajo kishte për këshilltare të veten edhe Linda Ramën, bashkëshorten e Kryeministrit aktual, rekrutuar nëpërmjet programit CBF (Capacity Building Framework), finacuar nga UNDP, disa qeveri europiane dhe Soros.

Nepotizmi nga zyrtarët kosovarë bëri që financuesit e këtij programi ta mbyllnin atë vite më vonë. Në vitin 2015, Thaçi e emëron ambasadore në Uashington, post që e mbajti deri para pak kohe. Mandati i saj si ambasadore e Kosovës në Uashington përkoi me iniciativën dhe planin e treshes Vuçiç-Thaçi-Rama për arritjen e një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, i cili parashikonte dhe ndarjen e Kosovës.

E pozicionuar midis Thaçit dhe Ramës, ajo luajti rol qendror si interlokutorja e tyre me Uashingtonin, ku u shquajt veçanërisht raporti i saj i ngushtë me ish-këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të presidentit Donald Trump. John Bolton, jo vetëm që ishte pika kyçe e lobit serb në Uashington, por edhe promotor i ndarjes së Kosovës.

Në fillim të vitit 2020, Albin Kurti, kryeministër i sapozgjedhur i Kosovës paralajmëroi shkarkimin e Çitakut nga posti i ambasadores, pas bllofit të kësaj të fundit me njohjen e Kosovës nga shteti i Xhamajkës. Pasi ajo kishte njoftuar në rrugë zyrtare krerët e shtetit të Kosovës, se Xhamajka kishte njohur Kosoven, kjo e fundit vetëm një ditë më pas e mohoi të kishte njohur Kosovën.

Në kohën kur nëpër Europë dhe Komision Europian qarkullojnë disa të ashtëquajtura ‘Non-Papers’ duke e rinxjerrë edhe një herë në skenë planin për ndarjen e Kosovës, emërimi i Çitakut nga ana e Ramës si Ministre e Jashtme e Shqipërisë, nuk është thjesht një emërim nepotik, por amaneti i vërtetë i Thaçit dhe ‘futje gishtash në sy’ për Kryeministrin Kurti.

Në përpjekjen e Ramës për të sfumuar Kurtin dhe për të marrë rolin e liderit kombëtar, emërimi i saj duket të jetë vetëm hapi i parë për të krijuar në Tiranë një shtet paralel të Kosovës.

Ndoshta bash për këtë Ramës po i tolerohet vjedhja industriale e mandatit të tretë dhe po shantazhohet fituesi real i ketyre zgjedhjeve, që t’i pranojë ato.

Continue Reading

Kolumna

Z. Zaev, ani pse 14 viktimat nuk janë nga Strumica, ju nuk guxoni të përdorni fjalë banale!

Published

on

By

Z. Zaev, ani pse 14 viktimat nuk janë nga Strumica, ju nuk guxoni të përdorni fjalë banale!

Orhan Kasami

Z. Zaev, kryeministri i një vendi duhet të tregojë dhimbje për viktimat e rasteve tragjike, pa marë parasysh nga janë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për tragjedi me 14 viktima. A janë nga Tetova, a janë nga Strumica, nuk ka shumë rëndësi. Për ta duhet të flitet me respekt, e jo me fjalë banale, siç folët ju sot, bashkë me ata që ju duartrokitën. Deklarata juaj sot ishte ofenduese. Nëse është banalizuar diçka në këtë rast, atë e keni bë ju duke refuzuar dorëheqjet. Ju po tregoni se më me rëndësi i keni kuadrot e partisë, se sa viktimat.

Duhet tu kerkoni falje sa më shpejtë familjeve të viktimave dhe gjith opinionit në Maqedoninë e Veriut, që ende ndien dhimbje për tragjedinë e paparë.

Continue Reading

Kolumna

Politikë dhe strategji kombëtare kundër kulturës shqiptare

Published

on

By

POLITIKË DHE STRATEGJI KOMBËTARE KUNDËR KULTURËS SHQIPTARE

Nga Avni Halimi

Cila ishte pozita kulturore e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore e këtej. Si zhvilloheshin kulturalisht shqiptarët e Maqedonisë? Cila ishte pozita e tyre kulturore? Cili ishte qëndrimi i politikës zyrtare ndaj kulturës shqiptare? Cilat ishin politikat kulturore dhe sa i preknin ato interesat kulturore të shqiptarëve?

Gjatë periudhës komuniste, si gjithandej nëpër ish-Jugosllavi, edhe në Maqedoni shqiptarët kaluan nëpër një proces të tmerrshëm diskriminues. Përjetuan presione të papërballueshme politike dhe për pasojë u detyruan të shpëngulen mijëra familje shqiptare fillimisht nëpër viset turke e pastaj edhe nëpër shumë qendra evropiane.
Krahas këtyre represalieve, sistemit jugosllav i duhej edhe propagimi i “bashkim-vëllazërimit” i cili ruhej dhe kalitej përmes ventilimeve kulturore amatoreske të rezervuar për “kombësitë”, term ky i shpikur për bashkësitë etnike të cilat sistemi jugosllav nuk i llogariste për komb. Kosova, ndonëse ishte element përbërës i federatës jugosllave, nuk mund të llogariste në pavarësinë e vet eventuale, sepse banohej nga “kombësia shqiptare”, ndërkohë që kombësitë nuk llogariteshin si element shtetëformues. Kombësitë llogariteshin si elementë që e pasuronin diversitetin kulturor të republikës ku banonin. Pra, kultura e një republike ishte e pasur edhe për një kulturë tjetër që i përkiste një kombësie që nuk mund të llogariste në shtetëformësim. Kultura e republikës, apo e popullit shtetëformues, avansohej, stimulohej, subvencionohej, me politika, me plane zhvillimi e me buxhet shtetëror e republikan, ndërsa kultura e kombësive “ruhej e konzervuar”, mbahej ashtu siç ishte që në hapat e para të formimit të shtetit jugosllav. Shqiptarët e ish-Jugosllavisë nuk patën të drejtë të kenë institucionet e veta kulturore nacionale si: operën, filharmoninë, baletin, muzetë, institucionet e zhvilluara për trashëgiminë kulturore, teatrin, filmin. Kjo në planin e politikës federale, ndërsa në planet e politikave republikane situata ishte edhe më e mjerueshme. Racizmi kulturor dukej si në ditë me diell! Diskriminimi federativ u jepte leje republikave për hartime dhe zbatime të politikave edhe më diskriminuese kulturore.

Kapacitetet intelektuale e krijuese të shqiptarëve të Maqedonisë ishin të pakta dhe gjithnjë të survejuara nga “syri i zgjuar” që kishte për detyrë kapjen e nacionalistëve dhe shovenistëve shqiptarë. Pra, censura, autocensura dhe “syri i zgjuar”, elemente këto të pushtetit të egër diktatorial, ndikonin në vetëpërmbajtje intelektuale dhe, për pasojë, në jetën skajshmërisht të varfër kulturore. Të vetmet institucione që prodhonin kuadro intelektuale ishin Shkolla e Normales si dhe Fakulteti albanologjik dhe Pedagogjiku me mbi tetëdhjetë për qind të provimeve në gjuhën maqedonase. Para se të kyçeshin nëpër proceset e vobekta kulturo-arsimore fillimisht i nënshtroheshin përshtatshmërisë ideopolitike. Kapacitetet e tyre intelektuale e kulturore mund të vinin në shprehje në Teatrin e kombësive, në Redaksinë e “Flakës së Vëllazërimit” e cila dy-tri herë në javë botonte gazetën, botonte një revistë periodike për kulturë, shkencë e art, Jehona e Re, si dhe kishte edicionin botues në kuadër të së cilës gjatë vitit botoheshin 4-5 autorë shqiptarë. Shqiptarët e Maqedonisë patën edhe një redaksi radio-televizive me nja dy orë program në ditë ku herë pas herë ndiqnin ndonjë këngë apo valle shqiptare. Pushteti totalitar kishte edhe një mjet tjetër, i cili duke u llogaritur më tepër si atrakcion kulturor, shtonte rehatinë e vet politike duke e trashur “bashkim-vëllazërimin”. Për të gjitha kombësitë në rrafshin kulturor stimulonte themelimin e shoqërive kulturo-artistike, prej të cilëve kërkonte repertoar që do ta pasqyronte diversitetin kulturo-folklorik të kombësive. Këtë politikë zyrtare ishte e detyruar të zbatonte edhe SHKA “Ibe Palikuqi”dhe “Emin Duraku” nga Shkupi, “Xheladin Zeqiri” nga Tetova, “Bajram Shabani” nga Kumanova, e ndonjë tjetër të nivelit skajshmërisht amatoresk. Asnjë nga këto shoqëri kulturo-artistike shqiptare nuk mund të organizonte program kulturo-artistik për shqiptarët e këtushëm pa marrur leje nga policia e vendit. Fillimisht dorëzohej i tërë repertoari i përkthyer dhe i shpjeguar në gjuhën maqedonase dhe tek pastaj, nëse kalonte “gijotinën” e përshtatshmërisë ideo-politike, nëse repertoari ngërthente edhe pikë artistike nga kombësitë e tjera, qoftë këngë apo valle, sigurohej leja për ndonjë koncert amatoresk. Dhe kjo ishte e tërë jeta kulturore shqiptare në Maqedoni, nivelin e të cilës e ngriste paksa në profesionalizëm vetëm trupa teatrore e shqiptarëve që funksiononte në kuadër të Teatrit të kombësive në Shkup.

Përkundër këtyre politikave raciste, përkundër “syrit të zgjuar” të diferencuesit ideopolitik, mund të thuhet se ajo pak kulturë shqiptare që prodhohej atëbotë, ishte skajshmërisht autoktone, burimore, me vlera të përfillshme intelektuale e kulturore. Dhe kjo ishte meritë skajshmërisht individuale e “pehlivanëve” shqiptarë dhe jo përkujdesje shtetërore. Shteti-republika përkujdesej vetëm për degradim dhe shpërfytyrim deri në primitivizëm të kulturës shqiptare.

Sot në Maqedoni është edhe më keq! Nëse dikur kulturën shqiptare në këtë shtet e ngulfaste sistemi politik, sot këtë e bën pushteti maqedonas me politikat e veta diskriminuese në raport me kulturën kombëtare shqiptare. Diskriminimi dhe mohimi i kulturës shqiptare sot për sot është jo vetëm strategji apo program por, obligim dhe detyrë kombëtare maqedonase, e mbështetur në korniza të ndryshme ligjore…

Continue Reading

Kolumna

Sa janë të sigurta spitalet modulare në Maqedoni?

Published

on

Nga: Ing.dip Bedri Behadini

Djegja e spitalit modular për sëmundje infektive COVID-19në Tetovë ku për pasojë kemi shkrumbimin e pacientëve nga zjarrii cili në fakt nuk i pyeti se cilës parti i takojnë ata, hapi një debat të ashpër politik ndërmjet opozitës dhe pozitës.

Mosbesimi në vetvete dhe në kuadrot profesionale në vend Qeveria kërkoj ekspertë nga vendet e Evropës në këtë rast nga Gjermania,të cilët do të jepnin versionin përfundimtar mbi shkaqet e katastrofës që ndodhi ditë më parë në Spitalin e Tetovës. Kuptohet ky mosbesim vjen nga fakti sepse Qeveria e tanishme dhe qeveritë e mëparshme e dine mirë se çfarë kuadrosh kanë punësuar në universitete në të gjitha nivelet akademike si në Fakultetet Teknike, ai Juridik, në Mjekësi e kështu me radhë .Kuadro që do të prodhonin profesionalistë të sferave të ndryshme të cilët do të kontribuonin për shoqërinë në çdo moment duke përfshirë edhe rastet emergjente për një ekspertizë të drejtë dhe të saktë si në rastin e fundit tragjik në Tetovë.

Në shtetin tonë ekziston komora e inxhinierëve dhe arkitekëve të autorizuar e cila është e pavarur dhe jopolitike e cila nëpërmjet komisioneve autorizon inxhinierët e të gjitha sferave me AUTORIZIM A si për projektim,realizim ,mbikëqyrje dhe revision të projekteve pa të cilët asnjë kompani ndërtimi dhe shërbimi nuk mund të punësoj inxhinierët përkatës. Keta autorizime njihen edhe në Gjermani, prandaj Qeveria po të ishte transparente nuk duhej të ikte aq larg në Gjermani por të ndalej pikërisht në vend sepse edhe këtu kemi ekspert të fushës që fatkeqësisht ikin çdo ditë jashta vendit pikërisht nga kjo apo ajo Qeveri.

Një ndër inxhinierët e autorizuar me ATORIZIM A për realizimin ,projektimin dhe mbikëqyrjen e sitemeve termoteknike për ndërtesa me rëndësi të veçantë siç ishte edhe Spitali Modular në Tetovë jam edhe unë prandaj nuk munda të jem indiferent ndaj situatës se krijuar .
Nuk mundet të ndizet aq shpejt një ndertese me rëndësi të veçantë nëse është projektuar në të gjitha fazat nga inxhinierët me autorizim A duke përfshirë këtu edhe revizionin e projektit,në të gjitha fazat nga inxhinjerët me autorizim A.

Kompania e cila ka realizuar dhe zbatuar projektin e ndërtimit në të gjitha fazat ka qenë e obligueshme që nëpërmjet inxhinierëve të autorizuar A për realizim t’iparaqestë gjitha gabimet e mundshme në projekt duke përfshirë revizionin e projektit edhe materialet ndërtimore si nga kualiteti,çmimi dhe qëndrueshmëria sipas protokollit dhe kontratës në tenderim te projektit te mbikëqyrësit e autorizuar me autorizim A për mbikëqyrje nga investitori nëkëtë rast nga Ministria e Shëndetësisë si të punësuar të përhershëm në këtë Ministri .

Para fillimit të ndërtimit kompania ka qenë e obligueshme të paraqesë te mbikëqyrësit e investitorit të gjitha certifikatat e pajisjeve dhe produkteve ndërtimore të cilët deshmojnë prodhimin,garancionin dhe standardet e kualitetit.

Gjatë relizimit të punës nga kompania duhet të jenë të nënshkruara nga mbikëqyrësit e Ministrisë së Shëndetësisë të gjitha librat ditorë të ndërtimt të cilat në detale shënojnë sasinë e materialit të montuar për secilën ditë si dhe libri kryesor indërtimit sipas të cilit bëhen pagesa kompanisë për punën e realizuar kuptohet gjithnjë sipas projektit. Për çdo ndryshim në projekt kompania ka qenë e obligueshme me shkrim të bëj kërkesë te mbikëqyrësit dhe projektuesit për ndryshimin e mundshëm dhe nuk mund të ndryshojë asgjë pa pranuar me shkrim lejen nga mbikëqyrësi dhe projektuesi të cilët janëtë obliguar të përgjigjen brenda disa orëve .

Pas mbarimit të ndërtimit para pranimit teknik të Spitalit kompania ka qenë e detyruar t’bëjetë gjitha testimet e nevojshme sipas projektit si testimin e rrjetit elektrik, matja dhe testimin e tokëzimit ,testimi i sistemit kundër zjarrit ,sistemin e ngrohjes dhe klimatizimit,sistemin hidraulik,kontrolimin dhe testimin e pajisjeve mjekësore ,kontrollimin dhe testimin e sistemit të gazrave medicinal si dhe sistemin e barazimit të potencialeve e cila ndoshta ka qenë edhe shkas kryesor i aksidentit .
Te gjitha matjet dhe testimet bëhen në presence të mbikëqyrësve përkatës ,realizuesit dhe personit të brendshëm të autorizuar nga Spitali I Tetovës të cilët në fund të çdo testimii plotësojnë dhe nënshkruajnë procesverbalet përkatëse ku përshkruhet e gjithë rrjedha e testimit dhe kontrollimit .
Para se të bëhet pranimi teknik është e nevojshme edhe edukimi i personelit të posaçëm mbi përdorimin e pajisjeve mjekësore si dhe sistemeve të lartpërmendura si dhe elaborati I mirëmbajtjes dhe përdorimit në të cilat shënohen edhe rreziqet që mund të paraqiten gjatë përdorimit të sistemeve dhe pajisjeve brenda spitalit.
Nese kemi pasur pranim teknik do tëthotë se janë pranuar të gjitha materialet ndërtimore ,pajisjet dhe sistemet funksionale sipas protokolllit dhe projektit që do të thotë se:

1. Materialet ndërtimore pra sendvic panelet përmbajnë PUR dhe PIR sipër shembull prodhimit KINGSPAN të cilet janë zjarrdurues në fakt panelet u dogjën tërësisht.

2. Ndërtesa duhej të kishte dy dalje për evakuim në raste emergjence në fakt njerëzit dilnin nga dritarja.

3. Spitali duhej të kishte system zonal kundër zjarrit në fakt ai nuk ekzistonte fare.

4. Spitali duhej të kishte senzorët që detektojnë koncentrimin e gazrave djegës në ajër duke ditur se dezinfektantët janë me bazë alkooli dhe përdoren mjaftë në repartet infektive dhe avullohen lehtë duke mundësuar ndezje edhe me një shkëndi më të vogël.

5. Spiatali I këtillë duhej të kishte sistem ngrohje dhe ftohje,ajër-ujë që janë më të sigurta në këto raste në fakt kemi split pompa termike tek tëcilët uroj të mos kenë Freon R32 i cili është indezshëm dhe nuk lejohet të përdoren në këto ndërtesa.

6. Spitalet e këtilla duhet të kenë tokëzim për barazim potencialesh qënë fakt nuk dihet a është realizuar apo edhe a ka qenë i paraparë.

7. Materasat dhe çarçafat ku shtrihen pacientët duhet gjithashtu të jenë jo aq të ndezshme.

8. Jashta spitalit duhej të ekzistonin së paku dy hydrant kundër zjarrit të cilët në fakt nuk ekzistojnë.

9. Spitalet e këtilla duhet të kenë sistem alarmi, rrezik nga zjarri qënë fakt nuk funksiononte ndoshta edhe nuk ekziston,i vetmi alarm ishte detonimi dhe shpërthimi në flakë.

Ekspertizën e këtillë do ta bëjnë edhe ekspertë gjerman pasi duke e ditur se në spital ështëi pranishëm oksigjeni I pastëri cili kur ndodhet në tepricë rreth një lënde djegëse në këto raste material ndezës , avuj alkooli ose ndonjë gaz freoni ku mjafton një shkëndi të vogël të shndërrohet ne material plasës eksploziv që shkakton temperature të lartë në fakt zjarr .
Tani që kemi viktima kuptohet qe nuk duhet të politizohet situata ,por politizimi i biznesit ka kohë qëbëhet në shtetin tonë .Në shtetitn tonë ka disa kompani që plotësojnë kushtet të parashtruara në tendera, që me ndikim të politikës I fitojnë këto tendera qindra milionëshe dhe ua shpërndajnë kompanive tjera si nënkontraktor normalisht duke e marrë paraprakisht fitimin e dëshiruar nga projekti dhe nëkëto raste nënkontraktorët mundohen qëtë fitojnë nga projektet duke ndryshuar kualitetin dhe sasinë e materialeve të montuara me pëlqimin e mbikëqyrësve të cilet shpesh kercnohen nga politika sepse u rrezikohen vendet e punës ose korruptohen me vet dëshirë duke ulur kualitetin e pajisjeve dhe materialeve ndërtimore , duke rezikuar qytetarin hallexhi i cili shkon të shërohet duke mos ditur se do të përjetojë ferrin për së gjalli.

Continue Reading

Aktuale