Connect with us

Argëtim

Pasi u publikua videoja e arrestimit të tij, konkurrenti i “Për’puthen” reagon për herë të parë

Published

on

Pasi u publikua videoja e arrestimit të tij, konkurrenti i “Për’puthen” reagon për herë të parë.

Një video e Princ Mile teksa arrestohet nga Policia është publikuar në rrjet mbrëmjen e djeshme.

Konkurrenti i “Për’puthen” shihet duke u shoqëruar së bashku me disa djem të tjerë për në komisariat. Nuk dihen ende arsyet që e çuan Princin në pranga.

Mirëpo, duket se kjo video është realizuar kohë më parë, pasi para pak orësh ka ardhur edhe reagimi i konkurrentit.

Princi ka publikuar një video teksa flet me Muratin, duke zbuluar se është në ambientet e Top Channel dhe se nuk është arrestuar mbrëmë.

24-vjeçari u bë pjesë e programit të dashurisë në muajin shkurt të këtij viti. Princi ka pasur disa përplasje në program me Jasmina Kadriun, e cila u largua mbrëmjen e djeshme përfundimisht nga “Për’puthen”.

Duke qenë se Jasmina kishte krijuar një lidhje shumë të fortë me Andi Artanin, komentet rreth saj kanë bërë që edhe djali nga Kosova të përfshihet në debat me Princin.

Për më tepër, në disa raste ai ka dalë edhe nga vetja, duke e akuzuar konkurrenten se ka zgjedhur Andin për shkak të pasaportës amerikane (pasi Artani ka jetuar në Amerikë).

Andi dhe Princi realizuan edhe disa diss-e ndaj njëri-tjetrit për të parë se cili do ta fitonte zemrën e Jasminës, e cila në fund zgjodhi Andin.

Continue Reading

Argëtim

Shuma marramendëse që kërkoi çifti i “Për’puthen” për një intervistë

Published

on

By

Shuma marramendëse që kërkoi çifti i “Për’puthen” për një intervistë.

Konkurrentët e emisionit “Për’puthen” janë kthyer në personazhet më të ndjekur të këtyre muajve në media e rrjete sociale dhe gjithçka rreth tyre përbën interes të madh për publikun. Si personazhet më të përfolur të momentit dhe më të komentuarit në rrjete sociale, ata janë të kërkuar momentalisht për reklamime të bizneseve të ndryshme dhe po përfitojnë shuma të mëdha parash.

Së fundmi, ka qenë moderatorja e njohur, Aulona Musta ajo e cila ka zbuluar çmenduritë që po ndodhin me çiftet e krijuara së fundmi në “Për’puthen”, ku tregoi se ato i kanë kërkuar 5 mijë euro për të qenë pjesë e emisionit.

“Njërin nga çiftet i ftova në emision dhe më kërkuan 5 mijë euro për të qenë të pranishëm në intervistë”, u shpreh Aulona në emisionin “Pardon my french.

Moderatorja lajmëroi para pak ditësh se shumë shpejt do të rikthehet me një program në ekran. Programi që do ta kthejë në ekran Aulona Mustën pas një periudhe pauze, do të jetë një “Late night show” dhe siç e tha moderatorja do të përmbajë pak nga të gjitha.

Continue Reading

Argëtim

Tea publikon fotografi të reja, ku e lë “gojëhapur” edhe Beartin

Published

on

By

Tea publikon fotografi të reja, ku e lë “gojëhapur” edhe Beartin

Personazhi më i komentuar tash e sa kohë është ish konkurrentja Tea Trifoni. Ndarja me Beartin e bëri atë të reflektoj të vetja, shkruan infokosova.

Ajo vazhdimisht publikon fotografi të ndryshme në llogarinë e saj instagram.Herë me bikine e herë pa bikine, ajo merr vëmendjen gjithmonë.E në këto fotografi të cilat i postoj pak minuta më parë, Tea po duket për mrekulli./Infokosova

Continue Reading

Argëtim

Gjatë takimit, Antonela e lë vetëm dhe shkon të bëjë trajtim, si e komenton Saimiri (FOTO)

Published

on

By

Gjatë takimit, Antonela e lë vetëm dhe shkon të bëjë trajtim, si e komenton Saimiri

Antonela dhe Saimiri zhvilluan takimin e parë jashtë studios me njëri-tjetrin.

Gjatë bisedës, Saimiri u shpreh i bindur se do të arrijë ta bëjë për vete Antonelën. Madje, nuk munguan as çokollatat, që ai tha se i “jap çokollata të kuqe njerëzve të zemrës dhe ndjej se do të jesh në zemrën time”.

Megjithatë, në studio, ai foli i dyzuar, kur tha se “edhe ka, edhe s’ka kimi”.
Antonela vendosi të bëjë një trajtim estetik anti celulit, gjatë takimit dhe Saimiri e priti jashtë. Ky veprim i saj u komentua nga konkurrentët e tjerë si “veprim i ulët i Antonelës”. “Të la si zar, prite gjysmë ore, u tall me ty”, tha Sara.

Këtyre kritikave, Saimiri nuk ngurroi t’i përgjigjej: “E di unë çfarë bëj, është puna ime, takimi im”.

Continue Reading

Aktuale