Connect with us

Sport

Bajerni mund të shesë Levandovskin për 60 milionë euro

Published

on

Bajerni mund të shesë Levandovskin për 60 milionë euro

Munih, 1 maj 2021 (MIA) – Sulmuesi i Bajernit, Robert Levandovski mund ta ndërrojë klubin gjatë afatit kalimtar të verës. Për futbollistin është i interesuar Real Madridi. Agjenti i lojtarit, Pini Zahavi po komunikon me disa klube që e dëshirojnë reprezentuesin polak në radhët e tyre.

Bajerni mund ta shesë 32 vjeçarin, pasi klubi përballet me disa vështirësi financiare në kushte të pandemisë së koronavirusit. Shuma për transferin mund të arrijë 60 milionë euro, shkruan “AS”.

Para disa ditësh u publikua se Bajerni ka marrë ofertë për transfer të Levandovskit nga disa klube të njohura në Evropë.

Levandovski ka qenë afër t’i bashkëngjitet Realit në disa raste. Në vitin 2014 klubi spanjoll dërgoi ofertë deri te agjenti i lojtarit. Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka qenë i impresionuar nga performanca e Levandovskit kundër Borusia Dortmundit (4:1) më 2012/13. Prej atij momenti Perezi është adhurues i madh i lojtarit polak.

Levandovski gjatë sezonit aktual ka shënuar 36 gola dhe gjashtë asiste në 26 pjesëmarrje në Bundesligë.

Continue Reading

Sport

Nuk e kishte bërë askush në 35 vitet e fundit / Kavani shënoi rekordin e ri

Published

on

By

Kavani shënuesi i parë i dyfishtë në dy gjysmëfinalet në 35 vitet e fundit në Kupat Evropiane

Sulmuesi i Mançester Junajted, Edinson Kavani shënoi dy gola mbrëmë në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Evropës me Romën me rezultat (2:3). Në ndeshjen e parë (6:2), uruguajan 34-vjeçar shënoi gjithashtu dy herë për romakët.

Kavani u bë lojtari i parë në 35 vitet e fundit që shënoi dy gola në secilën prej dy gjysmëfinaleve në një garë evropiane.

Para Kavani, në sezonin e vitit 1985/86, sulmuesi i Këlnit, Klaus Alofs shënoi dy gola në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së UEFA-s kundër Varegem të Belgjikës (4:0), ndërsa në het-trik të dytë shënoi (3:3) . 

Continue Reading

Sport

Hazard qeshej së bashku me lojtarët e Çelsit, pas humbjes së ekipit të tij

Published

on

By

Futbollisti i Real Madrid, Eden Hazard, pas disfatës së mbrëmshme me rezultat 2:0 nga Çelsi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, iu afrua lojtarëve kundërshtarë. Në rrjetet sociale u publikua një fotografi e belgut duke qeshur së bashku me lojtarët e ish-skuadrës së tij derisa i përshëndeste.

Çellsi arriti në finale me rezultat të përgjithshëm 3:1 kundër Real Madridit. Ndeshja finale do të zhvillohet më 29 maj në stadiumin “Ataturk” në Stamboll. Rivali i klubit londinez do të jetë Mançester Siti.

Tridhjetë vjeçari Hazard iu bashkua Real Madridit nga Çelsi në vitin 2019. Më herët, si pjesë e klubit londinez, ai dy herë e fitoi kampionatin anglez, Kupën FA dhe Kupën e Ligës, ndërkaq dy herë triumfoi edhe në Ligën e Evropës.

Continue Reading

Sport

Finale angleze në Ligën e kampionëve

Published

on

By

Çellsi do të jetë kundërshtari i Mançester Sitit në finale e Ligës së kampionëve. “Blutë” e Londrës mbrëmë në Stamford Brixh e kanë mundur Real Madridin me rezultatin 2:0 në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së garës elitare dhe pas barazimit 1:1 në Madrid, me rezultat të përgjithshëm 3:1 u kualifikuan në finale.

Golashënues për Çellsin ishin Timo Verner në mintuln e 28-të dhe Mejson Maunt në minutën e 85-të.

Ndeshja, e cila do ta promovojë kampionin e ri evropian, i cili do të jetë nga Anglia, është caktuar për 29 maj në stadiumin “Ataturk” në Stamboll.

Kjo do të jetë finalja e dytë në tre vitet e fundit, ku do të luajnë dy ekipe angleze. Në vitin 2019, Liverpuli e mundi Totenhemin me rezultatin 2:0.

Njëheri, për trajnerin e Çellsit, Tomas Tuhel, ndeshja finale në Stamboll do të jetë finalja e dytë e njëpasnjëshme në LK. Trajneri gjerman vitin e kaluar nuk arriti ta fitojë trofeun me ekipin e PSZH-së, i cili në finale humbi nga Bajerni i Mynihut me rezultat 1:0.

Continue Reading

Aktuale