Connect with us

Komente

Pse NATO e bombardoi Jugosllavinë?

Published

on

Shkruan, Skënder Jashari

Gjatë këtyre viteve, pas intervenimit humnaitar të NATO-s, kundër Jugosllavisë, kemi pa dhe dëgju shpesh, qëndrime e deklarime nga më të ndryshmet, në jo pak raste edhe me qëllime jo të mira, duke dhënë kahje tjera nga ajo që realisht kishte.

Pas Luftës së II Botërore, ka pasur rreth 1200 konflike, e që NATO, ndërhy në rastin e Kosovës, Bosnjës, por jo edhe në rastet e Burmas, Kamboxhias, Çeçenisë, Kongos, luftës Iran-Irak, Liberisë, Libanit, Somalisë etj.[1] Kjo organizatë (NATO) e formuar në Traktatin e Atlantikut Verior, më 4 prill 1949, është sistem i mbrojtjes kolektive, ndaj një sulmi të armatosur kundër një a më shumë anëtarëve të këtij traktati konsiderohet si sulm kundër të gjithve dhe për pasojë të gjithë duhet të veprojnë bashkarisht dhe individualisht edhe me përdorimin e forcës së armatosur për ta rikthy dhe mbrojt sigurinë në hapësirat e Atlantikut Verior.[2] Kundër NATO-s, ishte Pakti i Varshavës, e që NATO gjatë Luftës së Ftohtë, nuk ndërmori asnjë operacion ushtarak, edhe pse në këtë periudhë Pakti i Varshavës, kishte kryer disa invazione kundër disa vendeve joanëtare të NATO-s, si ndaj Polonisë më 1956, pastaj më 1968 kundër Çeko-sllovakisë. Derisa pas Luftës së II Botërore deri në përfundim të Luftës së Ftohtë, në mbi 75% e vdekjeve kanë ndodhur në konflike.[3] Derisa SHBA, kishte ndërhy në më shumë se 240 herë e që mund të kalonte në total 300 raste, duke përfshirë nga veprimet demonstrative e deri të luftërat e mëdha, derisa SHBA pas Luftës së Ftohtë në 36 raste ka dërguar misione paqëruajtëse, e që prej Luftës së II Botërore deri në Luftën e Ftohtë kishte dërguar 10 herë misione.[4]

Mirëpo vetëm pas Luftës së Ftohtë, u pa nevoja që NATO, të ndërhyjë edhe në rastet kur dështon diplomacia, me qëllim të menaxhimit të krizës.[5] Pas presionit të publikut, OKB kërkoi nga NATO, që të intervenonte, në Luftën e Bosnjës, pas dyshimeve për kryerje të krimeve të luftës kundër civilëve.[6] Për herë të parë, në konfliktin e Bosnjës, NATO bëri përpjekjet e para për dhënijen fund të trazirave, e që filloi me:

Operacionin “Martime Monitor” më 16 korrik 1992 deri më 22 nëntor 1992, që ishte bllokad në ujërat ndërkombëtare për Serbinë, e sanksionuar me rezolutat 713 dhe 757 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.[7]
Pasuar me Operacionin “Sky Monitor”, prej 16 tetor 1992 deri më 13 prill 1993, i sanksionuar me rezolutën 781 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që ndalonte zonën e fluturimit në hapësirën ajrore të Bosnjës, por që avionët serb në rreth 500 raste e shkelën ndalesën.[8]
Operacionin “Maritime Guard”, prej 22 nëntor 1992 deri më 1993, i sanksionuar me rezolutën 787 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që ndalonte lundrimin në ujërat e Adriatikut për anijet Jugosllave.[9]
Operacioni “Deny Flight”, prej 13 prill 1993 deri më 20 dhjetor 1995, ndalonte fluturimin në hapësirën ajrore të Bosnjës, e sanksionuar me rezolutat 816 dhe 836 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në incidentin e Banja Llukës, më 28 shkurt 1994, avioni amerikan në kuadër të NATO-s, duke përmbushur Operacionin “Deny Flight” rrëzoi 4 avion prej 6 sa kishin bombarduar një fabrikë boshnjake,[10] për shkelje të zonës së ndalimit të fluturimit. Derisa burimet serbe theksojnë që janë rrëzuar 5 nga 6 avionët e tyre në këtë incident, Ky incident ishte i pari rast në historinë e NATO-s, që përfshihej në luftime.[11]
Operacioni “Sharp Guard”, që prej 15 qershor 1993 deri më 2 tetor 1996, që kishte të bënte me bllokadën navale ndaj Jugosllavisë, e që ishte sanksionuar në një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit të OKB-së si rezolutat 713, 757, 787, 820, 943.[12]
Kulminoi me kampanjën e parë ajrore i filluar më 30 gusht dhe përfunduar më 20 shtator 1995, në Opracionin “Deliberate Force”, pasi ushtria e të vetëquajturës “republika srpska” kishte kërcënuar dhe sulmuar zonat e sigurta të caktuara nga OKB, në Srebrenicë dhe Markala, pastaj në granatimin e tregut të Sarajevës, më 28 gusht 1995.[13]

Pas përfundimit të konfliktit në Bosnje, me Marrëveshjen e Dejtonit, NATO kreu edhe tre operacione në këtë vend, e që janë IFOR( Operation Joint Endeavour) dhe SFOR( Operation Joint Guard dhe Operation Joint Forge).

Prandaj me rastin e konfliktit të Bosnjës, shohim evoluimin e NATO-s, nga një organizatë krejtësisht defanzive ushtarake, që nuk kishte vepruar në asnjë rast më parë, në një organizatë që do merrte rolë më aktiv.

Në të njejtën kohë Perëndimi nuk ishte i përgatitur që ta emërtonte si luftë dhe që t’i përgjigjej Serbisë, madje tërë kohën duke u përpjekur ta shmangnin veprimin ushtarak kundër Jugosllavisë, duke përdorur diplomacinë dhe duke menduar që përmes saj do arrinin të shmangnin veprimet ushtarake, madje edhe përmes demonstrimit të veprimeve ushtarake vetëm nëse dështonte diplomacia.[14] Askush nuk do hynte në luftë, askush nuk do sakrifikonte jetën e vetë, për ta mbrojtur dhe çliruar vendin e tjetrit. Intervenimi humanitar i NATO-s, në rastin e krizës humanitare në Kosovë, ishte rasti më i pastër në histori. Derisa zërat që ndryshe theksojnë, që kishte edhe qëllime të tjera, qartë janë pjesë të propagandës serbe karshi këtij intervenimi humanitar. Në rastin kur Serbia përgatitej për ekzekutimin e planit për spastrim etnik në Kosovë, NATO e kuptoi situatën që ishte tejet serioze dhe me qëllim të parandalimit të saj,[15] edhe pse nga shumë burime theksohet që ajo veproi me vonesë, do duhej të ndërhynte edhe më përpara.

Kosova paraqiste një nga imperativët moral më të qartë, që impononte veprimin ushtarak, që nga Lufta e II Botërore. Afër 2 milion njerëz në Kosovë, kërcënoheshin nga spastrimi etnik dhe s’kishte asnjë dyshim për atë që ndodhte dhe për pasojat që në të ardhmen mund të ndodhnin. Perëndimi kishte përvojën e holokaustit në Luftën e II Botërore dhe poashtu edhe pasojat e spastrimit etnik në Bosnje. Të njejtat operacione Serbia i përgatiste edhe në gusht të 1998 dhe me shkeljen e kushteve të marrëveshjes së tetorit 1998, qartë provohej që Serbia shumë shpejt do të shkonte në luftë me popullin e Kosovës.[16] Gjegjësisht ishte e pritshme lufta e Serbisë ndaj popullatës civile tërësisht të papërgatitur për t’iu kundëvënë forcës ushtarake, policore dhe paramilitare të Serbisë. Pushtimi Osman, në bashkësundim me Patrikanën e Stambollit, e kishte bërë të veten, duke tjetërsuar edhe kulturën Shqipëtare të mbrojtjes së vendit. E kjo do nënkuptonte një krizë të rëndë humanitare dhe një spastrim etnik të ri në Europë, edhe në rastin e Kosovës.

Vetë NATO, deklaroi më 23 prill 1999, objektivat e saj ndaj intervenimit ushtarak humanitar në rastin e Kosovës:

Verifikimin e ndalimit të të gjitha veprimeve ushtarake dhe dhënijes fund menjëherë të dhunës dhe represionit;
Tërheqjen nga Kosova të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare;
Stacionimin në Kosovë të prezencës ushtarake ndërkombëtare;
Kthimin e pakusht dhe të sigurtë të refugjatëve dhe personave të zhvendosur dhe mospengimin në qasjen e tyre në organizatat e ndihmës humanitare, si dhe
Themelimi i një marrëveshje kornizë politike për Kosovën, mbi bazën e Pajtimit të Rambujes në pajtim me ligjin ndërkombëtar si dhe me Kartën e Kombeve të Bashkuara.[17]

Madje edhe intensifikimi i bombardimeve kundër Jugosllavisë, u bë me rastin kur Serbia filloi spastrimin masiv etnik,[18] gjë që tregonte që praktikisht intervenimi i NATO-s, kishte qëllimin primarë ndalimin e spastrimit etnik.

Prandaj ishte dhe mbeti tërësisht intervenim ushtarak humanitar, më i pastër dhe më i pakontestuar deri më tash.

Më:30.04.2021

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

[1] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 55.

[2]https://www.nato.int/nato_static_fl2014/assets/pdf/stock_publications/20120822_nato_treaty_en_light_2009.pdf, neni 5, paragrafi 1.

[3] The historical survey work of Herbert J. Tillema, International Conflict Since 1945, Boulder, Westview, 1991.

[4] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 56 dhe 81.

[5] https://www.nato.int/nato-welcome/index.html.

[6] https://www.brookings.edu/articles/decision-to-intervene-how-the-war-in-bosnia-ended/ .

[7] The Air Force Law Review, Vol.41, 1997, faqe 261.

[8] Beale, Michael. Bombs over Bosnia: The Role of Airpower in Bosnia-Herzegovina. Air University Press. 1997, faqe 19; https://www.nytimes.com/1993/03/19/world/un-moving-to-toughen-yugoslav-flight-ban.html.

[9] https://www.globalsecurity.org/military/ops/maritime_guard.htm; http://www.euc.illinois.edu/_includes/docs/ReportoninterplayWEB.pdf, faqe 33-79; https://www.nato.int/acad/fellow/99-01/lemos-maniati.pdf, faqe 22.

[10] Beale, Michael, Bombs over Bosnia: The Role of Airpower in Bosnia-Herzegovina. Maxwell Air Force Base, Montgomery: Air University Press, 1997,faqe 2-3; https://peacekeeping.un.org/sites/default/files/past/unprof_b.htm .

[11] Owen, Robert, “The Balkans Air Campaign Study: Part 1”. Airpower Journal, (verë 1997). faqe 21.

[12] Peter L. Hays; Brenda J. Vallance; Alan R. Van Tassel. American Defense Policy. JHU Press. 1997, faqe 533; https://www.nato.int/ifor/general/shrp-grd.htm ; https://www.nato.int/ifor/un/u960924a.htm.

[13]http://www.afsouth.nato.int/factsheets/DeliberateForceFactSheet.htm .

[14] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 54.

[15] Po aty, faqe 78.

[16] Po aty, faqe 54.

[17] Po aty, faqe 23-24.

[18] John A Tirpak, “Short’s View of the Air Campaign, Air Force Magazine, September 1999, faqe 43-47; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 84.

Continue Reading

Komente

Pikëllim në familjen Taravari / Ndërroi jetë babai i kreut të Gostivarit

Published

on

By

Njoftimi i plotë nga Arben Taravari:

Të dashur familjarë dhe të nderuar miq, pas një beteje të vështirë disa javore babai im nuk arriti ta përballojë sëmundjen.
Ai ishte heroi i çdo lufte dhe çdo beteje që kam kaluar në jetë. Shtylla e familjes sonë u shemb, heroi ynë vdiq duke lënë shprazëtirë dhe dhimbje të thellë në zemrat tona, shprazëtirë që nuk do të plotësohet kurrë! Babai më nuk do të jetë fizikisht mes nesh, por gjithmonë do të jetë i pranishëm në zemrat dhe lutjet tona. Malli dhe dashuria për të nuk do të shuhen kurrë!
Ky ishte caktimi i Zotit dhe neve na mbetet të pajtohemi me këtë caktim dhe t’i lutemi Zotit që babain tonë ta mbajë nën mëshirën e Tij!
Varrimi do të bëhet sot (e premte) tek varrezat e vjetra, pas namazit të Xhumasë.

Continue Reading

Komente

Isen Shabani: Klane nga pushteti i turpshëm i BDI-së shpërndajnë letra false për të më diskredituar

Published

on

By

Reagimi i plotë i Isen Shabanit – Kryetar i Komunës së Vrapçishtit

Të nderuar qytetarë,

E kemi patjetër të reagojmë dhe sqarojmë të pavërtetat e shpërndara nga eksponent te BDI-së, e që direkt cënojnë integritetin tim si bartës i një pozite publike, por edhe si qytetar.

Fillimisht, me bindje të plotë MOHOJ kategorikisht vërtetësinë e atij “dokumenti” që klane të caktuara nga pushteti i turpshëm i BDI-së e shpërndanë në rrjetet sociale. Ajo letër e shpërndarë është FALSE dhe shpërndarësi i saj do të përgjigjet penalisht. Shpifjet e tilla nuk ua mbulojnë turpin që e keni bërë dhe po e bëni vazhdimisht ndaj kombit dhe qytetarëve të këtij vendi.

Çdo person me edukim mesatar, duhet të dijë se çdo dokument zyrtar i dalur nga ndonjë institucion, ka numër arkivor (protokolar), numër pranimi në institucionin ku dërgohet dhe evidenca të ngjashme, të përcaktuara me ligj. Në letrën e nxjerrë nga shpifësit, ata që nuk ia duan të mirën qytetarëve, nuk ka asnjë numër arkivor, asnjë gjurmë protokolare. Kjo e dëshmon edhe më mirë se ajo letër është e FALSIFIKUAR. Prandaj, me këtë punë, që nga ky moment do të merret përfaqësuesi im ligjor. Shpifësit do të mbajnë përgjegjësi.

Me respekt, Isen Shabani

Continue Reading

Komente

Betoni si turp dhe fyerje ndaj shqiptarëve!

Published

on

By

Shkruan, Zudi Enuzi

I nderuar Visar Ganiu, të pretendosh në shekullin 21 se duke ndërtuar mure betoni do të vendosësh rend dhe lëvizje të lirë të qytetarëve në një rrugë siç është Çairçanja është turp dhe fyerje klasike e intelegjencës së votuesve të tu por edhe të qytetarëve të Çairit.

Ky mur që ju po vendosni pos që shfaq dështimin dhe katandisjen e Komunës me beton gjithandej shpërfaq edhe një realitet tjetër, dështimin e këtij sistemi për të siguruar funksionim të rendit dhe ligjit.
Reagimi i qytetarëve që kur keni filluar vendosjen e këtij muri ishte I ashpër dhe vazhdon të jetë i njejtë por reagimi qytetar nuk ju ka zmbrapsur nga kjo ide.

Vazhdoni me këtë turp, shqiptarët nuk meritojnë një fyerje si kjo.
Për fund një këshillë vëllazërore, nuk është turp të gabosh sepse jemi njerëz dhe të gjithë gabojmë, por turpi i botës është kur gabimin e mbroni dhe tentoni ta shisni si arritje.

Continue Reading

Aktuale