Connect with us

Komente

Gazetari shqiptar tregon të vërtetën e dhimbshme për jetën në Maqedoni

Published

on

Shkruan, Furkan Saliu – Gazetar

– Punëtorit në këtë shtet nuk i paguhen orët shtesë.
– Punëtorit në këtë shtet nuk i paguhet sigurimi shëndetësor.
– Punëtorit në këtë shtet për 10 orë punë të rëndë fizike paguhet 10 euro.
E nëse punëtori ankohet te shefi për kushtet, mbet pa punë, bile edhe mundet me ngrënë dajak se pronari ka pare edhe ta blen policinë e s’ka kush të mbron.
E nëse punëtori ankohet në gjykatë, veç çka humb edhe më shumë duke paguar taksa administrative, sepse pronari ka edhe avokat më të fort edhe ta korrupton gjykatësin.
E duke i marr parasysh të gjitha këto vështirësi, ai përsëri në fund hesht dhe është i lumtur se e ka një vend pune.
– Një familje katër anëtarëshe, me dy rroga mesatare, nuk mund t’ia lejon vetës një pushim veror.
– Një familje katër anëtarëshe me dy rroga mesatare, nuk mund t’ia lejojë vetës të kursej as një cent në muaj.
– Një familje katër anëtarëshe me dy rroga mesatare, punon vetëm sa për ti paguar faturat e rrymës.
– Një familje katër anëtarëshe me dy rroga mesatare nuk mund t’ia lejojë që një herë në tre muaj ta gëzojë fëmijën e vet me një palë këpuca të reja e kualitative.
– Një familje katër anëtarëshe me dy rroga mesatare, nuk mund ti ofroj fëmijës arsim kualitativ.
E kur ai fëmijë është i obliguar që çdo natë ti dëgjojë zhurmat e grindjeve të prindërve që vijnë si pasojë e skamjes, kur ta sheh fëmijën e pronarit me këpucë dhe telefon të ri, e më vonë kur të detyrohet ta braktisin shkollimin se i shtohet presioni për me pru bukën në shtëpi, ai s’ka kohë për me mëndu se si të bëhet më i suksesshëm se prindërit.
Edhe përkundër të gjithë këtyre fakteve, ju nesër e merrni skarën edhe dilni në mal se festë është 1 maji, nuk punohet…

#Urime1Maji oj klasë pun’tore 🙂

Continue Reading

Komente

Ajdini: Ndëshkimi ndaj aktivizmit opozitar po bëhet konfirmim i despotizmit të kësaj qeverie

Published

on

Shkruan: Omer Ajdini- Kryetar i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët

Ndëshkimi ndaj aktivizmit opozitar po bëhet konfirmim i despotizmit të kësaj qeverie

Pothuajse gjithkund ku kanë pasur mundësi, pas zgjedhjeve lokale njerëzit e pushtetit aktual kanë aktivizuar mekanizmat e tyre për t’i goditur aktivistët e opozitës, qoftë përmes largimit nga puna, transfereve ndëshkuese, inspekcioneve të njëpasnjëshme, etj.

Kjo praktikë nuk është diçka e re, por është tepër e vjetër për t’u toleruar më!

Continue Reading

Komente

Gazetari Benjamin Arifi: Zaevi me ndihmën e Alternativës po shuan prushin opozitar shqiptar

Published

on

Gazetari i Euronews Albania Benjamin Arifi ka komentuar se këmbëngulja e pushtetit për ta marrë Alternativën në koalicion nuk ka lidhje me numrat në Kuvend, as me ruajtjen e pushtetit, aq më pak me eurointegrimet, por se kryeministri Zoran Zaev me ndihmën e Alternativës po shuan prushin opozitar shqiptar, përcjell in7

Potimi i plotë:

“Këmbëngulja e pushtetit për ta marrë Alternativën në koalicion nuk ka lidhje me numrat në Kuvend, as me ruajtjen e pushtetit, aq më pak me eurointegrimet. Po të ishte për numra deputetësh, LSDM kurrë nuk do të lejonte largimin e Besës. Zaten, Zaev është i dëshmuar si tregtar mandatesh, herën e kaluar nga 61 arriti në 80 mandate dhe ndryshoi Kushtetutën.
Këmbëngulja për ta marrë Alternativën në koalicion është përpjekje që të shuhet prushi opozitar shqiptar, të thyhet ‘vertikalja morale’, të çmotivohen ata pak shqiptarë që mendojnë, veprojnë dhe votojnë si qenie politike e jo për motive e nevoja biologjike.
Ky qëllim po arrihet, me ndihmën e Alternativës”-ka përfunduar postimin e tij gazetari Arifi./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Arben Zeqiri i Aleancës tregon 7 arsyetimet pa logjikë të Gashit dhe Alternativës

Published

on

Arben Zeqiri shefi i informit të Aleancës për Shqiptarët ka kometuar zhvillimet e fundit politike në vend, ku Alternativa ka zhvilluar bisedimet me kryeministrin Zoran Zaev për tu bë pjesë e shumicës parlamentare, përcjell in7

Zeqiri përmes postimit në facebook ka treguar 7-të arsyetimet pa logjikë të Afrim Gashit dhe Alternativës.

Postimi i plotë:

Justifikumet e deputetit dhe partisë që nuk kanë asnjë logjikë:

1. Nuk shkova në Kuvend se ndjehesha i rrezikuar nga deputetët e opozitës!
– Përse paraprakishr nuk e rrezikoi askush Skender Rexhepin?
2. Hyjmë në Qeveri të mbështesim euro-integrimet!
– Euro integrimet mbështeten edhe nga opozita, ashtu siç u mbështetën ndryshimet kushtetuese dhe shumë ligje të tjera me siglën e BE-së.
3. Duam ti japim shancë kësaj Qeverie dhe stabilitetit në prag të marrjes së datës.
– Vetë kryeministri nuk dha dorëheqje më herët, ndërsa jep dorëheqje dhe largohet dy javë para vendimit për datën.
4. Do të hyjmë në Qeveri që do ta luftojë krimin dhe korrupsionin.
– A nuk ishte kjo Qeveri e kriminalizuar dhe korruptuar. Si do ta luftoni krimin duke bashkëpunuar dhe bashkëqeverisur me kriminel (siç i quajtët vetë deri dje)?
5. Do ta ndihmojnë procesin integrues duke u bërë pjesë e Qeverisë.
– Çfarë ndihme mund të jepet dy javë para vendimit për datën? Çfa konkretisht do të bëjnë për dy javë?
6. Nëse kanë gadishmëri të ndihmojmë procesin integrues duhet të pranojnë ndarje të pushtetit.
– Kjo nuk është ndihmë, por shantazhim i procesit integrues. Kjo i bie: si t’na jepni poste do të mbështesim integrimet, nëse jo nuk i mbështesim.
7. Mes vdekjes dhe uljes me Ali Ahmetin, unë do ta zgjedhi të parën.
– Zot fali, s’dijnë çfarë flasin!, ka përfunduar Zeqiri./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale