Connect with us

Argëtim

“Degjenerimi ka kaluar kufijtë” – Shpërthen kundër emisionit Për’puthen këngëtari i njohur

Published

on

Deri më tani, shumë nga konkurrentët e “Për’puthen”, kanë debutuar në muzikë. Kjo të lë përshtypjen që shumë nga ata iu bashkuan formatit për të bërë emrin e tyre të njohur për publikun, dhe për të krijuar kështu një bazë mbështetësish, që si rrjedhojë do të mbështetnin edhe muzikën e tyre, njofton Insajderi.

Ajo që erdhi si më çudi është kënga e Shkëlqimit dhe Luljetës, të dy nga “Për’puthen 40”, të cilët lansuan këngën e tyre debutuese. Ajo mban titullin “S’ta jap” dhe është shoqëruar me videoklip.

Një pjesë e madhe e publikut gjykuan konkurrentët për moshën dhe tekstin banal të këngës.

Nëse nuk e keni dëgjuar deri më tani, më poshtë mund të gjeni këngën dhe videoklipin.

Në mesin e atyre që kritikuan bashkëpunimin është dhe kantautori, Elgit Doda i cili e cilësoi si degjenerim.

Elgit ka postuar një pjesë të këngës në Instastory dhe përkrah ka shkruar se degjenerimk ka kaluar kufijtë teksa me ironi i ka bërë thirrje Edi Ramës ta lejojë të jetë dy ditë kryeministër.

“Degjenerimi ka kaluar kufijtë. Edi Rama më le nja 2 ditë kryeministër sa të sistemoj nja 2 gjëra”.-ka shkruar ai.

Po ashtu, producenti i njohur i ka bërë thirrje produksionit të Për’puthen dhe Top Channel të seleksionojë personat që marrin pjesë në emision, duke vijuar më tej: “Mos na sillni llumin e shoqërisë që mendon se me një të dalë në TV mund të arrijë gjithçka.” /Insajderi.com

Continue Reading

Argëtim

Shuma marramendëse që kërkoi çifti i “Për’puthen” për një intervistë

Published

on

By

Shuma marramendëse që kërkoi çifti i “Për’puthen” për një intervistë.

Konkurrentët e emisionit “Për’puthen” janë kthyer në personazhet më të ndjekur të këtyre muajve në media e rrjete sociale dhe gjithçka rreth tyre përbën interes të madh për publikun. Si personazhet më të përfolur të momentit dhe më të komentuarit në rrjete sociale, ata janë të kërkuar momentalisht për reklamime të bizneseve të ndryshme dhe po përfitojnë shuma të mëdha parash.

Së fundmi, ka qenë moderatorja e njohur, Aulona Musta ajo e cila ka zbuluar çmenduritë që po ndodhin me çiftet e krijuara së fundmi në “Për’puthen”, ku tregoi se ato i kanë kërkuar 5 mijë euro për të qenë pjesë e emisionit.

“Njërin nga çiftet i ftova në emision dhe më kërkuan 5 mijë euro për të qenë të pranishëm në intervistë”, u shpreh Aulona në emisionin “Pardon my french.

Moderatorja lajmëroi para pak ditësh se shumë shpejt do të rikthehet me një program në ekran. Programi që do ta kthejë në ekran Aulona Mustën pas një periudhe pauze, do të jetë një “Late night show” dhe siç e tha moderatorja do të përmbajë pak nga të gjitha.

Continue Reading

Argëtim

Tea publikon fotografi të reja, ku e lë “gojëhapur” edhe Beartin

Published

on

By

Tea publikon fotografi të reja, ku e lë “gojëhapur” edhe Beartin

Personazhi më i komentuar tash e sa kohë është ish konkurrentja Tea Trifoni. Ndarja me Beartin e bëri atë të reflektoj të vetja, shkruan infokosova.

Ajo vazhdimisht publikon fotografi të ndryshme në llogarinë e saj instagram.Herë me bikine e herë pa bikine, ajo merr vëmendjen gjithmonë.E në këto fotografi të cilat i postoj pak minuta më parë, Tea po duket për mrekulli./Infokosova

Continue Reading

Argëtim

Gjatë takimit, Antonela e lë vetëm dhe shkon të bëjë trajtim, si e komenton Saimiri (FOTO)

Published

on

By

Gjatë takimit, Antonela e lë vetëm dhe shkon të bëjë trajtim, si e komenton Saimiri

Antonela dhe Saimiri zhvilluan takimin e parë jashtë studios me njëri-tjetrin.

Gjatë bisedës, Saimiri u shpreh i bindur se do të arrijë ta bëjë për vete Antonelën. Madje, nuk munguan as çokollatat, që ai tha se i “jap çokollata të kuqe njerëzve të zemrës dhe ndjej se do të jesh në zemrën time”.

Megjithatë, në studio, ai foli i dyzuar, kur tha se “edhe ka, edhe s’ka kimi”.
Antonela vendosi të bëjë një trajtim estetik anti celulit, gjatë takimit dhe Saimiri e priti jashtë. Ky veprim i saj u komentua nga konkurrentët e tjerë si “veprim i ulët i Antonelës”. “Të la si zar, prite gjysmë ore, u tall me ty”, tha Sara.

Këtyre kritikave, Saimiri nuk ngurroi t’i përgjigjej: “E di unë çfarë bëj, është puna ime, takimi im”.

Continue Reading

Aktuale