Connect with us

Komente

Bytha juj

Published

on

Shkruan, Edison Ypi

Bytha juj hante nat’ për nat’ përshesh me kos. U bo bytha juj me ngrën male mishi dhe gjysmën e drekës me ja hedh qenit.
Bytha juj e mbyllte shtëpinë me një bravë që hapej me një cop tel se brenda s’kishte asgjë me vjedh. Tani bytha juj ka instalu kamera jashtë e brenda shtëpisë pamjet e të cilave bytha juj i ndjek me celular nga çdo vend i botës ku bytha juj ka vajt për biznes ose për qef.

Bytha juj kishte vetëm fotografinë e pasaportës që ja kishte bërë policia. Tani bytha juj i bën vetes gjithato selfie.
Bytha juj e shurdhonte bythën tuj me librat e kurvit. Bytha juj tani ka ngritur shtëpi botuese, bën promuovime me ceremonira me ujë të gazuar dhe kikirika për libra që s’lexohen edhe po të kesh durimin e derrit.
Bythën e juj e përvëlonte behari, e kallkanoste dimri. Tani bytha juj ka instaluar ngrohës korenti në banjë mos me u plevitos, dhe kondicioner në garazh.
Bytha juj mezi arrinte me tren për dhjetë orë në Pogradec. U bë bytha juj me i ra kryq e tërthor botës ku t’i doj bytha byths tuj.
Bytha juj ishit ngordhalaqa. Tani bytha juj jeni barkderra që po shkoni me u dobësu nëpër klinika të shtrenjta ku bëni sauna të nxehta dhe hiqni dhjamin me shiringa.

Drejtori i ndërmarrjes ku bytha juj bënte sikur punonte, kishte një FIAT polak shkatarraq që nuk arrinte kurrë në Elbasan sepse te Tuneli i Doktorit i digjej guarnicioni i testatës. Tani bytha juj keni nga dy makina e tre fuoristrada.
Bytha juj dergjej nëpër shtëpi si furriqe pulash që bythës juj i dukshin të mëdhaja sepse bytha juj s’kishte orendi me i mbush. Tani bytha juj keni shtëpi e vila në Itali, Francë, Angli, Amerikë.

Bytha juj mezi qepnit një palë pantallona te rrobaqepsja e lagjes me pesqint frikëra. Bytha juj tani veshjet sintetike i refuzon, dy herë një këmishë nuk e vesh, çorapet e mbathura një herë i hedh në plehra.
Bytha juj kishit nëpër shtëpia gjthsej nja tre a katër llampa elektrike sa për mos me e ngatërru natën mamin me gruan. Por bytha juj nuk ankohej atëhere nga korenti. Atëhere bytha juj thoshte korenti është drita e partisë që na vjen nga hidrocentrali i kurvit. Bytha juj për korentin ankohet tani që në shtëpi ka instaluar paisje me dhjetra kilovat.

Bytha juj ishit ca zhulsa që bythën e juj e lanit një herë në muaj me skaldabanjë, dy tuba çeliku futur te njëritjetri që nxirrte tym dhe ulurinte si tank. Tani bytha juj lahet, madje bën dhe seks, nëpër vaska me hodromasazh sa herë në ditë j’u do bytha juj.
Bytha juj pinit kafe çikorje. Bytha juj tani nuk pi kafe po s’qe mishelë e kokrrave të 35 kafeve nga 15 vende latino amerikane.
Bythës tuj s’i thoje dot gjysëm fjale se direkt të spiunonte. Tani bytha juj i jep bythës ton leksione përvjellëse pluralizmi dhe qytetarie.

Spektaklet televizive kanë ca rregulla që i ka shpikur bytha e botës për tu respektuar nga bythat e tjera. Bytha juj s’pjerdh për ato rregulla. Bytha juj nëpër spektakle nxjerr vetëm femra lakuriq që nuk merret vesh ku fillon bytha e ku mbaron cica, ku ka ikur leshi e ku është fshehur breka.

Bytha juj që e ka bërë të gjithë vendin mafie dhe e ka mbjellë të gjithë Shqipërinë me hashash, po kërkon të bëjë reformë në drejtësi. O sa për të qesh ësht bytha juj.
Bytha juj psoniste nëpër ca dyqane të qelbta ku një herë në muaj shitsja spiune që të zgjaste një cop mish apo një lugë gjalp të shihte në sy mos bëje ndonjë xhest pakënaqësie. Tani bytha juj bën shoping nëpër supermarkata ku gjen dhe blen edhe fijen e qimes së leshit të bythës së gjyshes së pellazgut i cili para mijëra vjetësh shpiku pluralizmin, institucionet, shoqërinë civile, dhe të gjitha kollajllëqet e tjera demokratike që sot i gëzon bytha juj.

Continue Reading

Komente

Pikëllim në familjen Taravari / Ndërroi jetë babai i kreut të Gostivarit

Published

on

By

Njoftimi i plotë nga Arben Taravari:

Të dashur familjarë dhe të nderuar miq, pas një beteje të vështirë disa javore babai im nuk arriti ta përballojë sëmundjen.
Ai ishte heroi i çdo lufte dhe çdo beteje që kam kaluar në jetë. Shtylla e familjes sonë u shemb, heroi ynë vdiq duke lënë shprazëtirë dhe dhimbje të thellë në zemrat tona, shprazëtirë që nuk do të plotësohet kurrë! Babai më nuk do të jetë fizikisht mes nesh, por gjithmonë do të jetë i pranishëm në zemrat dhe lutjet tona. Malli dhe dashuria për të nuk do të shuhen kurrë!
Ky ishte caktimi i Zotit dhe neve na mbetet të pajtohemi me këtë caktim dhe t’i lutemi Zotit që babain tonë ta mbajë nën mëshirën e Tij!
Varrimi do të bëhet sot (e premte) tek varrezat e vjetra, pas namazit të Xhumasë.

Continue Reading

Komente

Isen Shabani: Klane nga pushteti i turpshëm i BDI-së shpërndajnë letra false për të më diskredituar

Published

on

By

Reagimi i plotë i Isen Shabanit – Kryetar i Komunës së Vrapçishtit

Të nderuar qytetarë,

E kemi patjetër të reagojmë dhe sqarojmë të pavërtetat e shpërndara nga eksponent te BDI-së, e që direkt cënojnë integritetin tim si bartës i një pozite publike, por edhe si qytetar.

Fillimisht, me bindje të plotë MOHOJ kategorikisht vërtetësinë e atij “dokumenti” që klane të caktuara nga pushteti i turpshëm i BDI-së e shpërndanë në rrjetet sociale. Ajo letër e shpërndarë është FALSE dhe shpërndarësi i saj do të përgjigjet penalisht. Shpifjet e tilla nuk ua mbulojnë turpin që e keni bërë dhe po e bëni vazhdimisht ndaj kombit dhe qytetarëve të këtij vendi.

Çdo person me edukim mesatar, duhet të dijë se çdo dokument zyrtar i dalur nga ndonjë institucion, ka numër arkivor (protokolar), numër pranimi në institucionin ku dërgohet dhe evidenca të ngjashme, të përcaktuara me ligj. Në letrën e nxjerrë nga shpifësit, ata që nuk ia duan të mirën qytetarëve, nuk ka asnjë numër arkivor, asnjë gjurmë protokolare. Kjo e dëshmon edhe më mirë se ajo letër është e FALSIFIKUAR. Prandaj, me këtë punë, që nga ky moment do të merret përfaqësuesi im ligjor. Shpifësit do të mbajnë përgjegjësi.

Me respekt, Isen Shabani

Continue Reading

Komente

Betoni si turp dhe fyerje ndaj shqiptarëve!

Published

on

By

Shkruan, Zudi Enuzi

I nderuar Visar Ganiu, të pretendosh në shekullin 21 se duke ndërtuar mure betoni do të vendosësh rend dhe lëvizje të lirë të qytetarëve në një rrugë siç është Çairçanja është turp dhe fyerje klasike e intelegjencës së votuesve të tu por edhe të qytetarëve të Çairit.

Ky mur që ju po vendosni pos që shfaq dështimin dhe katandisjen e Komunës me beton gjithandej shpërfaq edhe një realitet tjetër, dështimin e këtij sistemi për të siguruar funksionim të rendit dhe ligjit.
Reagimi i qytetarëve që kur keni filluar vendosjen e këtij muri ishte I ashpër dhe vazhdon të jetë i njejtë por reagimi qytetar nuk ju ka zmbrapsur nga kjo ide.

Vazhdoni me këtë turp, shqiptarët nuk meritojnë një fyerje si kjo.
Për fund një këshillë vëllazërore, nuk është turp të gabosh sepse jemi njerëz dhe të gjithë gabojmë, por turpi i botës është kur gabimin e mbroni dhe tentoni ta shisni si arritje.

Continue Reading

Aktuale