Connect with us

Sport

Zemërim, sarkazëm, humor – reagime ndaj formimit të Superligës

Published

on

Përderisa disa klube të futbollit në pronësi të huaj paralajmëruan planet për “shkatërrimin” e futbollit evropian përmes formimit të Superligës, një klub me pronësi amerikane me kënaqësi publikoi se nuk e ka ndërmend t’i bashkohet formatit të ri.

“Edhe krahas dy fitoreve me 4:0 këtë javë, mund ta konfirmoj se nuk do të kërkojmë anëtarësim në Superligën evropiane”, publikoi me sarkazëm në tuiterin e tij klubi i Uellsit, Vreksam, i cili luan në divizionin e pestë anglez, ndërsa për një kohë është në pronësi të yjeve të Hollivudit Rajan Rejnolds dhe Rob Makelheni.

Reagimet e ndryshimeve potenciale sizmike që i shtyjnë përpara 12 klube të fuqishme evropiane lëvizin nga humori në sarkazëm, nga gjykimi deri tek zemërimi.

“Kemi fituar numër të njëjtë titujsh në Premier ligë sikurse Totenhemi, por dëshirojmë të konfirmojmë se nuk do të marrim pjesë në çfarëdo Superligë”, publikoi ekipi i ligës së parë irlandeze Brej Uonderers.

Ekipi i ligës së parë ruse, Spartak Moska iu drejtua drejtpërdrejtë tifozëve të 12 klubeve, të cilët mund të jenë të pakënaqur nga zhvillimi i ngjarjeve.

“Nëse keni nevojë për klub të ri për të cilin do të bëni tifo, këtu jemi për ju. Përshëndetje të përzemërta, Spartak Moska”, theksoi klubi rus.

Totenhemi është njëri ndër klubet që vendosi nënshkrimin në formimin e formatit të ri, ndërsa tifozët e tij e porositën udhëheqësinë e klubit se “e kanë tradhtuar klubin dhe historinë e tij”.

Ithtarët e Premier ligës londineze e porositën udhëheqësinë se është e gatshme ta “rrezikojë prestigjin e klubit dhe të ardhmen e tij në kërkim të përfitimit dhe bënë thirrje për ndryshimin e strukturës pronësore nëse Totenhemi menjëherë nuk tërhiqet nga Superliga”.

Vendimin e udhëheqësive të klubeve si tradhti e komentuan edhe tifozët e katër klubeve të tjera angleze të cilat iu bashkuan projektit të ri – Çelsi, Arsenali, Mançester Junajted dhe Mançester Siti.

Reaguan edhe kryetarët e federatave të futbollit të Suedisë, Rumanisë, Danimarkës si edhe Premier ligës ruse, Bundesligës gjermane….

“Kjo është ide e keqe për më shumë arsye … Është e pakuptimtë të formohet ligë e mbyllur në të cilën qëllimi i vetëm i klubeve do të jenë paratë”, deklaroi njeriu i parë Federatës së futbollit të Danimarkës, Jakob Jensen.

Continue Reading

Sport

Nuk e kishte bërë askush në 35 vitet e fundit / Kavani shënoi rekordin e ri

Published

on

By

Kavani shënuesi i parë i dyfishtë në dy gjysmëfinalet në 35 vitet e fundit në Kupat Evropiane

Sulmuesi i Mançester Junajted, Edinson Kavani shënoi dy gola mbrëmë në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Evropës me Romën me rezultat (2:3). Në ndeshjen e parë (6:2), uruguajan 34-vjeçar shënoi gjithashtu dy herë për romakët.

Kavani u bë lojtari i parë në 35 vitet e fundit që shënoi dy gola në secilën prej dy gjysmëfinaleve në një garë evropiane.

Para Kavani, në sezonin e vitit 1985/86, sulmuesi i Këlnit, Klaus Alofs shënoi dy gola në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së UEFA-s kundër Varegem të Belgjikës (4:0), ndërsa në het-trik të dytë shënoi (3:3) . 

Continue Reading

Sport

Hazard qeshej së bashku me lojtarët e Çelsit, pas humbjes së ekipit të tij

Published

on

By

Futbollisti i Real Madrid, Eden Hazard, pas disfatës së mbrëmshme me rezultat 2:0 nga Çelsi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, iu afrua lojtarëve kundërshtarë. Në rrjetet sociale u publikua një fotografi e belgut duke qeshur së bashku me lojtarët e ish-skuadrës së tij derisa i përshëndeste.

Çellsi arriti në finale me rezultat të përgjithshëm 3:1 kundër Real Madridit. Ndeshja finale do të zhvillohet më 29 maj në stadiumin “Ataturk” në Stamboll. Rivali i klubit londinez do të jetë Mançester Siti.

Tridhjetë vjeçari Hazard iu bashkua Real Madridit nga Çelsi në vitin 2019. Më herët, si pjesë e klubit londinez, ai dy herë e fitoi kampionatin anglez, Kupën FA dhe Kupën e Ligës, ndërkaq dy herë triumfoi edhe në Ligën e Evropës.

Continue Reading

Sport

Finale angleze në Ligën e kampionëve

Published

on

By

Çellsi do të jetë kundërshtari i Mançester Sitit në finale e Ligës së kampionëve. “Blutë” e Londrës mbrëmë në Stamford Brixh e kanë mundur Real Madridin me rezultatin 2:0 në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së garës elitare dhe pas barazimit 1:1 në Madrid, me rezultat të përgjithshëm 3:1 u kualifikuan në finale.

Golashënues për Çellsin ishin Timo Verner në mintuln e 28-të dhe Mejson Maunt në minutën e 85-të.

Ndeshja, e cila do ta promovojë kampionin e ri evropian, i cili do të jetë nga Anglia, është caktuar për 29 maj në stadiumin “Ataturk” në Stamboll.

Kjo do të jetë finalja e dytë në tre vitet e fundit, ku do të luajnë dy ekipe angleze. Në vitin 2019, Liverpuli e mundi Totenhemin me rezultatin 2:0.

Njëheri, për trajnerin e Çellsit, Tomas Tuhel, ndeshja finale në Stamboll do të jetë finalja e dytë e njëpasnjëshme në LK. Trajneri gjerman vitin e kaluar nuk arriti ta fitojë trofeun me ekipin e PSZH-së, i cili në finale humbi nga Bajerni i Mynihut me rezultat 1:0.

Continue Reading

Aktuale