Connect with us

Lajmet kryesore

Edhe zyrtarisht shpallet formimi i Super ligës

Published

on

Është formuar edhe zyrtarisht Super liga evropiane me gjithë kritikat e ashpra dhe komentet negative.

Gara më e re evropiane e publikoi një deklaratë përmes së cilës njoftoi për formimin e ligës, njofton Gazeta Ekspres. Shefi i Real Madridit, Florentino Perez është zgjedhur president i parë i Super ligës.

Superliga është formuar nga 12 klube të mëdha spanjolle, angleze dhe italiane, si Real Madrid, Barcelona, Atletiko Madrid, Milan, Arsenal, Çelzi, Inter, Juventus, Liverpul, Mançester Siti, Mançester Junajted dhe Totenhem.

Asaj pritet t’iu bashkohen edhe disa klube të tjera anëtare të përhershme në ditët në vijim.

“Klubet themeluese mezi presin të bisedojnë me UEFA-n dhe FIFA-n për të punuar së bashku në nxjerrjen e rezultatit më të mirë për ligën e re dhe për futbollin në përgjithësi”, thuhet në deklaratën e klubeve themeluese.

“Formimi i Superligës vjen në një kohë kur pandemia globale e ka përshpejtuar paqëndrueshmërinë në modelin e tanishëm ekonomik të futbollit evropian. Për më tepër, ka vite që klubet themeluese e kanë pasur për synim ta përmirësojnë cilësinë dhe intensitetin e garave të tanishme evropiane nëpër çdo sezon, si dhe për krijimin e një formati për klubet dhe lojtarët kryesorë për të garuar rregullisht”, thuhet tutje në komunikatë.

Çdo klub që do t’i bashkëngjitet Super ligës do të marrë 350 milionë euro.

Ndryshe, formimi i kësaj lige është kundërshtuar ashpër nga UEFA dhe FIFA si dhe nga federatat e futbollit në Angli, Itali dhe Spanjë. fab/

Continue Reading

Lajme

Takimi Pendarovski – Mickoski në Vodno

Published

on

By

Ka filluar takimi mes Pendarovskit dhe Mickoskit

Në Vilën Vodno ka filluar takimi mes presidentit Stevo Pendarovski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Sipas paralajmërimeve të partisë, në takim do të diskutohet për të dënuarit për rastin “27 prilli” dhe gjendjen aktuale politike-ekonomike.

Presidenti Pendarovski pas paralajmërimit të takimit të sotëm vetëm shkurt ka komentuar se është mirë pas nëntë muajsh moskomunikim të vendoset komunikim me institucionin president i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Mickoski në brinfingun me gazetarë ka thënë se në këtë mënyrë zhbllokohen marrëdhëniet mes partisë dhe presidentit Pendarovski pasi siç tha, “vendit i nevojitet dialog mes aktorëve politik”.

Takimi është caktuar pas bisedës telefonike që kanë pasur Pendarovski dhe Mickoski me kërkesë të liderit të opozitës.

Kryeministri Zoran Zaev sot e ka përshëndetur dialogun e shefit të shtetit me liderin e partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, por tha se nuk pret asgjë nga takimi lidhur me çështjen e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend.

“Nuk pres asgjë. Mirë është që ka dialog. Dialogu mund të sjell rezultate. Në bazë të çështjes së 27 prillit nuk pres asgjë, as që mundet presidenti i shtetit të falë ose amnistojë ngjarje që ndërlidhen me rrezikimin terrorist të rendit kushtetutar, as edhe të lejohet një punë e tillë të bëhet. Por, nga bisedimet nuk ka dëm. Le të bisedojnë, dhashë Zoti të ketë më shumë konsensus në shtet dhe fushëveprimin e kompetencave të presidentit por edhe në fushëveprimin e kompetencave të opozitës, para së gjithash, fokus dominant në Parlament”, ka thënë Zaevi në pyetjen e gazetarëve pas pranisë në vënien e gurthemelit të fabrikës së re LEAR në ZZHTI Tetovë.

Continue Reading

Lajme

Koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët: Qeveria po bëhet  gati t’i blejë mediat me paratë e qytetarëve

Published

on

By

Në kohën kur, si pasojë e rritjes së çmimeve qytetarët mezi mbushin barkun me bukë dhe kur ende mungojnë vaksinat për imunizimin e popullatës, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Ekonomisë, me një tender prej 220.000 eurosh po bëhet gati gjoja t’i sponsorizojë mediat, më saktë internet-portalet me video-spote për promovimin e turizmit, gjithë kjo në kulmin e pandemisë.
Është tejet e çuditshme si në kohë pandemie dhe të një krize ekonomike, e cila po troket në derë, qeveria i jep prioritet një projekti si ky, por edhe më skandaloze është fakti se do të zgjidhet një kompani e cila pastaj do të vendosë se cilat portale do të marrin nga këto mjete financiare me kritere të padëgjuara deri më tani. Sip duket, listën e tyre do e përpilojë Qeveria me portalet e pëlqyera.
Në kohën kur vetëm 3% e popullatës janë vaksinuar, nuk ka si komentohet ndryshe ky hap i qeverisë, përpos si një tentativë për rritjen e trysnisë mbi mjetet e informimit, për t’i korruptuar mediet, për të tentuar blerjen e tyre, si dhe për shpagim të medieve “të tyre’’ në prag të zgjedhjeve lokale.
Nisur nga kjo, i apelojmë Qeverisë që t’i përgjigjet kërkesës së punëtorëve turistikë dhe mjetet t’ua transferojë atyre si ndihmë, që ata vetë të kujdesen për reklamim të turizmit vendor.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA

Shkup, 06.05.2021

 
Continue Reading

Lajme

Burime pranë Komisionit Europian: Nuk përgatitet ndarje e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Published

on

By

KE nuk po përgatit ndarje të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, sipas burimeve të larta në KE

Në Bashkimin Evropian nuk po përgatitet ndarje e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të cilat presin konferencën e parë ndërqeveritare dhe fillimin e bisedimeve, nëse Shkupi dhe Sofja nuk gjejnë zgjidhje të përbashkët.

Këto deklarata vijnë pas paralajmërimeve të eurokomisarit për Zgjerim, Oliver Varheji për ndarjen e të dyja vendeve në rrugën drejtë Unionit, nëse Shkupi nuk gjen zgjidhje me Sofjen. Eurokomisari gjatë qëndrimit të shkurtë në Shkup kur i solli vaksinat e para kundër Kovid-19, të financuara nga BE-ja, në lidhje me ndarjen e Shkupit dhe Tiranës tha se procesi i anëtarësimit bazohet në arritje.

“Ky është proces i cili bazohet në arritje. Shqipëria i ka përmbushur kushtet, por nëse nuk ka marrëveshje për Maqedoninë e Veriut mendoj se do të vijë deri te momenti kur do të duhet ta shqyrtojmë edhe atë opsion. Biseduam me Zaevin për këtë çështje, u pajtuam se do të duhet të arrihet progres nga të dyja vendet”, theksoi atëherë Varheji. Qëndrimin e njëjtë e përsëriti edhe për Euronjuz, duke theksuar se edhe pse proceset për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE deri më tani rridhnin bashkë, Brukseli do të mund t’i ndante dhe t’i fillonte bisedimet për anëtarësim me Tiranën, nëse vazhdon bllokada bullgare e Shkupit dhe nuk gjendet zgjidhje e përbashkët e pranueshme me Sofjen.

Megjithatë këto deklarata të tij shkaktuan reagime në vetë Union dhe dëshmoi se ky nuk është qëndrimi i vetëm në nivel të Unionit.

Korrespondenti i “Uollstrit zhurnal” nga Brukseli, Lorens Norman, mbrëmë në Tuiter, duke iu referuar një funksionari të lartë të BE-së, tha se qëndrimet e Varhejit devijojnë nga pozicioni i Komisionit Evropian.

“Nuk po përgatisim ndarje, thonë nga KE, përkundrazi, Komisioni mbështet hapje të shpejtë të bisedimeve me të dyja vendet.

Portali i Brukselit Politiko sot duke iu referuar një funksionari të lartë, publikon se ai në mënyrë eksplicite i mohoi deklaratat e Varhejit menjëherë pasi ai e ka dhënë deklaratën për Euronjuz.

“Nga Komisioni pasoi një përgjigje eksplicite: Shërbimet nuk po përgatisin kurrfarë ndarje, tha një funksionar i lartë, duke sugjeruar se komisari hungarez ndoshta shumë është i lidhur me vendin, ku ish-kryemnistri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruesvski, e fitoi atë që Hungaria e quan azil, pasi ishte dënuar me dy vjet burg për keqpërdorim të pozitës zyrtare”, shkruan Politiko.

Continue Reading

Aktuale