Connect with us

Kosovë

Baton Haxhiu rikthen vëmendjen tek Stanishiqi, kësaj radhe duke e nxjerrë atë si njeri i CIA-s

Published

on

Albanianpost, medie e themeluar nga gazetari i njohur, Baton Haxhiu ka publikuar së fundmi një artikull që i kushtohet ish kreut të Shërbimit Sekret të Sërbisë, Jovica Stanishiq. Stanishiq konsiderohet si “truri dhe drejtuesi i kaosit të kontrolluar” gjatë pjesës më të madhe të luftrave në ish Jugosllavi. Interesant është fakti se ky lajm del në median e personit, të cilin më së shumti e kanë akuzuar si “bashkëpunëtor të Stanishiqit”. Akuzat kanë ardhur nga qarqe të ndryshme të jetës politike në Kosovë. Më poshtë po e nxjerrim të plotë artikullin e publikuar në Albanian Post.

Los Angeles Times: Shefi i spiunazhit të Millosheviç-it, Jovica Stanishiç, ishte njeri i CIA-s

Një shkrim i botuar nga gazeta prestigjioze amerikane, Los Angeles Times, rreth aktivitetit të Jovica Stanishiç dhe punës së tij për inteligjencën amerikane, është kthyer në vëmendje nga mediat serbe.

LA Times në vitin 2009 shkruante se Stanishiq në fakt punonte për CIA-n qysh nga vitit 1991 dhe ishte njeriu i tyre prej asaj kohe, transmeton Albanian Post.

“Natën, kur hapësira boshatiset dhe dritat qosheve të shtigjeve janë i vetmi burim drite, parku Topcider në periferi të Beogradit është vendtakimi perfekt për spiunë. Ishte pikërisht këtu kur në vitin 1992 ish-Jugosllavia po shpërthente në dhunën ndër-etnike, një agjent i CIA-s rrugëtoi deri te një pushimore e parkut dhe shtrëngojë dorën me një oficer të inteligjencës serbe”, e fillon tekstin LA Times.

Oficeri serb ishte Jovica Stanishiç. “Ai kishte një shikim të ftoftë dhe reputacionin e një personi të ligë”.

“Por, oficerit të CIA-s, William Lofgren i duhej ndihmë. CIA ishte krejt e verbër karshi zhvillimeve ne Jugosllavinë e çarë nga lufta. Luftimet kishin shpërthyer në Bosnje dhe Millosheviç shihej si kërcënim për sigurinë e Evropës, prandaj CIA dëshpërimisht donte ta ketë dikë brenda zhvillimeve”.

“Në mesnatë dy spiunët (Stanishiç dhe Lofgren) krijuan një marrëdhënie e cila mbeti e pazbuluar: Për tetë vjet Stanishiç ishte njeriu kryesor i CIA-s në Beograd”, shkruan teksti.

“Gjatë takimeve sekrete në varka e dhe shtëpi të sigurta buzë lumit Sava, ai ndau detaje dhe sekrete të regjimit të Millosheviçit. Dha informacione për vendndodhjen e pengjeve të NATO-s, ndihmojë operatorët e CIA-s në kërkimin e tyre për varrezat dhe ndihmojë agjencinë që të krijojë një rrjet të bazave sekrete në Bosnje”.

Në vitin 2009 kur ishte shkruar ky shkrim nga LA Times, Stanishiç ishte në gjyq në Hagë dhe “CIA kishte bërë një lëvizje jashtëzakonisht të rrallë duke dorëzuar dokumente të klasifikuara para gjykatës që listonte kontributet e Stanishiç dhe dëshmonte rolin e tij ndihmues”.

Dokumentet kishin mbetur të mbyllura, por LA Times shkruante se një burim i ka treguar se çfarë përmbanin ato.

Lofgren, oficeri tashmë i pensionuar i CIA-s, i kishte treguar LA Times se CIA kishte dorëzuar dokumentet për të treguar “se ky person i njohur si i keq, kishte bërë shumë të mira, përkundër se Lofgren thotë se kjo nuk do të thotë se ai shfajësohet për akuzat e tjera për të”.

“Por, duke vënë akuzat anash, ky njeri bëri veprime që ndihmuan për të pushuar luftime dhe të vendosej paqja në Bosnje”, thotë Lofgren për LA Times.

Avokati i Stanishiç, i pyetur nga mediat, kishte thënë se klienti i tij refuzon të komentojë këto zhvillime. Gjithashtu as CIA nuk kishte komentuar.

Edhe gjykata, meqë dokumentet ishin të klasifikuara, seancat kur i kishte trajtuar këto dokumente i kishte mbajtur të mbyllura.

Por, në një shkrim të vetë Stanishiç, shkruar në burg, ai e kishte pranuar se kishte punuar vazhdimisht me CIA-n.

“Unë pata institucionalizuar bashkëpunimin me inteligjencën amerikane përkundër marrëdhënieve jashtëzakonisht të këqija të dy vendeve. Bashkëpunimi im me CIA-n ka ndihmuar shumë që të mos eskaloi konflikti më tepër”.

Por prokurori i rastit të Stanishiç kishte thënë se aksionet për ta ndihmuar CIA-n veçse tregojnë për fuqinë që kishte ai.

Në fjalimin e tij Dermot Groome, kishte thënë se “aftësia për të shpëtuar jetë është saktësisht e njëjta aftësi që Stanishiq përdori për të marrë jetë”.

LA Times në shkrim i kishte bërë edhe një profil Stanishiçit.

Për të shkruhej se iu kishte bashkuar shërbimit jugosllav në vitin 1975, kur vendi ende ishte nën regjimin komunist të Josip Broz Titos. Ai kurrë nuk ishte konsideruar si ndonjë ideolog ose nacionalist. Por, kishte një aftësi të rrallë për spiunazh.

“Stanishiç nuk është një oficer inteligjence i zakonshëm”, kishte thënë për të Dobrica Qosiq, ish-presidenti i Serbisë në vitet 1992-93.

“Ai është intelektual dhe jo një polic radikal. I edukuar dhe i shkathtë dhe ai dinte si ta organizonte shërbimin”.

Për shkak të këtyre aftësive, Millosheviç e kishte bërë Stanishiçin top spiunin e tij, përkundër se kishte mosbesim mes tyre, shkruan LA Times në artikullin e vitit 2009.

Prokurori në Hagë në akuzat e tij kishte treguar se megjithatë, përkundër bashkëpunimit me CIA-n, ai ishte pësoni që kishte formuar grupin kriminal Skorpionët.

Ai kishte prezantuar para gjykatës video, ku shihej Stanishiç t’u thoshte anëtarëve të grupit “djemtë e mi”.

Derisa video tjetër tregonte pamje të burrave myslimanë me duar të lidhura që dërgoheshin në mal për t’u pushkatuar.

Ndërsa oficerët e CIA-s që kishin shërbyer në Ballkan, thonë për LA Times se ata e kishin ditur që Stanishiç është me shumë ndikim, por nuk kanë parë dëshmi që ai ka bërë krime lufte.

“Ata”, shkruan LA Times, “e përshkruajnë atë si një aleat kyç në një situatë e cila shpejt po dilte jashtë kontrollit”.

Siç tregon Lofgren, në një takim me Stanishiçin, ai i kishte sjellur edhe dokumente që tregonin diagrame se ku kompanitë serbe i kishin ndërtuar bunkerët në Irak për Sadam Hyseinin.

Shkrimi tregon më pas se Stanishiç kishte provuar që raportin e tij me amerikanët ta nxirrte nga hija dhe ta institucionalizonte si bashkëpunim zyrtar mes agjencive të dy shteteve.

Stanishiç gjithashtu kishte udhëtuar në Amerikë dhe ishte pritur nga oficerë amerikanë atje.

“Lidhjet e zgjeruara të Stanishiç me CIA-n ishin bërë edhe shkaku kryesor i thyerjes në mes të tij dhe Millosheviçit, i cili frikësohej se top spiuni i tij po punonte kundër tij. Prandaj në vitin 1998 Stanishiç ishte pushuar nga puna”.

Rikthimi i tekstit të LA Times nga mediat serbe ka ardhur pasi për Stanishiçin pritet një vendim i gjykatës gjatë majit të këtij viti.

Continue Reading

Kosovë

“E kemi kuptuar mesazhin” – Vuçiq i reagon Kroacisë për bazën ushtarake në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se e ka kuptuar mesazhin nga Kroacia lidhur me vendimin për ndërtimin e një kampi ushtarak në Kosovë.

“Natyrisht, ne duam marrëdhënie fer me të gjithë në rajon, specifikisht me Kroacinë. Këto deklarata nuk janë shprehje e respektit për Serbinë, do të provoj të jem i butë. Kur e thua atë, nuk mund të pretendosh që nuk e di se ne e konsiderojmë atë territor tonin, dhe se serbët atje mbajn në mend vuajtjet tragjike”, u tha Vuçiq gazetarëve, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

Ai pyeti pse dikush kishte nevojë të merrte pjesë në atë, në vend që të refuzonte ofertën e KFOR-it.

“Ishte më e lehtë për ta të thoshin se ata nuk donin të merrnin pjesë kur morën ftesën. Për fat të keq, ata me qëllim e pranuan, duke u përpjekur të poshtërojnë Serbinë. Epo, ne e kuptuam mesazhin,” tha ai, duke shtuar se nuk do të kishte “Stuhi” të reja.

“Të gjithë ata që mendojnë se do të ketë” Stuhi “të reja, masakra, dëbime të popullsisë Serbe – mesazhi im është se nuk do të ndodhë. Dhe ku

Continue Reading

Kosovë

Osmani dhe Kurti japin zotimin e radhës: Të bashkuar për …

Published

on

By

Osmani e Kurti të bashkuar për prioritizimin e parandalimit të dhunës ndaj grave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se institucionet do të punojnë bashkarisht që çështja e dhunës ndaj grave të adresohet siç duhet. Ajo mbajti fjalim me rastin e shënimit të 10-vjetorit të Konventës së Stambollit, e organizuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë dhe Agjencia për Barazi Gjinore.

Osmani ka thënë se dhuna ndaj grave është sulm ndaj themeleve të njerëzit dhe vlerave të demokracisë, duke garantuar se institucionet e reja do të merren seriozisht me këtë çështje.

“Një gjë është e qartë, as kultura, as zakonet, as feja dhe as ajo që e quajnë ‘nder’ nuk mund të shërbejnë si maskim për të injoruar apo arsyetuar dhunën ndaj grave. Gratë dhe vajzat janë gjysma e popullatës sonë, gjysma e popullatës së botës. Sot e tutje ne kur garantojmë e mendojmë vërtetë, kur themi se do të punojmë shumë e themi me të vërtetë”, ka shtuar Osmani.

Presidentja ka thënë se është koha që shtetet mike ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Kosova po e tregon gatishmërinë e saj që të bëhet pjesë e botës demokratike duke ngërthyer edhe në sistemin e saj kushtetues mekanizmat më të lartë ndërkombëtar që parandalojnë dhunën por edhe konventa të tjera ndërkombëtare. Ka ardhur koha që të gjitha shtetet mike ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ka ardhur koha që të gjitha konventat e KE-së të shkojnë në procedurë normale të ratifikimit ashtu siç i bën çdo shtet”.

Bashkë me ekzekutivin, ajo ka thënë se do t’i bashkërendojnë veprimet për t’i zbatuar obligimet që i parasheh Konventa.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti ka thënë se kjo Konventë do ta ndihmojë Kosovën në krijimin e një shoqërie pa dhunë dhe zhbërjen e diskriminimeve.

“Ne, si Qeveri, do të angazhohemi maksimalisht që të zbatojmë në përpikëri hapat e masat që kërkohen nga ne dhe do të marrim përsipër obligimet që parasheh Konventa. Parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore e kemi përcaktuar si prioritet qeveritar”, ka thënë Kurti.

Kurti shtoi se detyrë e Qeverisë është “që të ndërhyjmë aty ku ka më së shumti nevojë”.

BURIMI

Continue Reading

Kosovë

Sharje, kërcënime e tentim për përleshje fizike – gjithçka që ndodhi sot në seancën e Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Akuzat e kundër akuzat nuk ishin të vetmet që pamë e dëgjuam sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës e gjithçka duket se doli jashtë kontrollit me sharje, fyerje e kërcënime, ndërsa pati tentim edhe për përleshje fizike.

“Krytë ta heki”, u dëgjua t’i thotë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, në seancën kur supozohej se do të diskutohej në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19 dhe të bëhej shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.

Fjalimi i ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, e cila iu drejtua deputetëve të PDK-së se janë vet fajtor për formimin e Gjykatës Speciale, nxiti reagimin e ashpër të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ky i fundit, kërkoi shkarkimin e ministres Gërvalla, teksa e tha se ajo është përfaqësuese e Serbisë në Kosovë dhe se është turpi i diplomacisë.

Pas këtyre akuzave, fjalën e mori deputeti i LDK-së, Arben Gashi i cili iu ankua nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevcit se ministrave po ua mundëson të flasin më shumë sesa deputetëve, e që sipas tij kjo ishte në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Kosovës.

Gashit ia ndërpreu fjalën kryesuesja e seancës së Kuvendit, teksa pas kësaj deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës u larguan nga seanca.

Pas tyre, edhe deputetët e PDK-së deshën ta lëshojnë seancën, por një përplasje ndodhi në dalje të sallës, e cila për pak sa nuk kaloi në përleshje fizike mes Hajdar Beqës së PDK-së dhe Besim Muzaqit të LVV-së.

Në të njëjtën kohë, një fjalosje ndodhi edhe mes ministrit, Faton Peci dhe deputetit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, i cili u dëgjua duke i thënë deputetit të VV-së, Besim Muzaqi, ‘krytë ta thej’ ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

“Deputetin Besim Muzaqi e pash duke u shtyrë me deputet tanë dhe duke i fyer duke ju thënë dilni jashtë. Unë mendova që është ndonjë roje e ndonjë ministri dhe ka hyrë në sallën e Kuvendit ai filloj me më fye edhe mua dhe tentoi të më sulmojë fizikisht. Unë në atë moment i thash se Hajdar Beqa nuk e sulmon askënd fizikisht dhe nuk lejon të sulmohet nga askush fizikisht, kjo ka qenë e tëra nuk kemi pas asgjë personale”.

Komente të ashpra mes Hajdar Beqës së PDK-së dhe Besim Muzaqit të LVV-së

Ndërkaq, Telegrafi ka provuar të marrë një deklaratë nga deputeti i LVV-së, Besim Muzaqi, por ai nuk i është përgjigjur telefonit, por më pas ka reaguar në Facebook.

Muzaqi pas përplasjes që pati me deputetin e PDK-së, Hajdar Beqa në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se PDK-ja në mungesë argumenti po ofendon secilin.

Përmes një postimi në Facebook, Muzaqi ka thënë se opozita është pa kauzë e pa ide.

“Mos u turrni me yrysh e me gjuhë analfabetësh funksional sepse as nuk ua kemi frikën as respektin”, ka shkruar ndër të tjera Muzaqi.

Pas kësaj përleshje u deklaruan shefat e grupeve parlamentare dhe vet protagonistët, teksa Kuvendi shkoi në pauzë deri në ora 14:00.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se ishin dëshmitar të një angazhimi dhe denigrim dhe ofendimin e luftës së UÇK-së, nga ministrja e Jashtme.

“Ajo edhe sot vazhdoi ta fyente luftën e UÇK-së, kauzën tonë për liri dhe pavarësi, ajo i fyeu sot të gjitha gratë e dhunuara, sakrificën më të madhe të kombit shqiptar. Ne si PDK nuk mund të lejojmë që ministrja të flet me narracionin e ndërtuar në Beograd. Fjalimi i saj ishte i njëjtë me pasardhësin e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit pra Ivica Daçiqit”, tha Tahiri.

Ai theksoi se asnjëherë nuk e kanë menduar dy dekada pas çlirimit, Kosova do ta ketë një ministre të jashtëm që flet në një linjë të plotë me atë që flet ministri i jashtëm serb për luftën e UÇK-së.

“Qëndrimi i saj në krye të Ministrisë së Jashtme është ofendim i madh për qytetarët, viktimat që kanë ra për lirinë, për viktimat e dhunuara”, tha Tahiri teksa deklaroi se nuk do të ktheheshin në seancë.

Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari ka mbajtur në konferencë për media lidhur me seancën e sotme plenare, ndërsa tha se tensionimi i situatës në Kuvend erdhi pas fyerjeve dhe sharjeve në drejtim të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Kusari më tej tha se nuk mund t’i thotë fjalët që deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi i ka drejtuar kah deputetët.

Kusari theksoi se duke dalë nga salla deputetët i intensifikuan ofendimet, sharjet ndaj ministres Gërvalla dhe më pas ministri Peci është ngrit në këmbë për t’i ndalë dhe për t’iu thënë se nuk mund të sillen kështu me një grua.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka shpifur kundër tij kur e ka akuzuar për ofendim të saj dhe kolegeve të saj gjatë seancës së sotme parlamentare.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se Kuvendi i Kosovës dhe vendi është duke shkuar drejt tensionimeve të reja.

“Nëse kjo sjellje vazhdon kështu Kuvendi dhe vendi po shkojnë drejt tensionimeve të reja të qëllimshme si rezultat i paaftësisë së menaxhimit dhe drejtimit të vendit”, tha Gashi.

Gashi këto komente i bëri në një konferencë për media, ku dha versionin e tij për situatën që ndodhi sot në seancën e Kuvendit, i cili shtoi se LVV po e keqpërdor nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci për përfitim politik, shkruan Telegrafi.

Pas pauzës, ka nisur sërish punimet Kuvendi i Kosovës. Pika e rendit të ditës për debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19, u shty për një seancë tjetër në mungesë të iniciuesit të debatit.

Përfundimisht, Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 61 vota për kanë miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me propozimin që Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) të marrë përgjegjësinë për pagesën e rrymës për serbët në katër komunat veriore.

Sipas këtij vendimi, për këto komuna në veri të Kosovës janë ndarë 11 milionë euro për pagesën e rrymës.

Javën e kaluar, komisioni kishte miratuar propozimin e KOSTT-it për ndarjen e këtyre mjeteve. /Telegrafi/

Continue Reading

Aktuale