Connect with us

Spektakël dhe Yje

Aktori i njohur mbetet ‘trokë’, ish-gruaja e tij shpenzon 200 mijë dollarë në muaj për rroba

Published

on

Avokati i aktorit të njohur amerikan Robert De Niro ka thënë dje se divorci i vështirë i ish-yllit të ekranit me Grace Hightoëer i ka mbaruar të gjitha paratë.

Një gjykatës ka vendosur më herët se ish-gruaja e tij duhet të përfitojë 1 milionë dollarë në vit dhe se çifti duhet të ndajnë paratë e shitjes së shtëpisë së tyre me vlerë rreth 20 milionë dollarë. Por beteja e divorcit e nisur prej dhjetorit 2018 ende nuk duket se do të marrë fund së shpejti.

Fillimisht dyshja luftonte për kujdestarinë e fëmijës së tyre nëntë vjeçar, por tashmë qendrën e skenës e kanë marrë argumentet për paratë dhe pronat.

Avokati i De Niros thotë se Hightower shpenzonte një mesatare mujore prej $215,000 nga kartat e kreditit, dhe rreth $160,000 në para të thata.

Disa muaj më herët De Niro fitoi $5 milionë nga roli në filmin e gangsterëve të regjizorit Martin Scorsese “The Irishman” (Irlandezi). Por Hightower pretendon se pasuria e De Niro eshte diku te $500 milionë.

Avokati i De Niro thotë se stili ekstravagant i jetesës së ish-gruas qe faji i ndarjes së tyre.

“Zoti De Niro është 77 vjeç. Megjithse ai e adhuron profesionin e tij, nuk duhet të detyrohet të punojë për këto arsye”, tha avokati.

Ndërsa Kevin McDonough, avokati i Hightower, refuzon pretendimet e De Niro se është ‘i varfër’ duke thënë se ka shpenzuar $450,000 për qeranë e një apartamenti veror në Amagansett në 2019, $150,000 për pushime dimërore dhe $1 milionë për fëmijët e tij të rritur në 2019 e 2020.

“Kur zoti De Niro shkon për drekë të dielën në Connecticut, ai marr një helikoter për të fluturuar atje. Ndërsa kur shkon për të takuar një mik në Florida merr avionin privat. Atij nuk i pëlqen klasi i parë me çmim $1,500, por shpenzon $50,000 për avion privat në fundjavë”, tha ai.

Nga ana tjeter avokati i De Niro thotë se ish-gruaja rriti dastikisht shpenzimet në vitet e fundit të martesës.

“Ajo shpenzoi $1.2 milion në butikë luksi: Dolce and Gabbana, rroba nga Stella Mccartney, apo dyqani Madison Etro. Manolo Blahnik.

Blerjet përfshinin gjithashtu bizhuteri në vlerë $700,000 dhe një diamant 1.2 milionë dollarë”.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Kanita mezi njihet në imazhet e reja, shfaqet me një pamje engjëllore

Published

on

By

Që në fillimet e karrierës së saj, Kanita ka rezultuar të jetë e pëlqyer.Në ditët e sotme ajo gëzon një sukses të madh me projektet muzikore, të cilat janë mjaft të shpeshta nga ana e saj. Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka zgjedhur që të ndajë disa imazhe me të cilat la gojëhapur mbi 87 mijë ndjekësit.

Po ashtu vlen të përmendet se artistja mezi është njohur, pasi pësoi një ndryshim drastik në dukje.Ajo është parë më një pamje engjëllore me fustan të bardhë, ndërsa është kompletuar edhe më shumë përmes makijazhit të rëndë.

Postimi mori me qindra komente nga fansat e saj, të cilët përshkruanin se sa tërheqëse dukej.“Lonely” në anën tjetër vazhdon të jetë kënga e saj e fundit, që u prit mirë nga dëgjuesit e muzikës së saj.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Si rrallë herë, Xhensila Myrtezaj provokon keq me pozat në bikini

Published

on

By

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, vazhdon të jetë shumë e dashur për publikun.Ajo ka filluar pushimet e saj bashkë me Besin dhe Ajkën, këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes postimeve në Instagram, shkruan GazetaBlic.

Së fundi, ajo postoi disa imazhe ku shihet e veshur në bikini dhe ka provokuar ndjekësit me pozat.

Këto fotografi u pëlqyen dhe u komentuan mjaft shumë nga fansat e këngëtares.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

E mbajti fshehur për 9 muaj, Tuna Sejdiu bëhet nënë për herë të dytë

Published

on

Tuna Sejdiu është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo e ka publikuar lajmin e bukur në rrjetin social Instagram, ndërkohë që askush nuk e dinte që këngëtarja ishte shtatzënë.

Këngëtarja ka sjellë në jetë një djalë me emrin Zen ndërsa nuk dihet nëse babai i djalit të saj është Patris Berisha, me te cilin Tuna ka një djalë me emrin Tian.

 

Continue Reading

Aktuale