Connect with us

Kosovë

Kosova do të fillojë vaksinimin e personave 75-79 vjeç

Published

on

Më 16 prill në Kosovë do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike.

Kështu ka njoftuar ministria e Shëndetësisë e Kosovës, përmes një njoftimi.

“Për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, është duke vazhduar vaksinimi i personave mbi moshën 80 vjeçare dhe i profesionistëve shëndetësorë.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Autoritetet kanë thënë se do të pranohen edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit./REL

Continue Reading

Kosovë

Detaje nga vrasja në Pejë, dyshohet se mësimdhënësi vrau babain e nxënëses së tij

Published

on

By

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:35 në rrugën “Gjon Gazulli” në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi ka thënë se dorasi është identifikuar i cili ndodhet ende në arrati.

“Po është identifikuar i dyshuari për vrasjen në Pejë, është në kërkim të Policisë. I dyshuari është më i vjetër në moshë sesa viktima. Viktima është rreth moshës 51-vjeç”, tha Gashi për RTV Dukagjinin.

Mësohet se i dyshuari është mësimdhënës në shkollën “Dardania” në Pejë, ndërsa viktima pretendohet të jetë prindi i nxënëses së tij.

KALLXO.com raporton se dorasi ishte dënuar nga Gjykata në Pejë për veprën penale “sulm seksual”.

“Po sipas informacioneve që kemi dorasi ka qenë i dënuar për sulm seksual, por në këtë fazë nuk mund të prononcohemi më shumë”, ka deklaruar për këtë media Fadil Gashi.

Continue Reading

Kosovë

Vuçiq flet për përplasjen me Osmanin: Do të jetë e vështirë

Published

on

By

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha mbrëmë se nuk iu nënshtrua presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në asnjë çështje për të cilën ajo insistoi në Samitin “Brdo-Brijuni” që u mbajt dje në Slloveni, transmeton Gazeta Express.

Vuçiq deklaroi se ai është i shqetësuar për të ardhmen e dialogut, sepse në gjithçka që dëgjoi nga takimi i djeshëm, tha se nuk kishte asgjë racionale, raporton Tanjug.

“Vazhdimi i dialogut është një çështje e rëndësishme dhe e vështirë. Ne do të jemi të gatshëm për të biseduar, për të marrë pjesë gjithmonë në dialog, por pas asaj që dëgjova sot, e cila është agjenda e gjithë qeverisë së Prishtinës, unë jam shumë i shqetësuar, sepse nuk ka asgjë racionale atje”, u tha Vuçiq gazetarëve në Bruksel, kur u pyet se si e sheh të ardhmen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiq tha se disa përfaqësues të vendeve që ishin ndër të parët që e njohën Kosovën i thanë atij se ata nuk i kuptonin kërkesat e Osmanit.
“Unë mund t’u them njerëzve se sa e vështirë është situata dhe pozicioni ynë dhe si të tjerët duan ta paraqesin atë… Do të jetë e vështirë”, tha Vuçiq.

I pyetur se për çfarë insistonte presidentja e Kosovës në takimin e djeshëm, Vuçiq tha se ajo së pari foli për të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor, ndaj të cilës deklaratë thotë se ai reagoi duke kundërshtuar.

“Çështja e dytë ishte liberalizimi i vizave. Ne thamë që nuk ka probleme, por që Kosova nuk mund të shkruhet sepse nuk e njohim, ose duhet të qëndrojë me një yll. Ata nuk deshën. Ata këmbëngulën në diçka që nuk ishte shkruar, për të refuzuar ndryshimin e kufijve dhe kufijtë që ata imagjinuan të merren si të mirëqena”, tha Vuçiq.

Continue Reading

Kosovë

Sigurimi rrah brutalisht një person në “Albi Mall” (VIDEO)

Published

on

By

Një rrahje brutale ka ndodhur në “Albi Mall”, një nga qendrat më të mëdha tregtare në vend.Siç raportojnë mediat, një diskutim i ashpër mes sigurimit dhe një qytetari këtë qendër tregtare e cila ndodhet në Prishtinë, ka shpërthyer në grushte.

Në pamjet e publikuara shihet se si sigurimi rrah me grushte e shkelma personin në fjalë.Rastin për Insajderi-n e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth një javë më parë.

Continue Reading

Aktuale