Connect with us

Bota

Zvicra lehtëson masat – Hap tarracat e lokaleve

Published

on

Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim

Do të hapen zonat e jashtme të restoranteve (tarracat) por edhe brenda hapësirave të objekteve sportive dhe institucioneve kulturore.

Përveç kësaj, janë përsëri të lejuara ngjarjet me 50 persona brenda dhe deri në 100 persona jashtë si dhe mësimi me prani fizike, në universitete, transmeton albinfo.ch.

Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim.

Vendimin e ka bërë të ditur pak më parë ministri i shëndetësisë, Alain Berset, shkruan albinfo.ch. Ai, së bashku me përfaqësues të tjerë qeveritarë është duke mbajtur një konferencë për media, në Bernë ku po u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me situatën më të re të pandemisë.

Continue Reading

Bota

Gjermani: Klerikët me ngjyrë përballen me racizëm

Published

on

By

Njerëzit me ngjyrë në Gjermani përballen me diskriminim. Nga kjo nuk bëjnë përjashtim as klerikët, si prifti Regamy Thillainathan.

Prifti katolik Regamy Thillainathan lufton kundër racizmit dhe për më shumë diversitet në Kishën Katolike në Gjermani.

Diçka që e përjetoj vazhdimisht vetë, është se kur shkoj për të vizituar besimtarët, pyetja e parë që më bëjnë gjithmonë ata që nuk më njohin është: Nga jeni ju? Dhe unë gjithmonë them: Unë jam nga Neussi. Pas kësaj ata që më pyesin heshin, sepse nuk e presin këtë përgjigje, tregon Regamy Thillainathan.
Priester Regamy Thillainathan

Vetëm pak klerikë në Gjermani janë njerëz me ngjyrë. Dhe me sa duket disa e kanë problem këtë gjë.

“Kur isha në Kongresin e Katolikëve në Lajpcig, po qëndroja tek stenda jonë si përfaqësues i kryepeshkopatës. Dhe më kujtohet se si erdhën dy gra. U afrova dhe i përshëndeta miqësisht. Kur papritur njëra nga gratë ma ktheu pa pikë kujdesi: ‘Po ty kush të paska lënë të hysh këtu?” – kujton prifti katolik.
Priester Regamy Thillainathan knieend in Kapelle

Regamy Thillainathan kritikon faktin që Kisha Katolike në Gjermani është shumë euro-centrike dhe punëson kryesisht të bardhë. “Kjo fillon me atë që shumë prej teologëve gjermanë nuk merren fare me pikëpamjet e tjera të teologjisë në botë. Përkundrazi si serioze dhe elegante konsiderohet vetëm diçka që vjen nga zonat gjermano-folëse. Dhe vështirësia më e madhe fillon kur dikush mendon gjithmonë se është në gjendje ta interpretojë i vetëm botën.” – thotë Regamy.  

38-vjeçari është përgjegjës për famullitarët e ardhshëm në dioqezën e tij. Ai i inkurajon ata të jenë të hapur ndaj perspektivave të reja në kishën dhe doktrinën katolike.

Thillainathan madje ka folur edhe me Papa Françeskun për vizionin e tij për një kishë më kozmopolite.

“Ai më inkurajoi që ta konsolidoj dhe ta zhvilloj më tej këtë ide, për të sjellë më shumë perspektiva dhe larmi në shkollimin e priftërinjve dhe për të mos mbetur vetëm në botën e vogël, evropiane, gjermane.” – thotë Regamy Thillainathan.

Në këtë mënyrë ndoshta një ditë dhe atë vetë dhe klerikët e tjerë nuk do t’i reduktojnë më tek ngjyra e tyre e lëkurës.

BURIMI

Continue Reading

Bota

Gjermani: Miratohen lehtësimet për të vaksinuarit dhe shëruarit nga Covid-19

Published

on

By

Lehtësimi i masave për personat e vaksinuar dhe të shëruar nga virusi Corona tani nuk ka më asnjë pengesë. Pas Bundestagut dritën jeshile e dha edhe Këshilli Federal.

Pas Bundestagut dhe Këshilli Federal (Bundesrat) miratoi kërkesën e qeverisë për lehtësimin e masave për personat e vaksinuar dhe të shëruar nga virusi Corona, që do të thotë se për këta persona hiqet e ashtuquajtura frena emergjente. Dhoma e landeve dha dritën jeshile për rregulloren federale, e cila mund të hyjë në fuqi gjatë fundjavës. Argumenti kryesor i qeverisë është se, sipas Institutit Robert Koch (RKI), këto grupe njerëzish nuk paraqesin më rrezik për infektimet dhe përhapjen e virusit Corona.

Të enjten këto masa i ka miratuar edhe Bundestagu gjerman, me votat e partive të Unionit CDU/CSU, socialdemokratëve, ekologjistëve dhe të Majtës. Liberalët kanë abstinuar, ndërsa AfD votoi kundër.
Maskat dhe distanca mbeten
Symbolfoto Nächtliche Ausgangssperre
Në Gjermani ka ndalim qarkullimi në nivel federal nga ora 22:00, në disa lande në orën 21:00

Në shumë fusha – si për shembull kur bëni pazar, shkoni në dyqane ose vizitoni parukierin – personat e vaksinuar dhe të shëruar nga Corona do të kenë të drejtat e njëjta si ata që kanë bërë një test me rezultat negativ. Këta persona nuk duhet të futen në karantinë pas udhëtimit – përveç nëse vijnë nga një zonë e mutantëve të virusit Corona. Detyrimi për të mbajtur maskë në vende të caktuara dhe kërkesa për distancë në hapësirat publike duhet të vazhdojnë të zbatohen. “Suksesi i vaksinimeve nuk do të thotë që ne mund të jemi të pakujdesshëm,” theksoi të martën Ministrja Federale e Drejtësisë, Christine Lambrecht. Pandemia ende vazhdon dhe ende ekziston një rrezik individual i infektimit edhe për personat e vaksinuar dhe të shëruar nga Covid-19.

Rregullorja bazohet në Ligjin për Mbrojtjen nga Infektimet, i cili parashikon një frenë emrgjente në të gjithë Gjermaninë, në vendet ku incidenca e infektimeve kalon 100 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh. Disa lande ndërkohë kanë futur masat lehtësuese për personat e vaksinuar dhe të shëruar.
Më shumë lehtësi edhe për të testuarit?

Në lidhje me liritë e planifikuara për njerëzit e vaksinuar dhe të shëruar, Shoqata Gjermane e Qyteteve ka kërkuar që më shumë lehtësime të ketë edhe për personat e testuar me një rezultat negativ ndaj virusit Corona. Shumë njerëz nuk kanë mundur të vaksinohen për shkak të mungesës së vaksinës, tha shefi ekzekutiv i Shoqatës, Helmut Dedy. “Prandaj ne kërkojmë që edhe personat e testuar negativisht të kenë liri dhe të drejta të njëjta.”

Është shumë mirë që të vaksinuarit dhe të shëruarit mund të gëzojnë një pjesë të lirive të mëparshme dhe t’i kthehen pak a shumë jetës normale, tha Dedy. “Por shoqëria nuk duhet të ndahet në të vaksinuarit dhe shëruarit në njërën anë ndërsa të gjithë të tjerët në anën tjetër”, paralajmëroi ai. Prandaj do të ishte e mençur që atyre që testohen negativisht në baza ditore t’u mundësohen më shumë kontakte sociale dhe takime me familjarë.
Jens Spahn I PK AstraZeneca in Berlin

Në Republikën Federale të Gjermanisë deri tani janë vaksinuar njëherë 30,6 % e popullatës, njofton Instituti RKI. Ndërsa 8,6 përqind janë vaksinuar dy herë, që do të thotë se kanë një mbrojtje të plotë. Të mërkurën janë dhënë në Gjermani 1,1 milion vaksina. Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tha se prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Gjermani, kjo ishte dita e dytë për nga numri i vaksinimeve.
Bie numri i të infektuarve

Numri i infektimeve të reja në Gjermani vazhdon të ulet në krahasim me një javë më parë. RKI njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 18.485 infektime të reja, që është 5.800 raste më pak se një javë më parë. Incidenca shtatë ditore ka rënë në 125,7, ndërsa një ditë më parë ishte 129,1. Këto incidenca maten në 100.000 banorë brenda shtatë ditëve të fundit.

RKI raportoi edhe për 284 vdekje në 24 orët e fundit nga virusi Corona apo sëmundjet që kanë lidhje me këtë virus. Numri i përgjithshëm i vdekjeve u rrit në 84.410. Prej fillimit të pandemisë në Gjermani janë infektuar më shumë se 3.4 milion njerëz.

bc/kle/sti/jj (dpa, afp, epd)

DW

Continue Reading

Bota

Dy doza nga vaksina Fajzer mbrojnë më shumë se 95 për qind, vetëm një doze dukshëm e zvogëlon mbrojtjen / Studim i ri në Izrael

Published

on

By

Studim në Izrael: Dy doza nga vaksina Fajzer mbrojnë më shumë se 95 për qind, vetëm një doze dukshëm e zvogëlon mbrojtjen

Deri më tani studimi më i madh për efikasitetin e vaksinës Fajzer/Biontek kundër koronavirusit tek popullata e përgjithshme ka treguar se vaksina ofron më shumë se 95 përqind mbrojtje.

Në të njëjtën kohë, ajo mbrojtje bie ndjeshëm nëse një person vaksinohet vetëm një herë në vend të dy dozave të rekomanduara.

Autorët e studimit nga fushata kombëtare për vaksinim në Izrael deklaruan se kjo siguron dëshmi nga jeta reale se pandemia mund të përfundonte me programe të vaksinimit të shpejtë dhe global.

Analiza e të dhënave të shëndetit publik nga Izraeli – një nga vendet me përqindjen më të lartë të të rriturve plotësisht të vaksinuar – zbuloi se vaksina mbronte gjithashtu të moshuarit jashtëzakonisht në mënyrë efektive në një kohë kur varianti më ngjitës anglez mbizotëronte, sipas rezultateve të botuara në revistën mjekësore “Lancet”.

Deri në fillim të prillit, gati pesë milion njerëz në Izrael kishin marrë dy doza të vaksinës Fajzer/Biontek, e cila është më shumë se 70 përqind e popullsisë.

Studimi tregoi se të dyja dozat siguruan 95.3 përqind mbrojtje ndaj infeksionit dhe 96.7 përqind mbrojtje kundër vdekjes shtatë ditë pas dozës së dytë. Pas 14 ditësh, ajo mbrojtje u rrit në 96.5 përqind, ose 98 përqind.

Por, mbrojtja është dukshëm më e vogël kur njerëzit kanë marrë vetëm një doze të vaksinës.

Midis shtatë dhe 14 ditëve pas dozës së parë, mbrojtja nga infeksioni u gjet të ishte 57.7 përqind dhe mbrojtja nga vdekja 77 përqind.

Autorët theksojnë se një dozë e vetme mund të sigurojë një periudhë më të shkurtër mbrojtjeje, veçanërisht në një mjedis ku shfaqen variante të reja virale.

Studimi më i madh i popullsisë së përgjithshme Fajzer/Biontek, i kryer gjithashtu në Izrael, ishte pothuajse pesë herë më i vogël dhe përfshiu 1.2 milion njerëz. 

Continue Reading

Aktuale