Connect with us

Lajme

Rama në Burrel: Pa politikën Shqipëria nuk do ishte sot duke kryer vaksinimin masiv

Published

on

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë në Burrel ku theksoi se pa politikën gratë ato nuk do të kishin të drejta të barabarta me burrat. Sipas kreut të qeverisë, pa politikën, nuk do të ishte sot e mundur kryerja e vaksinimit masiv.

“E kuptoj nervozizmin e Gonit, donte një takim më të madh, jashtë. Por janë numrat në votime që tregojnë mbështetjen. Ne duhet të jemi të bashkuar, siç kemi qenë në ditën e parë, për t’ja dalë deri në fund. Ku çdo ditë po fitojmë terren e ku më shpejt se shumë të tjerë po e shohim dritën në fund të tunelit. Është e rëndësishme se vaksinimi masiv të ketë rezultat. Ne jemi mësuar që ta trajtojmë politikën si një të keqe, të kemi parasysh politikanët. Politika është e vetmja armë që kanë njerëzit që kanë vendosur të jetojnë bashkë dhe kanë ndërtuar një komunitet për të bërë gjëra që nuk i bëjnë dot. Pa politikën kurrë gratë nënat nuk do kishin pasur mundësinë që të kishin të drejta të barabarta me burrat, nuk do kishte lindur sistemi i mbështetjes sociale, nuk do ishin krijuar as SHBA, as BE. Politika është shumë e rëndësishme, e të thuash që nuk merrem me të bën një gabim të madh, se do ti s’do ti politika merret me ty. Se ti dhe familja jote ndikoheni nga politika. Pa politikën, Shqipëria nuk do ishte sot duke kryer vaksinimin masiv.”, tha Rama.

Continue Reading

Lajme

Takimi Pendarovski – Mickoski në Vodno

Published

on

By

Ka filluar takimi mes Pendarovskit dhe Mickoskit

Në Vilën Vodno ka filluar takimi mes presidentit Stevo Pendarovski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Sipas paralajmërimeve të partisë, në takim do të diskutohet për të dënuarit për rastin “27 prilli” dhe gjendjen aktuale politike-ekonomike.

Presidenti Pendarovski pas paralajmërimit të takimit të sotëm vetëm shkurt ka komentuar se është mirë pas nëntë muajsh moskomunikim të vendoset komunikim me institucionin president i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Mickoski në brinfingun me gazetarë ka thënë se në këtë mënyrë zhbllokohen marrëdhëniet mes partisë dhe presidentit Pendarovski pasi siç tha, “vendit i nevojitet dialog mes aktorëve politik”.

Takimi është caktuar pas bisedës telefonike që kanë pasur Pendarovski dhe Mickoski me kërkesë të liderit të opozitës.

Kryeministri Zoran Zaev sot e ka përshëndetur dialogun e shefit të shtetit me liderin e partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, por tha se nuk pret asgjë nga takimi lidhur me çështjen e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend.

“Nuk pres asgjë. Mirë është që ka dialog. Dialogu mund të sjell rezultate. Në bazë të çështjes së 27 prillit nuk pres asgjë, as që mundet presidenti i shtetit të falë ose amnistojë ngjarje që ndërlidhen me rrezikimin terrorist të rendit kushtetutar, as edhe të lejohet një punë e tillë të bëhet. Por, nga bisedimet nuk ka dëm. Le të bisedojnë, dhashë Zoti të ketë më shumë konsensus në shtet dhe fushëveprimin e kompetencave të presidentit por edhe në fushëveprimin e kompetencave të opozitës, para së gjithash, fokus dominant në Parlament”, ka thënë Zaevi në pyetjen e gazetarëve pas pranisë në vënien e gurthemelit të fabrikës së re LEAR në ZZHTI Tetovë.

Continue Reading

Lajme

Zaev: Dialogu mund të sjell rezultate, por nuk pres asgjë për 27 prillin

Published

on

By

Kryeministri Zoran Zaev ka përshëndetur dialogun e presidentit Stevo Pendarovski me liderin e partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, por thotë se nuk pret asgjë nga takimi i sotëm lidhur me çështjen e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend.

“Nuk pres asgjë. Mirë është që ka dialog. Dialogu mund të sjell rezultate. Në bazë të çështjes së 27 prillit nuk pres asgjë, as që mundet presidenti i shtetit të falë ose amnistojë ngjarje që ndërlidhen me rrezikimin terrorist të rendit kushtetutar, as edhe të lejohet një punë e tillë të bëhet. Por, nga bisedimet nuk ka dëm. Le të bisedojnë, dhash Zoti të ketë më shumë konsensus në shtet dhe fushëveprimin e kompetencave të presidentit por edhe në fushëveprimin e kompetencave të opozitës, para së gjithash, fokus dominant në Parlament”, ka thënë Zaevi në pyetjen e gazetarëve pas pranisë në vënien e gurthemelit të fabrikës së re LEAR në ZZHTI Tetovë.

Ai ka theksuar se mendon në lirimin dhe efikasitetin më të shpejtë lidhur me miratimin e ligjeve që siç thotë, “vlejnë jetë për qytetarët”.

“Shpreson që me vëmendje do të dëgjoj cilat janë konkluzat e takimit të tillë që do t’i shpërndajnë në opinion që janë më interes të lartë edhe për mua si kryetar i qeverisë”, ka thënë Zaevi.

Lidhur me mundësinë për përsëritjen e rastit me të dënuarit e ngjarjeve të 27 prillit, për atë nëse ka prova të reja dhe relevante vendos gjykata kompetente.

“Si edhe për shumë raste në vend, ashtu edhe për këtë nëse ka prova të reja që më parë nuk kanë qenë, ndërsa fuqishëm ndikojnë dhe të vendoset më ndryshe, për këtë rast, theksoj se si edhe për raste tjera mund të hapet procedurë. Për këtë vendos me siguri Këshilli penal ose Këshilli për gjykatës penal në gjykatën penale, i shqyrtojnë provat e këtilla dhe vendos nëse do të pranojë përsëritjen ose refuzimin e kërkesës për përsëritje”, ka thënë Zaevi.

Continue Reading

Lajme

Filipçe u vaksinua kundër Kovid-19 me vaksinën kineze “Sinofarm”

Published

on

By

Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe sot në pikën vaksinuese në sallën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup u vaksinua kundër Kovid-19 me vaksinë ë prodhuesit kinez “Sinofarm”.

“Sot e mora vaksinën Sinofarm. Tekstualisht të gjitha vaksinat janë të sigurta për përdorim. Bëj thirrje të gjithë të jenë të vetëdijshëm se vaksinat janë të sigurta, se të gjitha janë zhvilluar në platform të sigurta, se efektet e padëshiruara me të vërtetë janë të vogla, ka indikacione të sakta përkatësisht kontraindikacione për grup mosha apo disa kategori specifike të qytetarëve të cilët nuk do të duhet të marrin ndonjë vaksinë dhe ne atë e nxjerrim si informatë nga hulumtimet shkencore nga prodhuesit”, deklaroi Filipçe.

Vaksina, theksoi ministri, është diçka që të gjithë e presim gjatë kohë, diçka që do të thotë faktor I cili do të ndikojë të ndryshojë pasqyrën për pandeminë çdo kund në botë, ndërsa tani të përballur me një sëmjundje për të cilën deri më tani nuk pati vaksinë, e dime se çka do të thotë që këtë instrument të mos e keni në duar.

“Pandemia na mësoi për shumë gjëra që prej fillimit të vitit të kaluar, të jemi të bashkuar rreth respektimit të masave preventive të cilat bazohen në parime universal të mbrojtjes nga përhapja e virusit, ndërsa në këtë faze një moment I ri sërish të jemi të bashkuar rreth asaj që t’i vendosim prioritet vaksinimit si një nga elementet kyçe me të cilat mund të ndryshojë e tërë pasqyra për pandeminë tek ne”, potencoi Filipçe.

Ai tha se sistemi për vaksinim po zbatohet mirë dhe gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar rreth 10 000 qytetarë në vend. Ky system. Sqaroi, me qendra për vaksinim masiv, më shumë salla sportive sipas shembullit të sallës “Boris Trajkovski”, po zhvillohet mirë në shtet.

Theksoi se vendosën Qeveria të jetë në nga institucionet që do të vaksinohet mu pas Kuvendit, si institucion që është I rëndësishëm për funksionimin e shtetit, për mbajtjen e sistemit dhe sipas atij sistemi të gjithë ministrat në 10 deri 14 ditët e ardhshme tashmë morën terminin e tyre.

Continue Reading

Aktuale