Connect with us

Sport

“Më fyeu dhe u zhduk”, trajneri i Portos sqaron episodin me Tuchel

Published

on

Porto fitoi dje 0-1 me Chelsea. Në stadiumin Sanchez Pizjuan në Sevilla, Blutë e Londrës u kualifikuan për në fazën gjysmëfinale të Champions League falë rezultatit në ndeshjen e parë. Dueli u vendos me një gol në fundin e tij, ndërsa për portugezët nuk rezultoi goli i fitores.

Në fundin e ndeshjes, trajnerët respektiv patën një përplasje nga larg, me Sergio Coinceicao që ka treguar se tekniku i Chelsea, Thomas Tuchel e ka fyer dhe është larguar më pas. Sipas medieve në Angli, ky episod ka sjellë një tjetër moment debati, teksa u përfshinë Rudiger, Silva e Pepe.

“Nuk kishte shkëmbim fjalësh (gjatë ndeshjes) sepse isha përqendruar te loja, nuk e di pse reagoi. Por unë nuk e kuptova shumë mirë. Kam dëgjuar disa fyerje. Nuk është bukur dhe acarimi im në fund kishte të bënte me të. Unë madje nuk fola me të”, tha trajneri portugez i Porto.

Continue Reading

Sport

Nuk e kishte bërë askush në 35 vitet e fundit / Kavani shënoi rekordin e ri

Published

on

By

Kavani shënuesi i parë i dyfishtë në dy gjysmëfinalet në 35 vitet e fundit në Kupat Evropiane

Sulmuesi i Mançester Junajted, Edinson Kavani shënoi dy gola mbrëmë në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Evropës me Romën me rezultat (2:3). Në ndeshjen e parë (6:2), uruguajan 34-vjeçar shënoi gjithashtu dy herë për romakët.

Kavani u bë lojtari i parë në 35 vitet e fundit që shënoi dy gola në secilën prej dy gjysmëfinaleve në një garë evropiane.

Para Kavani, në sezonin e vitit 1985/86, sulmuesi i Këlnit, Klaus Alofs shënoi dy gola në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së UEFA-s kundër Varegem të Belgjikës (4:0), ndërsa në het-trik të dytë shënoi (3:3) . 

Continue Reading

Sport

Hazard qeshej së bashku me lojtarët e Çelsit, pas humbjes së ekipit të tij

Published

on

By

Futbollisti i Real Madrid, Eden Hazard, pas disfatës së mbrëmshme me rezultat 2:0 nga Çelsi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, iu afrua lojtarëve kundërshtarë. Në rrjetet sociale u publikua një fotografi e belgut duke qeshur së bashku me lojtarët e ish-skuadrës së tij derisa i përshëndeste.

Çellsi arriti në finale me rezultat të përgjithshëm 3:1 kundër Real Madridit. Ndeshja finale do të zhvillohet më 29 maj në stadiumin “Ataturk” në Stamboll. Rivali i klubit londinez do të jetë Mançester Siti.

Tridhjetë vjeçari Hazard iu bashkua Real Madridit nga Çelsi në vitin 2019. Më herët, si pjesë e klubit londinez, ai dy herë e fitoi kampionatin anglez, Kupën FA dhe Kupën e Ligës, ndërkaq dy herë triumfoi edhe në Ligën e Evropës.

Continue Reading

Sport

Finale angleze në Ligën e kampionëve

Published

on

By

Çellsi do të jetë kundërshtari i Mançester Sitit në finale e Ligës së kampionëve. “Blutë” e Londrës mbrëmë në Stamford Brixh e kanë mundur Real Madridin me rezultatin 2:0 në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së garës elitare dhe pas barazimit 1:1 në Madrid, me rezultat të përgjithshëm 3:1 u kualifikuan në finale.

Golashënues për Çellsin ishin Timo Verner në mintuln e 28-të dhe Mejson Maunt në minutën e 85-të.

Ndeshja, e cila do ta promovojë kampionin e ri evropian, i cili do të jetë nga Anglia, është caktuar për 29 maj në stadiumin “Ataturk” në Stamboll.

Kjo do të jetë finalja e dytë në tre vitet e fundit, ku do të luajnë dy ekipe angleze. Në vitin 2019, Liverpuli e mundi Totenhemin me rezultatin 2:0.

Njëheri, për trajnerin e Çellsit, Tomas Tuhel, ndeshja finale në Stamboll do të jetë finalja e dytë e njëpasnjëshme në LK. Trajneri gjerman vitin e kaluar nuk arriti ta fitojë trofeun me ekipin e PSZH-së, i cili në finale humbi nga Bajerni i Mynihut me rezultat 1:0.

Continue Reading

Aktuale