Connect with us

Kosovë

Flet qytetari nga Vitia që një “pitalkë” për syfyr i kushtoi 200 euro

Published

on

Një qytetar nga Vitia, ishte dënuar pasi kishte dalë, për të blerë pitalka për syfyr.

Mësuesi nga Vitia, Valon Idrizi, është deklaruar në emisionin DIREKT, në ATV, në lidhje me rastin dhe për gjobën të cilën ai e ka marrë.

“Pas orës 1 kam dalë në qytet për të shkuar në furrë, por para se të mbërrij atje, kam rastisur në një patrullim të Policisë, iu tregova që kam dalë për të blerë bukë.

Pas blerjes së bukës mora edhe gjobën, e cila ishte rreth 200 euro, një kosto pak e lartë bazuar me kushtet që i kemi ne në Kosovë, nuk reagova për shkak se faji ishte i imi por mendova që se kishte pasur mundësi për të bërë lëshime në këtë rast”– tha Idrizi.

Tutje, ai shtoi se gjobën nuk do ta pagujë por se do të vazhdojë me procedura përmes Gjykatës.

“50% e pagës që e marrim kushton ky dënim, mendoj që është një dënim i lartë, unë e pranoj që është orë policor por është nevojë elementare.

Gjobën mendoj se nuk do ta paguj, kam vendosur që kjo të vazhdojë me procedurë të Gjykatës, përveç bukës kam blerë kam marrë edhe barna, kjo pasi që mendoj sepse gjithë këto janë të drejta elementare dhe sipas masave nga Qevera, kjo e drejtë më lejohet.”– theksoi Idrizi.

Continue Reading

Kosovë

Detaje nga vrasja në Pejë, dyshohet se mësimdhënësi vrau babain e nxënëses së tij

Published

on

By

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:35 në rrugën “Gjon Gazulli” në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi ka thënë se dorasi është identifikuar i cili ndodhet ende në arrati.

“Po është identifikuar i dyshuari për vrasjen në Pejë, është në kërkim të Policisë. I dyshuari është më i vjetër në moshë sesa viktima. Viktima është rreth moshës 51-vjeç”, tha Gashi për RTV Dukagjinin.

Mësohet se i dyshuari është mësimdhënës në shkollën “Dardania” në Pejë, ndërsa viktima pretendohet të jetë prindi i nxënëses së tij.

KALLXO.com raporton se dorasi ishte dënuar nga Gjykata në Pejë për veprën penale “sulm seksual”.

“Po sipas informacioneve që kemi dorasi ka qenë i dënuar për sulm seksual, por në këtë fazë nuk mund të prononcohemi më shumë”, ka deklaruar për këtë media Fadil Gashi.

Continue Reading

Kosovë

Vuçiq flet për përplasjen me Osmanin: Do të jetë e vështirë

Published

on

By

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha mbrëmë se nuk iu nënshtrua presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në asnjë çështje për të cilën ajo insistoi në Samitin “Brdo-Brijuni” që u mbajt dje në Slloveni, transmeton Gazeta Express.

Vuçiq deklaroi se ai është i shqetësuar për të ardhmen e dialogut, sepse në gjithçka që dëgjoi nga takimi i djeshëm, tha se nuk kishte asgjë racionale, raporton Tanjug.

“Vazhdimi i dialogut është një çështje e rëndësishme dhe e vështirë. Ne do të jemi të gatshëm për të biseduar, për të marrë pjesë gjithmonë në dialog, por pas asaj që dëgjova sot, e cila është agjenda e gjithë qeverisë së Prishtinës, unë jam shumë i shqetësuar, sepse nuk ka asgjë racionale atje”, u tha Vuçiq gazetarëve në Bruksel, kur u pyet se si e sheh të ardhmen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiq tha se disa përfaqësues të vendeve që ishin ndër të parët që e njohën Kosovën i thanë atij se ata nuk i kuptonin kërkesat e Osmanit.
“Unë mund t’u them njerëzve se sa e vështirë është situata dhe pozicioni ynë dhe si të tjerët duan ta paraqesin atë… Do të jetë e vështirë”, tha Vuçiq.

I pyetur se për çfarë insistonte presidentja e Kosovës në takimin e djeshëm, Vuçiq tha se ajo së pari foli për të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor, ndaj të cilës deklaratë thotë se ai reagoi duke kundërshtuar.

“Çështja e dytë ishte liberalizimi i vizave. Ne thamë që nuk ka probleme, por që Kosova nuk mund të shkruhet sepse nuk e njohim, ose duhet të qëndrojë me një yll. Ata nuk deshën. Ata këmbëngulën në diçka që nuk ishte shkruar, për të refuzuar ndryshimin e kufijve dhe kufijtë që ata imagjinuan të merren si të mirëqena”, tha Vuçiq.

Continue Reading

Kosovë

Sigurimi rrah brutalisht një person në “Albi Mall” (VIDEO)

Published

on

By

Një rrahje brutale ka ndodhur në “Albi Mall”, një nga qendrat më të mëdha tregtare në vend.Siç raportojnë mediat, një diskutim i ashpër mes sigurimit dhe një qytetari këtë qendër tregtare e cila ndodhet në Prishtinë, ka shpërthyer në grushte.

Në pamjet e publikuara shihet se si sigurimi rrah me grushte e shkelma personin në fjalë.Rastin për Insajderi-n e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth një javë më parë.

Continue Reading

Aktuale