Connect with us

Kosovë

Gjuriç: Beogradi nuk do t’i lejojë Kurtit gjuhën e kërcënimeve dhe shantazheve

Published

on

Ambasadori serb në Washington, Marko Gjuriç vlerësoi se paralajmërimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për rivendosjen e masave reciproke, është një përpjekje për t’iu adresuar Serbisë në gjuhën e ultimatumeve dhe shantazheve.

Ai thotë se kjo është shumë më e rrezikshme se kërcënimet.

Ai i tha gazetës serbe “Politika” se presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe qeveria, të cilat sipas tij janë të vendosura për një dialog konstruktiv, “sigurisht nuk do të lejojnë që Kurti ose ndonjë udhëheqësi tjetër shqiptar të fus gjuhën e kërcënimeve dhe shantazheve në dialog”./klankosova

Continue Reading

Kosovë

“E kemi kuptuar mesazhin” – Vuçiq i reagon Kroacisë për bazën ushtarake në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se e ka kuptuar mesazhin nga Kroacia lidhur me vendimin për ndërtimin e një kampi ushtarak në Kosovë.

“Natyrisht, ne duam marrëdhënie fer me të gjithë në rajon, specifikisht me Kroacinë. Këto deklarata nuk janë shprehje e respektit për Serbinë, do të provoj të jem i butë. Kur e thua atë, nuk mund të pretendosh që nuk e di se ne e konsiderojmë atë territor tonin, dhe se serbët atje mbajn në mend vuajtjet tragjike”, u tha Vuçiq gazetarëve, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

Ai pyeti pse dikush kishte nevojë të merrte pjesë në atë, në vend që të refuzonte ofertën e KFOR-it.

“Ishte më e lehtë për ta të thoshin se ata nuk donin të merrnin pjesë kur morën ftesën. Për fat të keq, ata me qëllim e pranuan, duke u përpjekur të poshtërojnë Serbinë. Epo, ne e kuptuam mesazhin,” tha ai, duke shtuar se nuk do të kishte “Stuhi” të reja.

“Të gjithë ata që mendojnë se do të ketë” Stuhi “të reja, masakra, dëbime të popullsisë Serbe – mesazhi im është se nuk do të ndodhë. Dhe ku

Continue Reading

Kosovë

Osmani dhe Kurti japin zotimin e radhës: Të bashkuar për …

Published

on

By

Osmani e Kurti të bashkuar për prioritizimin e parandalimit të dhunës ndaj grave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se institucionet do të punojnë bashkarisht që çështja e dhunës ndaj grave të adresohet siç duhet. Ajo mbajti fjalim me rastin e shënimit të 10-vjetorit të Konventës së Stambollit, e organizuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë dhe Agjencia për Barazi Gjinore.

Osmani ka thënë se dhuna ndaj grave është sulm ndaj themeleve të njerëzit dhe vlerave të demokracisë, duke garantuar se institucionet e reja do të merren seriozisht me këtë çështje.

“Një gjë është e qartë, as kultura, as zakonet, as feja dhe as ajo që e quajnë ‘nder’ nuk mund të shërbejnë si maskim për të injoruar apo arsyetuar dhunën ndaj grave. Gratë dhe vajzat janë gjysma e popullatës sonë, gjysma e popullatës së botës. Sot e tutje ne kur garantojmë e mendojmë vërtetë, kur themi se do të punojmë shumë e themi me të vërtetë”, ka shtuar Osmani.

Presidentja ka thënë se është koha që shtetet mike ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Kosova po e tregon gatishmërinë e saj që të bëhet pjesë e botës demokratike duke ngërthyer edhe në sistemin e saj kushtetues mekanizmat më të lartë ndërkombëtar që parandalojnë dhunën por edhe konventa të tjera ndërkombëtare. Ka ardhur koha që të gjitha shtetet mike ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ka ardhur koha që të gjitha konventat e KE-së të shkojnë në procedurë normale të ratifikimit ashtu siç i bën çdo shtet”.

Bashkë me ekzekutivin, ajo ka thënë se do t’i bashkërendojnë veprimet për t’i zbatuar obligimet që i parasheh Konventa.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti ka thënë se kjo Konventë do ta ndihmojë Kosovën në krijimin e një shoqërie pa dhunë dhe zhbërjen e diskriminimeve.

“Ne, si Qeveri, do të angazhohemi maksimalisht që të zbatojmë në përpikëri hapat e masat që kërkohen nga ne dhe do të marrim përsipër obligimet që parasheh Konventa. Parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore e kemi përcaktuar si prioritet qeveritar”, ka thënë Kurti.

Kurti shtoi se detyrë e Qeverisë është “që të ndërhyjmë aty ku ka më së shumti nevojë”.

BURIMI

Continue Reading

Kosovë

Sharje, kërcënime e tentim për përleshje fizike – gjithçka që ndodhi sot në seancën e Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Akuzat e kundër akuzat nuk ishin të vetmet që pamë e dëgjuam sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës e gjithçka duket se doli jashtë kontrollit me sharje, fyerje e kërcënime, ndërsa pati tentim edhe për përleshje fizike.

“Krytë ta heki”, u dëgjua t’i thotë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, në seancën kur supozohej se do të diskutohej në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19 dhe të bëhej shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.

Fjalimi i ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, e cila iu drejtua deputetëve të PDK-së se janë vet fajtor për formimin e Gjykatës Speciale, nxiti reagimin e ashpër të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ky i fundit, kërkoi shkarkimin e ministres Gërvalla, teksa e tha se ajo është përfaqësuese e Serbisë në Kosovë dhe se është turpi i diplomacisë.

Pas këtyre akuzave, fjalën e mori deputeti i LDK-së, Arben Gashi i cili iu ankua nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevcit se ministrave po ua mundëson të flasin më shumë sesa deputetëve, e që sipas tij kjo ishte në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Kosovës.

Gashit ia ndërpreu fjalën kryesuesja e seancës së Kuvendit, teksa pas kësaj deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës u larguan nga seanca.

Pas tyre, edhe deputetët e PDK-së deshën ta lëshojnë seancën, por një përplasje ndodhi në dalje të sallës, e cila për pak sa nuk kaloi në përleshje fizike mes Hajdar Beqës së PDK-së dhe Besim Muzaqit të LVV-së.

Në të njëjtën kohë, një fjalosje ndodhi edhe mes ministrit, Faton Peci dhe deputetit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, i cili u dëgjua duke i thënë deputetit të VV-së, Besim Muzaqi, ‘krytë ta thej’ ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

“Deputetin Besim Muzaqi e pash duke u shtyrë me deputet tanë dhe duke i fyer duke ju thënë dilni jashtë. Unë mendova që është ndonjë roje e ndonjë ministri dhe ka hyrë në sallën e Kuvendit ai filloj me më fye edhe mua dhe tentoi të më sulmojë fizikisht. Unë në atë moment i thash se Hajdar Beqa nuk e sulmon askënd fizikisht dhe nuk lejon të sulmohet nga askush fizikisht, kjo ka qenë e tëra nuk kemi pas asgjë personale”.

Komente të ashpra mes Hajdar Beqës së PDK-së dhe Besim Muzaqit të LVV-së

Ndërkaq, Telegrafi ka provuar të marrë një deklaratë nga deputeti i LVV-së, Besim Muzaqi, por ai nuk i është përgjigjur telefonit, por më pas ka reaguar në Facebook.

Muzaqi pas përplasjes që pati me deputetin e PDK-së, Hajdar Beqa në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se PDK-ja në mungesë argumenti po ofendon secilin.

Përmes një postimi në Facebook, Muzaqi ka thënë se opozita është pa kauzë e pa ide.

“Mos u turrni me yrysh e me gjuhë analfabetësh funksional sepse as nuk ua kemi frikën as respektin”, ka shkruar ndër të tjera Muzaqi.

Pas kësaj përleshje u deklaruan shefat e grupeve parlamentare dhe vet protagonistët, teksa Kuvendi shkoi në pauzë deri në ora 14:00.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se ishin dëshmitar të një angazhimi dhe denigrim dhe ofendimin e luftës së UÇK-së, nga ministrja e Jashtme.

“Ajo edhe sot vazhdoi ta fyente luftën e UÇK-së, kauzën tonë për liri dhe pavarësi, ajo i fyeu sot të gjitha gratë e dhunuara, sakrificën më të madhe të kombit shqiptar. Ne si PDK nuk mund të lejojmë që ministrja të flet me narracionin e ndërtuar në Beograd. Fjalimi i saj ishte i njëjtë me pasardhësin e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit pra Ivica Daçiqit”, tha Tahiri.

Ai theksoi se asnjëherë nuk e kanë menduar dy dekada pas çlirimit, Kosova do ta ketë një ministre të jashtëm që flet në një linjë të plotë me atë që flet ministri i jashtëm serb për luftën e UÇK-së.

“Qëndrimi i saj në krye të Ministrisë së Jashtme është ofendim i madh për qytetarët, viktimat që kanë ra për lirinë, për viktimat e dhunuara”, tha Tahiri teksa deklaroi se nuk do të ktheheshin në seancë.

Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari ka mbajtur në konferencë për media lidhur me seancën e sotme plenare, ndërsa tha se tensionimi i situatës në Kuvend erdhi pas fyerjeve dhe sharjeve në drejtim të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Kusari më tej tha se nuk mund t’i thotë fjalët që deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi i ka drejtuar kah deputetët.

Kusari theksoi se duke dalë nga salla deputetët i intensifikuan ofendimet, sharjet ndaj ministres Gërvalla dhe më pas ministri Peci është ngrit në këmbë për t’i ndalë dhe për t’iu thënë se nuk mund të sillen kështu me një grua.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka shpifur kundër tij kur e ka akuzuar për ofendim të saj dhe kolegeve të saj gjatë seancës së sotme parlamentare.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se Kuvendi i Kosovës dhe vendi është duke shkuar drejt tensionimeve të reja.

“Nëse kjo sjellje vazhdon kështu Kuvendi dhe vendi po shkojnë drejt tensionimeve të reja të qëllimshme si rezultat i paaftësisë së menaxhimit dhe drejtimit të vendit”, tha Gashi.

Gashi këto komente i bëri në një konferencë për media, ku dha versionin e tij për situatën që ndodhi sot në seancën e Kuvendit, i cili shtoi se LVV po e keqpërdor nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci për përfitim politik, shkruan Telegrafi.

Pas pauzës, ka nisur sërish punimet Kuvendi i Kosovës. Pika e rendit të ditës për debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19, u shty për një seancë tjetër në mungesë të iniciuesit të debatit.

Përfundimisht, Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 61 vota për kanë miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me propozimin që Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) të marrë përgjegjësinë për pagesën e rrymës për serbët në katër komunat veriore.

Sipas këtij vendimi, për këto komuna në veri të Kosovës janë ndarë 11 milionë euro për pagesën e rrymës.

Javën e kaluar, komisioni kishte miratuar propozimin e KOSTT-it për ndarjen e këtyre mjeteve. /Telegrafi/

Continue Reading

Aktuale