Connect with us

Komente

AGJËRIMI MUNDËSI PËR T’I PREKUR HORIZONTET E REFLEKTIMIT

Published

on

“O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.” (183, El Bekare)

Shkruan Afrim Tahiri

Motra e vëllezër, të dashur besimtarë! Ta falënderojmë Zotin Fuqiplotë që, në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë për mbarë njerëzimin, patëm fatin të jemi në prag të Muajit të Bekuar, Muajit të mëshirës, të rahmetit, të shëndetit, të përmbushjes shpirtërore, të spastrimit shpirtëror, të shtimit të ibadeteve, të përkushtimit më të madh ndaj Krijuesit tonë dhe, me të gjitha këto përfitime devotshmërie, të jemi sa më larg të keqes dhe djallëzive. Për një muaj rresht do t’i shijojmë të mirat e Muajit Ramazan, agjërimin.
Agjërimi nuk është vetëm abstenim nga haja, pija e qejfet për një kohë të caktuar ditore. Përtej kësaj, agjërimi mundëson kapjen e të gjitha dimensioneve të së mirës, të së ndershmes, të së moralshmes. Agjërimi është i vetmi çelës që hap horizontet e reflektimit, që mundëson përjetimin e madhështores së përkushtimit ndaj devotshmërisë.
Motra e vëllezër, gjatë Muajit të Ramazanit, Muaj i Bekuar nga Krijuesi i Gjithësisë, të bëjmë përpjekje maksimale që ta arrijmë kënaqësinë e Allahut Mëshirëplotë, duke iu përkushtuar vetëm Atij me ibadetet tona. Le të përpiqemi pa rreshtur dhe le të reflektojmë mbi gabimet tona, mbi lëshimet dhe dështimet tona, mbi zilitë dhe mbrapshtitë tona që i kemi bërë gjatë vitit. Do të trishtohemi, shpirtërisht do të prekemi e ligështohemi, do të zhgënjehemi me veten dhe, gjithësesi që, ky reflektim, do të na japë kurajo, forcë, dëshirë, gjakim të zjarrtë që përulësia jonë duke u penduar para Zotit të na zgjasë përjetësisht.
Të dashur besimtarë, po e përjetojmë kohën e një prej pandemive më të rrezikshme në historinë e njerëzimit. Assesi nuk po na shkon në mend që të inicojmë një lutje gjithënjerezore, t’i lutemi Krijuesit tonë të na shpëtojë nga kjo hata. Kjo lutje do të duhej të kryhet pikërisht ashtu siç na porositë Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s., në kohë pandemie as mos t’i afrohemi asaj dhe as mos të bëhemi përçuese e saj. Të rrimë brenda dhe, atë mbylljen tonë ta përmbushim me lutje drejtuar Mëshirëplotit. Muaji i Ramazanit është Muaj i Mëshirës, muaj i lutjeve, ibadeteve e falënderimeve drejtuar Krijuesit tonë që pikërisht në këtë muaj na e zbriti Librin e Fjalës së Parë – LEXO.
“Allahu dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Atë (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni vetëm Atë.” (185, El Bekare)
Motra e vëllezër, të dashur besimtarë, si në asnjë muaj tjetër, gjatë Muajit të Agjërimit, na hapet mendja, e ndjejmë fuqinë e brendshme për ta dalluar dhe për ta ndarë të mirën nga e keqja, të ligën nga e mbara, të shëmtuarën nga e bukura, të devotshmën nga hipokrizia. Ne, veprat tona i bëjmë vetëm për Allah, i cili na mëson: “Kur vijnë tek ti hipokritët, thonë: “Ne dëshmojmë se ti je vërtet i dërguari i Allahut!” Allahu e di se ti je i dërguari i Tij, por Ai dëshmon se hipokritët janë gënjeshtarë!” (1, El Munafikun).
Nëse abstenojmë shpirtërisht dhe praktikisht nga tundimet qe na vijnë nga djalli, nëse abstenojmë nga ajo që Zoti na e ka bërë haram, duke e shpëlarë shpirtin me hallall, duke e flakur hipokrizinë si burim të të gjitha të këqiave, duke mos u kursyer se luftuari hipokritët, apo duke e lutur Allahun Fuqiplotë që të na mbajë sa më larg hipokritëve, sapo ta kalojmë Muajin e Agjërimit do të lakmojmë që krejt jetën ta kemi Ramazan dhe Agjërim. Kjo është bukuria dhe madhështia e agjërimit.
Motra e vëllezër – për hajër ky Muaj i Bekuar i Ramazanit. Lutem me shpirt që, bashkarisht, mbarë myslimanët e botës ta kalojmë sa më lehtë e me shëndet të mirë. Ju ftoj në solidaritet e në humanitet, të jemi sa më pranë skamnorëve, të varfërve, të sëmurëve.
Paçi bekimin e të Madhit Zot!

Continue Reading

Komente

Pikëllim në familjen Taravari / Ndërroi jetë babai i kreut të Gostivarit

Published

on

By

Njoftimi i plotë nga Arben Taravari:

Të dashur familjarë dhe të nderuar miq, pas një beteje të vështirë disa javore babai im nuk arriti ta përballojë sëmundjen.
Ai ishte heroi i çdo lufte dhe çdo beteje që kam kaluar në jetë. Shtylla e familjes sonë u shemb, heroi ynë vdiq duke lënë shprazëtirë dhe dhimbje të thellë në zemrat tona, shprazëtirë që nuk do të plotësohet kurrë! Babai më nuk do të jetë fizikisht mes nesh, por gjithmonë do të jetë i pranishëm në zemrat dhe lutjet tona. Malli dhe dashuria për të nuk do të shuhen kurrë!
Ky ishte caktimi i Zotit dhe neve na mbetet të pajtohemi me këtë caktim dhe t’i lutemi Zotit që babain tonë ta mbajë nën mëshirën e Tij!
Varrimi do të bëhet sot (e premte) tek varrezat e vjetra, pas namazit të Xhumasë.

Continue Reading

Komente

Isen Shabani: Klane nga pushteti i turpshëm i BDI-së shpërndajnë letra false për të më diskredituar

Published

on

By

Reagimi i plotë i Isen Shabanit – Kryetar i Komunës së Vrapçishtit

Të nderuar qytetarë,

E kemi patjetër të reagojmë dhe sqarojmë të pavërtetat e shpërndara nga eksponent te BDI-së, e që direkt cënojnë integritetin tim si bartës i një pozite publike, por edhe si qytetar.

Fillimisht, me bindje të plotë MOHOJ kategorikisht vërtetësinë e atij “dokumenti” që klane të caktuara nga pushteti i turpshëm i BDI-së e shpërndanë në rrjetet sociale. Ajo letër e shpërndarë është FALSE dhe shpërndarësi i saj do të përgjigjet penalisht. Shpifjet e tilla nuk ua mbulojnë turpin që e keni bërë dhe po e bëni vazhdimisht ndaj kombit dhe qytetarëve të këtij vendi.

Çdo person me edukim mesatar, duhet të dijë se çdo dokument zyrtar i dalur nga ndonjë institucion, ka numër arkivor (protokolar), numër pranimi në institucionin ku dërgohet dhe evidenca të ngjashme, të përcaktuara me ligj. Në letrën e nxjerrë nga shpifësit, ata që nuk ia duan të mirën qytetarëve, nuk ka asnjë numër arkivor, asnjë gjurmë protokolare. Kjo e dëshmon edhe më mirë se ajo letër është e FALSIFIKUAR. Prandaj, me këtë punë, që nga ky moment do të merret përfaqësuesi im ligjor. Shpifësit do të mbajnë përgjegjësi.

Me respekt, Isen Shabani

Continue Reading

Komente

Betoni si turp dhe fyerje ndaj shqiptarëve!

Published

on

By

Shkruan, Zudi Enuzi

I nderuar Visar Ganiu, të pretendosh në shekullin 21 se duke ndërtuar mure betoni do të vendosësh rend dhe lëvizje të lirë të qytetarëve në një rrugë siç është Çairçanja është turp dhe fyerje klasike e intelegjencës së votuesve të tu por edhe të qytetarëve të Çairit.

Ky mur që ju po vendosni pos që shfaq dështimin dhe katandisjen e Komunës me beton gjithandej shpërfaq edhe një realitet tjetër, dështimin e këtij sistemi për të siguruar funksionim të rendit dhe ligjit.
Reagimi i qytetarëve që kur keni filluar vendosjen e këtij muri ishte I ashpër dhe vazhdon të jetë i njejtë por reagimi qytetar nuk ju ka zmbrapsur nga kjo ide.

Vazhdoni me këtë turp, shqiptarët nuk meritojnë një fyerje si kjo.
Për fund një këshillë vëllazërore, nuk është turp të gabosh sepse jemi njerëz dhe të gjithë gabojmë, por turpi i botës është kur gabimin e mbroni dhe tentoni ta shisni si arritje.

Continue Reading

Aktuale