Connect with us

Komente

Kush janë halabakët që po e pengojnë Ligjin për shtetësinë?

Published

on

Fejzi HAJDARI

Ligjin për shtetësinë nuk mund ta pengojnë maqedonasit. Ligjin për shtetësinë po e pengojnë ata shqiptarë të pushtetit (shqiptarë u thënçin), të cilët me dekada nuk kanë mundur ta zgjidhin këtë problem. Jo se ka qenë shumë problem i rëndë për t’u zgjidhur, por se janë të paaftë dhe qëllimisht e kanë komplikur, për të përfituar nga halli i qytetarëve pa nënshtetësi.
Si kanë përfituar nga qytetarët pa nënshtetësi?

U kanë marrë ryshfet, që t’ju mundësojnë të realizojnë të drejtën elementare për të pasur shtetësinë e vendit ku kanë lindur, ose ku jetojnë me dekada.
Edhe atë jo ryshfet për vete, por se po “duhet patjetër me i dhanë Sashës, Nikollës, Zoranit ose Hristijanit” (e fut paratë në xhep të vet).
Ja këtyre nuk u konvenon të zgjidhet problemi i nënshtetësisë, sepse do të bëhet e qartë se ky problem nuk ka qenë i madh, siç e kanë paraqitur. Do të dalë në shesh se shkaku i paaftësisë dhe grykësisë së tyre për ryshfet, mijëra shqiptarë sot e kësaj dite nuk kanë nënshtetësi.

Qytetarët që me vite të tëra nuk kanë pasur nënshtetësi, si dhe ata që nuk kanë sot e kësaj dite, do ta kuptojnë se faji kryesor nuk ka qenë te maqedonët, por te ‘halabakët tanë’.
Ata e kanë keqpërdorë hallin e shqiptarëve pa nënshtetësi, duke i shantazhuar në stilin “DBK-ja s’po don me ta dhanë nënshtetësinë, po unë kam fol direkt me kryetarin për rastin tënd edhe do të bëhet”.

Mirëpo para se me u bë, kshyr siguroj për Ivanovin votat e familjarëve tu që kanë nënshtetësi, votat e lagjes, apo fshati tënd. Nëse ia siguron kaq apo aq vota Ivanovit për president, ta bëjmë nënshtetësinë pa problem, se e kemi kandidat të përbashkët. Nëse për partinë tonë siguron 100 ose 200 vota, nënshtetësinë e merr pa problem… Ja kështu janë shantazhuar në çdo zgjedhje shqiptarët hallexhinjë. Herë u është kërkuar të votojnë Ivanovin, herë të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale. Herë u është kërkuar ryshfet, e herë të votojnë partinënë pushtet.

Dhe shih për çudi, janë të njëjtit politikanë, që edhe sot e kësaj dite mundohen të pengojnë zgjidhjen e këtij problemi. Ofrojnë ligjin e vitit 2004. Për një ligj, që 17 vite të plota nuk ka zgjidhur problemi e mijëra shtetësive, thonë se është zgjidhje në ditë të sotit! Pse more disa politikanë që vota shqiptare i ka bë njerëz, mendojnë se shqiptarët manipulohen siç kanë qejf ata? A aq shumë janë ndikuar nga ka dikush që e sqaron këtë fenomen?

Continue Reading

Komente

Pikëllim në familjen Taravari / Ndërroi jetë babai i kreut të Gostivarit

Published

on

By

Njoftimi i plotë nga Arben Taravari:

Të dashur familjarë dhe të nderuar miq, pas një beteje të vështirë disa javore babai im nuk arriti ta përballojë sëmundjen.
Ai ishte heroi i çdo lufte dhe çdo beteje që kam kaluar në jetë. Shtylla e familjes sonë u shemb, heroi ynë vdiq duke lënë shprazëtirë dhe dhimbje të thellë në zemrat tona, shprazëtirë që nuk do të plotësohet kurrë! Babai më nuk do të jetë fizikisht mes nesh, por gjithmonë do të jetë i pranishëm në zemrat dhe lutjet tona. Malli dhe dashuria për të nuk do të shuhen kurrë!
Ky ishte caktimi i Zotit dhe neve na mbetet të pajtohemi me këtë caktim dhe t’i lutemi Zotit që babain tonë ta mbajë nën mëshirën e Tij!
Varrimi do të bëhet sot (e premte) tek varrezat e vjetra, pas namazit të Xhumasë.

Continue Reading

Komente

Isen Shabani: Klane nga pushteti i turpshëm i BDI-së shpërndajnë letra false për të më diskredituar

Published

on

By

Reagimi i plotë i Isen Shabanit – Kryetar i Komunës së Vrapçishtit

Të nderuar qytetarë,

E kemi patjetër të reagojmë dhe sqarojmë të pavërtetat e shpërndara nga eksponent te BDI-së, e që direkt cënojnë integritetin tim si bartës i një pozite publike, por edhe si qytetar.

Fillimisht, me bindje të plotë MOHOJ kategorikisht vërtetësinë e atij “dokumenti” që klane të caktuara nga pushteti i turpshëm i BDI-së e shpërndanë në rrjetet sociale. Ajo letër e shpërndarë është FALSE dhe shpërndarësi i saj do të përgjigjet penalisht. Shpifjet e tilla nuk ua mbulojnë turpin që e keni bërë dhe po e bëni vazhdimisht ndaj kombit dhe qytetarëve të këtij vendi.

Çdo person me edukim mesatar, duhet të dijë se çdo dokument zyrtar i dalur nga ndonjë institucion, ka numër arkivor (protokolar), numër pranimi në institucionin ku dërgohet dhe evidenca të ngjashme, të përcaktuara me ligj. Në letrën e nxjerrë nga shpifësit, ata që nuk ia duan të mirën qytetarëve, nuk ka asnjë numër arkivor, asnjë gjurmë protokolare. Kjo e dëshmon edhe më mirë se ajo letër është e FALSIFIKUAR. Prandaj, me këtë punë, që nga ky moment do të merret përfaqësuesi im ligjor. Shpifësit do të mbajnë përgjegjësi.

Me respekt, Isen Shabani

Continue Reading

Komente

Betoni si turp dhe fyerje ndaj shqiptarëve!

Published

on

By

Shkruan, Zudi Enuzi

I nderuar Visar Ganiu, të pretendosh në shekullin 21 se duke ndërtuar mure betoni do të vendosësh rend dhe lëvizje të lirë të qytetarëve në një rrugë siç është Çairçanja është turp dhe fyerje klasike e intelegjencës së votuesve të tu por edhe të qytetarëve të Çairit.

Ky mur që ju po vendosni pos që shfaq dështimin dhe katandisjen e Komunës me beton gjithandej shpërfaq edhe një realitet tjetër, dështimin e këtij sistemi për të siguruar funksionim të rendit dhe ligjit.
Reagimi i qytetarëve që kur keni filluar vendosjen e këtij muri ishte I ashpër dhe vazhdon të jetë i njejtë por reagimi qytetar nuk ju ka zmbrapsur nga kjo ide.

Vazhdoni me këtë turp, shqiptarët nuk meritojnë një fyerje si kjo.
Për fund një këshillë vëllazërore, nuk është turp të gabosh sepse jemi njerëz dhe të gjithë gabojmë, por turpi i botës është kur gabimin e mbroni dhe tentoni ta shisni si arritje.

Continue Reading

Aktuale