Connect with us

Kolumna

Si u falsifikua regjistrimi i popullsisë së vitit 1953 në Maqedoni

Published

on

Shkruan: Qerim LITA, SHKUP

Popullsia shqiptare nën pushtimin e Mbretërisë Jugosllave ishte e ndarë në tre njësi administrative ose, siç njiheshin asaj kohe, banovina: e Vardarit (që përfshinte pjesën më të madhe të tokave shqiptare), e Zetës dhe e Moravës. Numri i përgjithshëm i popullsisë shqiptare në këto tre banovina, sipas regjistrimit që ky pushtues e mbajti në vitin 1931, ishte rreth 505.000 banorë. Vetëm në territorin e sotëm të Maqedonisë së Veriut të deklaruar si shqiptarë pati gjithsej 136.293 banorë. Ky numër, sipas qarqeve, ishte si vijon: Qarku i Manastirit – 19.209; Qarku i Bregallnicës – 71; Qarku i Kumanovës – 25.097; Qarku i Ohrit – 11.447; Qarku i Shkupit – 32.035; Qarku i Tetovës – 48.399 dhe Qarku i Tikveshit – 34 banorë.

Continue Reading

Kolumna

Për inat të Shaqir Fetait na vdektë “djali”

Published

on

By

Myftinia e Tetovës, mbarë myslimanëve të vendit, ua hoqi të gjitha dilemat, mëdyshjet për sa i përket fitrit dhe zeqatit se ku duhet të jepen! Nëse ua japin këtyre të BFI-së, myftinive, dihet se ku përfundojnë: në ahengje e në iftare të përbashkëta! Të tjerëve – Zoti nuk ua ka shkruar të kënaqen ashtu si, bie fjala, hoxhallarëve të Tetovës, Shkupit, Gostivarit, Kërçovës, Dibrës, Kumanovës, Strugës…

Shkruan: Jasir Jashari

Jo njëherë është thënë se këta të BFI-së, me në krye instalacionin e pushtetit, Shaqir Fetain, çdo aktivitet, gjithçka që thonë e që veprojnë, e kanë vetëm farsë. E kanë vetëm sa për të mashtruar pushtet e milet, vetëm për ta vërtetuar atë tezë pezhorative, atë ofendim e sharje se, më dallaverxhinjë, më të pabesë se hoxhallarët nuk ka! Si duket, misioni i Shaqir Fetait me bandën e vet është pikërisht etiketimi i hoxhallarëve me këtë nofkë! Të mos harrojmë se ky mision dikur shte i UDB-së! Dhe ja ku po e ringjallin neo-udbashët!

Thonë se, po lavdërohen nga struktura të ndryshme se po kontribojnë shumë në tejkalimin e situatës pandemike duke i respektuar të gjitha masat e kërkuara nga OBSH, nga organizatat shëndetësore evropiane, nga qeveritë e nga institucionet relevante shëndetësore të vendit. Si mund të lavdërohen kur Shaqir Fetai dhe banda e tij që në start i thyen të gjitha rregullat, duke mos përjetuar kurrfarë gjobe institucionale përkatëse, ngjashëm si qytetarët e shkretë! Një kohë, kur Shaqir Fetai ishte në fazën e pubertetit të vonshëm, sa nuk eksitohej publikisht nga urimet dhe përshëndetjet nga turma njerzish që i futeshin në kabinet. Pastaj, u lodhën me turma të vogla, ia krisën me nga 100 të ftuar njëherazi në kabinet, siç ishte puna me hoxhallarët e Tetovës që ia solli Qani Nesimi, pasi që ky e hëngër qepën që ia serviri Shaqir Fetai. Po, vetëm aty ku nuk duhet, vetëm aty ku janë shumë pranë mëkatit, aty “i respektojnë”, për shembull, mbyllja e xhamive, falja në distancë, humbja e kuptimit të safit, mbajtja e xhematit nga një orë gjatë xhumasë duke shitur hoxhallarët “intelegjencë” sa të gjeldetit, gjatë hutbeve të cilat nuk dinë t’i përcjellin sa më shkurtë!

Pajtohemi të mos falen teravitë, për shkak të distancës, por nuk pajtohemi të mos e hamë iftarin bashkarisht, sepse, në tufë frymëzohemi për të hëngër sa më shumë dhe për të bërë gara se kush po ha më shumë!

Atë që e bëri Myftinia e Tetovës, nuk e bën kush! Në prag të apeleve demagogjike e hipokrite, për tubimin e fitrit në buxhetin e Medresesë, del Myftinia e Tetovës dhe u tregon të gjithëve se ku shkojnë ato fitra, se si shpenzohen duke u palluar në iftare të përbashkët! Në një “odë” të grumbulluar të gjithë imamët, nëpunësit e ndryshëm të kësaj Myftinie si dhe profesorë të dikurshëm e të tanishëm të Medresesë, mblidhen për një iftar të përbashkët, me propozim të nikoqirit, Myftiut të diskutueshëm, Qani Nesimit. Shtrohet pyetja: kush e pagoi këtë iftar, kush i mbuloi shpenzimet! Nëse ishte donacion, a nuk pati kurrfarë shansi që të ridestinohet ky donacion! Natyrisht që e kanë mbuluar nga arka e Myftinisë, e cila çdo vit mbushet me fitra e zeqat, me kontribute vullnetare e me rjepje të myslimanëve të këtij territori!

Pastaj, vërshuan komentet! Njëri kishte pyetur: o ju gurmaza të Myftinisë, a nuk bëri që me ato pare t’i rregulloni varrezat, shenjat e rametlinjëve janë thyer e janë rrëzuar përdhe!
Tjetri kishte thënë: “MYFTINIA E TETOVËS U SHTROI IFTAR TË GJITHË SKAMNORËVE, JETIMËVE, PLEQËVE PA PËRKUJDESJE, TË VARFËRVE DHE NEVOJTARËVE TË TJERË” – ky do të ishte titull shumë i qëlluar dhe shumë motivues, që do ta prekte çdo mysliman në vend, që do ta bënte borxhli çdo mysliman që t’i përgjigjet apeleve të Myftinisë! Kështu siç lexuam “Myftinia e Tetovës shtron iftar për të gjithë imamët e Tetovës”, është titull tepër dëshpërues dhe iritues, është aksion për ta sabotuar qëllimisht mbledhjen e fitrit për Medrese, sepse u tregua se për çka shpenzohen!

Tjetri e vë në pikëpyetje sinqeritetin e hoxhallarëve për të dëshmuar unitet në mesin e tyre! Në çka unitet? Në haram? Kujt deshtën që t’ia demonstrojnë këtë unitet? Jetimëve? Fukarenjëve? Të ngratëve? Hallexhinjëve që me lotë në sy e presin iftarin ngase nuk kanë se çka të shtrojnë në sofër? Apo fëmijëve që me sy të mjerë presin nëse dikush do t’ua zgjasë ndonjë denarë për sadaka!

Një nga diaspora shkruan: “Sot, gjermanët, 6 milion konsumatorët e birrave, e anuluan festën e tyre të birrës, sepse, pandemia ndrydhë çdo qejf e çdo dëshirë. Vetëm hoxhallarët e Tetovës i motivon që të bëjnë gara me të varfërit se kush do të hajë më shumë, kush do të hajë ifatar më të begatë!

Turp, turp, turp. O pasha të Madhin Zot, turp e haram! Si nuk i shkoi në mend Myftiut “filantropist”, Qani Nesimit, si nuk i shkoi në mend hipokritit, Shaqir Fetait, që, të urdhërohen të gjithë imamlerët dhe nëpunësit e tjerë të Myftinisë së Tetovës që të shkojnë në mesin e familjeve më të varfëra dhe më në nevojë, secili të gjejë nga një familje të tillë, t’ua shtrojë një iftar dhe, të çelin bashkarisht iftarin, ta ndjejnë gëzimin e të varfërit, ta ndjejnë atë ushtimë të zorrës së tharë nga uria, në fund, bashkarisht ta bënin aminin e darkës. Në të njëjtin moment, mbi 100 lutje, nga i njëjti ambient i mjerë, t’i drejtohen Allahut Mëshirëplotë, që të ketë sa më pakë lotë, mjerim e trishtim fukarallëku në mesin e myslimanëve tanë! Pa dyshim, këto do të ishin lutje që do të përcilleshin me lotë, sepse, trishtimi ta ndrydhë shpirtin, dhemb, trishton, lutjet do të ishin më të prekshme!

Nga fotoja e iftarit të përbashkët me hoxhallarët e Tetovës, në ngritjen e duarve për aminin e darkës, shihet se si të gjithë shikohen në mes vete dhe sikur dëshirojnë ta pyesin njëri-tjetrin: a u ngope, a ta kojti, a u pallove mirë. E bëmë mirë, për inat të Shaqir Fetait. Do të na shkruhet sevap ky gjest! “Sevape” plotë, po vinë tufa-tufa, por, myslimanët po ikin, jo nga feja, ruana Zot, por, po ikin nga hoxhallarët hipokritë, mynafikë, demagogë, të pasinqertë e shumë të rrezikshëm. E ky “bereqet” është i bollshëm, biles po tepron, po rrjedh kanaleve të ujërave të zeza!

Continue Reading

Kolumna

Qeveria Rama sot është qeveri anti-Kurti

Published

on

By

Qeveria Rama sot është qeveri anti-Kurti

Nga Çim Peka

‘Sot, Shqipëria fitoi! Sot, Shqiptarët janë mirë. Kujdesu për Shqipërinë, vlla, dhe mos harro që t’kujdesesh edhe për Kosovën. Kur ti kujdesesh për Kosovën, ti kujdesesh edhe për shqiptarët’

Ky ishte amaneti që Hashim Thaçi i dërgoi Edi Ramës nga qelia në Hagë, me rastin e sigurimit të mandatit të tretë nga ky i fundit. Unë kam përshtypjen se Thaçi akoma dhe sot nuk e di që i ka dërguar një letër të tillë Ramës. Por kjo pak rëndësi ka.

Ajo që Rama na tregon me këtë letër është se sot më shumë se kurrë, ai pretendon të shndërrohet në liderin e shqiptarëve kudo në rajon. Që megalomania e tij është në nivele klinike kjo nuk është çudi, se ky është Rama. Por që ky të pretendojë të marrë rolin e liderit të Kosovës dhe të flasë në emër të saj, kur Kosova ka Kryeministrin dhe Presidentin e saj, kjo pastaj tejkalon megalomaninë.

Kjo shndërrohet në diçka të rrezikshme për Kosovën.

Albin Kurti dhe Edi Rama sot janë në pole të kundërta dhe në marrëdhënie e dobëta personale, pikërisht sepse ky i fundit do të bëhet Zot në shtëpinë e tjetrit. Dhe jo vetëm të bëhet Zot në shtëpi, por dhe t’i shesë oborrin fqinjit verior. Që Rama të uzurpojë këtë rol dhe të minojë pozitën e Kurtit sigurisht i duhet ndihmë dhe nga Kosova. Nga njerëz të afert të tij dhe të Thaçit. Askush nuk mund ta luajë këtë rol më mirë se Vlora Çitaku. Njeriu më i afërt i Thaçit dhe mike personale e familjes Rama, ajo pritet të emërohet Ministre e Jashtme në Kabinetin Rama 3.

‘Mund t’i citosh, të mos jesh dakord me ta, apo t’i shash, por gjëja që nuk mund të bësh, është t’i injorosh ata…sepse ata i ndryshojnë gjerat’.

Ata që janë aq të çmendur sa të mendojnë se mund të ndryshojnë botën, janë pikërisht ata të cilët e bejnë këtë’.

Kjo shkon për Edi Ramën’, thotë Vlora Çitaku në një postim të saj në Twitter.

Bashkëpunimi i saj disavjeçar me Thaçin në PDK në 2011 e katapultoi në postin e Ministres për Integrime Europiane. Gjatë kësaj periudhe ajo kishte për këshilltare të veten edhe Linda Ramën, bashkëshorten e Kryeministrit aktual, rekrutuar nëpërmjet programit CBF (Capacity Building Framework), finacuar nga UNDP, disa qeveri europiane dhe Soros.

Nepotizmi nga zyrtarët kosovarë bëri që financuesit e këtij programi ta mbyllnin atë vite më vonë. Në vitin 2015, Thaçi e emëron ambasadore në Uashington, post që e mbajti deri para pak kohe. Mandati i saj si ambasadore e Kosovës në Uashington përkoi me iniciativën dhe planin e treshes Vuçiç-Thaçi-Rama për arritjen e një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, i cili parashikonte dhe ndarjen e Kosovës.

E pozicionuar midis Thaçit dhe Ramës, ajo luajti rol qendror si interlokutorja e tyre me Uashingtonin, ku u shquajt veçanërisht raporti i saj i ngushtë me ish-këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të presidentit Donald Trump. John Bolton, jo vetëm që ishte pika kyçe e lobit serb në Uashington, por edhe promotor i ndarjes së Kosovës.

Në fillim të vitit 2020, Albin Kurti, kryeministër i sapozgjedhur i Kosovës paralajmëroi shkarkimin e Çitakut nga posti i ambasadores, pas bllofit të kësaj të fundit me njohjen e Kosovës nga shteti i Xhamajkës. Pasi ajo kishte njoftuar në rrugë zyrtare krerët e shtetit të Kosovës, se Xhamajka kishte njohur Kosoven, kjo e fundit vetëm një ditë më pas e mohoi të kishte njohur Kosovën.

Në kohën kur nëpër Europë dhe Komision Europian qarkullojnë disa të ashtëquajtura ‘Non-Papers’ duke e rinxjerrë edhe një herë në skenë planin për ndarjen e Kosovës, emërimi i Çitakut nga ana e Ramës si Ministre e Jashtme e Shqipërisë, nuk është thjesht një emërim nepotik, por amaneti i vërtetë i Thaçit dhe ‘futje gishtash në sy’ për Kryeministrin Kurti.

Në përpjekjen e Ramës për të sfumuar Kurtin dhe për të marrë rolin e liderit kombëtar, emërimi i saj duket të jetë vetëm hapi i parë për të krijuar në Tiranë një shtet paralel të Kosovës.

Ndoshta bash për këtë Ramës po i tolerohet vjedhja industriale e mandatit të tretë dhe po shantazhohet fituesi real i ketyre zgjedhjeve, që t’i pranojë ato.

Continue Reading

Kolumna

Lutje publike për Edi Ramën: Na vaksino në kufi, kosovarët po shkojnë në Serbi

Published

on

By

Lutje publike për kryeministrin e sapozgjedhur të Shqipërisë:

Hape një pikë/punkt për vaksinimin e kosovarëve dikund afër kufirit.

Unë e di që edhe Shqipëria është në zor të madh për veti, ama është krejtësisht e turpshme për shtetin e Kosovës që mijëra veta me shku me u vaksinu në Serbi, qysh po ndodhe tash.

Nuk ka poshtërim më të madh për shtetin e Kosovës që i lejon qytetarët e vendit të vet me pranu vaksina prej qeverisë së Serbisë.

Qe këshilla ime për Ramën dhe qeverinë e tij. Le t’i ndajë disa doza në jave, le të themi 5-6 mijë dhe le t’i caktojë grupmoshat, bie fjala brenda një jave ata që i kanë 74-75 vjec.

Javën tjetër ata që i kanë 73-74 vjeç. E di që nuk do të ishte shumë as për Shqipërinë, por do të ishte shumë për ne që kemi prindër të vjetër.

Nuk kishim me ia harru kurrë. Na për momentin nuk kemi qeveri që kujdeset për qytetarët. Qeveria jonë po merret me budallakina.

Albinit as nuk po i bën përshtypje që Vuçiçi më shumë se sa ai po kujdeset për qytetarët e tij.

Për Albinin është tepër me rëndësi me e fitu betejën publike me Vuçiç në takimin e tyre të parë në Bruksel.

Unë me qenë si Vuçiçi, po në atë takim, kisha me i tregu se sa qytetarë të tij ia ka vaksinu. Le të merret ky me folklorizma.

Prandaj, Edi Rama e ka mundësinë ideale për t’i dalë në krah qytetarëve të Kosovës.

Continue Reading

Aktuale