Connect with us

Denoncime

Pjesë të Tetovës pa rrymë / Iniciativa BOLL MË denoncon: A ka fund papërgjegjësia dhe diletantizmi i EVN-së

Published

on

Iniciativa qytetare “Boll më” nê facebook denoncon:

Dhjetëra herë gjatë këtij dimri, lagjet e Tetovës mbeten pa energji elektrike?!
Sonte, Lagjja “Bllok 82”, një pjesë e lagjes “Teqe”, “Reçicë e vogël”, “Reçicë e Madhe”, “Bogovinë” dhe disa lagje tjera, për disa orë pa paralajmërim paraprak janë pa energji elektrike?!
Edhe me rregjim të orës policore edhe pa energji elektrike, ÇKA DUHET TË BËJ POPULLATA? KY ËSHTË KULMI !
Deri kur?
A ka fund PAPËRGJEGJËSIA DHE DILETANTIZMI I EVN-së?
Ku mbetën direktivat evropiane për furnizim me energji elektrike???
DERI KUR DO TË TOLEROHET SJELLJA E TILLË E EVN-së???

EVN_OFF
#BOLL_MË 😡

Continue Reading

Denoncime

“Avash o Ali Ahmeti…” / Publikohen pamjet nga bastisja e qelive të Grupit të Kumanovës në Burgun e Idrizovës (VIDEO)

Published

on

Para dy javësh më 20 Prill u hap lajmi se në Burgun e Idrizovës ishte kryer një aksion, bastisje në qelitë ku janë të vendosur pjesëtarët e Grupit të Kumanovës. Aksioni, për të cilin në media u njoftua se ka ndodhur qetë dhe pa ndonjë incident, êshtë kryer me qëllim që të kontrollohet për prezencë të sendeve të palejuara në ambientet e burgut. Janë gjetur dhe konfiskuar celularë dhe gjësende tjera, të cilat janë dërguar për ekspertizë. Disa pamje nga ky aksion janë xhiruar nga dritarja e një qelie tjetër, ndërsa janë publikuar së fundmi në faqen e facebookut me emrin Pjestarët e Grupit të Kumanovës, përcjell in7.

Në këtë faqe shpesh shpêrndahen materiale nga ky grup, ndërsa mbi videon në fjalë ka edhe një mesazh për kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

“Avash se jemi të paarmatosur o Ali Ahmeti”, shkruan autori i kësaj videoje në rrjetin social facebook./in7.tv/

Videon nga momentet e bastisjes në qelitë e Grupit të Kumanovës mund ta ndiqni më poshtë!

Continue Reading

Denoncime

Avni Rustemi nuk e mbajti fjalën / Gjuha Shqipe nuk duket askund në ueb faqen e Agjencisë për Rini dhe Sport

Published

on

Edhe pse ka më shumë se një dekadë nga kur është formuar, ka pasur edhe ka zëvendës drejtor shqiptar nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Agjencia për Rini dhe Sport vazhdon të mos e respektojë ligjin e gjuhëve duke mos e përkthyer ueb faqen e tyre, e cila aktualisht është vetëm në gjuhën maqedonase. Përveç kësaj, nga kjo agjenci refuzojnë të përgjigjen në pyetjet e Portalb.mk për shkak se sipas tyre, kjo informatë “nuk është e karakterit publik”, shkruan Portalb.mk.

Institucioni i vetëm në Maqedoninë e Veriut i cili është përgjegjës për nevojat e rinisë dhe të sportit në vend, ueb faqen e kanë vetëm në një gjuhë, atë maqedonase, kështu duke pamundësuar shqiptarëve të RMV-së që nuk e flasin gjuhën maqedonase të kenë qasje në të rejat e fundit për atë që ju tangon atyre.

Ueb faqja e Agjencisë për Rini dhe Sport.
Ueb faqja e Agjencisë për Rini dhe Sport.

Aktualisht drejtor në Agjencinë për Rini dhe Sport është Naumçe Mojsovski, Portalb.mk ka disa ditë që ka tentuar të marre përgjigje përmes postes elektronike nga zëdhënësit e kësaj agjencie në lidhje me atë se kur do të përkthehet ueb faqja edhe në gjuhën shqipe, përgjigje nuk kemi marrë.

Në thirrjen telefonike me zëdhënësen e kësaj agjencie, e njëjta pohoi se duhet të kontaktojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë me drejtorin për shkak se ajo nuk e posedon një informacion të tillë dhe se konsideron se nuk bëhet fjalë për informacion të karakterit publik.

“Nuk e di, nuk kam informacion për këtë, do të duhet të flisni drejtpërdrejt me drejtorin se pse ueb faqja nuk është e përkthyer ne gjuhën shqipe, unë nuk mund të u jap një përgjigje për shkak se ky nuk është informacion i karakterit publik” tha Dijana Softovska përmes një thirrje telefonike.

Aktualisht zëvendës drejtor në Agjencinë për Rini dhe Sport është Avni Rrustemi, ky i fundit disa herë në paraqitje publike ka premtuar se ueb faqja e agjencisë do të përkthehet edhe në gjuhën shqipe edhe në atë angleze, kjo nuk ka ndodhur.

Në shkurt të këtij viti, Rrustemi për “TV21” u ankua se tre muaj është kohë e shkurtër për të përkthyer ueb faqen edhe në gjuhën shqipe, kanë kaluar pesë muaj ndërkaq ueb faqja vazhdon të jetë vetëm në një gjuhë.

“Ueb sajti tani për tani është vetëm në gjuhën maqedonase, në gjuhën angleze nuk funksionon, nuk ka 3 muaj që kam pozitën e zëvendës drejtorit, për tre muaj në qoftë se ka dikush që ka mund të bëje ueb sajtin, ju lutem” deklaroi Avni Rrustemi në TV21.

Ai atëherë potencoi se ueb faqja e re e Agjencisë për Rini dhe Sport është në procedurë e sipër dhe siguroi se kjo e fundit do të jetë edhe në gjuhën shqipe, kanë kaluar dy muaj nga ky premtim publik ndërsa asgjë nuk është ndërmarrë.

“Do të bëhet në tre gjuhë, ne tani prej 1 shkurtit kemi edhe pëlqimin prej ministrisë së Financave për të marrë përkthyesin. Nuk kemi pasur as përkthyes, kush do i përktheje tekstet?. Ueb faqja e re është në përpunim. Komplet do të jetë ueb faqe e re, me gjithçka të re dhe në tre gjuhë” shtoi Rrustemi, zëvendës drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport.

Kanë reaguar edhe nga Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët

Për (mos) përkthimin e ueb faqes të Agjencisë për Rini dhe Sport ka pasur reagime edhe nga kryetari i FRASh, Omer Ajdini, ai kishte deklaruar se ironia qëndron në faktin se zëvendës drejtori Avni Rrustemi, është asistent i informatikës ndërsa nuk ka arritur ta përktheje ueb faqen.

“Agjencia për Rini dhe Sport, 20 vite funksionon dhe ende sot nuk e ka të përkthyer në gjuhën shqipe ueb faqen. Avniu, zëvendës drejtori i këtij institucioni është asistent i informatikës në Universitetin e Tetovës dhe nuk ka pasur kapacitet ta bëje këtë” tha Omer Ajdin në TV21.

Përveç kësaj, Ajdini kërkoi nga Rrustemi që të pranoje sfidën dhe të lejojë atë që brenda një jave të përktheje ueb faqen e Agjencisë për Rini dhe Sport, në të kundërtën, ai pohoi se do të jep dorëheqje.“Agjencioni për Rini dhe Sport, 20 vite funksionon dhe ende sot nuk e ka të përkthyer në gjuhën shqipe ueb faqen. Avniu, zëvendës drejtori i këtij institucioni është asistent i informatikës në Universitetin e Tetovës dhe nuk ka pasur kapacitet ta bëje këtë” tha Omer Ajdin në TV21.

“Do ta bëjmë një sfidë, unë do ta përkthej ueb faqen brenda disa ditëve. Nëse nuk ta bëjmë brenda një jave ne përkthimin e ueb faqes, unë do të jap dorëheqje. Vetëm ma jep këtë sfidë, do e bëj pa pagesë, ajo nuk është punë e madhe, bëhet shpejt” tha Omer Ajdini në TV21.

Ndryshe, kjo nuk është rasti i vetëm ku institucionet të cilat në krye kanë shqiptar dhe nuk e respektojnë ligjin për gjuhët, zbatimi i gjuhës shqipe në shumë institucione të Maqedonisë mbetet pengesë, edhe pse ajo është obligative, sepse është e dekretuar me ligj. Por, me raste edhe në shumë institucione ku udhëhiqet nga kuadër shqiptar gjen zbatim plotësisht përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në të gjitha aktet dhe dokumentet. Duke filluar nga tabela e emrave, e vendosur në hyrje të institucionit, deri te letra më e thjeshtë, dhe atë në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip.

Portalb, disa muaj më herët raportoi se Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, dy institucionet më të rëndësishme të cilat njoftojnë për masat, protokollet në fuqi, raportet ditore për pandeminë Kovid-19, nuk e kanë respektuar ligjin e gjuhëve, i cili parashikon që gjuhë zyrtare krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj është edhe gjuha shqipe, që aty përmendet si gjuha që e flasin 20% e qytetarëve të RMV-së. Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhën shqipe që kanë të bëjnë me korona virusin, në këta dy institucione nuk ka qenë i paralelshëm me gjuhën maqedonase edhe pse të dy këta institucione dhe të gjitha institucionet tjera publike, janë të obliguara me ligj t’i njoftojnë edhe qytetarët shqiptar, ashtu siç informojnë në gjuhën maqedonase.

Continue Reading

Denoncime

7 vite pa lëvizur dhe pa ndihmë nga shteti / Gazetari e dërgon pacientin me karrocë në konferencën për shtyp të Ministrit

Published

on

Enver Jahiu me javë të tëra nuk kishte dal nga shtëpia. Ai është i palëvizshëm dhe pa ndihmën e dikujt nuk mund të dalë as deri tek dera. E sot, me ndihmën e ekipit të TV KLAN M dhe të vëllait të tij, pas shumë kohë e pa diellin me sy. Dalja për të është sfidë e vërtetë, por arsyeja e daljes nuk ishte dita e mirë dhe ajri i pastër, por vendimi i Komisionit që ia ndërpreu ndihmën që shteti e jep për persona të palëvizshëm.

Enverin e dërguam në konferencën për media të ministrit dhe zëvendësministrit të shëndetësisë, që ta shohim vet, se a e i takon atij kjo ndihmë.

Kolegë, nëse mundet sepse njeriu nuk mund të pres, sepse e nxorëm prej në shtëpi… Fatmirësisht edhe ministri edhe zëvendësi janë mjek dhe mund ta shohin në çfarë gjendje është. A duhet që ky njeri ta shfrytëzojë të drejtën për shtesë për mobilitet? A po ju doket si njeri që është i aftë për ti kryer të gjitha funksionet?
Kjo duhet të jetë rezultat i një kontrolle të detajuar, e dërgon tani në ambulantë dhe do të vijë edhe unë. Po, por vendimi është sjellë në bazë të dokumentacionit… Për shkak të restrikcioneve si pasojë e COVIDIT. Në rregull, dërgoje menjëherë, nuk mund që mos ta gëzojë këtë të drejtë nëse i takon.
–Prej kur je në karrocë?
Shtatë vjet.
Në rregull, ta dërgoni menjëherë në traumatologji.
–Kështu zgjidhen problemet, nuk kemi ndryshe se si t’ia bëjmë.

Ashtu siç kërkoi ministri, Enverin e dërguam në traumatologji.

Pasi e panë mjekët që janë pjesë të komisionit, nuk kishte se si mos ta konstatonin se Enver Jahiut i takon që ta shfrytëzojë shtesën financiare për mobilitet.

Storja e Enver Jahi është vetëm një nga shumë storje të personave që janë kështu të palëvizshëm dhe nuk iu mundësohet që të shfrytëzojnë ndihmën për mobilitet. Fatmirësisht, kërkesa e tij hasi në mirëkuptim tek Ministri i shëndetësisë. Ai i kreu vizitat mjekësore dhe nga personeli kur e panë gjendjen e tij, ishin të habitur se ai është refuzuar për shtesën për mobilitet. Na siguruan se kur të jetë mbledhja e radhës e komisionit, atij do ti aprovohet kjo ndihmë.

/KlanMacedonia

Continue Reading

Aktuale