Spektakël dhe Yje
Vendim i papritur nga Melisa
Melisa ka marrë veprimin e papritur pas deklaratës së fundi të Teas.
Tea Trifoni ka thyer heshtjen pas ndarjes nga Bearti, duke rrëfyer arsyet që e quan në këtë vendim, shkruan lajmi.net.
Ajo tha se lidhja me Beartin u bë toksike, ata ishin në çdo moment pranë njëri-tjetrit dhe se ai ishte xheloz e kishte pasiguri, andaj vendosën të ndahen.
Po ashtu, Tea theksoi se edhe Andi kishte lidhje të fshehtë me një vajzë, e meqë Melisa ka qenë emër shumë i lakuar për lidhje të mundshme me të, të gjithëve u shkoi mendja tek emri i saj.
Pas kësaj deklarate, Melisa reagoi përmes një postimi ku shpërndau shprehjen ku thuhej “Zemra ime është shumë e lodhur”.
Më pastaj, ajo vendosi që të ‘zhduket’ nga Instagrami, duke e mbyllur llogarinë.
Në anën tjetër, reagime erdhën edhe nga ana e Andit, i cili tha se së shpejti do ta tregojë të vërtetën e tij për gjithë këtë situatë.
Spektakël dhe Yje
E papritur: Policia hyn në emisionin e Arbana Osmanit (VIDEO)
Arbana Osmani është moderatorja më e dashur për publikun.
Me emisionin e saj “Dua të të bëj të lumtur”, ajo ka arritur të ketë shikueshmëri të lartë, duke qenë ndër emisionet më të klikuara, shkruan Indeksonline.
Në çdo episodë kujdeset të bëj diçka interesante, ku kësaj radhe ka paralajmëruar se do të trajtoj një temë të fortë mes dy të rinjve të cilët gjinden në kundërshtim të ashpër të familjarëve të vajzës/
Në promon e publikuar në Instagram shohim se aty ndërhyn edhe policia.
Se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, e kuptojmë në transmetimin e emisionit, ditën e shtunë./Indeksonline/
Spektakël dhe Yje
Habit Anxhela Peristeri: Stërgjyshi im ishte grek, prandaj kam këtë mbiemër
Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, këngëtarja Anxhela Peristeri, ka zbuluar se stërgjyshi i saj ka qenë grek. Teksa ka folur për median greke, EPT 1 , ajo ka thënë ndër të tjera se edhe mbiemri i saj është grek.
Por edhe pse me prejardhje nga Greqia, këngëtarja ka thënë se Shqipëria është atdheu i saj, teksa shton se Greqinë e adhuron pasi ka jetuar kohën më të mirë të saj.
“Pershëndetje, jam Anxhela Peristeri dhe përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision sivjet me këngën “Karma”. Çfarëdo jep, merr prandaj dhe ne duhet t’ju bëjmë mirë të tjerëve që të marrim mirësi. Unë dhe kompozitori im Klejdi Bahiti kishim menduar çdo vit që të merrnim pjesë por gjithmone ishim shumë të zënë.
Sivjet me shkakun e pandemisë kishim kohë dhe zgjodhëm një kenge midis 2 -3 që shkruajtëm dhe shkuam në konkurs. Stërgjyshi im ishte grek prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri. Kam bashkëpunuar me Paolën, Andoni Remon që e dua shumë.
Fillova në fillim me Valantin pastaj me Elena Papadopoulou. Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda , këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, me mbeshtetën njerëzit dhe akoma më mbështesin. Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur. Aty kam miqte më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira.’’- tha Peristeri.
Spektakël dhe Yje
Ofendime të panevojshme / Antonela dhe Sindi e prishin fare debatin
Takimi katër minutash mes Sindit dhe Atdheut ka ndezur gjakrat mes saj dhe Antonelës.
Në debat e sipër vajza nga Shkodra e ka ofenduar duke i thënë se është sa taka e këpucës së saj, pasi Sindi i tha se mos ndjente konkurrencë.
Sindi: Po ndjen konkurrencën Antonela?
Antonela: Je sa taka ime 12 centimetra.
Sindi: Kjo dashuria juaj nga hiçi të duket e besueshme?
Antonela: Je xheloze?
Sindi: Xhelozinë e ke ti shpirt që më krahason me takën.
-
Komente2 months ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 months ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 months ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Lajme2 months ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme2 months ago
Përplasje në Qeverinë Zaev – Zëvendësi shqiptar publikisht kundërshton ministren e LSDM’së
-
Lajme3 months ago
Fatime Fetai kërkoi burg të përjetshëm, por ja çka mendon Zaevi për këtë – Deklarata e fundit për “Monstrën”
-
Lajme2 months ago
Lajm i mirë për BDl-në e Tetovës, caktohet kandidati për kryetar komune! (Emri)
-
Lajme2 months ago
Lajm i fundit – Mediat maqedonase: Bie qeveria LSDM – BDl