Connect with us

Lajme

Rekord viktimash për një ditë në Maqedoni / Publikohet raporti i plotë për koronavirusin

Published

on

Janë regjistruar 1.302 raste të reja me Kovid-19, 626 të sëruar dhe 51 të vdekur

Në 24 orët e fundit janë bërë 4.438 testime, janë regjistruar 1.302 raste të reja me Kovid-19, si dhe 626 pacientë të shëruar dhe 51 persona të vdekur, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Nga numri I përgjithshëm I rasteve të reja të të sëmurëve me Kovid-19 nga Shkupi janë 523, nga Manastiri 119, Kumanova 87, Prilepi 55, Ohri 54, Tetova 51, Velesi 47, Gostivari 38, Shtipi 34, Koçani 31, kavadari 30, Berova 27, Strumica dhe Kërçova nga 25, Gjevgjelia 24, Struga 22, Negotina 17, Resnja 14, Dibra 11, Sveti Nikole dhe Radovishi nga 10, probishtipi 8, Kriva Pallanka dhe Vallandova nga 7, Dellçeva dhe Vinica nga 5, Makedonski Brodi 4, Demir Hisari 3, Krusheva, Bogdanci, Demir Kapia dhe Dojrani nga 2 dhe Kratova 1.

Nga 626 pacientët e shëruar nga Shkupi janë 312, Prilepi 77, Velesi 33, Kumanova 31, Gostivari 26, Manastiri 22, Kavadari 19, Tetova 18, Shtipi 15, Negotina dhe Gjevgjelia nga 12, Koçani 9, Strumica 7, Kriva Pallanka, Radovishi, Probishtipi dhe Demir Kapia nga 4, Bogdanci 3, Kërçova, Sveti Nikolla, Berova, Krusheva dhe Demir Hisari nga 2 dhe Dellçeva, Resnja, Vinica dhe kratova nga 1.

Nga gjithsej 51 personat e vdekur, 20 janë nga Shkupi (87, 81,80 , 80, 79 ,79, 76, 73 , 71, 69, 68, 68, 61, 62, 62, 56, 55, 53, 51, 47 vjeç), nga 5 nga Prilepi (84, 82, 77, 72, 72 vjeç) dhe Strumica (84, 81, 77, 76, 70 vjeç), nga 3 nga Kumanova (52, 52, 32 vjeç) dhe Koçani (63, 61, 46 vjeç), nga 2 nga Tetova (69 dhe 55 vjeç), Gostivari (83, 57 vjeç), Кavadari (77 dhe 74 vjeç) dhe Оhri (77 dhe 66 vjeç), dhe nga një pacient I vdekur nga Manastiri (73 vjeç), Negotina (68), Gjevgjelia (76), Radovishi (77), Dellçeva (79 vjeç), Vinica (74) dhe Vallandova (58). 51 pacientët kanë vdekur në kushte spitalore, ndërsa një pacient ka vdekur në shtëpi.

Janë bërë 4.438 teste përmes: ISHP-714, QSHP Shkup-95, QSHP Manastir-108, Klinika për sëmundje infektive dhe gjendje febrile-3, Mjekësi gjyqësore-3, laboratori klinik spitali Kozle-0, KU Pulmologji me alergologji–13, SPQ 8 Shtatori-0, Instituti për mikrobiologji–75, ASHAM-175, Zhan Mitrev (Filipi I Dytë)-174, Аvicena-386, Biotek-340, Sistina-312, laboratory Laor-402, Sinlab – 94, Remedika-51, “Pllodnost” – 112, Genea – 2, EPSH dhe EPSH (rapid test) – gjithsej 1.379.

Deri më tani janë bërë gjithsej 651.997 testime për Kovid-19.

Numri I përgjithshëm I personave të diagnostikuar me Kovid në vendin tone prej fillimit të epidemisë është 137.728, numri I pacientëve të shëruar është 111.765, I të vdekurve 4.072, ndërsa numri I rasteve aktive është 21.891.

Sipas analizave epidemiologjike për momentin, distribuimi sipas qyteteve është sin ë vijim:

Shkup 61556, aktivë 10838

Prilep 7399, aktivë 1055

Кumanovë 7351, aktivë 1150

Tetovë 6571, aktivë 680

Manastir 5030, aktivë 1149

Veles 4826, aktivë 813

Gostivar 4752, aktivë 524

Kavadar 4695, aktivë 733

Shtip 4458, aktivë 484

Ohër 4384, aktivë 804

Strumicë 3466, aktivë 445

Strugë 2763, aktivë 272

Koçan 2384, aktivë 281

Kërçovë 2148, aktivë 264

Negotinë 2014, aktivë 360

Gjevgjeli 1967, aktivë 404

Sveti Nikole 1333, aktivë 133

Kriva Pallankë 1119, aktivë 112

Resnjë 1093, aktivë 218

Radovish 970, aktivë 145

Berovë 922, aktivë 149

Dibër 880, aktivë 55

Dellçevë 877, aktivë 105

Probishtip 725, aktivë 84

Vinicë 660, aktivë 97

Vallandovë 566, aktivë 102

Krushevë 445, aktivë 123

Bogdanci 431, aktivë 71

Demir Kapi 375, aktivë 61

Kratovë 339, aktivë 26

Demir Hisar 336, aktivë 44

Makedonski Brod 322, aktivë 49

Pehçevë 239, aktivë 28

Makedonska Kamenicë 212, aktivë 16

Dojran 120, aktivë 17

Continue Reading
Advertisement

Lajme

Spasovski: Hetimi për rastin “Sozia” do të zgjerohet, nuk ka tolerancë për askënd

Published

on

By

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sonte deklaroi se hetimi për rastin “Sozia” në lidhje me abuzimin e pasaportave do të zgjerohet, pavarësisht nëse janë struktura brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme apo jashtë vendit, dhe pa marrë parasysh sa lart arrinë në hierarkinë e policisë.

“Nuk ka asnjë tolerancë për askënd, kushdo që ai dëshiron të jetë, si në strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në vend në përgjithësi. Sigurisht, ne punojmë me shërbimet partnere jashtë territorit të vendit, në krijimin e identiteteve dhe marrjen e masave kundër personave që ata përdorën”, tha Spasovski në “Vetëm e vërteta” në televizionin Kanal 5.

Ministri theksoi se procesi i hetimit do të tregojë se si dhe në çfarë mënyre janë bërëa ato.

I pyetur se si është e mundur që një parti politike të ketë informacione të tilla të rëndësishme si 214 dokumente të falsifikuara, Spasovski dyshon se opozita donte të sabotonte aksionin.

Spasovski informon se MPB-ja ka hapur përpunim të veçantë penal që i referohet punonjësve ose zyrtarëve të dikurshëm dhe aktualë të cilët në një moment të caktuar nxjerrin ose vendosin dokumente deri tek partia opozitare, mediat, etj.

Continue Reading

Bota

Zvicra lehtëson masat – Hap tarracat e lokaleve

Published

on

By

Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim

Do të hapen zonat e jashtme të restoranteve (tarracat) por edhe brenda hapësirave të objekteve sportive dhe institucioneve kulturore.

Përveç kësaj, janë përsëri të lejuara ngjarjet me 50 persona brenda dhe deri në 100 persona jashtë si dhe mësimi me prani fizike, në universitete, transmeton albinfo.ch.

Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim.

Vendimin e ka bërë të ditur pak më parë ministri i shëndetësisë, Alain Berset, shkruan albinfo.ch. Ai, së bashku me përfaqësues të tjerë qeveritarë është duke mbajtur një konferencë për media, në Bernë ku po u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me situatën më të re të pandemisë.

Continue Reading

Lajme

Shtetësia, Snopçe: Është jetike për mijëra shqiptarë

Published

on

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në emisionin “ENTER” ka deklaruar se bllokadën në Kuvend paralelisht e ka bërë vet pushteti dhe pastaj edhe opozita maqedonase me amendamentet dërguara për propozim ligjin për shtetësi. Ai tha se duke parë këto veprime, opozita shqiptare me 5 mars ka marrë vendim që të bllokojë çdo ligj në kuvend, dhe këtë Snopçe e quan “vendim reciprociteti”.

“Ne vlerësojmë se ky ligj, është jetik për mijëra shqiptarë, banorë të këtij shteti. Nëse qeveria thotë se ligji aktual plotëson standardet evropiane, njëra nga standardet evropiane është që të mos ketë asnjë qytetarë në botë që nuk ka asnjë shtetësi. Si mund të jetë standard evropian kur ne kemi qytetarë që jetojnë 30 vjet rresht në Maqedoni dhe nuk kanë shtetësinë. Ky fakt dhe argument demanton qeverinë”, tha Snopçe.

Ai tha se kur qeveria e ka parë se opozita është serioze dhe ka kapacitete edhe intelektuale edhe mekanizma për të bllokuar kuvendin atëherë kanë ndërmarr iniciativa për të biseduar dhe për të gjetur zgjidhje.

“Jemi afër marrëveshjes, ka disa detaje që duhet të hekurosen, të premten duhet të kemi edhe një takim të grupeve koordinuese për t’i parë dilemat dhe mendojë që kjo çështje ka vullnet të mirë që të zgjidhet”, u shpreh Snopçe.

Continue Reading

Aktuale