Connect with us

Lajme

Publikohet Raporti Javor / Rritje e ndjeshme e numrit të të infektuarve, të viktimave dhe pacientëve të shëruar

Published

on

Javën e kaluar është rritur numri i të infektuarve të rinj, të të vdekurve dhe të shëruarve nga Kovid-19

Sipas raportit të javor të Institutit të Shëndetit Publik, në periudhën nga 29 marsi deri më 4 prill janë testuar gjithsej 26.142 materiale në laboratorët që kryejnë testime molekulare dhe testime antigjene për praninë e SARS-CoV-2. me një rritje prej pesë për qind krahasuar me javën e kaluar. Janë regjistruar 7.933 raste të reja pozitive nga 35 qytete në vend, me një rritje prej 6.9 për qind krahasuar me javën e kaluar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 3.534; 44,5 për qind), me incidencë javore – 572,2 / 100.000. Incidenca më e lartë javore prej 583.3 / 100.000 është regjistruar në Njësinë Rajonale të Kavadarcit.

Përqindja e pozitivitetit në periudhën e përmendur varion nga 21 në 35,2 për qind ose në një mesatare prej 29.3 për qind, me një rritje prej 1.7 për qind krahasuar me javën e kaluar.

Janë regjistruar persona të sëmure në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (n = 2.392, 30,2 për qind). Një numër i madh i pacientëve janë të regjistruar në grupmoshat nga 50 në 59 vjeç (n = 1.422; 17.9 për qind), nga 30 deri në 39 vjeç (n = 1.414; 17.8 për qind), nga 40 në 49 vjeç (n = 1.313; 16.6 për qind) dhe 20 deri në 29 vjet (n = 917; 11.6 për qind). Numri më i ulët është regjistruar te fëmijët deri në nëntë vjeç (n = 94; 1.2 për qind) dhe nga 10 në 19 vjeç (n = 381; 4.8 për qind).

Pas marrjes së dy testeve negative për praninë e SARS-CoV-2 ose me përdorimin e algoritmit të ri, me status “të shëruar” janë 4.861 njerëz të cilët ishin të hospitalizuar ose në mjekim shtëpiak, me rritje prej 19,8 për qind në krahasim me javën e kaluar.

Janë raportuar 260 vdekje nga 27 qytete, 27,5 për qind më shumë se javën e kaluar. Për sa i përket moshës, 215 persona ishin mbi 60 vjeç, 27 persona të moshës 50-59 vjeç, 13 persona në grupmoshën nga 40 deri në 49 vjeç, katër persona nga 30 në 39 vjeç dhe një person nga 20 në 29 vjeç.

Më 17 shkurt në vend filloi vaksinimi kundër Kovid-19. Që nga 4 prilli, gjithsej janë vaksinuar 7.009 punonjës shëndetësorë me dozën e parë (4.015 – Fajzer / Biontech dhe 2.996 – Sputnik V) dhe 4.413 (3.805 – Fajzer / Biontech dhe 608 – Sputnik V) me dozën e dytë të vaksinës kundër Kovid19. Nga 31 marsi filloi vaksinimi i popullsisë për njerëzit mbi 77 vjeç dhe që nga 4 prill janë vaksinuar 1.968 njerëz.

Raportim e hollësishëm të Institutit të Shëndetit Publik mbi situatën me Kovid-19 për periudhën 29 mars – 4 prill, si dhe situata kumulative publikohet në ueb faqen e Institutit të Shëndetit Publik: http://iph.mk/. ;

Continue Reading
Advertisement

Lajme

Spasovski: Hetimi për rastin “Sozia” do të zgjerohet, nuk ka tolerancë për askënd

Published

on

By

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sonte deklaroi se hetimi për rastin “Sozia” në lidhje me abuzimin e pasaportave do të zgjerohet, pavarësisht nëse janë struktura brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme apo jashtë vendit, dhe pa marrë parasysh sa lart arrinë në hierarkinë e policisë.

“Nuk ka asnjë tolerancë për askënd, kushdo që ai dëshiron të jetë, si në strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në vend në përgjithësi. Sigurisht, ne punojmë me shërbimet partnere jashtë territorit të vendit, në krijimin e identiteteve dhe marrjen e masave kundër personave që ata përdorën”, tha Spasovski në “Vetëm e vërteta” në televizionin Kanal 5.

Ministri theksoi se procesi i hetimit do të tregojë se si dhe në çfarë mënyre janë bërëa ato.

I pyetur se si është e mundur që një parti politike të ketë informacione të tilla të rëndësishme si 214 dokumente të falsifikuara, Spasovski dyshon se opozita donte të sabotonte aksionin.

Spasovski informon se MPB-ja ka hapur përpunim të veçantë penal që i referohet punonjësve ose zyrtarëve të dikurshëm dhe aktualë të cilët në një moment të caktuar nxjerrin ose vendosin dokumente deri tek partia opozitare, mediat, etj.

Continue Reading

Bota

Zvicra lehtëson masat – Hap tarracat e lokaleve

Published

on

By

Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim

Do të hapen zonat e jashtme të restoranteve (tarracat) por edhe brenda hapësirave të objekteve sportive dhe institucioneve kulturore.

Përveç kësaj, janë përsëri të lejuara ngjarjet me 50 persona brenda dhe deri në 100 persona jashtë si dhe mësimi me prani fizike, në universitete, transmeton albinfo.ch.

Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim.

Vendimin e ka bërë të ditur pak më parë ministri i shëndetësisë, Alain Berset, shkruan albinfo.ch. Ai, së bashku me përfaqësues të tjerë qeveritarë është duke mbajtur një konferencë për media, në Bernë ku po u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me situatën më të re të pandemisë.

Continue Reading

Lajme

Shtetësia, Snopçe: Është jetike për mijëra shqiptarë

Published

on

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në emisionin “ENTER” ka deklaruar se bllokadën në Kuvend paralelisht e ka bërë vet pushteti dhe pastaj edhe opozita maqedonase me amendamentet dërguara për propozim ligjin për shtetësi. Ai tha se duke parë këto veprime, opozita shqiptare me 5 mars ka marrë vendim që të bllokojë çdo ligj në kuvend, dhe këtë Snopçe e quan “vendim reciprociteti”.

“Ne vlerësojmë se ky ligj, është jetik për mijëra shqiptarë, banorë të këtij shteti. Nëse qeveria thotë se ligji aktual plotëson standardet evropiane, njëra nga standardet evropiane është që të mos ketë asnjë qytetarë në botë që nuk ka asnjë shtetësi. Si mund të jetë standard evropian kur ne kemi qytetarë që jetojnë 30 vjet rresht në Maqedoni dhe nuk kanë shtetësinë. Ky fakt dhe argument demanton qeverinë”, tha Snopçe.

Ai tha se kur qeveria e ka parë se opozita është serioze dhe ka kapacitete edhe intelektuale edhe mekanizma për të bllokuar kuvendin atëherë kanë ndërmarr iniciativa për të biseduar dhe për të gjetur zgjidhje.

“Jemi afër marrëveshjes, ka disa detaje që duhet të hekurosen, të premten duhet të kemi edhe një takim të grupeve koordinuese për t’i parë dilemat dhe mendojë që kjo çështje ka vullnet të mirë që të zgjidhet”, u shpreh Snopçe.

Continue Reading

Aktuale